KUR'ANI i SHENJTË 
 


52.Suretu Et Tur

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! 

1. Pasha Turin. 
2. Dhe librin e shkruar nė rreshta. 
3. Nė lėkurė tė shtrirė. 
4. Pasha shtėpinė (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin nė qiell). 
5. Pasha kulmin e ngritur (qiellin). 
6 Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakė nė kijamet). 
7. Ėshtė e vėrtetė se dėnimi i Zotit tėnd pa tjetėr da tė ndodhė. 
8. Atė nuk ka kush qė mund ta largojė. 
9. Ditėn kur qielli bėn njė tronditje tė fortė. 
10. Dhe kodrat tė shkulen nga vendi e tė ecin. 
11. Atė ditė ėshtė mjerim i madh pėr gėnjeshtarėt. 
12. Tė cilėt luajnė tė zhytur nė besime tė kota. 
13. Ditėn kur me rrėmbim shtyhen nė zjarrin e Xhehennemit. 
14. Ky ėshtė ai zjarr, qė ju e keni pėrgėnjeshtruar. 
15. A mos ėshtė kjo ndonjė magji, apo nuk po shihni (jeni vebėruar siē u verbėruan nė dynja). 
16. Hyni nė tė! Pėr juve ėshtė njesoj, bėtė durim ose nuk bėtė. Shpėrbleheni me atė qė me veprat tuaja e merituat. 
17. Ata tė devitshmit janė nė kopshte e nė begati. 
18. Tė kėnaqur me atė qė u dha Zoti i tyre dhe qė i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit. 
19. (U thuhet) Me tė mirėhani e pini, pėr atė qė vepruat mirė. 
20. Ata janė tė mbėshtetur nė koltukė tė renditur dhe Ne u shoqėruam atyre hyri symėdha. 
21. E ata qė vetė besuan, e edhe pasardhėsit e tyre ishin me besim,Ne atyre do t’ua shoqėrojmė pasardhsėsit e tyre dhe asgjė nuk u pakėsojmė nga veprat e tyre (prindėrve). Secili njeri ėshtė peng i asaj qė ka punuar. 
22. Ne atyre u shtojmė tė mirat me pemė e me mish qė ata e dėshirojnė. 
23. Aty njėri-tjetrit ia zgjasim gotėn, aty nuk ka fjalė tė kota e as mėkat. 
24. Aty njėri-tjetrit ia zgjasin gotėn, aty nuk ka fjalė tė kota e as mėkat. 
25. Dhe njėri-tjetrit i qasen duke i pyetur (pėr punėt e tyre nė dynja). 
26. (Kėta) Thonė: “Ne edhe kur ishim nė familjet tona, ishim ata qė frikėsoheshim. 
27. E All-llahu na dhuroi tė mira dhe na ruajti prej dėnimit tė erės (flakės) sė nxehtė tė zjarrit. 
28. Ne mė parė ishim ndėr ata qė lutėm Atė, e Ai ėshtė bamirės, meshirues”. 
29. Pra ti pėrkujto (me Kur’an) se me dhuntimė e Zotiti tėnd ti nuk je as falltor, as i ēmendur. 
30. E ata thonė: “Ai ėshtė poet, po presim kohėn ta zhdukė”. 
31. Thuaj: “Pritni, se edhe unė do tė pres me ju”. 
32. A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhėrojėn pėr kėtė, apo ata janė popull renegat?
33. A mo ata thonė: “Ai (Muhammedi) e trilloi!” Jo, por ata nuk besojnė. 
34. Pra, ata janė drejt, le ta sjellin njė ligjėrim si ai. 
35. A mos u krjuam prej kurgjėsė, apo ata vetė janė krijues?
36. A mos ata i krijuan qiejt e tokėn, Jo, por ata nuk janė tė bindur. 
37. A mos te ata ata janė depot e Zotit tėnd, apo ata i mbizotėrojnė?
38. A mos kanė ata shkallė tė larta qė nė to tė pėrgjojnė? Prra, pėrgjuesit e tyre le tė sjellin fakt tė sigurt!
39. A mos vajzat janė tė Atij, kurse djemtė tuaj?
40. A mos ti u kėrkon atyre shpėrblim, e ata janė tė ngarkuar mga tagri?
41. A mos te ata janė fshehtėsitė, e ata i shkruajnė?
42. A mos po tė kurdisin ndonjė kurt, po ata qė nuk beuan bijnė vetė nė kurth. 
43. A mos kanė ndonjė zot pos All-llahut? I lartė ėshtė All-llahu nga ai qė ata i shoqėrojnė. 
44. Edhe sikur ta shihnin qė u bie nga qielli ndonjė copė, ata do tė thoshin: “Ėshtė e re e dendur!”
45. Po ti lėri ata derisa tė ballafaqohen nė ditėn e tyre, kur do tė shtangen. 
46. Ditėn kur dredhia e tyre nuk do t’u bėjė dobi sgjė e as do tė ndihmohen. 
47. Ėshtė e vėrtetė se ata qė bėnė zullum, kanė njė dėnim mė tė afėrt se sa si (kijameti), por pjesa dėrmuesse e tyre nuk dinė. 
48. Ti bėn durim nė vendimin e Zotit tėnd, se ti je nėn mbikėqyrjen Tonė dhe kur tė ngrihesh madhėroje me falėnderim Zotitn tėnd!
49. Edhe gjatė natės adhuroje Atė, si dhe kur yjet nuk nuk duken mė. 

 

           

 Faqja Kryesore