KUR'ANI i SHENJTË 


1.Suretu Al-Fatiha 

 
1. Me emrin e  All-llahut,  Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 
2. Falënderimi  i takon All-llahut , Zotit  të botërave ! 
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 
4. Sunduesit të ditës së Gjykimit! 
5. Ty të adhurojmë  dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!
6. Udhëzona në rrugën e drejtë! 
7. Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin,  e jo në të atyre që je i hidhëruar , dhe 
që kanë humbur ! 
 
 

 
   [Faqja Kryesore]