KUR'ANI i SHENJTË 
 
 

62.Suretu El Xhum'a 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Ç'farë ka në qiej dhe ç'ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin. 
2. Ai është që arabve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi tityre që tju lexojë ajetet e Tij, ti pastrojë ata, tua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme. 
3. (U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhnjyesi 
4. Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është Zoti i dhuntisë së përsosur. 

5. Shembulli i atyre, që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është shembulli indonjë gomari që bart libra. Shembulli i keq, është shembull i popullit që përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtarë. 
6. Thuaj: O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse e pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkonie vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni). 
7. Po, ata nuk dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di më së miri se kush janë mizorët. 
8. Thuaj: ska dyshim se vdekja prejsë cilës po ikni, ka për tju zën, e mande do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do tju njoftojë me atë që keni punuar. 
9. O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e zhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. 
10. E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim. 
11. Po, kur ata shohin ndonjë tregti, ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: Ajo që është te All-llahu është shumë më e mira se dëfrimi dhe tregëtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë! 

           

 Faqja Kryesore