- PSE ISLAMI? -
 
 
Botim i shtëpisë botuese "Furkan ISM" – Shkup, 1419 / 1998  
Dr. Jusuf el-KARDAVI , Titulli i origjinalit, LIMADHA EL ISLAMU?  
Nga arabishtja: Sali Shasivari  
( *E drejta e Autorësisë mbi kopjen Furkan ISM
 
 - Ligjëratat e Dr. Jusuf el - KARDAVI -
 
Përkushtim: 

" Shpirtit të gjyshit, i cili nuk druajti që vazhdimisht të më nxisë dhe inkurajojë për mësim dhe shkollim, duke më treguar mbi peripetitë dhe jetën e rëndë që patën në të kaluarën, si të pashkolluar që ishin …, dhe të cilin nuk arrita ta përshëndes për të fundit herë, ngase ndërroi jetë, përderisa unë gjendesha këtu larg në studime …  

Zoti e mëshiroftë…" 

Përkthyesi 
01/03/1998 Damask 

 

 
-Fjala e Autorit 
 

Falënderimi i takon vetëm All-llahut xh.sh, Krijuesit të botërave, Mëshiruesit. 
Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi atë të cilin All-llahu xh.sh. e dërgoi mëshirë për botërat, udhëzues për njerëzimin, përgëzues e qortues, thirrës në rrugën e Tij, mbi udhëheqësin dhe të dashurin tonë, Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij, shokët e tij, mbi ata të cilët pasuan këtë rrugë deri në Ditën e Gjykimit. 

Kah fundi i viteve të 90-ta të shekullit XIV hixhrij, gjegjësisht kah fundi i viteve të 70-ta të shek. XX miladij (sipas Isaut a.s.), Unioni i Studentëve Muslimanë në SHBA dhe Kanada, organizoi konferencën e vet vjetore. Ishte bërë traditë, disa vite me radhë, që unë t’i shoqëroj gjatë këtyre konferencave të tyre. Këtë vit nuk mundesha të udhëtoj deri atje, andaj kërkuan prej meje që të inçizoj një fjalim, me të cilin do të marr pjesë në këtë takim prej së largu, fjalim ky, boshti dhe titulli i të cilit qe: "Pse Islami ?". Me ndihmën e Zotit arrita që fjalimin ta inçizoj në kasetë dhe t'ua dërgoj atyre. Më vonë, disa vëllezër shprehën dëshirë që këtë fjalim ta nxjerrin në letër, në mënyrë që të lexohet. Ky shkrim u botua në një nga vëllimet e "Stinës Kulturore" të Univerzitetit të Katarit, nën titullin "Fryti i mendjes". 

Disa shtëpi botuese e ribotuan ate përsëri, me qëllim të zgjerimit të rrethit të njerëzve të cilët ndoshta do të kenë dobi, me shpresë se ndoshta pas kësaj do të pasojnë edhe ligjërata tjera, të ligjëruara në vende të ndryshme, por, të gjitha këto me tematikë islame, mbi thirrjen në të (Islam), ringjalljen e tij, mbi sëmundjet prej të cilave vuan ai, mbi barërat të cilat i përshkruhen, mbi armiqësinë ndaj tij, dhe mbi ato gjëra të cilat i shkojnë në dëm. 

Prandaj, në këtë kontekst, nuk do të them diç tjetër, përveç asaj që tha i dërguari i All-llahu xh.sh., Shuajbi a.s., siç qëndron në Kur'anin famëlartë: 

"… unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mund të arrijë vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur, dhe vetëm tek Ai jam i drejtuar"! 

 Kajro, Rebiul – evvel, vj. 1413 h. 
Shtator, vj. 1992 m. 
I varfëri tek All-llahu xh.sh: 
Jusuf el-KARDAVI 
 

 
 
PSE  ISLAMI? 
 

Falënderimi i takon Atij, me begatitë e të Cilit vazhdojnë mirësitë, dhe i Cili na udhëzoi në rrugë të drejtë, udhëzim ky, të cilin nuk do të mundeshim ta arrijmë, po mos të na udhëzonte Ai (All-llahu xh.sh.). 

Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të dërguarin mëshirë për njerëzimin, Muhammedin a.s., familjen e tij, shokët, dhe mbi ata të cilët thirrën në thirrjen e tij dhe pasuan sunnetin e tij deri në Ditën e Gjykimit. O Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, dhe dhurona prej mëshirës Tënde, me të vërtetë Ti je dhurues. O Zoti ynë, na mëso të dobishmen dhe mundësoe dobinë me atë që na e mësove, dhe shtona diturinë. O All-llah, Ty të falënderojmë për çdo gjendje dhe prej Teje kërkojmë mbrojtje nga gjendja e banorëve të zjarrit. 

Vëllezër të dashur, ju përshëndes juve atje në Amerikën Veriore, në SHBA dhe Kanada. Ju përshëndes prej këtu nga Lindja Islame, nga shtetet arabe dhe vendet e Gjirit. Ju dërgoj përshëndetjen e bukur të Zotit, përshëndetjen islame, Selamin (paqen), andaj, paqja, mëshira dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju. 

Kisha dëshirë të madhe që të jem me trup në mesin tuaj, ashtu sikur që jam mes jush dhe me ju, me zemër…. Kisha shumë dëshirë që t'i shoh ato fytyra të shëndritura me dritën e besimit, shumicën e të cilave i njoftova që më parë, dhe i desha për hirë të Zotit. Pata dëshirë të madhe të jem në mesin e juaj gjatë këtyre ditëve madhështore, gjatë të cilave tubohen muslimanët prej këtu e atje, nga ato shtete të largëta, nga Lindja dhe Perëndimi, Veriu e Jugu, me qëllim që të takohen nën fjalët e All-llahut të Madhëruar, në adhurimin e Tij, dhe për të ndihmuar thirrjen në rrugën e Tij, ndaj sihariqohuni - gëzohuni (o ju vëllezër), sepse ju nuk jeni tubuar për diç tjetër, por vetëm për All-llahun. Prandaj, nëse qëllimi juaj është i pastër dhe i shëndoshë, çdo hap i juaji dhe gjithçka që harxhuat, është në rrugë të Zotit dhe të gjitha ato janë të llogaritura në peshojën e të mirave tek All-llahu xh.sh. Prandaj falënderimi i qoftë All-llahut xh.sh. i Cili në lidhje me paraardhësit e juaj muxhahidë, tha: "Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk kapërcejnë ndonjë luginë, e që të mos u shënohet (për shpërblim) atyre, për t'i shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan"

Tema të cilën e keni zgjedhur që të jetë bosht i ligjeratave, bisedave dhe simpoziumeve tuaja, është përgjigjja në këtë pyetje të madhe: Pse Islami ? Pse i thërrasim njerëzit dhe thërrasim vetveten në Islam? 

I thërrasim të tjerët në Islam, ngase përmes hyrjes së tyre në Islam, ata dalin nga errësira në dritë dhe udhëzohen në rrugën e drejtë. Përse thërrasim që tërë jeta të bëhet islame? Për të dalë nga ngatërresat, shqetësimet dhe dënimi i saj (jetës). Dhe, pse e thërrasim veten tonë poashtu në Islam? 

I thërrasim të tjerët në Islam, ngase ai është rregulli i vetëm i All-llahut xh.sh., me të cilin ata do të udhëzohen dhe në të cilin rregull do të gjejnë lumturinë, çështje kjo e cila nuk është temë e bisedës sime tani. Biseda ime është rreth pyetjes së dytë, dhe atë: Pse ne muslimanët thërrasim vetveten në Islam? Dhe, në ç'farë mënyre thirret muslimani në Islam ? 

Thërrasim veten tonë në Islam, ngaqë ne, në fakt pretendojmë Islamin, por nuk e praktikojmë atë në jetën tonë, e as që jetojmë jetë islame, të cilën gjë na e porositi All-llahu xh.sh.. 

A thua vallë, ku është Islami në ligjet tona? Ku është Islami në edukatën tonë? Ku është Islami në kulturën tonë? Ku është Islami në masmediumet tona? Ku është Islami në sjelljen tonë personale dhe shoqërore? Ku është Islami në traditat tona shoqërore? Ku është Islami në organizatat tona në përgjithësi? 

Me të vërtetë ne po jetojmë anash Islamit, dhe për këtë arsye, duhet t'i kthehemi atij. Duhet t'i kthehemi Islamit dhe të jetojmë si besimtarë të vërtetë të kësaj feje, me qëllim që të vazhdojnë ndaj neve begatitë, ashtu diç deshi All-llahu i Madhëruar për ne: "…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe…" 

Ne thërrasim në Islam, në praktikimin e tij, në kthimin kah ai, në vazhdimin e jetës së vërtetë islame, jetës së plotë islame, jetë këtë të cilën do ta drejtojë besimi Islam, në të cilën do të gjykojë e drejta islame dhe në të cilën do të rregullojë morali islam. 

Ne dëshirojmë të jetojmë jetë islame, të jetojmë në qytetërim integral islam, të cilin qytetërim do ta drejtojë besimi islam dhe në të cilin do të gjykojë ligji islam, qytetërim të cilin do ta lëvizin motivet dhe ndjenjat islame dhe në mes bijve të të cilit do të dominojë parimi i vëllezërisë islame. Ne e dëshirojmë këtë jetë islame dhe dëshirojmë të jetojmë në një qytetërim islam, në atë civilizim hyjnor, moral dhe njerëzor. 

Kjo është ajo në të cilën ne thërrasim. 

 
 - PSE THËRRASIM  NË ISLAM? 
 

Pse thërrasim në Islam? Pse? Kjo është ajo pyetja e madhe, për të cilën edhe u organizua ky simpozium. Pse Islami? Pse kthimi në Islam? 

Për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve, do të nisemi nga tri fakte-realitete:

      1. Realiteti i besimit
      2. Realiteti historik.
      3. Realiteti aktual.
Ndaj, sipas cilësdo logjikë të gjykonim, na obligon neve kthimi në Islam, pa marrë parasysh a gjykojmë sipas logjikës së besimit, logjikës historike, apo asaj reale, faktike dhe aktuale. 

 
 

 1. Logjika e besimit na obligon neve që t’i kthehemi Islamit

Po qe se shikojmë në logjikën e besimit, do të vërejmë dhe do të kuptojmë se, ne nuk mund të jemi besimtarë, nëse nuk jetojmë me Islamin dhe për Islamin, nëse Islami nuk bëhet program për jetën tonë, ndërsa Kur'ani rregull për shoqërinë tonë, dhe nëse e drejta islame nuk gjykon në të gjitha çështjet tona. Nuk ka besim pa këto gjëra. Domosdoshmëria e besimit dhe domosdoshmëria e përmbajtjes dhe angazhimit tonë për fjalën: La ilahe il-l All-llah Muhammedur-resul-lull-llah, na e bën të domos-doshme që të gjykojmë sipas Islamit, t'i kthehemi atij dhe ta praktikojmë atë si të tërë, sepse vallë a është e mundur që të ketë besim, e të mos ketë gjykim sipas asaj që ka caktuar All-llahu xh.sh. dhe i dërguari i Tij? 

Këtë gjë e mohon qartë edhe Kur'ani famëlartë, ku All-llahu i Plotëfuqishëm thotë: "…nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare…" 

Nuk ka për ty zgjedhje pasi që ke besuar, andaj, nuk mund të thuash: pranoj ose refuzoj, por mjafton për ty të dishë se ky urdhër apo kjo ndalesë është caktuar nga All-llahu xh.sh. dhe i dërguari i Tij, andaj nuk ka shteg tjetër përveç se të thuash: "…Iu përgjegjëm (thirrjes) dhe respektuam (urdhërin). Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë". Kjo është çështja e besimtarëve, siç thotë All-llahu i Madhëruar: 

"Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: «Dëgjuam dhe respektuam!» Të tillët janë ata të shpëtuarit "

Kjo na bën të dallohemi prej hipokritëve, të cilët janë të pavendosur (labil), ndaj ndonjëherë thonë: "Dëgjuam dhe respektuam", madje vetëm në rast se bëhet fjalë për ndonjë çështje e cila shkon në interes të tyre, përndryshe e refuzojnë atë, qëndrim ky i cili nuk ka të bëjë aspak me besimin e vërtetë. All-llahu i Madhëruar, në Kur'anin famëlartë thotë: "A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron që t'i humbë në pafundësi. Kur u thuhet atyre: «Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!», i sheh se si dyftyrëshit ta kthejnë shpinën" 

Ndërsa, të kthyerit shpinën asaj që e zbriti All-llahu dhe ndaj asaj mbi të cilën gjykoi Muhammedi a.s. është hipokrizi, pa marrë parasysh se kush është ai që e kthen shpinën, qoftë sundimtar apo i sunduar... Nevoja e besimit kërkon që ai t'i kthehet vendimit të All-llahut xh.sh. dhe të dërguarit të Tij, përndryshe, besimi i tij shuhet. Për këtë gjë, All-llahu xh.sh. është betuar në Kur'anin famëlartë duke e polemizuar të Dërguarin e Tij me fjalët: 

"Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty, e as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht "

Kjo është domosdoshmëri e besimit, dhe për këtë shkak, ummeti islam qëndroi 13 shekuj, duke mos njohur ligj dhe rregull tjetër përveç ligjit të Zotit të tyre, me ç'rast, kushtetutë e tyre ishte Kur'ani, ndërsa e Drejta Islame (Sheriati Islam) ishte ligji i tyre i vetëm sipas të cilit gjykonin, në të cilin mbështeteshin gjatë fetvave të tyre, gjykimeve dhe për çdo gjë tjetër. Është e vërtetë se ka pasur mangësi, devijime, e keqkuptime ndaj ligjit islam, ka pasur gjithashtu edhe keqpërdorime të vendimeve dhe parimeve të tij, por nuk ka pasur luhatje dhe refuzim të tij, një gjë të këtillë nuk ka guxuar ta bëjë askush, bile as njeriu më i humbur dhe më arrogant, dhe kur është udhëzuar sipas vendimeve të All-llahut xh.sh. dhe të Dërguarit të Tij, nuk ka pasur zgjidhje tjetër, përveç se të dëgjojë, respektojë, dhe të nënshtrohet… Kështu, Haxhaxh bin Jusuf eth-Thekafiu ishte i njohur për nga tirania dhe arroganca e tij. Ai gjykonte mbi disa çështje, duke u bazuar në dyshime, e poashtu vriste njerëz duke u bazuar në dyshime… Një ditë burgosi një njeri, me pretekst se ai është krimineli, e në të vërtetë, krimin e kishin bërë disa të afërm të tij. Njeriu u soll para Haxhaxhit, i cili e pyeti atë: "ç'të solli ty këtu?" Njeriu tha: "Krimin e bëri një prej të afërmive të mi, kurse ti ke burgosur dikë tjetër në vend të tij." Haxhaxhi i’u përgjigj duke thënë: "Poeti thotë: 

Krimineli yt është ai i cili të ka bërë krim, 
mirëpo ndonjëherë edhe i shëndoshi  
infektohet nga i zgjebosuri. 
Të shumtë janë ata të cilët dënohen  
për mëkatin e të afërmive, 
kurse mëkatari (krimineli) shpëton". 
 
Që d.m.th. se njeriu ndonjëherë dënohet për mëkatin e tjetërkujt, pasi kështu thotë poeti. Atëherë njeriu tha: "Nëse poeti e ka thënë një gjë të tillë, All-llahu xh.sh. në lidhje me Jusufin a.s., thotë: "Ai (Jusufi) tha: «All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!»"

Ky është kuptimi të cilin e vërteton Kur'ani i Madhëruar kur thotë: "…Askush nuk do të bart barën e tjetrit…" Këtu shihet përgjegjësia personale. Andaj, kur e dëgjoi Haxhaxhi këtë ajet Kur'anor nga njeriu, tha: "Lëshojani rrugën, se fjala e Zotit është e vërtetë, kurse poeti ka gënjyer!" 

Të këtillë ishin muslimanët e atëhershëm, prandaj sado që të thuhet se ummeti islam kishte devijuar, e vërteta është se Islami mbeti themeli i jetës së tij, dhe se nuk ka ndodhur largim nga ligji islam (sheriati), përveç se në kohën e sotme, kohë kjo në të cilën lufta kolonialiste hyri nëpër shtetet muslimane dhe vendosi programe dhe ligje të reja në vend të atyre islame, me të cilat programe muslimanët do të gjykojnë dhe udhëzohen. E një gjë e tillë nuk ka qenë e njohur në ndonjë kohë tjetër, sepse domosdoshmëria e besimit e obligon ummetin t’i kthehet fesë së tij, librit të Zotit të tij dhe sunnetit të të dërguarit të All-llahut, Muhammedit a.s. 

Kjo është logjika e besimit, dhe, po të gjykonim sipas kësaj logjike, jemi të obliguar t'i kthehemi Kur'anit, sunnetit dhe Islamit, të gjithë, duke përfshirë këtu edhe sundimtarë edhe të sunduar, sepse përndryshe akuzohemi për hipokrizi dhe mosbesim, padrejtësi dhe mëkat, ndërsa ai i cili do të na akuzojë për gjëra të tilla është Kur'ani famëlartë, siç thotë All-llahu xh.sh. në kaptinën "el-Maide", në tri ajetet që vijojnë: "E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues".; "…E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë)"; "… E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit". Dhe a thua a mund t'u iket këtyre tre ajeteve Kur’anore?! 

Sikur të ishte një shigjetë, do të mbroja 
Por ajo është një shigjetë, dy dhe tre. 

Disa thonë se këto ajete kanë zbritur mbi çështjen e ehli-kitabëve (hebrenjtë dhe krishterët) e jo për muslimanët! Mirëpo, atyre u themi: Është e vërtetë ajo që thoni, por teksti është i përgjithshëm, e urtësia (ibreti) qëndron në përgjithshmërinë e tekstit, e jo në shkakun e posaçëm. 

Në qoftë se All-llahu xh.sh. i ka quajtur ehli-kitabët pabesimtarë, të padrejtë dhe mëkatarë, për shkak se ata nuk kanë gjykuar sipas Tevratit (Dhiatës së Vjetër) dhe Inxhilit (Dhiatës së Re), atëherë, ai që e le anash dhe nuk e përfill Kur'anin, dhe që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur All-llahu xh.sh. a thua është mëkatar më i vogël se ata të parët?! A thua Kur'ani është me vlerë më të vogël dhe më i pavlefshëm se sa shpalljet e mëparshme, ashtuqë mospërfillja, largimi dhe mohimi i tij të jenë mëkat më i vogël se sa mospërfillja e një vendimi të Tevratit apo Inxhilit? Përgjigjja është: Gjithsesi JO. 

Madje, a thua Zoti i Madhëruar matë me dy njësi matëse, apo peshon me dy peshoja?! Dhe, po qe se hebrenjtë apo të krishterët e braktisin librin e tyre janë pabesimtarë, të padrejtë dhe mëkatarë, kurse muslimanët nëse e braktisin librin e tyre, dhe e hudhin atë pas shpine, a thua do t'u falet gabimi i tillë, mosbesimi, dyfytyrësia dhe padrejtësia?! Jo … Gjithsesi jo. 

E drejta e Zotit është një, sikur që peshoja e Tij është një, dhe kush gjykon në bazë të diçkahit, përveç asaj që ka shpallur All-llahu xh.sh., për të nuk ka rrugëdalje tjetër, përveç se të akuzohet për mosbesim, padrejtësi ose mëkat, varësisht nga qëndrimi i tij ndaj asaj që ka shpallur All-llahu i Madhëruar: A thua atë që është e ndaluar e ka bërë nga mohimi apo nga tallja ndaj asaj që ka shpallur All-llahu xh.sh.? A thua e pranon se është mëkatar ndaj All-llahut xh.sh. apo refuzon me këmbëngulje të kthyerit në gjykimin e All-llahut xh.sh. duke e quajtur atë konzervatizëm, prapambeturi ose diç të ngjashme? Ndaj, është e patjetërsueshme që ai të gjykohet për mosbesim, padrejtësi ose mëkat. 

Logjika e besimit na obligon neve që t'i kthehemi Islamit plotësisht, e jo vetëm ndonjë aspekti nga aspektet e tij, apo vetëm ndonjë parimi nga parimet e tij. Prandaj, ajo që më brengos në kohën e sotme, është fakti i hidhur se, në shtetet islame dhe në shoqëritë të cilat njihen si islame, Islami është kufizuar vetëm në ndonjë parim nga parimet e tij, siç është p.sh. emitimi i herëpashershëm i ndonjë emisioni fetar në radiostacion, emision ky, që në të shumtën e rasteve interpretohet në kohë të papërshtatshme, atëherë kur njerëzit ose janë të zënë me punë ose gjenden në gjum. I njëjtë është rasti edhe me programin televiziv dhe shtypin, ku temat islame i hasim vetëm në disa faqe të së premtes. Ndërsa sa i përket shkollës, në lëndën fetare ligjerohet vetëm mbi rregullat bashkëshortore*, kurse sa u përket marrëdhënieve ekonomike, tregtare, qytetare, kushtetuese, zyrtare dhe kodit penal, Islamin do ta gjejmë larg dhe plotësisht të izoluar nga të gjitha këto aspekte të veprimtarisë njerëzore. 

Islami praktikohet vetëm në një kënd të jetës sonë, e bile, dikujt edhe ky kënd i vogël i duket i tepërt. Kështu për shembull, në disa vende, edhe ligji i vetëm islam i cili praktikohet, gjegjësisht ligji islam mbi rregullat bashkëshortore, dikujt i duket i tepërt, duke dashur ta anulojnë atë nga skena jetësore, madje, duke e ndaluar shkurorëzimin, poligaminë, etj, apo duke dashur po ashtu që të bëjnë një lloj barazie në mes mashkullit dhe femrës në rregullat e trashëgimisë (mirathit)! 

Bile, as xhamia nuk i është lënë Islamit, e po ashtu edhe minberi, të cilin duan ta bëjnë vend në të cilin nuk do të flitet fjala islame, por fjala të cilën e dëshiron qeveria! Dhe, mjer për atë që nuk e respekton një gjë të këtillë, ai burgoset, arrestohet apo përjeton fat të hidhur dhe mbaron me fund të panjohur ! 

Kështu, Islami nuk lihet i lirë, nuk lihet që ta udhëheqë jetën, por tentohet në atë, që ai të përfshije vetëm një aspekt të jetës, duke dashur me këtë që ai (Islami) të bëhet sikurse krishterizmi, i cili pranon të gjykohet sipas tij (krishterizmit) në disa aspekte të jetës, e në disa aspekte tjera jo. Kështu p.sh. është e njohur se njeriu në krishterizëm është i ndarë në dy pjesë: njëra pjesë për fenë, e tjetra për shtetin; njërën pjesë e udhëheq kisha, ndërsa tjetrën qeveria; njëra pjesë fetare, kurse tjetra politike, dhe se e gjithë kjo është prezente në Inxhil (Bibël), ngase, siç thonë edhe vet ata: Mesihu u ka thënë atyre: "Atë që i takon Kajsariut * jepja Kajsariut, ndërsa atë që i takon Zotit, jepja Zotit!" Kjo d.m.th. se njeriu dhe jeta janë dy gjysma apo dy pjesë, një pjesë për Zotin e një pjesë për Kajsariun. 

Islami këtë logjikë e refuzon plotësisht. Ai e refuzon ndarjen e jetës dhe njeriut, pasi në Islam, jeta në tërësi është e All-llahut xh.sh., e po ashtu edhe njeriu dhe çdo gjë tjetër në këtë gjithësi është e Zotit. Andaj, Kajsariu dhe ajo që posedon ai, të gjitha janë të Zotit Një dhe të Plotëfuqishëm. Të All-llahut janë gjithçka ka në Tokë dhe në qiej, dhe vetëm Atij i takon sundimi i tyre. Prandaj, Islami nuk e pranon një ndarje dhe dyjësi të këtillë asnjëherë, ndarje kjo e cila në realitet edhe nuk ekziston. Njeriun e udhëheq një pushtet dhe një udhëheqësi. Prandaj, hilafeti islam nuk ka qenë pushtet i njëanshëm, e në anën tjetër të ketë pasur pushtet shpirtëror, por ishte pushtet fetar dhe jetësor në të njëjtën kohë. Prandaj, në momentin kur Muhammedi a.s. i dha përparësi Ebu Bekrit që t'u del njerëzve imam në namaz, Omeri r.a. dhe sahabët tjerë të cilët ishin pranë tij, thanë: "Përderisa i Dërguari i All-llahut është i kënaqur që Ebu Bekri të jetë udhëheqës në çështjet tona fetare, a thua të mos e pranojmë atë si udhëheqës edhe për çështjet tona jetësore?!" Nga kjo shihet se Muhammedi a.s. nuk ka qenë vetëm njeri i fesë, kurse për çështjet jetësore të ketë njeri tjetër, mbret apo udhëheqës tjetër, por në realitet, ai vet, në të njëjtën kohë ishte i Dërguar i All-llahut, udhëheqës në luftë, kryetar shteti, gjykatës… Të këtillë ishin edhe sahabët-shokët pas tij, hulefair-rrashidinët, dhe se nuk ekzistonte ndonjë ndarje e tillë fatkeqe mes fesë dhe shtetit. 

Islami është fe dhe shtet, besim(akide) dhe ligj, adhurim dhe udhëheqësi, mus'haf dhe shpatë, namaz dhe xhihad, pa kurrfarë pjesëtimi dhe ndarje. Ky është Islami, i cili nuk pranon assesi një ndarje të tillë mes asaj që e quajmë fe dhe asaj që e quajmë shtet, dhe se e tërë kjo, në aspektin islam është fe dhe ligj. Jeta është si një lum, prej të cilit nuk mund të ndahet diç nga diçka tjetër. Kështu p.sh. politika është e lidhur me ekonominë, dhe të dyja së bashku janë të lidhura me edukatën, arsimin, sistemin informativ, të menduarit, kulturën etj, ndërsa në anën tjetër, jeta shoqërore është e lidhur me ate ekonomike dhe të dyja së bashku janë të lidhura me jetën politike… 

Jeta është e tillë, sikur që e ka krijuar Zoti i Plotëfuqishëm, dhe sikur që e jetojnë njerëzit. 

Mu për këtë shkak, ideologjitë e mëdha nuk pranojnë ndarjen e jetës. Kështu p.sh. komunizmi dhe të tjerat, nuk pranojnë që të ndahet jeta, por dëshirojnë që jeta të gjykojë si e tërë, dhe se nuk mundet që arsimi të thërret në diç tjetër, apo kultura dhe mendimi të thërrasin në diç tjetër, por dëshirojnë që jetën ta përfshijnë si të plotë, prej elifit deri në ja - ë (prej A-së deri te Zh-ja). 

Gjithashtu, edhe Islami nuk pranon assesi që të lihet një pjesë e tij, duke mos gjykuar sipas tij, sepse, kjo do të ishte besim i një pjese të librit dhe mohim i pjesës tjetër, siç thotë All-llahu xh.sh. në ajetin drejtuar Beni Israilëve (në momentin kur ata përçanë fenë e tyre në pjesë) me fjalët: "…A besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni? Ç'mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju "

Kjo është logjika e besimit, logjika e akides, e cila, po të gjykonim sipas saj, do të na obligonte neve që t'i kthehemi Islamit të plotë, besimit të tij, ligjit, adhurimit, moralit, marrëdhënieve ndërnjerëzore sipas parimeve të tij, rregullit…etj. Jemi të obliguar t'i kthehemi Islamit, duke marrë parasysh se ai është program jete, i cili rregullon jetën si të tërë, në çdo aspekt: në shtëpi, në xhami, në shkollë, në univerzitet, në gjykatë, në fushë, në fabrikë, në rrugë dhe në çdo aspekt tjetër. 

Madje, duke marrë parasysh se ai (Islami) është shpallje që e shoqëron njeriun, ai e udhëzon atë dhe është ligj për të, prej djepi deri në varr. Ai është ligj dhe program jete për të prej lindjes së tij e deri në vdekje (bile ai parasheh disa parime edhe në lidhje me embrionin në mitrën e nënës). Madje, në Islam ka edhe parime të cilat kanë të bëjnë me njeriun pas vdekjes, si p.sh. mënyra e larjes së xhenazes, mënyra e mbështjelljes me qefin, falja e namazit, varrosja, mënyra e ndarjes së pasurisë së tij, mbulimi i borxheve të tij, realizimi i porosisë së tij, etj. 

D.m.th. Islami i përfshin të gjitha parimet të cilat kanë të bëjnë me çdo aspekt të jetës së njeriut, prandaj, logjika e besimit na obligon neve fetarisht që të kthehemi në Islamin e plotë, në çdo aspekt dhe në çdo periudhë jetësore. 

  

  

2. Logjika e historisë përkrah dhe vërteton logjikën e besimit: 

Po qe se mbështetemi në logjikën e dytë, logjikën e historisë dhe kërkojmë prej saj të dhëna, për këtë rast do të na mjaftojë vetëm historia e popullit arab. Do të hetojmë se kjo histori na obligon në mënyrë të patjetërsueshme që t'i kthehemi Islamit. Ne nuk kemi qenë asgjë, përveç se me Islam, sepse po të shikonim arabët, duke marrë parasysh se ata janë shtylla dhe boshti i ummetit islam, si dhe vet Islamit, do të shohim se prej tokës së tyre filloi Islami, në tokën e tyre gjenden vendet e shenjta, si: Mekka, Bejtul - Harami (Qabja), Xhamia e Pejgamberit a.s., Mesxhidul - Aksaja etj. Kur'ani u zbriti atyre, prej mesit të tyre u zgjodh edhe i Dërguari i All-llahut, Muhammedi a.s. dhe prej tyre lindën gjeneratat më të mira të njerëzimit, siç ishte gjenerata e sahabëve, e cila e përhapi Islamin nëpër botë. 

Nëse e shikojmë gjendjen e arabëve para ardhjes së islamit dhe pas ardhjes së tij, do të shohim se ata, para islamit, as që janë përmendur (nuk kanë qenë asgjë). 

A thua ç'ishte populli arab para ardhjes së Islamit ? 

Ishte popull i cili nuk posedonte urtësinë indiane, as prodhimin kinez, as filozofinë greke, as ligjin romak, e as civilizimin persian. Ishte popull i ndarë në fise, të cilat luftonin dhe grindeshin mes vete, popull të cilin e kishte përçarë armiqësia verbëruese, ku secili ndihmonte fisin e vet, qoftë në të drejtë apo në të shtrembër, dhe po qe se ndonjëri prej tyre hidhërohej, e sidomos nëse ai person ishte prej atyre që kanë ndonjë pozitë dhe autoritet në fis, bashkë me të hidhëroheshin mijëra, dhjetra mijëra apo edhe qindra mijëra shpata, e bile as që e pyetnin atë se përse është hidhëruar, siç thotë poeti i tyre: 

Kur vëllau i tyre i thërret ata në luftë, 

ata nuk i kërkojnë atij argument mbi atë që tha. Mjaftonte të thotë se filan fisi i është vërsulur, dhe të gjithë lëshoheshin në konflikt, me ç'rast shpallej luftë, e cila ndoshta zgjaste me dhjetra vite, edhe atë për shkaqe të kota… Kështu p.sh. në kohën e injorancës u zhvillua lufta e Bususit, në mes fisit Bekër dhe atij Tagleb, luftë kjo, e cila zgjati plotë 40 vjet, edhe atë për shkak të një deveje, kurse luftërat e Dahisit dhe Gabraut, u zhvilluan ndërmjet fisit Abes dhe Dhebjan, vetëm për shkak të një kali! Armiqësi e madhe fisnore, me horizont të ngushtë! Motoja e çdonjërit prej tyre ishte, siç thotë Muhammedi a.s. "Ndihmoje vëllaun tënd qoftë në të padrejtë apo në të drejtë". Kjo ishte motoja e tyre, para se ta shpjegojë Muhammedi a.s. një thënie të tillë, dhe t'i jep asaj kuptim tjetër, duke thënë: "Të ndihmuarit në të padrejtë është ta ndalosh atë nga të bërit padrejtësi" . Mirëpo arabët para kësaj, komentonin fjalët në mënyrë formale, dhe kjo gjendje zgjati deri me ardhjen e Islamit, i cili fjalëve u’a dha kuptimin dhe domethënien e vërtetë dhe të drejtë. 

Arabët ishin popull i përçarë dhe i humbur, ata gjendeshin në humbje të qartë, siç thotë All-llahu i Madhëruar: "Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ju lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme". A thua ka humbje më të madhe se adhurimi i putave?! 

Kështu p.sh. në Qabe, e cila u ndërtua për monoteizëm (besim në një Zot), brenda dhe përreth saj gjendeshin 360 idhuj-puta! Çdo fis kishte idhujt e vet, bile çdo person, si dhe në çdo shtëpi kishte një e më tepër puta. Kur dikush nisej për në udhëtim, me vete merrte edhe zotin (idhullin) e tij. Në lidhje me këtë, tregohen disa raste qesharake, të cilat fatkeqësisht, të shtyjnë të qeshish. Disa fise ndërtonin zotëra nga hurmat e shtypura, e kur personit që ishte nisur në rrugë dhe kishte marrë me vete zotin e tij i mbaronte teprica e ushqimit gjatë udhëtimit dhe e kaplonte uria, mendohej se ç'të bëjë, dhe, pasi lukthi nuk ka mëshirë, udhëtari në këto raste nuk gjente diç tjetër për të ngrënë përveç zotit të tij të bërë nga hurmat e shtypura, prandaj më në fund e merrte atë dhe e hante. Kështu, ai ndonjëherë me 1/3 e tij hante mëngjezin, me 1/3 tjetër drekonte kurse me 1/3 e fundit darkonte! Ishin këta zotëra që hahen, dhe mbi të cilët mblidheshin mizat, siç e përmend një gjë të tillë edhe Kur'ani fisnik, kur thotë: "…nëse miza u’a rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi, edhe i luturi"

Ebu Rexhae el-Atardi, thotë:"Kur zbukuronim ndonjë gurë,e adhuronim atë, e kur gjenim ndonjë gurë më të mirë se ai, të parin e braktisnim dhe fillonim ta adhurojmë të dytin, e po qe se nuk gjenim gurë, merrnim disa grushta tokë, i hudhnim qumësht, e pastaj prej saj bënim zotëra". 

Cili popull është ky, çështja e të cilit arriti deri në këtë gjendje? E deformoi mendjen njerëzore, adhuroi gurët, adhuronte zotëra prej ëmbëlsirave apo hurmave të shtypura, e më në fund i hante! Zemra njerëzore u prish deri në atë shkallë, sa që njeriu në injorancë e vriste fëmiun e vet. A thua për ç'farë shkaku e vriste ate? E vriste nga varfëria, apo nga frika prej saj, që d.m.th. nga varfëria e cila e kishte kapluar, ose nga frika e varfërisë, të cilës i frikohej se do ta kaplojë. Ndaj, thoshte: a thua kjo foshnje ka ardhur që ta shtojë varfërinë tonë, apo ta pakësojë rrizkun tonë?! E vriste fëmiun e vet, siç e përmend edhe hadithi i Muhammedit a.s. "Nga frika që të mos ushqehet fëmiu bashkë me të". Kjo urrejtje, ishte më e madhe ndaj vajzave, vrasja e të cilave ishte më e shpeshtë, për shkak se ato nuk vraponin pas rrizkut dhe nuk punonin për të fituar. I vritnin vajzat apo i varrosnin të gjalla dhe nuk gëzoheshin me lindjen e tyre, po ashtu edhe nga frika që mos të turpërohen me to në të ardhmen, po qe se ate (vajzën) e zë rob ndonjë fis prej fiseve armiqësore, me ç'rast do ta turpëronte dhe nënçmonte familjen e saj dhe do t’ia merrte fytyrën fisit. 

Kështu në një rast, njërit prej tyre i’u tha: "Gruaja yte ka lindur". Ai tha: "Ç'ka ka lindur?" Kur i treguan se ka lindur vajzë, ai tha: "Ajo nuk është më e mirë se djali, pasi ndihma e saj është të qajturit, ndërsa respekti i saj është vjedhje!" Që d.m.th., nëse ajo më ndihmon, nuk do të më ndihmojë me bartjen e shpatës, por me qarje dhe vajtim, e nëse më respekton, ajo do të më respektojë nga pasuria e burrit të saj, që d.m.th. se ajo do të më bëjë nder me pasuri të vjedhur nga burri i saj. 

Ky ishte shikimi dhe qëndrimi i tyre ndaj vajzës, dhe për këtë, Kur'ani famëlartë thotë: "Kur ndonjeri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij i prishet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhè. Sa i keq është ai gjykim i tyre". 

Fshihet prej njerëzve, d.m.th. se kërkon rrugë të largëta nga njerëzit, gjoja se ka bërë ndonjë krim, ndaj duhet të fshihet nga njerëzit që mos ta shohin, e më pas mendon se a thua duhet të pajtohet me realitetin dhe turpin, e ta pranojë këtë krijesë të re, apo të lirohet prej saj, duke e varrosur atë të gjallë. 

A thua ka vepër apo krim më të tmerrshëm se ky? Vet akti i vrasjes, si veprim, është krim i madh, për shkak se ajo është shkatërrim i një ndërtese të cilën e ndërtoi All-llahu xh.sh., e çka mund të thuhet atëherë për vrasjen e një fëmiu të pafajshëm, i cili nuk ka bërë asnjë krim dhe nuk ka asnjë mëkat? 

Çka mund të thuhet për fëmiun që vritet nga prindi i vet? Ç’ka të thuhet për prindin, i cili është i obliguar që ti ushqejë fëmijët e vet, dhe i cili duhet të mbetet vet i uritur me qëllim që fëmijët e tij të ushqehen, kurse, ai përkundrazi, vret fëmiun e vet me dorën e vet, madje nga frika se ai fëmijë do të merr pjesë në ushqim! 

E vret atë për shkak të kafshatës së gojës! 

A thua në çfarë mënyre e vret ? 

Do të ishte fat, po që se do ta godiste atë me shpatë, me ç'rast fëmiu do të pushonte për një moment. Fatkeqësisht, ai nuk e bënte një gjë të tillë, por e hapte një gropë dhe e varroste atë të gjallë në te! Në një tregim thuhet se një njeri shkoi që ta varrosë të bijën e vet, kurse ajo ia largonte nga mjekrra e tij pluhurin që i binte në fytyrë. Ajo nuk donte që mjekrra e babait të vet të bëhet me pluhur, kurse babain e saj nuk e brengoste as vdekja e saj, andaj edhe e varrosi të gjallë! 

Ç'farë krimi bënte injoranca ndaj njeriut? 

Njeriu është mendje dhe zemër, ndërsa mendja e njeriut u prish deri në atë shkallë, sa që filloi t'i adhurojë si zotëra gurët dhe hurmat e shtypura, kurse ndjenjat e njeriut u prishën deri në atë shkallë, sa që ai filloi ta vret edhe fëmiun e vet. 

Kështu e prishi injoranca jetën, dhe për këtë shkak, pas kësaj, gjithçka në jetë u bë e prishur. Nuk kishte ligj i cili do ti mbronte të drejtat e njerëzve të dobët, të drejtat e të varfërit, të drejtat e robit apo të drejtat e gruas. Kështu p.sh. gruaja trashëgohej, por nuk trashëgonte. Djali trashëgonte gruan e babait të tij së bashku me pasurinë të cilën e trashëgonte prej tij, sikur që trashëgonte kafshën apo lopën e tij. Nësë i pëlqente ajo, martohej me të, e po që se nuk i pëlqente, merrte prej saj diç, me të cilën ajo shpaguante veten e saj, e që ishte si taksë të cilën ai ia obligonte asaj, me qëllim që ta le të lirë në mënyrë që ajo të martohet me kë të dojë, pas babait të tij. 

Robërit trajtoheshin sikurse kafshët; të varfërit nuk gëzonin kurrfarë të drejtash; të pasurit as që mendonin se kanë hak ndaj ndokujt; i forti e shfrytëzonte dhe shtypte të dobëtin… Të tillë ishin njerëzit në injorancë, kurse alkooli dhe prostitucioni kishin arritur kulminacionin. Arabët ishin tepër të dhënë pas verës, andaj ajo kishte rreth 200 emra dhe përshkruhej në poezitë e tyre, duke përshkruar gjithashtu edhe vendet në të cilat pihej ajo, miqtë, shokët, gotat etj… Në anën e tjetër edhe prostitucioni ishte shumë i përhapur, edhe atë, qoftë haptas apo fshehtas, dhe, çdo burrë kishte shoqe (partnere) të caktuar, kurse çdo grua kishte shok (partner) të caktuar. 

Të gjitha këto gjëra ishin të përhapura. Jeta u prish! Atë e prishi injoranca… Mirëpo, me ardhjen e Islamit, ai prej këtij populli bëri diç të re: i bashkoi vendet e shkapërderdhura, e mësoi atë popull pasi që e kishte ngulfatur injoranca, i udhëzoi pasi që ishin të humbur, i forcoi pas dobësisë, ua mësoi atyre rregullin në vend të kaosit, pastërtinë në vend të papastërtisë, drejtësinë dhe sinqeritetin pas devijimit dhe monoteizmin pas politeizmit. U mësuan pasi që ishin analfabetë të cilët nuk dinin as shkrim as lexim, e as llogari, siç kuptohet nga hadithet e Muhammedit a.s. Ata të cilët dinin të shkruajnë dhe të lexojnë ishin të paktë, sa që mundeshin të numërohen në gishta, andaj, prej luftës së Bedrit, Muhammedi a.s. dha urdhër që ata të cilët dijnë të shkruajnë, t’ua mësojnë nga dhjetë fëmijëve muslimanë shkrimin. 

Ajeti i parë Kur'anor i cili zbriti, qe fjala "Ikre" (Lexo), kurse kaptina (sureja) e dytë e cila zbriti, qe kaptina "El - Kalem", e cila fillon me fjalët: "Nun, betohem në pendën dhe në atë që shkruajnë!" 

All-llahu xh.sh u betua në pendën, me qëllim që të thirrë ummetin në mësim, studim, si rezultat i së cilës, ndërroi gjendja e ummetit, nga injoranca, në dituri, duke përfshirë këtu diturinë fetare dhe atë të kësaj bote, dituri kjo, e cila u përhap çdokund, u krijua civilizimi i cili bashkoi shkencën dhe fenë, në kohën kur popujt tjerë përjetonin konflikt në mes fesë dhe shkencës, siç ishte rasti me krishterizmin * dhe të tjerë, të cilët përjetuan po të njëjtin konflikt të gjatë në mes fesë në njërën anë, dhe shkencës në anën tjetër, si rezultat i të cilit konflikti, u sollën ligje dhe u formuan gjykata, të cilat ndiçnin, gjykonin, dhe vritnin dijetarët, duke i djegur kufomat e tyre pas vdekjes së tyre * dhe bashk me to edhe librat dhe veprat e tyre. Çdonjëri që vinte me ndonjë teori të re, ajo teori jo vetëm që nuk pranohej, por përkundrazi, pronari i saj edhe dënohej për një gjë të tillë! 

Kurse, Islami, një gjë të këtillë nuk e ka njohur, për shkak se tek ne, feja është shkencë, e shkenca - fe. Civilizimi Islam, u njoh si qytetërim shkencore dhe fetare në të njëjtën kohë, kurse librat shkencore të muslimanëve, ishin literaturë bazë të cilat mësoheshin nëpër universitetet evropjane dhe të vendeve tjera, si p.sh. libri "Kanuni" i Ibn Sinasë * në lëminë e medicinës,ose "El - Havi", i Raziut *, libër ky po ashtu në lëminë e medicinës, ose libri "Et - Tesrifu limen axhize anit - te'lif", i Ebi Kasim ez - Zehraviut, ose "El - Kul - lijjat", i ibn Rushdit *. Të gjitha këto janë libra në lëminë e medicinës, të cilat ishin literaturë bazë shkencore botërore. E njëjta gjë ndodhi edhe me shkencat tjera, si: astronominë, matematikën, algjebrën … etj. Kështu, muslimanët ishin ata të cilët zbuluan algjebrën për herë të parë. Atë e zbuloi Havarizmi, edhe atë,me qëllim që përmes kësaj shkence t'i zgjidh çeshtjet e trashigimisë dhe testamenteve, dhe për këtë shkak, së bashku me këtë shkencë u botua edhe teksti (risaleja) mbi testamentin. E këtillë ishte pozita e shkencës në civilizimin islam. 

Muslimanët janë ata të cilët i vunë themelet e metodës eksperimentale, e cila sot i përshkruhet Fransis Bekonit, kurse në realitet, siç u tha, themeluesit e vërtet të kësaj metode ishin muslimanët, të cilin realitet e pranojnë edhe historianët shkencorë,si:Xhorxh Sarton,në librin e tij "Historia e shkencës", Gustav Leboni, në librin e tij "Civilizimi arab", Darieber në librin e tij "Konflikti (kundërshtimi) mes shkencës dhe fesë", Brifolti, në librin e tij "Ndërtesa e njerëzimit"; të gjithë këta pranuan faktin se metoda ekserimentale është marrë nga civilizimi islam, kurse Fransis Bekoni dhe Rozher Bekoni ,qenë bartës të civilizimit islam në Evropë. Po ashtu, gjuha arabe ishte gjuha e vetme e cila konsiderohej atëbotë gjuhë e shkencës në nivel botërorë. 

Në këtë mënyrë, islami prej një populli analfabet bëri popull shkencor, i cili diçka trashëgoi prej popujve tjerë, duke i shtuar asaj shumë gjëra të reja. Kështu p.sh., përskaj gjërave të cilat i trashëgoi nga Greqia, India, Persia dhe Romakët, ai shumë gjëra shtoi, kultivoi, përmisoi, krijoi… 

Në anën tjetër, islami formoi njeri të ri, ndyshe nga njeriu i epokës së injorancës.Bëri njeri i cili posedon mendje dhe zemër, duke e refuzuar poleteizmin (idhujtarinë) me gjitha llojet dhe format e tij, dhe duke thirur në monoteizëm ë besim në një Zotç, me ç'rast u njoh kuptimi: La ilahe il-lall-llah (Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut). Bëri njeri i cili nuk i kërrusej e as që i përulej kujt përveç All-llahut Fuqiplotë, dhe u njoh kuptimi i fjalëve: lavdi, krenari, dinjitet dhe nder në Islam: "Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahu xh.sh.-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve…" 

Islami, prej njeriut të vjetër arab bëri krijes tjetër, e cila u transferua nga injoranca në islam, me një mendje dhe mendim të ri, me kahje të reja, me moral të ri, me sjellje të reja.Për këtë shkak edhe formoi civilizimin gjigant, histori të lartë dhe krenare, në të cilën, shkencën ia bashkoi fesë dhe moralit hyjnor dhe njerëzor, sikurqë ngriti civilizim të drejtë, i cili do të gjykojë rejtë mes popujve, shtresave dhe personave. 

Islami njoftoi të varfërin për herë të parë se, ai (i varfëri) ka pjesë (hak) tek i pasuri, dhe në këtë mënyrë, Islami vendosi parimin se të varfërit kanë pjesë në pasuritë e të pasurve, edhe atë, para se të paraqiten drejtimet dhe ideologjitë të cilat i njohim ne sot, siç është socializmi dhe të ngjashmet me të. Ishte ai parim,të cilin Islami e quajti"pjesë":"Dhe ato që në pasurin e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar". 

Ndaj, të varfërit, nuk kanë mbajtur ndonjë-herë ndonjë kongres që ta kërkojnë të drejtën (hakun) e tyre, e as që kanë bërë ndonjë protestë për të kërkuar atë që e kanë tek të pasurit, por përkundrazi, ata as që kishin ditur ndonjëher se ato kanë ndonjë pjesë (hak) te dikush, e as të pasurit nuk kanë pranuar ndonjëher këtë realitet, porse Islami vendosi dhe obligoi një gjë të till vet për shkak se pasuria është e All-llahut e njerëzit janë rob të Tij, ndaj,robërit e Zotit duhet ngënë nga pasuria e Zotit,dhe se të gjithë ata duhet të hanë nga ajo tryezë e shtruar, të cilën All-llahu xh.sh e shtroi për të gjithë, dhe se, e tërë kjo që u tha, nuk është thjeshtë një vepër vullnetare, se diç e padefinuar dhe e pacaktuar, porse Islami caktoi obligim të domosdoshëm islam, i cili konsiderohet shtylla e tretë në Islam, e ai është institucioni i zekatit, me parime, rregulla dhe kushte të definuara dhe të caktuara mbi pyetjet: për cilat gjëra duhet dhënë zekat?; sa duhet dhënë ësasia e pasurisë e cila duhet dhënëç, të dhjetat, gjysmën e të dhjetave, apo çerekun; kur obligohet zekati, ose koha në të cilën duhet nxjerrë zekatin?; a thua është obligim i cili kryhet pas një afati të caktuar (kalimi i një viti) apo kryhet në kohën e korrjes?;"…dhe ditën e korrjes ë vjeljesç së frytave, jepne atë pjesë që është obligim ë të varfërve e nevojliveç…"dhe se atje ka njerëz të cilëve u takon zekati..e ai ë zekatiç mblidhet nën mbikqyrjen e shtetit islam:"Merr prej pasuris së tyre ë të atyre që pranuan gabiminç lëmosh…" , edhe atë, përmes nëpunësve të posaçëm të cilët punojnë në këtë institucion për mbledhjen e zekatit, dhe se, ai i cili refuzon ta japë zekatin, zekati i merret me dhunë. 

Shteti islam qe shteti i parë në histori i cili luftoi, nxori shpatën, dhe shpalli luftë, me qëllim të marrjes së pjesësëhakutç tësë varfërve nga të pasurit. Ebu Bekër es-Siddiku r.a., është i pari i cili luftoi për këtë shkak, me ç'rast e tha thënien e tij të njohur: "Pasha zotin! Po qe se nuk më japin qoftë edhe një litar, të cilin dikur ia jepnin të Dërguarit të All-llahut, do ti luftoj për një gjë të tillë".Për këtë ,edhe mobilizoi njëmbjetë ushtri ,për luftimin e renegatëve dhe refuzuesve të zekatit. 

Ndaj, si rezulltat i gjithë kësaj ,u shtua mirëqenia e këtij shteti, se që në kohën e Omer bin Abdul-Azizit, njeriun e preokuponte çështja e zekatit,me ç'rast, kërkonte person i cili do t'e pranonte prej zekatin, bile, ndonjëher, përeth kërkimit të gjatë për gjetjen e ndonjë personi të tillë,nuk gjente dotëse kujt t'ia jep zekatinç,dhe më në fund kthehej në shtëpi së bashku me zekatin. Si rezulltat i kësaj, muslimanët u forcuan. 

Kështu, një ditë prej ditëve, halifi Abbasid, Harun err-Rreshidi, u ul diku, dhe shikonte një re në qiell, dhe ashtu duke shikuar , filloi t'i thotë asaj ,në shenjë krenarie dhe mburrjeje: 

Oj re! Lind, perëndo, dhe lësho shi ku të duash, sepse haraçi do të vijë në arkën e muslimanëve! që d.m.th. se: kudo që të lëshosh shi, do të lëshosh në tokën e muslimanëve, e prej saj do të mbijë e do të rritet drithi, prej të cilit do të merret 1/10, si zekat për arkën e muslimanëve, e gjithashtu, prej vendeve tjera do të vijë haraçi, i cili po ashtu do të vëndohet në arkëm e muslimanëve! 

A thua kush e solli gjith këtë begati që u përmend? Pa dyshim, ai është islami, dhe se nuk ka tjetër përveç islamit. Islami është ai i cili mundësoi këtë lavdi, këtë mirëqenie, këtë drejtësi, dhe këtë forcë…Islami është ai i cili e formoi këtë popull (ummet) të madh, dhe e ndërtoi këtë civilizim gjigant…padyshim, islami është ai i cili bëri gjithë këtë. 

Ndaj ,qoft i kënaqur All-llahu xh.sh.-llahu xh.sh. me Omerin r.a., i cili , me të nisur për në Sham, gjat rrugës hasi në një lum, ndaj edhe zbriti nga kali apo deveja ku ishte hipur, nxori këpucët apo opingat të cilat i kishte mbathur në këmbë.dhe u fut në të sikurse gjithë të tjerët, pasi që i përveshi këmbët, me ç'rast, Ebu Ubejdeja, komandanti i ushtris, i tha: sikur të bëje diç tjetër! d.m.th. më mirë të mbeteshe në kalin apo deven tënde, dhe se nuk pati nevoj të futesh në ujë sikurse të tjerët, edhe atë, me qëllim që të hetohet madhëria dhe ekselenca (e Omerit r.a., si udhëheqës halife i muslimanëve) të cilën, atëbotë ata ua përshkruanin mbretërve, patriarkëve dhe kajsarinjëve. E Omeri r.a. i tha: "Sikur ta thoshte dikush tjetër (një gjë të këtillë) o Ebu Ubejde! Dhe vazdoi duke thënë:O Ebu Ubejde! Ne ishim popull ndër më të nënshtruarit, e Zoti na lartësoi me islamin, ndaj po qe se ne kërkojmë lavdi dhe krenari në diçka tjetër përveç Islamit, Zoti na nënshtron e turpëron! 

Krenaria dhe lavdia e ummetit islam është Islami, kjo është logjika e historisë, dhe se periudhat e ndritshme dhe të begatshme në historinë islame, janë periudhat në të cilat njerëzit i afrohen Islamit. Prandaj, po qe se sheh ndonjë fitore, dije se pas saj qëndron kthimi në Islam, lëvizje me Islam dhe kah Islami. Le të shikojmë në çfarëdo periudhe, ja p.sh. le të marrim periudhën e Omer bin Abdul - Arizit, i cili pasoi rrugën e hulefairr-rrashidinëve, dhe i cili arriti ta ringjallë kohën e Omerit r.a. (Omer el - Farukut), për të cilën gjë edhe u konsiderua si halife i pestë rashidij, do të shohim se, ndonëse si qe në pushtet vetëm 30 muaj, mirëpo, edhe përskaj kësaj, ai arriti që të krijojë mirëqenie dhe ta begatojë jetën e atëhershme, e çka, po qe se kjo periudhë e sundimit të tij do të zgjaste më tepër !? 

T’i hedhim po ashtu një sy kohës së Salahuddin Ejjubit, dhe paraardhësit të tij, shehidit (dëshmorit) Nurudin Mahmudit, do të shohim se që të dy, sunduan sipas ligjit të All-llahu xh.sh. praktikuan Islamin, dhe arritën që te njerëzit të mbjellin dritën e besimit. Prandaj, Salahuddin Ejjubi, nuk korri fitore me fjalë boshe, porse u orvat që prej armës të bëjë atë që mundi, dhe ta ripërtrijë besimin në zemrat e njerëzve. Ndaj do të shohim se si, në mes radhëve ushtarake në luftë, kërkonte që t'i lexohet diç nga Sahihul-Buhari, e i lexohej, kurse natën kalonte përreth tendave nëpër të cilat gjendeshin ushtarët e ushtrisë së tij, e kur gjente në ndonjërën prej tendeve ndonjë njeri i cili falet, apo lexon Kur'an, ose bën dhikër (përmend Zotin) gëzohej tepër, dhe thoshte: Falënderimi i qoftë All-llahut, sepse në këtë mënyrë do të korrim fitore ! E kur gjente në ndonjë tendë, banorët e së cilës flenin thoshte: frikohem që mos të pësojmë humbje nga shembujt e kësaj tende, ngase të gjithë po flenë, dhe asnjëri nuk thotë: o Zot! 

Në këtë mënyrë, Salahuddini korri sukses kundër kryqtarëve, të cilët kishin ardhur të gjithë, pothuajse edhe guralecat kishin ardhur nga Evropa, me qëllim që ta luftojnë dhe shkatërrojnë Islamin në pragun e shtëpisë së tij. 

Po qe se has në ndonjë periudhë prej periudhave historike krenari, lulëzim, forcë dhe fitore, dije se atje ka Islam, i cili ka lëvizur, dhe ka shkaktuar lëvizje, fakt ky, i vërtetuar historikisht. Prandaj, nëse duam krenari, forcë, autoritet, liri dhe unitet, atëherë, le t'i kthehemi Islamit, le të provojmë sepse njeriu po qe se provon ndonjë ilaç, dhe heton se ai ilaç e qetëson, dhe ndikon pozitivisht në shërimin dhe përmirësimin e tij, atëherë kuptohet se ai duhet ta përdorë këtë ilaç, dhe nuk duhet të kërkojë ilaç tjetër, me qëllim që mos ta bëjë veten objekt eksperimenti i ilaçërave të shumta dhe të ndryshme, të cilat ia përshkruajnë (preferojnë) persona të ndryshëm edhe atë sidomos në rast se personat e tillë janë të pabesueshëm dhe të dyshimtë kundrejt tij. 

Islamin e kemi provuar gjatë historisë sonë, e ka provuar ummeti ynë, paraardhësit tanë, dhe e kanë gjatur atë shërues të të gjitha sëmundjeve, zgjidhje për çdo ngatërresë dhe nyje, si dhe ilaç për çdo problem dhe vështirësi, gjë e cila nuk duhet të na habisë, pasi ai (Islami) është udhëzim i Zotit, dhuratë hyjnore, ligj i qiellit për udhëzimin e tokës, vendim i All-llahu: " A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut ?" Kjo është logjika e historisë, nëse duam të gjykojmë sipas saj. 

 

 

3.Logjika e realitetit, përkrah dhe vërteton logjikën e besimit dhe logjikën historike: 

Mbeti një logjikë tjetër mbi të cilën duhet biseduar, në rast se nuk na mjafton logjika e besimit, dhe në rast se nuk na bind logjika e historisë, e ajo është logjika e realitetit. Atëherë, le të gjykojmë sipas kësaj logjike me mjaft ndikim dhe me argumente të qarta, me ç'rast do të shohim se si edhe kjo logjikë na obligon neve t'i kthehemi Islamit të plotë. 

Tashmë i provuam të gjitha idetë, drejtimet dhe sistemet e importuara nga Lindja apo Perëndimi. Kështu p.sh. provuam Sistemin Socialist Revolucionar në vendet tona islame, ndaj, a thua ç'rezultate na sollën këto sisteme dhe drejtime të importuara ? Ato nuk arritën as t'i ushqejnë njerëzit nga uria, as që i siguruan nga frika, as që i bënë të lumtur pas fatkeqësisë, as që i bashkuan nga përçarja, as që i forcuan pas dobësisë, e as që arritën t'i bëjnë krenarë pas nënshtrimit, dhe se mbetëm ata që jemi, problemet tona jo vetëm që nuk u zgjodhën, por përkundrazi, ato u shtuan edhe më tepër, e as që u transferuam nga e keqja kah e më e mira. 

Në realitet, pasi të provojmë ndonjë sistem prej sistemeve, apo zgjidhje prej zgjidhjeve, duhet të transferohemi dhe të kalojmë nga më e keqja, e më pastaj nga e keqja kah e mira, për të kaluar mandej nga e mira kah më e mira. Mirëpo, ne fatkeqësisht po veprojmë në kahje të kundërt, madje, duke u transferuar dhe kaluar nga e keqja, kah më e keqja, e nga më e keqja, kah e keqja e dyfishtë, e kështu me radhë, dhe në këtë mënyrë po rënkojmë, sikurse ne, ashtu edhe vendet tjera. 

Kështu, ne sot rënkojmë nga amoraliteti, dështimi ekonomik, shkatërrimi shoqëror, shpërbërja familjare, dobësia fetare, çrregullimi politik, përçarja në mesin e ummetit … dhe në këtë mënyrë, rënkimet janë shtuar në çdo anë, ndaj ç'është rezultati i tërë kësaj? Të gjithë rënkojnë dhe pyetin: ku qëndron ilaçi? E në realitet, ne ilaçin e kemi në dorë, por nuk e përdorim. 

Tashmë provuam gjithçka që u importua nga Perëndimi e Lindja, kurse atë që e kemi në pronën tonë nuk e kemi provuar, e që në fakt, së pari duhet provuar mallin (artikullin) tonë, para se të importojmë prej këtu apo atje, sepse tashmë sistemet ekonomike ndalojnë importimin e artikullit, i cili, po i njëjti prodhohet në vend, edhe atë, me qëllim të mbrojtjes së prodhimit të vendit. 

Gjithashtu, njeriu i pasur nuk bën të lypë, sepse një gjë të këtillë e gjykon morali, sikurse që e gjykon dhe e dënon ligji. E ne po lypim, përskaj asaj se ne posedojmë thesarin më të madh legjislativ, dhuratën më të madhe hyjnore, përsëri vazhdojmë të lypim dhe të gjurmojmë pas kësaj apo asaj, gjurmojmë në filozofinë e Lindjes e të Perëndimit, dhe bredhim këtu e atje, dëshirojmë të hamë nga tryezat e tjetërkujt, provuam gjithçka, por nuk na solli dobi, dhe përskaj tërë kësaj, a thua çfarë rezultati korrëm? 

Ummeti sot e kësaj dite nuk është duke përparuar, porse ende jemi të prapambetur në fushën e progresit, nuk kemi përparuar se industrialisht e as në bujqësi. Ja p.sh. Egjipti, renesansën (revolucionin) e saj industriale e filloi në të njëjtën kohë kur e filloi edhe Japonia, edhe atë, në kohën e Muhammed Aliut *, e shikoni ku ka arritur sot Japonia, e ku jemi ne? 

Në anën tjetër, disa shtete filluan të zhvillohen industrialisht para pak kohësh, siç është rasti me Korenë Jugore, me ç'rast, prodhimet e saja sot gjenden në zemër të Europës dhe Amerikës, kurse ne ende jemi ndër më të prapambeturit, nuk kemi të prodhuar asgjë që na nevojitet, qoftë për nevoja ushtarake, ose të jetës së përditshme, dhe po mos të na e zgjatë dikush dorën për nevoja të armatimit, do të rrijmë duarkryq në çfarëdo lufte, sepse, aeroplanët, raketat, topat dhe pushkët janë të tjetërkujt, ndaj, si do të luftojmë kur armët tona gjenden në duart të dikujt tjetër ?! 

E tërë kjo që u tha pak më parë, i përket aspektit ushtarak, e çfarë ka në aspektin civil (qytetar) ? 

Nga aspekti civil (qytetar), ne nuk kemi ndërtuar as industri të thjeshta, të cilat gjithashtu i importojmë, kurse Kur'ani ka cekur edhe industritë ushtarake, edhe atë në ajetin ku All-llahu xh.sh. thotë: "…Ne e ekemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë …" , ndaj edhe unë shpeshherë them: ummeti i kaptinës së hekurit, nuk e ka mësuar ende industrinë e përpunimit të hekurit, prandaj edhe jemi të prapambetur. 

Sot, e tërë Bota Islame, klasifikohet në grupin e shteteve të ashtuquajtura "Botë e tretë", apo siç i quajnë "Shtetet në zhvillim", shprehje kjo, mirakëndëse dhe e stolisur, në vend të shprehjes "Shtetet e prapambetura", që d.m.th. shtetet të cilat orvaten për zhvillim, por që ky zhvillim, fatkeqësisht, është tepër i ngadalshëm, me ç'rast ne po ecim me shpejtësinë e breshkës, kurse të tjerët me shpejtësinë e raketës, si rezultat i së cilës, distanca mes nesh dhe Botës së përparuar po shtohet çdo ditë e më shumë, në momentin kur ne mundohemi të shkojmë paralel me të, e në fakt, ajo është larg, shumë larg. 

A thua ç'bënë sistemet sekulariste - laike, të cilat po sundojnë në Botën Islame? Ato nuk arritën asnjë sukses në betejën e dinamizmit, në kohën kur bota po jeton në periudhën e dytë të industrializmit, pasi që e kaloi fazën e parëtë tij, në të cilën periudhë, makina punonte për të zëvendësuar punën trupore dhe manuele të njeriut. Kurse tash, në periudhën e dytë të industrializmit, makina dhe teknologjia po zëvendëson punën mendore të njeriut, është koha e kompjuterizmit. A thua në ç'farë shkalle kemi arritur në këtë aspekt? Ende gjendemi në shkollën zero! 

Kjo fatkeqësi dhe kjo gjendje tmerruese nuk dominon vetëm në fushën e industrisë, porse edhe në atë bujqësore, ku Bota Islame, e cila në esencë është vend bujqësor, në këtë aspekt nuk arrin t'i përmbush as nevojat e veta, me ç'rast ka nevojë që të importojë drith ose oriz, dhe po qe se vendet tjera nuk ia zgjasin dorën në këtë aspekt, do të vdiste nga uria1 

Atëherë çka? 

Nëse ne nuk mundemi ta mbrojmë veten për shkak se armët tona janë në duar të tjetërkujt, dhe nëse nuk mundemi t'i ngopim barqet tona, për shkak se forca jonë po ashtu, më tepër është e tjetërkujt, atëherë ç'kemi bërë? 

Ne sot jemi të prapambetur në industri, në bujqësi, në shkencë dhe në çdo lëmi tjetër, jemi të përçarë dhe të paorganizuar. Ummeti Islam sot numron rreth 1 miliardë njerëz, mirëpo ata nuk janë forcë ndikuese, a thua pse? Për shkak se ata janë, sikurse i përshkruan hadithi: "Shumë (shumicë në numër), por sikurse ngjyra e vërshimit (apo shkumba e ujit)" , e zgjyra e vërshimeve është ajo të cilën e sjell me vete vërshimi i fuqishëm, si drunjë, kashta, lëvore … gjëra këto të lehta, sipërfaqësore, të llojeve të ndryshme, të cilat rrjedhin pa qëllim të caktuar dhe në drejtim të panjohur. I këtillë është rasti edhe me ummetin e madh, kur nuk ka një qëllim të përbashkët, kur nuk ka mes tij diç të përbashkët, si dhe kur nuk ka drejtim të caktuar i cili do t'ia lehtësoje barrën e tij, me ç'rast bëhet sikurse zgjyra e vërshimit, dhe si rezultat i kësaj, Zoti largon nga gjoksat e armikut frikën që kanë ndaj këtij ummeti, kurse në zemrat e muslimanëve hedh dobësi. 

Ky është ummeti (popullata) ynë islam, i cili përskaj numrit të madh të pjesëtarëve të tij, nuk arriti as të bashkohet, për shkak se bashkues i fjalës së tij nuk është Islami, pasi pa Islam, njerëzit ndahen djathtas e majtas, ndahen në djathtistë e majtistë, e më vonë këta përsëri ndahen në pozita, gradë dhe në drejtime (kible) të shumta, dhe si rezultat i kësaj, ato nuk arrijnë të bashkohen asnjëherë, pasi që drejtimi i tyre nuk është Islami, dhe përderisa qëllimi i tyre nuk është arritja e kënaqësisë së All-llahu xh.sh. E kjo është ajo për të cilën na e tërhoqi vërejtjen Muhammedi a.s. në momentin kur vizatoi një vizë të drejtë dhe tha: "Kjo është rruga e drejtë e All-llahut", e më pastaj vizatoi në të djathtë dhe në të majtë vija zigzage dhe tha: "Këto janë rrugë të shumta, dhe se në krye të çdonjërës prej tyre ka djall, i cili thirrë në ndjekjen e saj", e më pastaj citoi ajetin kur'anor, ku All-llahu xh.sh. thotë: "Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij ..." 

Rregulli i All-llahut është ai i cili i bashkon të gjithë, përndryshe të gjithë përçahen dhe nuk takohen asnjëherë, gjë kjo e cila fatkeqësisht po ndodh me ummetin islam, ku një grup po drejtohet nga Lindja, e tjetri kah Perëndimi, ashtu që edhe brenda një vendi dhe një populli gjejmë njerëz të përçarë, të paorganizuar, e islami është i vetmi i cili mund t'i bashkojë, t'i vëllazërojë, të formojë prej tyre një grup, dhe t'i bëjë si një trup të vetëm, si ndërtesë e fortifikuar, t'u jep atyre shpirtin e forcës dhe forcën e shpirtit, të ringjall në mesin e tyre rini besimtare, dhe të bëjë prej tyre forcë efektive dhe aktive, pasi Islami është ai i cili bën mrekullira. 

A thua pse qëndroi ummeti islam përballë persianëve dhe romakëve? Arabët korrën fitore ndaj tyre, edhe pse ata ishin në numër më tepër, më të përgatitur, dhe me civilizim më të lartë. Korrën fitore ndaj tyre me Islam, me besim të plotë, me shpalljen e re Kur'anin, i cili prej tyre formoi njerëz të rinj. 

E sot, përskaj faktit se ne numrojmë rreth 150 milionë arabë, apo më tepër, nuk jemi në gjendje të korrim fitore ndaj izraelitëve, ngase ne nuk u qëndrojmë atyre përballë me Islamin, kurse ata (izraelitët) arritën që të formojnë shtetin e tyre në baza fetare, dhe të luftojnë përmes besimit - ideologjisë së tyre, gjersa ne nuk pajtohemi që luftërat tona të udhëhiqen në emër të All-llahut dhe të Islamit, dhe në të njëjtën kohë luftojmë pa besim (akide), ndaj nuk duhet habitur kur të fitojnë ato, dhe kur do të dështojmë ne. 

Atë ditë kur iu kthyem Islamit, qoftë edhe për një çast shkaktuam çudi në betejën e 10 Ramazanit të vitit 1393 h. dhe e hodhëm poshtë legjendën e forcës e cila nuk mposhtet. Pushka nuk lufton vet, porse lufton ajo pushkë e cila gjendet në dorë të atij i cili e përdor atë, Mutenebbiu thotë: 

Nuk sjellin dobi kuajt fisnik e as shtizat 
Po qe se nuk ka përmbi (sipër) fisnikët fisnikë. 
Kurse Tagrai thotë: 
Është natyrë e shpatës që të mburret me veten, 
Por ajo nuk mund të veprojë, përveç në dorë të 
trimit ! 
 
E s'do mend se trimërinë e sjell besimi, dhe në qoftë se hebrenjët kanë Tevratin (Dhjatën e vjetër), ne kemi Kur'anin; nëse ato kanë Talmudin, ne kemi Sunnetin e Pejgamberit a.s. kemi Sahihul - Buhari-n dhe Sahihul - Muslim-in, kemi kolekcionet e hadithit, ndaj, pse nuk e luftojmë armikun me atë që na lufton ai neve? Këtë gjë duhet bërë. 

Islami është i vetmi ai i cili mund të na shpëtojë nga gjendja në të cilën ndodhemi ne, sepse p.sh. që të kryhet puna si duhet (plotësisht), duhet moral, dhe se ai i cili e kryen punën e tij siç duhet, duhet patjetër t'u përmbahet normave morale, të cilat e formojnë sjelljen dhe rregullojnë jetën e tij, dhe se e gjithë kjo nuk mund të arrihet, përveç se me besim (akide), e besimi ynë është Islami, dhe po qe se i zhveshim njerëzit nga besimi, nuk do të gjenim asnjë njeri i cili bën mirë, as punëtor i cili kryen punën si duhet (në rregull dhe plotësisht), e as të atillë të cilët e kuptojnë hadithin e Pejgamberit a.s. në të cilin thotë: All-llahu dëshiron që, kur ndonjëri prej juve të punojë ndonjë punë, ta përkryejë atë (punë)" . 

Ne kemi nevojë për Islamin në çdo aspekt të jetës sonë, me qëllim që të stabilizohemi dhe të ndjejmë qetësi, në vend të tronditjeve të vazhdueshme, si tronditjet psikike, shoqërore, politike, grushtshtetet si dhe shqetësimet e vazhdueshme të cilat po ndodhin në vendet tona islame. 

Ne kemi nevojë për Islamin, pasi ai është i vetmi i cili mund t'i jep baraspeshë dhe përmbajtje jetës sonë, si dhe t'i jep rregullin e mesëm popullit të mesëm, rregullin i cili bën baraspeshimin mes mendjes dhe zemrës, bashkon shpirtin me materien, bashkon këtë botë, me botën tjetër (Ahiretin), bashkon obligimin ndaj vetes me obligimin ndaj All-llahu të Madhëruar, dhe i jep njeriut të mira në këtë dhe në botën tjetër. Islami është ai i cili bën balancimin mes asaj shpirtërore dhe materiale, mes ideales dhe reales, mes personales dhe të përgjithshmes, mes të drejtës personale dhe interesit shoqëror. Islami është i vetmi i cili mund të realizojë këtë baraspeshë në jetë, dhe se pa këtë baraspeshë, do të vazhdojmë të ndjehemi të shqetësuar në atë se: a thua jemi shpirtërorë (spiritualistë), apo materialistë, perosnalë, apo të përgjithshëm, tradicionalistë, apo bashkëkohorë ??? Kurse në realitet, ne jemi popull i mesëm, dhe po qe se nuk qëndrojmë në rregullin e mesëm, do të vazhdojmë të tronditemi e lëkundemi, dhe se nuk do të mundemi të stabilizohemi asnjëherë, përveç me kthim kah Islami. 

Vetëm Islami është ai i cili mundet të na shpëtojë neve nga problemet dhe mjerimet prej të cilave vuajmë në çdo sferë të jetës sonë; kjo është ajo kah e cila thirrë logjika e realitetit, e ne tashmë i provuam të gjitha sistemet (rregullimet), mendimet (idetë) dhe drejtimet e importuara, ndaj le ta provojmë edhe Islamin. 

Në disa shtete, vetëm disa prova të Islamit rezultuan në të mira të shumta, e çka po qe se Islami praktikohej në tërësi, dhe po qe se njerëzit jetonin në një ambient pozitiv Islam, në të cilin njeriu edukohet në frymën islame, ndikohet dhe formohet nga mendimet, vlerat dhe orientimi islam, e në të cilin ambient të gjithë jetojnë nën këshillat dhe ndikimin islam, dhe i gjithë drejtimi i tyre është islam, kuptimet e tyre islame, ndjenjat si dhe normat e tyre islame …? 

S'do mend se, do të gjenim njeri të mirë, familje të mirë e të shëndoshë, e si rezultat i kësaj, shoqër të shëndoshë, pasi baza e shoqërisë së mirë është njeriu i mirë, e njeriu nuk mund të jetë i mirë pa besim (akide), dhe nëse personi është i mirë, edhe shoqëria do të jetë e mirë, e personi përmirësohet me përmirësimin e vetvetes,: "…All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre …"

Logjika marksiste thotë: "Ndryshoje sistemin ekonomik dhe marrëdhëniet e prodhimit, të ndryshohet historia", kurse logjika jonë, logjika e Kur'anit, e cila në të njëjtën kohë është logjikë e realitetit faktik, thotë: "Ndryshoje veten, të ndryshohet historia, ndryshoni vetvetet tuaja, ta ndryshojë All-llahu gjendjen e juaj", e vetja ndryshohet me besim (akide), dhe po t'i ktheheshim Islamit, do të formonim njeri të mirë e të shëndoshë, i cili është bazë e shoqërive të mira e të shëndosha, dhe se përmirësimi i jetës dhe i shoqërive nuk bëhet me të sjellur vendime, por para së gjithash bëhet me përmirësimin e natyrës së njerëzve, moralit dhe ndërgjegjes e vetëdijes së tyre. 

Nuk do të ndikojë në frenimin tonë, ligji, 
Përderisa të mos kemi ndërgjegje frenuese. 

Kur erdhi Islami në fillim, njerëzit ishin të pasionuar pas alkoolit në mënyrë magjepsëse, e Islami e ndaloi atë, pasi që futi në gjakun e tyre besimin, dhe kur njerëzit besuan, si dhe kur zbriti ajeti kur'anor: " O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit e Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?" . A thua ç'thanë ato 9kur e dëgjuan këtë ajet)? Thanë: O Zot mbaruam (i dhamë fund)! Kështu, ndonjëri prej tyre kishte në dorë gotën me alkool, prej së cilës kishte pirë pak, e tjetra i kishte mbetur në gotë, kur dëgjonte mbi zbritjen e këtij ajeti, nuk e pinte pjesën e mbetur në gotë, porse e shprazte atë dhe thoshte: i dhamë fund (mbaruam), dhe shkonte në shtëpi, merrte enët e mbushura me alkool dhe i prazte në rrugët e Medines. 

Në anën tjetër, Amerika (SHBA - të) u mundua ta ndalojë alkoolin, ndaj miratoi ligje, aktivizoi mjetet e informacionit, harxhoi miliona, mobilizoi ushtrinë, flotat dhe policinë për luftë kundër pierjes së alkoolit, e para kësaj luftoi industrinë alkoolike, importin e saj, kontrabandën dhe tregtinë me të, mirëpo përskaj gjithë kësaj, më në fund dështoi, dhe se i njëjti këshill ligjëdhënës (legjislativ) i cili solli vendimin mbi ndalimin e tij (alkoolit), po i njëjti pruri vendim mbi lejimin e tij, duke thënë: "Ne jemi të bindur mbi dëmet e tij, por populli amerikan nuk është i bindur mbi këtë gjë, me ç'rast dështuan flotat, ushtritë, ligjet dhe aktivitetet informative në Amerikë, dhe korri sukses besimi si i vetëm, në Gadishullin Arabik ! 

Prandaj, nëse duam të jetojmë një jetë njerëzore, morale dhe të ndershme, le t'i kthehemi islamit, sepse ai është i cili i jep përmbajtje personalitetit, krijon ndërgjegje të gjalla, formon njeri të mirë, i cili është bazë e jetës së mirë shoqërore në përgjithësi. 

Kjo është logjika e realitetit, e cila na obligon neve t'i kthehemi Islamit, dhe se sipas çfarëdo logjike tjetër të gjykonim, do të na obligonte të njëjtën gjë. 

Po të gjykonim sipas logjikës së besimit, do të na obligojë kthimin në Islam. 

Po të gjykonim sipas logjikës historike, do të na bindë se nuk ka shpëtim, as lumturi, as fitore e as unitet përveç se me Islam. Kështu na mëson historia. 

Po të mbështetemi në logjikën e realitetit, do të shohim se ajo thotë: ne po jetojmë në huti, shqetësim, kontradikta, humbje dhe prapambeturi, dhe se nuk ka shpëtim për ne, përveç se me Islam. Kjo është ajo të cilën e thotë realiteti dhe ajo të cilën e shpreh jeta në tërësi. 

Prandaj, le të kuptojmë këtë fakt dhe le t'i kthehemi Islamit, le të besojmë në të, edhe atë, jo në Islamin të cilin e don kolonializmi (shtetet kolonialiste apo imperialiste) prej nesh, apo atë të cilin e duan tiranët; jo atë Islamin "formal"; i cili pranon padrejtësinë shoqërore dhe tiraninë politike, e as Islamin e ekstravagantëve, të marrëve dhe atë të ekstremistëve, por Islamin e Kur'anit dhe Sunnetit të Pejgamberit a.s., Islamin e parë, Islamin e sahabëve (shokëve të Pejgamberit a.s.) de të atyre që pasuan rrugën e tyre në mirësi, Islamin e shekujve të parë, Islamin të cilin e përshkruan Kur'ani fisnik, në të cilin thirri Muhammedi a.s. dhe atë të cilin e praktikoi gjenerata e parë hyjnore, Islamin e vërtetë prej burimeve të tij të çiltëra. 

Ky është Islami të cilin e duam për popullatën (ummetin) tonë, dhe se në momentin kur do të gjykojë ky Islam në jetën tonë, dhe në momentin kur do ta vazhdojmë jetën tonë islame nën hijen e këtij Islami të vërtetë dhe të plotë, në atë moment do të ndjejmë lumturinë dhe gëzimin në këtë botë, para Ahiretit (botës tjetër) atëherë do ta arrijmë kënaqësinë e All-llahu xh.sh. do ta arrijmë pëlqimin e njerëzve të mençur dhe do të kënaqim veten tonë të munduar, të lodhur e rraskapitur. Islami është lumi dhe ruga e vetme, është litari dhe anija e shpëtimit, dhe pa të nuk ka shpëtim. 

Çudi, e çudirat janë të shumta, 
Gjendet pranë rrugës, por nuk mund të arrijë deri tek ajo, 
Sikurse deveja në shkretëtirë të cilën e mbyt etja, 
Kurse ujin e ka të ngarkuar mbi shpinë. 

E lusim All-llahu e Madhëruar që të na kthejë në islam me një kthesë të mbarë dhe të plotë, si dhe të na ndihmojë që këtë fe ta praktikojmë në tërësi: në aspektin e besimit dhe atë ligjor, në adhurim e moral, si rregull dhe civilizim, në bashkim dhe vëllazëri …, ashtu siç dëshiron All-llahu xh.sh. gjersa të bëhemi si një popull i vetëm, ummet (popullatë) islam, siç urdhëroi All-llahu i Madhëruar, e jo popuj të numërt, siç don kolonializmi. 

E lusim All-llahu xh.sh. që të sotmen e besimtarëve ta bëjë më të mirë se të djeshmen, ndërsa të nesërmen e tyre më të mirë se të sotmen, padyshim Ai është afër dhe i dëgjon lutjet tona … Kurse juve vëllezër, Zoti ju shpërbleftë dhe ju begatoftë, e bekoftë mundin tuaj dhe e kurorëzoftë punën tuaj me sukses, padyshim Ai i dëgjon lutjet tona, si dhe paqja, mëshira dhe salavatet e Zotit qofshin mbi Muhammedin a.s. familjen dhe shokët e tij … 

Paqja, mëshira dhe begatitë e Zotit qofshin mbi ju. 
 

* * *
* *
 

Përmbajtja:  
Përkushtim: * 
P S E   I S L A M I ? * 
P S E  T H Ë R R A S I M  N Ë  I S L A M ? * 
1.Logjika e besimit, na obligon neve që t’i kthehemi Islamit * 
2.Logjika e historisë përkrah dhe vërteton logjikën e besimit: * 
3.Logjika e realitetit, përkrah dhe vërteton logjikën e besimit dhe logjikën historike: * 
 

Redaktor gjuhësor – korrektor
Agim ABAZI
Recenzues:
Nuredin Ahmeti 
Nesir Rexhepi 
Përgatitja kompjuterike:
Jusuf SALIU
  
Boton:
SH.B. " Furkan ISM "
Rr."Xhon Kenedi" Nr. 5 / 2 – 5
91000 Shkup
Tel./Fax: (091) 616 – 738
E-mail: furkan@mol.com.mk