KUR'ANI i SHENJTË 
 

 
44.Suretu Ed Duhan 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Ha, Mimë. 
2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)! 
3. Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam tu tërheqim vërejtjen,e njerëzit të jenë të gatshëm. 
4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë. 
5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. Ska dyshim se Ne dërguam të dërguar. 
6. (E zbeitëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi. 
7. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur. 
8. Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë dhe vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë. 
9. Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur. 
10. Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret. 
11. Ai (tymi) i përfdhinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm. 
12. (Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë. 
13. Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)? 
14. Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe thanë: I mësuar prej dikujt, i çmendur. 
15. Ne do tua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do ti ktheheni kotësisë. 
16. (Përkujto) Ditën kur do ti kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do tu hakmerremi. 
17. Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm. 
18. (U pat thënë): Të mi dorëzoni robërit e All-llahut, unë sjell argument të sigurt. 
19. E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt. 
20. Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (Kërcënimi) që të më gurëzoni (më mbytni). 
21. E nëse nuk më besoni atëherë hiqnu meje (më lini të lirë)! 
22. E thirri Zotin e vet: Këta janë popull kriminelë. 
23. (Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur. 
24. Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur) se ata janë ushtri që do të përmbytet. 
25. Sa kopshte e kroje kanë lënë! 
26. Edhe ara të mbjella e vende të bukura. 
27. dhe sa të mira që i kanë përjetuar. 
28. Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër. 
29. Prë ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat. 
30. Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënqmuese, 
31. Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm. 
32. Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët e beni israilëve) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe. 
33. Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë. 
34. E këta (populli yt) me siguri do të thonë: 
35. Ska tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi! 
36. Nëse jeni të vërtetë çka thoni (u thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)! 
37. A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë. 
38. Ne nuk krijuam qiejt e tokën dhe çka ndërmjet tyre, pa një qëllim. 
39. Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë. 
40. Ska dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është e caktim i të gjithë atyre. 
41. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen. 
42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhnjyesi, i mëshirshmi. 
43. Është e vërtetë se pema e Zekumit, 
44. Do të jetë ushqim i mëkatarëve. 
45. vlon si katran (si pezhgeja) në barqet. 
46. Ashtu si vlon uji i valë. 
47. (U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbene e grahne ne mes të Xhehennemit. 
48. Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtonja mundimin. 
49. (I thuhet): Shijoje! se ti je ai forti, i autoritetshmi. 
50. E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit. 
51. Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. 
52. Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin. 
53. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. 
54. Ja kështu, edhe e martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija). 
55. aty kërkojnë tu sillen çdo lloj peme dhe atyjanë të sigurt. 
56. Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit. 
57. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh. 
58. Ne ua bëmë të lehtë atë (Kuranin) në gjuhën tënde ashtu që ata të marin mësim. 
59. (Meqë nuk po marrim mësim) Ti pra, prit se edhe ata janë duke pritur.      
 

   
 Faqja Kryesore