KUR'ANI i SHENJTË 
 
 

61.Suretu Es Saff 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti. 
2. O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? 
3. te All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni! 
4. All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar si të jetë ndërtesë e fortifikuar. 
5. Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: O populli imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju! E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahui largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin e prishur. 
6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed! E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: Kjo është magji e hapët. 
7. E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtër për fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullin zullumqarë. 
8. Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. 
9. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë. 
10. O ju që keni besuar, a tju tregoj për jë tregti të bujshme që ju shpëton prej jë dënimi të dhembshë: 
11. Ti besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini. 
12. Ai (All-llahu) iu falë mëkatet tuaja, ju shpie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin dhe në pallate të bukura në Xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh. 
13. Edhe të tjera që ju i dëshironi: ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoji besimtarët! 
14. O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai biri i Merjemes havarijunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: Kush është ndihmëtarë imi për në rrugën e All-llahut? Havarijunët i thanë: ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut! E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne, ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.   

           

 Faqja Kryesore