HAFIZ
ALI KORÇA
Hoxha
i Përndjekur
Midis
hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga fanatikët
dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë
e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. i rritur në një
mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai
u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e
tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën
20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte
me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të
ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin
në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të
Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. Më pas, Kabineti
i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal.
Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit.
Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin "Bolshevizma a çkatërrimi
i njerëzimit".
Hfz.
Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime
dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe
të publicistikës. Ai ka shkruar një varg veprash origjinale
në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen:
"Mevludi"
(1900). "303 fjalë të Imam Aliut" (Botuar në Korçë
më 1910). "Historia e shenjtë dhe të katër halifetë"
(Botuar në Tiranë më 1931, fq.288). "Jusufi me Zelihanë"
(Botuar në Elbasan më 1923). "Gjylistani", përkthim nga
Saadiu, (1918). "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë", poezi,
(Botuar në Tiranë më 1944). "Tefsiri i Kur’anit", (mbetur
dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar
gjatë viteve 1920-1924. "Rubaijjati Khajjam"(Hajjam, përkthim
nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë).
Një
rëndësi të veçantë kanë gjithashtu edhe
tekstet shkollore si : "Abetare shqip" (1910). "Fe Rrëfenjësi,
morali" (1914). "Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe fjalime", (1916).
Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të
konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh.
Hafiz
Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si "Gjylistani", "Rubairat"
si dhe "Jusufi me Zelihane", i bëri të flasin shqip poetët
e mëdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj.
Hafiz
Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores
së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi
ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së
parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë
islame . Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra
të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së
Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie, Shef
i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit
në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të
Tiranës etj.
Gjatë
jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një
varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm
në historinë e kohës së re të Shqipërisë,
siç janë: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova,
Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica
etj.
Jeta
e tij është një shembull i përsosur i atdhetarit të
devotshëm, që nuk ndan fjalën nga veprat e poetit që
fton bashkëpunëtorët të punojnë për mëmëdheun,
të mos e braktisin.