***********************

                    SAHIHUL - BUHARI  (2)

                    HADITHE TĖ VĖRTETA

                   ***********************

1. Njė njeri e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:  Ēka guxon tė vesh nė ihram

ai qė kryen haxhin?". E ai pėrgjigjet:    Nuk mund tė veshė kėmishė e as

pantollone, as mantil me kapelė, as petk tė ngjyrosur me safran, as vers

(dru i verdhė), e kush nuk gjen nallėn le tė mbathė meste, por le t'i

gdhend as sa tė vinė (grykėzat) tė vinė nėn nyjet e kėmbėve.

2. Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar tė mbėshtjellurit me petk tė ngushtė

pa krahė (pa prerje) dhe tė ulurit nė gjunj (galuc), nėse ai petk  nuk ka

diēka (ndonjė pjesė) pėr ta mbuluar organin gjenital".

3. Pejgamberi s.a.v.s. i ka ndaluar dy forma tė tregtisė: tė bėrit tregti

vetėm me kontakt dhe prekje tė lėndės qė ėshtė pėr shitblerje, gjuajtjen

dhe hudhjen e gurėzave nė objektin (sendin) e treguar; po ashtu ka ndaluar

tė mbėshtjellurit me petk tė ngushtė pa prerje pėr (nxjerrjen e) duar dhe

tė ulurit nė gjunjė, duke qenė vetėm nė njė petk.

4. Kam hyrė te Xhabiri b. Abdullahu e ai falej i mbėshtjellė nė njė petk,

e pjesa.  e epėrme e petkut tė tij e lėnė (anash). Pasi e kreu namazin, i

kemi thėnė: O Ebu Abdullah, po falesh, e pjesa e epėrme e petkut tėnd e

lėnė (anash)?   Po, u pėrgjigj ai, - kam dashur tė mė shohin tė paditurit,

siē jeni ju. Unė e kam parė Pejgamberin s.a.v.s. duke u falur kėshtu.

5. Kofsha ėshtė pjesė e turpshme e trupit.   Enesi ka thėnė qė: Nganjėherė

Pejgamberi s.a.v.s. e ka zbuluar kofshėn e vet.    Ebu Musai thotė:

Pejgamberi s.a.v.s. i ka mbuluar gjunjtė e vet kur ka hyrė Uthmani.

6. Pejgamberi s.a.v.s. falte namazin e sabahut nė tė cilin merrnin pjesė

edhe disa muslimane tė mbėshtjella me mbulesat e tyre tė leshta tė

mėndafshta, e pastaj ktheheshin nė shtėpitė e tyre, pa mundur t'i njohė

askush.

7. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Derisa falesha kam shikuar nė shenjat

(larat) e petkut dhe u frikova kjo tė mos mė sjellė nė sprovė.  

8. Aishja e ka pasur njė mbulesė (pėlhurė) me tė cilėn e mbulonte njėrėn

anė tė  dhomės sė vet, andaj, Pejgamberi s.a.v.s. i tha: Na e  hiq kėtė

mbulesė tėnden, ngase vazhdimisht mė paraqiten vizatimet (pikturat) (nga

ajo) derisa falem (jam nė namaz). 

9. I ėshtė dhuruar Pejgamberit s.a.v.s. njė mantil (anteri) mėndafshi, e

ka veshur dhe me tė ėshtė falur, e, pasi e kreu namazin, e zhveshi

vrazhdė, sikur ta pėrbuzte atė dhe tha: Nuk u ka hije ky tė devotshmėve.

10. E kam parė Pejgamberin s.a.v.s. nė njė tendė (ēadėr) lėkure tė kuqe

dhe e kam parė Bilalin duke e marrė ujin e abdestit tė Pejgamberit

s.a.v.s. e po ashtu, i kam parė edhe njerėzit duke vrapuar pėr atė ujė e

 merrte prej atij uji diēka, pastrohej me tė, e kush nuk mund tė

merrte gjė prej atij uji, merrte lagėshti nga dora (e tij). Pastaj kam

parė qė Bilali e mori njė shtizė (shkop) dhe e nguli (nė tokė), kurse

Pejgamberi s.a.v.s. doli nė njė petk (fustan) tė kuq tė pėrvjelė (deri nėn

gjunj) dhe, pas shkopit tė pėrmendur, me masėn i fali dy rekate (drekėn),

dhe kam parė si njerėzit dhe devet e tyre kalojnė pas shkopit tė

pėrmendur.

11. Imami ėshtė i venduar qė tė pėrcillet, e kur ai e shqipton tekbirin,

shqiptone edhe ju, kur bie nė ruku bini edhe ju, kur bie nė sexhde, bini

edhe ju, e nėse falet nė kėmbė, faluni edhe ju nė kėmbė.

12. Pejgamberi s.a.v.s. falej nė hasr.

13. Enesi ėshtė falur nė shtratin e vet dhe ka thėnė:  Jemi falur me

Pejgamberin s.a.v.s. e ndonjėri prej neve bėnte sexhde nė petkun e vet

(nė njė kėnd apo njė krah). 

14. Faleshim me Pejgamberin s.a.v.s. disa prej nesh pėr shkak tė vapės sė

madhe, vendosnin njė skaj tė petkut ku binin nė sexhde.

15. E kam pyetur Enes b. Malikun:  A ėshtė falur Pejgamberi s.a.v.s. me

kėpucė tė veta?    PO

16. E kam parė Xherir b. Abdullahun duke u shurrė, pastaj mori abdest dhe

mestet vetėm i preku (me dorė tė lagur) pastaj u ngrit dhe u fal. Kur e

pyetėn mė vonė tha: E kam parė Pejgamberin s.a.v.s. duke vepruar kėshtu. 

... Ibrahim (Nehaiu) thotė: Kjo deklaratė e Xheririt i habit disa

(ashabe), ngase Xheriri ka qenė nga tė fundit qė pranuan aslamin. 

... I kam shtie ujė Pejgamberit s.a.v.s. pėr abdest dhe ai vetėm i ka

pėrshkuar (me dorė tė lagur) mestet e veta dhe ėshtė falur.

17. Pejgamberi s.a.v.s. kur falej, i ndante duart nga trupi, pėr t'u dukur

(parė)  bardhėsia e sqetullave.

18. Pejgamberi s.a.v.s. thotė:  Ai qė falet, gishtat (majat) e kėmbėve i

drejton kah Kibla.

19. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kush e fal namazin tonė, drejtohet kah

Kibla jonė dhe han nga ajo qė na prejmė (therrim), ai ėshtė musliman qė e

gėzon mbrojtjen e All-llahut dhe tė tė Dėrguarit tė Tij, prandaj mos e

then mbrojtjen e All-llahut.

20. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Mė ėshtė urdhėruar t'i luftoj

idhujtarėt derisa tė thonė Nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut dhe kur ta

deklarojnė kėtė, tė kryejnė namazin tonė, tė drejtohen kah Kibla jonė dhe

tė therrin ashtu siē therrim ne, atėherė me kėtė veprim tė tyre gjaku dhe

pasuria e tyre pėr ne janė tė shenjta, e llogaria e tyre e fundit i takon

All-llahut.

21. Mejmun b. Sijau e ka pyetur Enes b. Malikun dhe ka thėnė: Ebu Hamza,

pse janė gjaku i robit dhe pasuria e tij tė shenjta dhe tė paprekshme? 

Pėr shkak se ai qė deklaron se nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut, kthehet

kah Kibla jonė dhe han ajo qė ne therrim, konsiderohet musliman dhe i

gėzon tė gjitha tė drejtat dhe detyrimet si ēdo musliman, u pėrgjigj

Enesi.  (hadith i Pejgamberit s.a.v.s.)

22. Ebu Hurejre thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:   Drejtohu kah

Kibla dhe merre tekbirin.

23. Pejgamberi s.a.v.s. ka falur (nafile) nė deven e vet ashtu kah ėshtė

sjellur ajo, e kur donte tė falė namazin e detyrueshėm (farz), zbriste nga

ajo dhe kthehej kah Kabja.

24. Pejgamberi s.a.v.s. ka falur (me rastin e lartėpėrmendur drekėn ose

ikindinė) kurse Ibrahimi ka thėnė:  Nuk dij nė e ka zgjatur apo shkurtuar

(namazin) dhe pasi qė ka dhėnė selam, thotė pėrcjellėsi dikush ka thėnė: O

i dėrguari i All-llahut, mos tė ėshtė paraqitur diēka e re nė lidhje me

namazin?  E ēka ka pėr tė qenė? pyeti Ai?  Je falur kėshtu e kėshtu -

thanė tė pranishmi.  Atėherė i mblodhi kėmbėt, u kthye kah Kibla, i bėri

edhe dy sexhde dhe dha selam. Kur, u kthye me fytyrė kah ne, tha:  Po tė

mė paraqitej diēka e re gjatė namazit, unė me siguri do t'u lajmėroja

juve, unė jam njeri sikur ju, harroj sikur harroni edhe ju, e kur tė

harroj, mė pėrkujtoni ju, e kur dikush nga ju dyshon nė rregullėsinė e

namazit tė kryer, le tė bėjė ēka ėshtė nė rregull. Pastaj ai e pėrfundoi

namazin e vet. dha selam dhe pastaj i bėri edhe dy sexhde.

25. Pejgamberi s.a.v.s. ka falur pesė rekate tė namazit tė drekės. A ėshtė

shtuar diēka nė namaz? pyetėn, tė pranishmit. Pėrse? pyeti ai. I ke falur

pesė rekate! thanė ata.  Pastaj i mblodhi kėmbėt (u ul) dhe i bėri dy

sexhde.

26. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kur dikush nga ju hedh kėlbazė, mos tė

pėshtyjė para veti, as nė anė tė djathtė, por le tė pėshtyjė nė anė tė

majtė ose nėn kėmbėt e veta.

 

27. Itban b. Malikut Pejgamberi s.a.v.s. i ka ardhur nė banesė dhe i ka

thėnė:  Ku don tė falem nė banesėn tėnde?  Unė, thotė Itbani, i kam dhėnė

shenjė pėr njė vend, e Pejgamberi s.a.v.s. e mori tekbirin fillestar e ne

pas tij u rreshtuam dhe i falėm dy rekate namaz. 

28. Ibni Umeri fillonte (hyrjen) me kėmbėn e tij tė djathtė e kur dilte e

fillonte atė me kėmbėn e tij tė majtė.

29. Aishja e cila ka thėnė:   Pejgamberi s.a.v.s. i ka dhėnė pėrparėsi

anės sė djathtė nė ēdo punė tė tij aq sa ka mundur; nė pastrimin e tij

(nė abdest, pastrim etj), nė tė krehur e edhe nė tė mbathurit e kėpucėve.

30. Pejgamberi s.a.v.s. falej nė torishtė tė bagėtive. Pastaj e kam

dėgjuar Enesin se ka thėnė: Muhamedi a.s. falej nė torishtė tė bagėtive,

para se tė ndėrtohej xhamia e tij.

31. E kam parė Ibni Umerin duke u falur pas deves sė vet, dhe ka thėnė e

kam parė edhe Pejgamberin s.a.v.s. duke vepruar ashtu. 

32. Falni namazet tuaja nė shtėpitė tuaja, e mos i shndėrroni ato nė

varre.

33. Pėrmendet se Aliu r.a. nuk e ka pėlqyer tė falurit nė gėrmadha tė

Babilonit.

34. Nė shtėpitė e atyre qė janė tė dėnuar (me fatkeqėsi elementare) hyni

vetėm duke qarė. Nėse nuk jeni duke qarė, mos hyni tek ata qė tė mos u

ndodhė juve ajo ēka u ka ndodhur atyre. 

35. Umeri r.a. ka thėnė: Ne nuk hymė nė kishat (sinogogat) tuaja pėr shkak

tė statujave dhe pikturave.     ...Ibni Abbasi falej nė ēdo sinagogė, pos

nė ato qė kishte statuja.

36. Kur Pejgamberit s.a.v.s. i ka ardhur vdekja, filloi ta vėnė nė fytyrė

petkun e vet me kutia, e kur e kaplonte mundi (temperatura), e heqte prej

fytyrės sė vet. Duke qenė nė atė gjendje, thotė transmetuesi, ai ka thėnė:

Zoti i ka mallkuar (nemur) hebrenjtė dhe tė krishterėt, pėr shkak se

varret e tė dėrguarve (tė shenjtėve) tė tyre i kanė marrė pėr faltore!

duke tėrhequr vėrejtjen pėr atė ēka kanė bėrė.

37. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  I vraftė All-llahu hebrenjtė, pėr shkak

se i kanė bėrė varret e tė dėrguarve tė tyre faltore.

38. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Mė janė dhėnė pesė veēori, tė cilat nuk

i janė dhėnė asnjė pejgamberi para meje; forca e cila e frikon armikun nė

largėsi tė udhėtimit njėmujor; e gjithė hapėsira e tokės mė ėshtė bėrė

vend pėr kryerjen e namazit dhe mjet pėr pastrim dhe kudo qė ta takoj

ndonjė njeri nga umeti im, koha e namazit, le tė falet aty; mė ėshtė

lejuar preja (plaēka) e luftės; ēdo pejgamber i ėshtė dėrguar vetėm

popullit tė vet, ndėrsa unė i jam dėrguar tėrė njerėzimit dhe mė ėshtė

dhėnė e drejta e Shefa"atit - ndėrmjetėsimit. 

39. Pejgamberi s.a.v.s. kur kthehej nga rruga sė pari shkonte nė xhami dhe

nė tė falej. 

40. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikush nga ju hyn nė xhami, le t'i

falė dy rekat namaz para se tė ulet. 

41. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Melaiket luten pėr ēdonjėrin nga ju

derisa tė jetė nė vendin ku e kryen namazin e vet, nė vendin ku ėshtė

falur, e derisa tė mos i ndodhė ajo ēka e prishė abdestin. Ata thonė: Zoti

ynė, falja mėkatet! Zoti ynė, mėshiroje atė!

42. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush ndėrton xhaminė, duke dashur qė me

kėtė tė arrijė vetėm kėnaqėsinė e All-llahut, All-llahu do t'i ndėrtojė

ndėrtesė tė njėjtė nė Xhennet.

43. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush kalon nėpėr xhamitė ose sheshet

tona me shigjetė, le ta mbajė me dorė pėr maje, pėr tė mos e lėnduar

ndonjė musliman. 

44. Pejgamberi s.a.v.s. u ngjit nė minber dhe tha:  Ēėshtė me popullin?

Ven kushte tė cilėt nuk gjenden nė Librin e All-llahut, ai kusht ėshtė i

pavlerė edhe nėse e kushtėzon njėqind herė.

45. Pejgamberi s.a.v.s. ka dėrguar pėr Nexhd kalorsin qė erdhi mė vonė me

njė njeri nga (fisi) Beni Hanife, qė i thonin Thumame b. Uthal dhe e

lidhėn pėr njėrėn nga shtyllat e xhamisė. Pastaj iu afrua Pejgamberi

s.a.v.s. dhe tha: Lirojeni Thumamen!  Pastaj Thumame shkoi nėn njė palmė

afėr xhamisė, u la (u pastrua) e pastaj hyri nė xhami dhe tha:  DĖSHMOJ SE

NUK KA ZOT TJETĖR POS NJĖ ALL-LLAHU DHE SE MUHAMEDI

ĖSHTĖ I DĖRGUARI I ALL-LLAHUT.  

46. Ibni Abbasi ka thėnė:  Pejgamberi s.a.v.s. ka bėrė tavaf Kaben hypur

nė deve. 

47. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  All-llahu i Madhėrueshėm i ka lėnė

njeriut tė zgjedhė ose tė mirėn e kėsaj bote ose atė qė e pret tek Ai.

Dhe e zgjodhi atė qė e pret tek All-llahu. 

48. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Namazi i besimtarit i falur bashkarisht

(me xhemat) ėshtė pėr 25 herė mė i vlefshėm se namazi i atij (besimtari)

tė cilin e fal vetė nė shesh.  Kur dikush nga ju merr abdest mirė dhe vjen

nė xhami pa pasur ndėrmend asgjė tjetėr pos tė falė namaz, ai nuk do tė

bėjė asnjė hap e qė All-llahu pėr atė (hap) tė mos e ngrejė pėr njė

shkallė mė lart dhe t'ia heq nga njė mėkat derisa tė hyjė nė xhami. Pasi

tė hyj nė xhami, konsiderohet se ai ėshtė nė namaz, derisa tė qėndrojė e

falet nė xhami, ndėrsa melaiket gjatė tėrė kohės sa tė gjendet nė vendin

ku ėshtė falur, do tė luten pėr te me fjalėt: Zoti ynė, falja! Zoti ynė,

mėshiroje! derisa tė mos pasojė diēka qė i prish abdestin.

49. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Besimtarėt janė si ndėrtesa, ēdo pjesė

e tė cilės ėshtė e lidhur njėra me tjetrėn dhe atėherė i gėrshetoi gishtat

e vet. 

50. Ebi Xhuhajfi, qė thotė: Kam dėgjuar nga babai im se Pejgamberi

s.a.v.s. ka falur me ta nė Bat-ha dy rekate tė drekės dhe dy rekate tė

ikindisė, e para tij njė shkop nė formė tė shtizės (si sutre) para tė

cilit kaloi njė grua me gomar.

51. Selhi qė ka thėnė:  Ndėrmjet vendit nė tė cilin ėshtė falur Pejgamberi

s.a.v.s. dhe murit para tij ishte njė largėsi aq sa pėr tė kaluar delja.

52. Seleme qė ka thėnė:  Muri i xhamisė ka qenė te minberi aq sa

pėrafėrsisht tė mos mund tė kalojė delja.

53. Ibni Umeri e ka prapsur kalimtarin para vetit derisa nė ndejė e ka

lexuar teshehudin, dhe kur ėshtė falur nė Kabe.  Ai po ashtu ka thėnė:

Nėse kalimtari nuk don tė tėrhiqet pos qė me te tė grindesh, atėherė ti me

te edhe grindu.

54. Kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: Kur dikush nga ju falet

nė drejtim tė diēkaje qė e ndan nga masa e dikush don tė kalojė para tij,

le ta largojė vetė. Nėse ai me kėtė nuk pajtohet, le tė grindet me tė,

sepse ai ėshtė shejtani (i padėgjueshėm).

55. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Sikur tė dinte kalimtari qė kalon para

falėsit tė namazit, se, sa mėkat i madh ėshtė, do tė ndalej nė katėrdhjetė

sesa tė kalojė para tij.   Nuk dij thotė Ebu Nadri, se Busėr b Seidi a ka

thėnė ...katėrdhjetė ditė, apo muaj, apo vite. 

56. As-habėt kanė thėnė: Namazin e ndėrprejnė: qeni gomari dhe gruaja.

Aishja r.a. ka thėnė:  Na keni barazuar neve me gomarėt dhe qentė,

kurse pasha All-llahun, e kam parė Pejgamberin s.a.v.s. duke u falur, unė

isha mes tij dhe Kibles e shtrirė nė shtrat. Mua m'u paraqit nevoja

(femėrore) dhe nuk mė pėlqente tė rrij ulur dhe ta shqetėsoj Pejgamberin

s.a.v.s. dhe ngadalė jam tėrhequr pranė kėmbėve tė tij. 

57. Namazin nuk mund ta ndėrprejė asgjė (prej anash) - u pėrgjigj.  Mua mė

ka njoftuar Urve b. Zubejri se Aishja, bashkėshortja e Pejgamberit

s.a.v.s. ka thėnė:  I dėrguari i All-llahut ngrihej dhe falej natėn nė

shtrat tė familjes sė vet, ndėrsa unė isha e shtrirė mes tij dhe Kibles sė

tij. 

58. E kam dėgjuar Mejmunen e cila thotė:  Pejgamberi s.a.v.s. falej e unė

fleja pranė tij, dhe kur bėnte sexhde petku i tij mė prekte mua, e unė

(isha) me menstruacione.

59. Abdullah b. Mes'udi ka thėnė:  E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. cila

punė ėshtė mė e dashur pėr All-llahun? e ai u pėrgjigj. Falja e namazit nė

kohėn e vet. E pastaj? pyeti Abdullahu. T'u bėsh mirė prindėrve tė tu - u

pėrgjigj ai. E cila ėshtė pas kėsaj? - pyeti. Xhihadi nė rrugė tė

All-llahut - tha Pejgamberi s.a.v.s.    Kėto m'i tregoi Pejgamberi

s.a.v.s. - tha Abdullah b. Mes'udi, e po tė kėrkoja ende, ai me siguri do

tė mė shtonte.

60. Ebu Hurejre i cili e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke pyetur:  Ēka

mendoni kur para dyerve tė ndonjėrit prej juve do tė ishte lumi nė tė

cilin do tė lahej ēdo ditė pesė herė; ē'thua, a do tė lėrė ajo larje tek

ai diēka nga ndyrėsia e tij?  Nuk do tė lerė asgjė nga ndyrėsia e tij - u

pėrgjigjėn as-habėt.   Kjo ėshtė njėjtė me faljen e pesė namazeve tė ditės

me tė cilėt All-llahu shlyen gabimet e vogla. 

61. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kur dikush nga ju falet, ai bisedon me

Zotin e vet, andaj le tė mos pėshtyjė nė anėn e vet tė djathtė, por nėn

shputėn e kėmbės sė majtė ... .

62. Kryeni sexhden sipas rregullit! Falėsi mos t'i hapė (shtrojė) bėrrylat

e vet si qen, e kur pėshtyn, kurrsesi tė mos pėshtyjė para vetit as nė

anėn e  vet tė djathtė, sepse atėherė ai bisedon me Zotin e vet. 

63. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kur bėnė vapė e madhe, shtyeni faljen e

namazit tė drekės derisa tė freskohet. Vapa e madhe ėshtė pasqyrim i

Xhehennemit. 

64. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Atij tė cilit i kalon namazi i ikindisė

ėshtė sikur ai tė cilit i ėshtė gjymtuar (cunguar) familja dhe pasuria e

vet. 

65. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kush e len namazin e ikindisė, i ėshtė

shkatėrruar puna e tij. 

66. Xheriri i cili ka thėnė:  Kemi qenė te Pejgamberi s.a.v.s. dhe ai

shikoi natėn kah hėna, domethėnė, kah hėna e plotė, dhe tha:  Ju do ta

shihni Zotin tuaj siē po e shihni kėtė hėnė dhe nuk do tė jeni tė penguar

nė tė pamurit e Tij, prandaj nėse mundeni, e diēka nuk u pengon tė faleni

para daljes sė diellit dhe perėndimit tė tij, kryene atė! Atėherė vazhdoi

tė citojė (ajetin):    ^Lutjuni me mirėnjohje Zotit tuaj para lindjes dhe

perėndimit tė diellit^ 

67. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Tek ju ndėrrohen melaiket e natės dhe

tė ditės, e takohen (tė dy palėt) nė kohė tė faljes sė namazit tė sabahut

e tė ikindisė. Pastaj hypin (ngjiten) ato qė te ju kanė bujtur dhe Zoti i

pyet, e Ai din mė shumė se ato: Nė ēfarė gjendje i keni lėnė robėt e mi? 

I kemi lėnė, do tė thonė ato, duke falur namaz, e kemi ardhur, edhe ata

falin namaz. 

68. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kur dikush nga ju arrin nė sexhde tė

namazit tė ikindisė para se tė perėndojė dielli, le ta pėrfundojė namazin

e vet; kurse kur arrin tė kryej sexhden (e rekatit tė parė) tė namazit tė

sabahut para se tė lind dielli, le ta pėrfundojė namazin! 

69. Muhammed Amėr b. Hasan b. Aliu i cili ka thėnė:  Erdhi Haxhaxhi (nga

Iraku nė Medine) dhe e pyetėm Xhabir b. Abdullahun  (pėr kohėt e namazit)

dhe ai u pėrgjigj:   Pejgamberi s.a.v.s.. e falte drekėn nė mesditė;

ikindinė derisa dielli ende shkėlqen pastėr; akshamin kur dielli perėndon;

e jacinė nganjėherė mė herėt, e nganjėherė mė vonė; kur i shihte shokėt se

janė tubuar, ngutej, e kur vėrente se janė vonuar, e shtyente. Sabahun,

ata, pėrkatėsisht Pejgamberi s.a.v.s. e kanė falur (nė terr) para agimit. 

70. Seleme i cili ka thėnė:  Ne e falnim akshamin me Pejgamberin s.a.v.s.

kur dielli mbulohej me mbulesė (tė kodrės). 

71. Ibni Abbasi i cili thotė:  Pejgamberi s.a.v.s. njė herė ka falur

bashkarisht shtatė (rekate tė akshamit dhe jacisė), e njė herė bashkarisht

tetė rekate (tė drekės dhe ikindisė).  

72. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Mos t'u mashtrojnė beduinėt nė lidhje

me emrin e akshamit!   ...Abdullah (Buhariu) thotė: Beduinėt akshamin e

quajnė jaci. 

73. Ibni Abbasi dhe Aishja kanė deklaruar:  Pejgamberi s.a.v.s. e ka

vonuar (shtyrė) faljen e "ishasė" deri nė pjesėn shumė tė errėt tė natės.

74. Ebu Berzeti ka thėnė:  Pejgamberi s.a.v.s. e kishte nė qejf shtyrjen e

faljes sė jacisė (deri vonė nė natė). 

75. Enesi qė ka thėnė:  Njė herė, Pejgamberi s.a.v.s. e ka shtyrė faljen e

jacisė deri nė mesnatė, pastaj ėshtė falur dhe ka thėnė: Njerzit tjerė

tashmė janė falur dhe kanė fjetur, e ju, vėrtet konsideroheni se jeni nė

namaz (gjatė gjithė kohės) derisa ta pritni atė. 

76. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kush e fal sabahun dhe ikindinė do tė

hyjė nė Xhennet.

77. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kush arrin me kohė ta falė njė rekat tė

cilitdo namaz, ai ka arritur, me kohė ta kryej atė namaz. 

78. Ibni Abbasi i cili ka thėnė:  Ma kanė vėrtetuar disa burra me tė

cilėt njeriu mund tė jetė i kėnaqur, e prej tyre besim mė tė madh tek unė

gėzon Umeri, se Pejgamberi s.a.v.s. vėrtet ka ndaluar ēdo namaz pasi tė

falet sabahu e derisa dielli tė shndritė (dhe tė mos ngrihet) dhe pasi tė

falet ikindia derisa tė perėndojė dielli. - Abbasi thotė: kėtė (hadith tė

lartėpėrmendur) ma kanė treguar shumė njerėz.

79. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Nuk ka namaz pas atij tė sabahut derisa

tė ngrihet dielli, as namaz pas ikindisė derisa tė perėndojė dielli.  

80. Abbasi ka thėnė:  Mė ka treguar Ibni Umeri qė ka thėnė se Pejgamberi

s.a.v.s. ka deklaruar:  Kur paraqitet vetulla (kėndi) e diellit, shtyje

faljen e namazit derisa ai tė ngrihet, e kur perėndon vetulla (e fundit) e

diellit, shtyje namazin derisa ajo plotėsisht tė perėndojė. 

81. Aishja r.a. qė ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. as fshehtas as haptas nuk

e ka lėnė faljen e dy rekateve namaz, dhe ato: dy rekate para sabahut dhe

dy rekate pas faljes sė namazit tė ikindisė. 

82. Umer b. Hattabi tha:  O i Dėrguari i All-llahut gati tė mos e fali

ikindinė, sepse dielli shpejt perėndoi.  Pasha All-llahun - tha Pejgamberi

s.a.v.s. - s'e kam falur as unė.  Pastaj shkuam deri te lugina But-han dhe

ai aty mori abdest pėr namaz, morėm edhe ne, dhe e fali ikindinė pasi qė

dielli tashmė kishte perėnduar. Pas ikindisė e fali akshamin.

83. Enesi i cili ka thėnė: I ėshtė urdhėruar Bilalit t'i pėrsėrisė fjalitė

e ezanit, e nė ikamet mos t'i pėsėrisė, me pėrjashtim tė shprehjes "kad

kametis salatu". 

84. Pejgamberis.a.v.s. ka thėnė:  Kur thirret ezani pėr namaz, shejtani e

kthen shpinėn dhe ik duke e lėshuar erėn, pėr tė mos e dėgjuar thirrjen e

ezanit, kurse, kur muzeini e mbaron thirrjen e ezanit, ai kthehet dhe kur

fillon tė kėndohet ikameti vetėm pėr faljen, ai prapė e kthen shpinėn,

kurse, kur muezini i jep fund kėndimit tė ikametit, ai kthehet dhe e

pėrkujton njeriun duke thėnė: Kujtoje atė, kujtoje kėtė!  ēka njeriu mė

parė nuk ka mundur as tė mendojė, saqė njeriu mė nuk dinė sa ka falur. 

85. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur ta dėgjoni thirrjen (e ezanit),

thoni po atė ēka e thotė muezini. 

86. Jahjai thotė:  Mua mė kanė treguar disa vllezėr tanė (nga feja) dhe

thanė:  Pasi qė muezini e shqiptoi "Hajje ales-salah",  Muaviu ka thėnė:

"La havle ve la kuvvete il-la bil-lahi"  dhe pastaj ka thėnė: Kėshtu e

kemi dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė. 

87. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kush shqipton pas tė dėgjuarit e

ezanit:  Zoti im, Zot i kėsaj thirrje tė pėrsosur dhe lutjes sė

pėrhershme, jepi Muhammedit pozitė, shkallė tė lartė dhe dėrgoje nė vend

tė lavdėruar tė cilin ia ke premtuar, e meriton ndihmesėn time nė Ditėn e

Gjykimit. 

88. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Sikur ta dinin njerėzit ēka kanė pėr

thirrjen e ezanit dhe faljen nė rendin e parė tė xhematit, dhe po qe se

mundėsinė e vetme pėr tė arritur te kjo ta gjenin nė hedhjen e shortit

(tėrheqjen e shigjetėzės), ata do tė hedhnin; sikur ta dinin pėr rėndėsinė

e faljes sė drekės (nė ēastet e para tė fillimit tė saj), do tė bėnin

gara pėr te, e sikur tė dinin krejt ēka kanė nė jaci dhe sabah, do tė

shkonin nė ato, po edhe duke u zvarritur. 

89. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Ndėrmjet ēdo ezani dhe ikameti ka

(distancė kohore) e njė namazi - ndėrsa herėn e tretė tha: Pėr atė qė don

ta falė. 

90. Maliku ka thėnė:  Kemi ardhur te Pejgamberi s.a.v.s. si tė rinj

(djelmosha) me vite pėrafėrsisht tė njėjtė dhe qėndruam tek ai njėzet

ditė e net. Pejgamberi s.a.v.s. ishte i mėshirshėm dhe i butė dhe kur

mendoi se jemi pėrmalluar pėr familjet tona, apo jemi mėrzitur, na pyeti

pėr ata qė i kemi lėnė pas vetit dhe, kur e informuam pėr ata, ai tha:

Kthehuni te familjet tuaja, rrini tek ata, mėsoni ata, urdhėroni ata dhe

pėrmendi disa punė, tė cilat unė i mbajta nė mend, apo nuk i kam mbajtur

nė mend, dhe faluni, siē mė keni parė mua duke u falur! Kur tė bėhet koha

e namazit, le t'ua thėrrasė dikush prej juve ezanin dhe, mė i vjetri ndėr

ju, le tė bėhet imam. 

91. Nafiu i cili tha:  Ubejdullah b. Umeri njė natė tė ftohtė e thirri

ezanin nė Daxhnan dhe tha: Faleni kėtė namaz nė shtėpitė tuaja!  Mė vonė

na informoi se Pejgamberi s.a.v.s. i ka urdhėruar  muezinit ta thėrrasė

ezanin dhe pas ezanit tė thotė: Kini kujdes, nė rrugė (udhėtim) natėn e

ftohtė ose me shi, falni nė banesat (ēadrat) tuaja!

92. Derisa faleshim me Pejgamberin s.a.v.s. u dėgjua njė zhurmė burrash

dhe kur u fal Pejgamberi s.a.v.s. pyeti:  Ēka keni?  U ngutėm nė namaz -

u pėrgjegjėn ata.  Mos veproni kėshtu! tha ai. Kur tė vini nė namaz, duhet

tė vini heshtur. Pjesėn qė e keni arritur faleni (me imam), kurse atė

pjesė qė u ka kaluar plotėsojeni.

93. Atė qė e keni arritur faleni (me imam), kurse atė qė u ka kaluar,

plotėsojeni, thotė Ebu Katade duke transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s.

94. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Namazi i falur me xhemat 27 shkallė

ėshtė mė me vlerė se namazi i falur individualisht.

95. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Nga masa shpėrblimin mė tė madh pėr

namazin e vet e kanė ata qė banojnė mė larg xhamisė; e kush e pret

namazin (nė xhami) pėr ta falur me imam, ka shpėrblim mė tė madh nga ai

qė falet (pa pritur qoftė nė xhemat ose vetė) dhe pastaj flen.

96. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Ka pesė lloj shehidėsh: personi i

vdekur nga murtaja, nga tė hequrit bark, i mbyturi, personi i vdekur nėn

gėrmadha dhe personi i vdekur nė rrugė tė All-llahut xh.sh. 

97. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Pėr munafikėt nuk ka namaz mė tė rėndė

se sabahu e jacia, e po ta dinin se ēfarė shpėrblime kanė ato, do tė

shkonin t'i falnin qoftė edhe duke u zvarritur. 

98. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Shtatė lloj personash All-llahu do t'i

vejė nėn mbrojtjen (hijen) e Tij nė ditėn kur nuk do tė ketė hije pos

hijes sė Tij, dhe ate: imamin e drejtė; tė riun qė rritet duke i kryer me

rregull ibadetet fetare; njeriun zemra e tė cilit ėshtė e lidhur me

xhaminė; dy njerėz tė cilėt janė dashur nė emėr tė All-llahut, pėr shkak

tė Tij janė bashkuar dhe pėr shkak tė Tij janė ndarė; njeriun tė cilin e

thėrret gruaja e pashme dhe e  bukur, e ai asaj i pėrgjigjet:  I frikohem

All-llahut;  njeriun i cili fshehtas jep sadaka ashtu qė e majta nuk e

din ēka shpėrndan e djathta dhe njeriun i cili e kujton All-llahun xh.sh.

e nė tė njėjtėn kohė i lotojnė sytė.

99. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kush shkon nė xhami herėt nė mėngjes e

mbrėmje, All-llahu xh.sh. do t'i pėrgatisė vendosje nė Xhennet, dhe ate sa

herė qė shkon nė mėngjes ose mbrėmje.

100. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikujt prej jush i shtrohet darka

dhe njėkohėsisht kėndohet ikameti pėr namazin e akshamit, sė pari

darkoni dhe askush tė mos nxitojė derisa tė pėrfundojė tė ngrėnit.

101. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Nėse dikush ėshtė duke ngrėnė, po

edhe sikur tė kėndohet ikameti, mos tė nxitojė derisa ta mbushė nevojėn e

vet.

102. Pejgamberi s.a.v.s. e ka falur masėn, edhe atė ulur, gjatė sėmundjes

sė tij nga e cila edhe ka ndėrruar jetė.  Ibni Mes'udi thotė: thotė:  Kur

xhematliu ngrihet (nga cilado pjesė e namazit) para imamit do  tė kthehet

prapa dhe nė tė tė qėndrojė aq kohė sa ka qenė i ngritur, e pastaj do tė

vazhdojė ta ndjekė imamin.   

103. Aishja r.a. e cila ka thėnė:  Pejgamberi s.a.v.s. ėshtė falur nė

dhomėn e tij (nė basllkonin e Aishjes). Atėherė ka qenė i dobėt dhe ėshtė

falur ulur, ndėrsa njerėzit pas tij janė falur duke qėndruar nė kėmbė dhe

u dha shenjė tė ulen e kur e ka mbaruar namazin, ka thėnė:  Imami ėshtė

emėrtuar pėr t'a ndjekur; andaj kur ai bie nė ruku, bini edhe ju pas tij;

kurse kur tė ngrihet, ngrihuni edhe ju pas tij; e kur tė falet ulur,

faluni edhe ju ulur.  

104. Kur Pejgamberi s.a.v.s. shqiptonte "Semiall-llahu li men hamiden",

askush nga ne nuk e lakonte (pėrkulte) shpinėn derisa Pejgamberi s.a.v.s.

tė lėshohej nė sexhde. Pastaj, binim nė sexhde pas tij. 

105. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  A nuk frikohet ēdo njėri prej jush,

apo, a nuk ka druajtje ēdo njeri prej jush, kur ta ngrejė kokėn (nga

rukuja apo sexhdja) para imamit, qė All-llahu kokėn e tij ta bėjė kokė

gomari, ose ta bėjė (shndėrrojė) All-llahu fizionominė e tij nė fizionomi

gomari. 

106. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Masės u bėhet imam ai qė nė mesin e

tyre mė sė miri e lexon Librin e All-llahut. 

107. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Do t'u falin imamėt, e, nėse falin

sipas rregullit, dobia ėshtė edhe pėr ju edhe pėr ata, e nėse gabojnė, pėr

ju ėshtė dobia, pėr ata dėmi.

108. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kur dikush nga ju e fal masėn, le tė

jetė i shkurtė, ngase nė mesin e atyre ka ndonjė tė pafuqishėm, tė

sėmurė, dhe plak, kurse kur dikush nga ju falet vetė le ta zgjasė sa tė

dojė.

109. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Fillova me namazin me qėllim qė ta

zgjasė me tė kėnduarit. Atėherė dėgjova qarjen e njė fėmije dhe e

shkurtova kėndimin nė namazin tim. duke mos dashur qė me kėtė t'i shkaktoj

telashe nėnės sė tij. 

110. Muadhi ishte falur pas Pejgamberit s.a.v.s., pastaj shkonte te

njerėzit e vet dhe i falte si imam.

111. Pejgamberi s.a.v.s. i ka falur vetėm dy rekate tė namazit tė drekės

dhe i ėshtė thėnė: Ke falur dy rekate! dhe ai i ka falur edhe dy rekate,

pastaj ka dhėnė selam dhe i ka bėrė dy (sehvi) sexhde.

112. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Ose do t'i  barazoni safet tuaj nė

namaz ose All-llahu do t'u kthejė fytyrat prapa.  

113. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Shehidė janė: i fundosuri, i vdekuri

nga dezinteria, nga murtaja dhe ai qe ka ndėrruar jetė nėn gėrmadha.

114. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Drejtoni safet tuaja, ngase tė

drejtuarit (tė rregulluarit) e safeve ėshtė pjesė e tė rregulluarit tė

namazit.

115. Maliku qė ka thėnė:  Unė si jetim jam falur nė shtėpinė tonė pas

pejgamberit s.a.v.s. e nėna ime , Ummi Sulejme, prapa neve. 

116. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Nga ajo qė kam parė kuptova pėr

veprimin tuaj. Njerėz, faluni nė shtėpitė tuaja! Namazi mė i vlefshėm

ėshtė namazi i njeriut tė cilin ai e fal nė shtėpi tė vet, pėrpos namazit

tė detyrueshėm tė caktuar.

117. Abdullah b. Umeri r.a. qė ka thėnė:  E kam parė Pejgamberin s.a.v.s.

qė gjatė fillimit tė namazit i ngrinte duart e veta aq sa ishin mbi supet

e tij. Kėtė ai e bėnte kur e shqiptonte tekbirin pėr tė rėnė nė ruku, e

kėshtu bėnte edhe kur e ngrinte kokėn nga rukuja dhe shqiptonte

Semiall-llahu li men hamideh, ndėrsa gjatė kryerjes sė sexhdes nuk

vepronte kėshtu. 

118. Humejdi nė prani tė shokėve tė vet ka deklaruar:  Pejgamberi s.a.v.s.

i ka ngritur duart drejtė supeve tė veta.

119. Ebu Hurejre ka thėnė:  Pejgamberi s.a.v.s. heshtte ndėrmjet tekbirit

tė shqiptuar dhe kėndimit tė fatihas.

120. Ebu Ma'meri qė ka thėnė:  E kemi pyetur Habbabin, a ka kėnduar Kur'an

Pejgamberi s.a.v.s. nė namazin e drekės dhe ikindisė?  Po, u pėrgjegj ai.

Prej nga e dini ju kėtė? - kemi pyetur ne.  Nga tė tundurit e mjekrės sė

tij - u pėrgjigj Habbabi.

121. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Ēka ėshtė me masėn, nė namaz po i

ngrenė shikimet e veta kah qielli! Pastaj e ngriti zėrin e tha: Ose le ta

mėnjanojnė kėtė, ose do t'u merret tė pamurit. 

122. Aishja e cila ka thėnė:  E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. pėr tė

kthyerit nė namaz dhe ai m'u pėrgjigj:  Ajo ėshtė grabitje tė cilėn

shejtani e rrėmben nga namazi i njeriut. 

123. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Nuk ėshtė (i plotė) namazi i atij qė

nuk e kėndon Fatihanė e Kur'anit.

124. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kur tė nisėsh namazin shqiptoje

tekbirin, pastaj kėndo nga Kur'ani ēka tė vie mė lehtė e bjer nė ruku

derisa nė te tė qetėsohesh plotėsisht, atėherė ngrihu, qė nė tė qėndruar

(nė kėmbė) tė drejtohesh plotėsisht, pastaj bjer nė sexhde qė nė te tė

qetėsohesh plotėsisht, pastaj ngrihu nė tė ulur ashtu qė tė qetėsohesh

plotėsisht. Ashtu vepro nė ēdo namaz (qoftė farz apo nafile)!

125. Pejgamberi s.a.v.s. nė dy rekatet e para (farz) tė namazit tė

drekės lexonte suren fillestare tė Kur'anit dhe dy sure: tė kėnduarit nė

rekatin e parė zgjaste e nė tė dytin e shkurtonte e nganjėherė ato ajete

edhe dėgjoheshin. Nė ikindi kėndonte Fatihanė dhe dy sure: nė rekatin e

parė e zgjaste tė kėnduarit, e, e zgjaste edhe nė rekatin e parė tė namazit

tė sabahut, dhe e shkurtonte nė tė dytin.

126. Pejgamberi s.a.v.s. kėndonte nė dy rekatet e para tė drekės dhe

ikindisė Fatihanė dhe nga njė sure, e nganjėherė i kemi dėgjuar edhe

ajetet.

127. Ebu Hurejre r.a. ka thėnė:  Kur'ani kėndohet nė ēdo namaz, e ku na ka

mundėsuar Pejgamberi s.a.v.s. ta dėgjojmė edhe ne jua mundėsojmė ta

dėgjoni, e ku na e ka lexuar nė vete (pa zė) edhe ne jua lexojmė juve nė

vete. Nėse Fatihasė nuk i shton asgjė (nga Kur'ani), namazin e ke tė

vlefshėm, nėse i shton kjo ėshtė mė mirė.

128. Abassi ka thėnė:  Pejgamberi s.a.v.s ka lexuar zėshėm nė namaz nė tė

cilin i ishte urdhėruar, kurse ka heshtur (ka lexuar nė vete) nė tė cilin

ėshtė urdhėruar (tė hesht).

129. Ata'u thotė:  Amin ėshtė dua.  Ibni Zubejri, dhe ata qė ishin pas

tij, kanė shqiptuar "amin" aq saqė nė xhami ushtonte.

130. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kur imami shqipton: "gajril-magdubi

alejhim veled-dalin", ju thuani "amin". Dhe shprehja "amin" e tė cilit

puthitet me tė shqiptuarit e melaikeve do t'i falen mėkatet e vogla tė

bėra.  

131. Imrani ėshtė falur me Aliun r.a. nė Basra dhe ai na ka pėrkujtuar

namazin tė cilin e kemi falur me Pejgamberin s.a.v.s. Ka pėrmendur se ka

shqiptuar tekbir sa herė qė ėshtė ngritur dhe ka rėnė.

132. Ebu Hurejre, ka falur dhe ka shqiptuar tekbir sa herė qė binte ose

ēohej, e kur kthehej kah ata thoshte:  U bėjė namaz tė ngjashėm me namazin

e Pejgamberit s.a.v.s. 

133. Ikrime qė ka thėnė:  Jam falur nė Mekke pas njė imami. I ka shqiptuar

njėzetedy tekbire dhe i kam thėnė Ibni Abassit se ai ėshtė ndonjė i marrė.

Jo, tė pastė nėna jote! Ky ėshtė sunnet i Ebu-L-Kasimit s.a.v.s. tha Ibni

Abassi.

134. Ebu Hurejre ka thėnė: Sa herė qė Pejgamberi s.a.v.s. ngrihej pėr

namaz, shqiptonte tekbirin sapo ngrihej nė kėmbė, pastaj shqiptonte tekbir

kur binte nė ruku, e kur drejtonte shpinėn nga rukuja shqiptonte:

Semiall-llahu li men hamideh. 

135. Abdullah b. Salihu nga Lejthi thotė:  ...ve lekel-hamd, kur lėshohej

nė sexhde shqiptonte tekbir, kur e ngrinte kokėn nga sexhdja shqiptonte

tekbir; pastaj tekbir shqipton kur bie nė sexhden e dytė dhe prapė

shqiptonte tekbir edhe kur e ngrinte kokėn (nga ajo sexhde). Ashtu ka

vepruar pastaj gjatė tėrė namazit derisa e pėrfundonte. Ai shqiptonte

tekbir edhe kur ngrihej pas ndejės pas kryerjes sė dy rekateve (tė parė).

136. Ebu Humejdi nė prani tė shokėve tė vet ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s.

i vinte duart e veta nė gjunjė tė vet.

137. Ebu Humejdi nė prani tė shokėve tė vet ka deklaruar:  Pejgamberi

s.a.v.s. ėshtė pėrkulur nė ruku dhe e ka lakuar shpinėn e vet (duke e

rrafshuar me kokėn e vet). 

138. Pejgamberi s.a.v.s. nė ruku e nė sexhde shqiptonte:  Subhane

kell-llahume rabbena ve bi hamdike. All-llahumme gfirli! d.m.th. Lavdia tė

qoftė ty All-llah. Zoti ynė! Falėnderimi tė qoftė Ty. Zoti im, mė fal mua.

139. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kur imami shqipton "Semiall-llahu li

men hamideh", ju thuani "All-llahumme rabbena lekel-hamd", sepse atij, tė

cilit i pėrputhet shqiptimi i kėtij teksti me shqiptimin e melaikeve, do

t'i falen mėkatet e vogla (tė bėra ndaj All-llahut).

140. Ebu Humejdi thotė:  Pejgamberi s.a.v.s. drejtohej ashtu qė ēdo pjesė

e kurrizit tė kthehej nė vend tė vet.

141. Ebu Hurejre e ka informuar se masa e ka pyetur:  O i Dėrguari i

All-llahut tonė nė Ditėn e Gjykimit?  A dyshoni ju nė hėnėn e natės sė

plotė para tė cilės nuk ka kurrfarė reje? Pyeti Pejgamberi s.a.v.s.  Jo, o

i Dėrguari i All-llahut - u pėrgjigjėn ata.  A dyshoni ju nė diellin para

tė cilit nuk ka kurrfarė reje? - Pyeti Pejgamberi s.a.v.s.  Jo, u

pėrgjigjėn ata.   Po ju pra, ja kėshtu, vėrtet do ta shihni. Kur masa tė

mblidhet nė Ditėn e Gjykimit, ai do tė thotė:  Kush kend e ka adhururar,

le ta ndjekė edhe tash! Atėherė, dikush nga ajo masė do ta ndjekė diellin,

dikush do ta ndjekė hėnėn, dikush shtatoret (edhe shejtanėt), e do tė

mbesin (nė vend) kėta ithtarėt e mi dhe mes tyre munafikėt. Pastaj do t'u

paraqitet All-llahu e do tė thotė:  Unė jam Zoti juaj. Ata, atėherė, do tė

thonė: Ky ėshtė vendi ynė derisa tė na vij Zoti ynė, dhe kur tė na vijė Ai

ne do ta njohim Atė. Atėherė, vėrtet, do t'u paraqitet All-llahu dhe do

t'u thotė:  Unė jam Zoti juaj.   Ti je Zoti ynė do tė pėrgjigjen ata.

All-llahu, atėherė do t'i thėrrasė dhe atėherė do tė vendoset edhe ura

nėpėr mes tė Xhehennemit dhe unė do tė jem i dėrguari i parė tė cilit do

t'i lejohet qė me ummetin tim tė kaloj. Atėherė askush  asgjė nuk do tė

flasė pos Pejgamberit s.a.v.s. kurse fjalimi i Pejgamberit s.a.v.s. do tė

jetė vetėm:  O Zot, shpėto, shpėto!   A i keni parė therrat e sa'danit?

Po, do tė pėrgjigjen ata.  Ja pra ato hanė si therrat e sa'danit, pos qė

madhėsinė e tyre nuk e din askush pos All-llahut, ato do ta rrėmbejnė

masėn sipas veprave tė tyre dhe disa do tė jenė tė shkatėrruara pėr shkak

tė veprave tė tyre, ndėrsa disa tė copėtuar dhe pastaj tė shpėtuar.

All-llahu kur don t'ua tregojė Mėshirėn e vet disa personave nė Xhehennem,

ai do t'u urdhėrojė melaikeve t'i nxjerrin, e i nxjerrin ata tė cilėt e

kanė adhuruar All-llahun. Melaiket do t'i nxjerrin nė saje tė gjurmėve tė

sexhdeve tė namazeve, kurse All-llahu ia ka ndaluar Zjarrit tė Xhehennemit

ta djeg gjurmėn e sexhdeve. Kėshtu ata do tė dalin nga Xhehennemi. Zjarri

i Xhehennemit gėlltit tė gjitha organet e njeriut, pos vendeve me gjurmė

tė sexhdeve. Mėkatarėt do tė dalin nga Xhehennemi krejtėsisht tė djegur

dhe te ata do tė derdhet uji i jetės dhe do tė fillojė tė gufojė siē gufon

kokrra nė lymin qė ka sjellur vėrshimi. Atėherė All-llahu do ta pėrfundojė

gjykimin ndėrmjet robėrve dhe do tė mbetet vetėm njė njeri ndėrmjet

Xhennetit dhe Xhehennemit. Ai ėshtė njeriu i fundit i Xhehennemit, i cili

do tė duhej tė hyjė nė Xhennet i kthyer me fytyrė kah Xhehennemi dhe do tė

thotė: O Zoti im, largoje fytyrėn time nga Xhehennemi, mė ka helmuar era e

tij, e mė ka djegur flaka e ashpėr!  Nėse tė mundėsohet kjo, mos do tė

kėrkosh ti ndoshta edhe diēka tjetėr? - do tė pėrgjigjet All-llahu. Jo,

pėr nderin Tėnd  - do tė pėrgjigjet ai. Atėherė, All-llahu do t'i jep ēka

tė dojė nga premtimi dhe marrėveshja dhe do t'ia largojė fytyrėn nga

zjarri.  Pasi qė e ktheu kah Xhenneti dhe ai pa bukuritė e tij, do tė

heshtė aq sa tė dojė All-llahu tė heshtė, e pastaj do tė thotė: All-llahu

im, mė afro vetėm deri te dera e Xhennetit.  All-llahu do t'i pėrgjigjet:

A nuk e ke dhėnė tashmė premtimin dhe obligimin se nuk do tė kėrkosh

asgjė pėrpos asaj qė tashmė ke kėrkuar!  O Zoti im, do tė thotė ai -

mbase, nuk jam, krijesa Yte mė fatkeqe?  All-llahu do t'i thotė: Mos,

ndoshta, nėse tė jepet kjo, do tė kėrkosh edhe diēka tjetėr?  Jo Do tė

thotė ai pasha Madhėrinė Tėnde, nuk do tė kėrkoj asgjė pos asaj. Ai,

pastaj do t'i japė All-llahut, betimin dhe obligimin tė cilin do ta dojė

Ai dhe pastaj do ta ofrojė te dyert e Xhennetit. Kur tė vijė te dyert e

Xhennetit, e sheh shkėlqimin e tij, gjelbėrimin e gjithanshėm dhe gėzimin,

do tė heshtė aq sa tė dojė All-llahu e pastaj do tė thotė: O Zoti im, mė

fut nė Xhennet!  All-llahu i Madhėrueshėm do tė thotė: I mjeri ti, njeri!

ke bėrė deklaratė tė ēuditshme. A nuk ke dhėnė premtimin dhe detyrimin qė

nuk do tė kėrkosh asgjė tjetėr pos asaj qė tashmė tė ėshtė dhėnė!  O Zoti

im - do tė thotė ai, mos mė bėnė krijesėn Tėnde mė fatkeqe!  Shumė i larti

All-llah qeshet me te, e pastaj i lejon hyrjen nė Xhennet dhe do t'i

thotė: Kėrko ētė duash tjetėr!  Ai do t'i paraqesė dėshirat e veta dhe kur

tė pėrfundojnė dėshirat e tij, Shum i Larti All-llahu i Madhėrueshėm do

t'ia pėrkujtojė tė gjitha ato njė nga njė dhe kur tė mbarojnė ato dėshira,

All-llahu i Madhėrueshėm do tė thotė: Do t'i kesh tė gjitha ato e edhe mė

shumė.

 

142. Ibni Abassi ka treguar se:  I ėshtė urdhėruar Pejgamberit s.a.v.s. tė

bėjė sexhde me shtatė organe tė trupit dhe tė mos i mbledh (tėrheq) flokėt

e as petkun, dhe atė: me ball, me duar (shuplaka), me gjunjė dhe me kėmbė

(me shputa). 

143. Bera' b. Azibi, ka thėnė: Ne faleshim pas Pejgamberit s.a.v.s. dhe

kur ai shqiptonte: Semiall-llahu li men hamideh, askush nga ne nuk do ta

lakonte shpinėn e vet derisa Pejgamberi s.a.v.s. ta vejė nė tokė ballin e

vet.

144. Enesi r.a. ka thėnė:  Nuk ngurroj t'u fali ashtu siē e kam parė

Pejgamberin s.a.v.s. tė falė me ne. Enesi, thotė Thabiti, ka bėrė diēka qė

nuk kam parė tė bėni ju: kur e ngrinte kokėn nga rukuja, qėndronte nė

kėmbė aq saqė dikush do tė mendonte se e ka harruar sexhden, e ndėrmjet

sexhdeve prapė aq, saqė njeriu do tė mendonte se tashmė e ka harruar

(sexhden e dytė).

145. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Bėhuni tė pėrpiktė nė kryerjen e

sexhdes dhe askush nga ju tė mos i hap nė tokė bėrrylat e veta siē

veprojnė qentė. 

146. Malik b. Huvejrith el-Lejthij qė ai e ka parė Pejgamberin s.a.v.s.

duke u falur, dhe kur ka qenė nė rekatin tek tė namazit tė tij nuk ėshtė

ngritur nė kėmbė menjėherė, por ndreqej pas nė ndejtje. 

147. Seid b. Harithi qė ka thėnė: Na ka falur Ebu Seidi dhe ēdo tekbir e

shqiptonte zėshėm: kur e ngrinte kokėn prej sexhdes, kur binte nė sexhde,

kur ngrihej nė kėmbė dhe kur ēohej nga ndeja e rekatit tė dytė e thoshte:

Kėshtu e kam parė Pejgamberin s.a.v.s.

148. Aishja r.a. ka thėnė:  E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. qė nė namaz

tė vet kėrkon strehim nga Sprova e Dexhxhallit.

149. Itbani, i cili ka thėnė:  Jemi falur me Pejgamberin s.a.v.s. kurse

selam kemi dhėnė kur jepte ai. 

150. Abassi r.a. i cili ka thėnė: E di qė namazi i Pejgamberit s.a.v.s.

kryhej me tekbir (dhikėr)

151. Enesi r.a. ka thėnė:  Pejgamberi s.a.v.s. e ka vonuar njėherė faljen

e jacisė deri pas mesnate, pastaj, doli e, kur na fali, u kthye kah ne me

fytyrėn e vet dhe tha: Masa tjetėr tashmė janė falur dhe kanė fjetur, e ju

konsideroheni se jeni nė namaz derisa prisni namazin.

152. Pejgamberi s.a.v.s. jepte selam, gratė pastaj ktheheshin dhe hynin nė

shtėpitė e tyre para se tė kthehej Pejgamberi s.a.v.s.

153. Rreth deklaratės sė Pejgamberit s.a.v.s.  Kush ka ngrėnė qepė ose

hudhėr pėr shkak tė urisė ose pėr nevojė tjetėr, kurrsesi tė mos i afrohet

xhamive tona.

154. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:  Kur gratė e juaja t'u kėrkojnė leje

pėr tė shkuar natėn nė xhami lejoni ju. 

155. Ummi Selemeja r.a. qė ka thėnė:  Kur Pejgamberi s.a.v.s. jepte selam,

gratė ngriheshin sapo ai e mbaronte selamin, e ai mbetej edhe pak nė

vendin e vet para se tė ngrihej.  Zuhriu thotė:  Mendojmė, e All-llahu e

din mė sė miri, qė e tėrė ajo ka qenė pėr tė dalur gratė mė parė, qė tė

mos i arrinė meshkujt.

 

 

 

Kontribut i Bujarit