|
Tė jetosh dhe
tė vdesėsh
nė Islam
Johann Wolfgang von Goethe
dhe
marrdhėnia e tij me Fenė
nga
Shejh Abdulkadir Al-Murabit
Titulli i
origjinalit:
Shaykh
Abdulqadir Al-Murabit,
Fatwa über die Anerkennung
J.W.v. Goethes
als Muslim,
Weimar, 1995
Pėrktheu:
Edvin Cami
Redaktoi:
Ervin Hatibi
Nėn
kujdesin e:
Projekti
Islamik i Mirėsisė (PIM)
Kutia
Postare 2420, Tiranė
Tiranė,
1999
Parathėnie
Johann Wolfgang von Goethe (1748-1832) ėshtė, pa
dyshim, poeti dhe mendimtari mė i njohur i Klasikės Gjermane. Si student i
gjermanistikės, interesi im i veēantė pėr letėrsinė gjermane nė pėrgjithėsi
dhe Gėten nė veēanti u bė shkak qė tė njihem me kėtė botim interesant tė
Institutit Islamik tė Vajmarit.
Megjithėse pėrfundimet nė tė cilat arrin autori i
kėtij libri, jo pa tė drejtė, mund tė shihen nga shumėkush me skepticizėm,
nuk mbetet asnjė shteg pėr tė dyshuar rreth qėndrimit shumė pozitiv tė poetit
tė madh gjerman ndaj Islamit.
Duke qenė i mendimit se aspekti fetar i jetės J.W.v. Goethe-s dhe, nė kėtė kuadėr,
marrdhėnia e tij me Islamin, qė gjen shprehjen mė tė qartė nė poemėn West-Östlicher
Divan (1819), janė tė panjohura pėr shumė njerėz, dėshiroj tė ndaj me
lexuesin shqiptar dhe veēanėrisht me dashamirėsit e letėrsisė kėnaqėsinė e
njė njohjeje mė tė gjerė me poetin e madh gjerman.
Pėrkthyesi
EVIDENCA
Gėte
dhe Krishtėrimi
Gėte tha nė fund tė jetės sė tij: Es ist gar
viel Dummes in den Satzungen der Kirche (Ka shumė budallallėk nė
doktrinat e Kishės) [Eckerman, 11.3.1832]
Nė poemėn e tij West-Östlicher Divan Gėte
thekson vlerėn e ēmuar tė sė tashmes nė vend tė qėndrimit tė krishterė, tė
karakterizuar vetėm nga pritja pėr jetėn e ardhėshme dhe, si rezultat, nga
pėrēmimi i plotė i asaj qė Zoti i dhuron njeriut nė ēdo ēast tė jetės sė tij.
Gėte hedh poshtė pikėpamjen e krishterė rreth
Jezusit dhe pohon njėshmėrinė e Zotit nė njėrėn nga poezitė e poemės sė tij West-Östlicher
Divan:
Jesus fühlte rein und dachte
Nur
den einen Gott im Stillen;
Wer ihn selbst zum Gotte machte
Kränkte
seinen heilgen Willen.
Und so muß das Rechte scheinen
Was
auch Mahomet gelungen;
Nur durch den Begriff des Einen
Hat
er alle Welt bezwungen.
(Jezusi
ndjehej i pastėr dhe qetėsisht mendonte
[pėr] Njė dhe tė Vetmin
Zot;
Kush atė vetė nė zot e shndėrroi
Ka
fyer vullnetin e tij tė shenjtė.
Dhe kėshtu duhet e drejta ta ndriēojė
Atė
qė edhe Muhamedit i mjaftoi;
Vetėm konceptin e [Zotit] Njė
Ai
gjithė botės ia imponoi.)
(WA I6, faqe 288)
Pranė Jezusit dhe Muhamedit (Allahu i bekoftė dhe
u dhėntė paqe qė tė dyve!) nė vargjet e mėpasme pėrmend Gėte edhe emrat e
Abrahamit, Moisiut dhe Davidit si pėrfaqėsues tė Njėshmėrisė sė Zotit.
Ėshtė njė fakt i njohur se
Gėte ndjente shumė pėrēmim ndaj simbolit tė kryqit. Ai ka shkruar:
Und nun kommst du, hast ein Zeichen
Dran gehängt,
das unter allen
Mir am schlechtesten will gefallen
Diese ganze moderne
Narrheit
Magst du mir nach Schiras bringen!
Soll ich wohl, in seiner Starrheit,
Hölzchen quer auf Hölzchen
singen?
(Dhe tash mė vjen ti me njė shenjė
Varur atje, qė mes tė tjerash
Mė tepėr e pėrēmoj.
Gjithė kėtė ēmenduri
moderne
Do tė ma sjellėsh nė Shiras!
U dashka qė unė, nė gjithė obsesionin e saj,
Tė kėndoj pėr dy copa druri tė kryqėzuara?..)
Madje edhe mė fuqishėm:
Mir willst du zum Gotte
machen
Solch ein Jammmerbild am Holze!
(Dashke tė bėsh pėr mua zot
atė figurė tė mjerė nė [atė copė] dru!)
Gjithashtu, nė Wilhelm Meisters Wanderjahre
(libri 2, kapitulli 2) Gėte shkroi fare hapur se ėshtė paturpėsi e
mallkuar
tė luash me ato tė fshehta, nė tė cilat qėndron thellėsia hyjnore e
vuajtjes. Sipas tij, mbi kėto vuajtje duhet hedhur njė vel pėr
ti mbuluar.
Sė fundi, nė poezinė e tij Siebenschläfer
(Shtatė tė fjetur) qė bėn pjesė nė poemėn e tij West-Östlicher Divan,
Gėte e pėrshkruan Jezusin si profet:
Ephesus gar manches Jahr Schon,
Ehrt die Lehre des
Propheten
Jezus. (Friede sei dem Guten!)
[Efesi pėr shumė vjet
Nderon mėsimin e profetit
Jezus. (Paqja qoftė mbi tė Mirin!)]
(WA I6, 296)
Tė pėrmendurit dhe
tė lėvduarit e Zotit
Gėte ishte, gjithashtu, i
mrekulluar nga metafora mistike e Saadiut pėr fluturėn e dashuruar,
e cila u shua pak nga pak, duke humbur jetėn e saj nė dritėn vezulluese. Pėr
kėtė mund tė shihet, veēanėrisht, poezia e
Divan
-it pėr
fluturėn qė fluturon nėpėr dritė: Selige Sehnsucht (Mall i zjarrtė).
Titujt mė tė hershėm tė kėsaj poezie kanė qenė Selbstopfer (Vetėflijim)
dhe Vollendung (Pėkryerje).
Nė kapitullin e Divan
-it pėr Rumin
pėrshkruan Gėte tė drejtuarit me lutje e lėvdime ndaj Allahut dhe bekimin pėr
kėtė: Schon der sogenannte mahometanische Rosenkranz, wodurch der Name
Allah mit neunundneunzig Eigenschaften verherrlicht wird, ist eine solche
Lob- und Preislitanei. Bejahende, vorneinende Eigenschaften bezeichnen das
unbegreifliche Wesen; der Anbeter staunt, ergibt und beruhigt sich (E
ashtuquajtura rozare muhamedane, nė tė cilėn emri i Allahut lartėsohet me
nėntėdhjetenėntė cilėsi, ėshtė njė litani e tillė lėvdimi. Cilėsi pohuese e
mohuese tregojnė tė pakonceptueshmen Qenie [Wesen]; lutėsi mbetet i
mrekulluar, nėnshtrohet dhe qetėsohet.). (WA I7, 59)
Gėte
dhe Islami
Nė rininė e tij Gėte kishte dėshirė tė studjonte
filologji dhe arabistikė (ndėrkohė qė i ati dėshironte qė i biri tė merrej me
studime juridike); ai gjithmonė i admiroi udhėtarėt e parė nė Arabi (Michelis,
Niebuhr) dhe lexoi i mrekulluar gjithēka qė ata shkruan e botuan pėr
udhėtimet e tyre.
Nė vitet 1814-1815, vite kėto nė tė cilat hartoi Divan
-in
e tij, u ushtrua Gėte me profesorėt e orientalistikės Paulus, Sorsbach dhe
Kosegarten (Jena) nė tė shkruarit dhe tė lexuarit e arabishtes. Pasi pa
dorėshkrime tė arabishtes dhe u njoh me Kuranin, Gėte ndjeu njė dėshirė tė
madhe pėr tė mėsuar arabishten. Ai kopjoi vetė tekste tė shkurtra lutjesh dhe
shkroi: In keiner Sprache ist vielleicht Geist, Wort und Schrift so unanfänglich
zusammengekörpert
(Ndoshta nė asnjė gjuhė tjetėr shpirti, fjala dhe shkrimi nuk mund tė
trupėzohen nė mėnyrė kaq tė pazgjidhėshme). [Letėr pėr
Schlosser-in, 23.1. 1815, WA IV, 25, 165]
Nė moshėn shtatėdhjetė vjeēare Gėte shkruan (Noten
und Abhandlungen zum West-östlichen Divan, WA 17, 153) se synon tė
pėrkujtojė me respekt atė Natė tė Shenjtė, nė tė cilėn Profetit iu soll
Kurani nga lart.
Ai gjithashtu shkroi: Askush nuk duhet tė
habitet me efikasitetin e lartė tė Librit (Kuranit, sh.p.). Pėr kėtė
ai ėshtė cilėsuar si jo i krijuar dhe i pėrjetshėm bashkė me Zotin nga ana e
admiruesve tė vėrtetė tė tij. Mė pas shtonte: so wird doch dieses
Buch für
ewige Zeiten höchst
wirksam verbleiben (kėshtu, pra, do tė mbetet ky libėr pėrjetėsisht me
efikasitetin mė tė lartė). (WA 17. 35/36)
Edhe nė ditėt e sotme ne ruajmė si dorėshkrimet e
studimeve tė tij tė para kuranore nga vitet 1711-1772, ashtu edhe ato mė tė
vonshmet. Gėte u lexonte me zė tė lartė anėtarėve tė familjes sė Dukės sė Vajmarit dhe miqve tė tyre
pėrkthimin nė gjermanisht tė Kuranit nga J. Hammer (ndoshta edhe pėrkthimin
mė prozaik nė anglisht tė G.Sale). Shileri dhe e shoqja, qė kanė qenė
dėshmitarė tė kėtyre leximeve, na njoftojnė pėr to. (Letra e Shilerit pėr
Kimbelin, 22.2.1815).
Gėte i ndjente mangėsitė e tė gjitha pėrkthimeve
nė latinisht, anglisht e frėngjisht dhe tė pėrkthimeve mė tė reja. Nė Divan
-in
e tij Gėte thotė:
Ob der Koran von Ewigkeit sei?
Danach frag ich nicht!
Daß er das Buch der Bücher
sei
Glaub ich aus Mosleminen-Pflicht
(Nėse Kurani ėshtė nga pėrjetėsia?
Pėr kėtė unė nuk pyes!
Qė ai ėshtė Libri i Librave
Besoj nga detyrė e myslymanit)
[West-östlicher
Divan, WA I6, 203]
Ai studjoi libra dore nė arabisht, gramatikė,
libra udhėtimi, libra nga jeta e profetit Muhamed (Allahu e bekoftė dhe i
dhuroftė paqe!) dhe pati shkėmbime tė shumta me orientalistė nga e gjithė
Gjermania. Gėte e pėlqente pėrkthimin nė gjermanisht tė Hafis Diwan-it nga
Hammer (Maj 1814) dhe studjonte pėrkthimet e ndryshme tė Kuranit qė
ekzistonin nė kohėn e tij. E gjithė kjo e shtyu atė qė tė shkruante West-Östlicher
Divan-in e famshėm, shumė nga poezitė e tė cilit janė qartėsisht dhe pa
asnjė dyshim tė frymėzuara nga ajete (vargje) tė ndryshėm tė Kuranit
dhe tė lidhura nė mėnyra tė ndryshme me to (shih: Mommsen, faqe
269-274)
Gėte bleu dorėshkrime origjinale nė arabisht tė
Rumit, Xhamit, Hafisit, Saadiut, Attarit, komentime tė Kuranit (Tefsir),
lutje tė ndryshme (Duā), njė fjalor arabisht-turqisht, tekste
rreth ēėshtjeve si lirimi i skllevėrve, shitblerja, kamata dhe shkrime arabe
nga sulltan Selimi.
Gėte nuk mendonte se kishte pasur tė bėnte me
rastėsi, por me atė qė Allahu kishte parapėrcaktuar pėr tė kur:
- nė vjeshtėn e vitit 1813 atij
iu soll njė dorėshkrim i vjetėr nė arabisht prej njė ushtari gjerman qė
kthehej nga Spanja nė atdhe, dorėshkrim ky qė pėrmbante suren (kapitullin)
e fundit tė Kuranit, tė titulluar En-Nas (114). Mė vonė Gėte u pėrpoq
qė ta kopjonte atė me ndihmėn e profesorėve nė Jena, tė cilėt e ndihmuan edhe
pėr tė zbėrhtyer pėrmbajtjen e dorėshkrimit.
- nė Janar tė vitit 1814 ai mori
pjesė nė njė falje kongregacionale tė sė premtes (xhuma) bashkė me
myslymanėt e ushrisė ruse tė Car Aleksandrit nė gjimnazin protestant tė
Vajmarit. Nė letrėn pėr Trebran mė 5.1.1814 (WA IV 24,91) ai shkruan:
Kur bėj fjalė pėr
profeci, mė duhet tė vėrej se nė kohėn tonė po ndodhin gjėra pėr tė cilat
asnjė profet nuk do ta kishin lejuar tė fliste. Kush do tė lejohej pėrpara
disa vjetėsh qė tė bėnte tė ditur se nė auditorin e gjimnazit tonė protestant
do tė mbahej shėrbesė hyjnore muhamedane dhe se suret (kapitujtė) e Kuranit
do tė murmuriteshin nė tė, por ja qė kjo po ndodh dhe ne morėm pjesė nė
shėrbesėn bashkire, pamė mullain e tyre dhe u uruam mirėseardhjen princėrve
tė tyre nė teatėr. Mua mu bė njė nderim i veēantė duke mu dhuruar njė hark
dhe shigjeta, tė cilat, nė kujtim tė pėrjetshėm, do ti var mbi oxhakun tim
sapo Zoti tu ketė siguruar kėtyre mysafirėve tė dashur njė kthim tė mbarė.
Nė njė letėr qė mban datėn 17.1. 1814 (WA IV 24,
110) dhe qė i drejtohet birit tė tij August, ai shkruan: Shumė prej
zonjave tona fetare kanė kėrkuar nė bibliotekė pėrkthimin e Kuranit.
Qėndrimi pozitiv i Gėtes ndaj Islamit i kapėrcen
tė gjitha qėndrimet e kohės sė tij nė Gjermani. Mė 24.2.1816 ai bėri publike
kėtė thėnie: Der Dichter
lehnt den Verdacht nicht ab, daß er selbst ein Muselmann
sei
(Poeti [Gėte] nuk e mohon supozimin se ai vetė ėshtė njė myslyman). (WA I 41, 86)
Nė njėrėn nga poezitė e Divan
-it tė tij
Gėte thotė:
Närrisch, daß jeder in seinem Falle
Seine besondere Meinung preist!
Wenn Islam Gott ergeben heißt,
In Islam leben und sterben wir alle.
(Ēmenduri, secili nė rastin e vet
Mendimin e tij tė veēantė lėvdon!
Nėse Islam do tė thotė nėnshtrim ndaj Zotit
Ne jetojmė dhe vdesim tė gjithė nė Islam.)
(WA
I6,128)
Veē simpatisė sė veēantė me tė cilėn ai e shihte
gjuhėn e Kuranit pėr shkak tė bukurisė dhe paarritshmėrisė sė saj, Gėte
ndjehej shumė i tėrhequr edhe nga domethėnia e saj fetare dhe filozofike.
Njėshmėria e Zotit, bindja se Zoti shfaq vetveten nė natyrė/krijim nėpėrmjet
cilėsive tė tij tė pėrkryera, ėshtė nga temat qendrore tė veprės sė Gėtes.
Gjatė studimeve tė tij tė para intensive tė
Kuranit nė vitet 1771-1772 Gėte kopjoi dhe pėrmirėsoi pjesėrisht tekstin e
pėrkthimit tė parė tė drejtpėrdrejtė tė Kuranit nga arabishtja nė
gjermanisht. Gėte vuri nė dukje ajete tė ndryshėm tė Kuranit qė i tregojnė
njeriut se ai duhet ti shohė natyrėn dhe dukuritė e saj si shenja tė
ligjshmėrisė hyjnore. Shumėllojshmėria dhe panumėrsia e kėtyre dukurive
dėshmojnė pėr Njė dhe tė vetmin Zot. Referimi ndaj natyrės ashtu siē e
paraqet atė Kurani, lidhja e ngushtė me tė mėsuarit e mirėsisė hyjnore e
njerėzore dhe Njėshmėria e Zotit, tė cilat Gėte shkruan se i njohu nė suren e
dytė tė Kuranit (El-Bekare), u bėnė themelet mbi tė cilat u ngritėn
simpatia dhe dashuria e tij pėr Islamin. Ai tha se ne duhet ta njohim
Madhėshtinė e Zotit nė vogėlsi (Gottes Größe im Kleinen), duke iu referuar pėr
kėtė ajetit 25 tė sures sė dytė Kuranit, nė tė cilėn ėshtė
dhėnė shembulli i mizės.
Veēanėrisht i impresionuar ndjehej Gėte edhe nga
fakti se Allahu i flet njerėzimit nėpėrmjet profetėve; kėshtu Gėte pohon
profetin Muhamed (Allahu e bekoftė dhe i dhėntė paqe!): mė 1819 ai, duke iu
referuar sures Ibrahim, ajeti 4, shkruan:
denn es ist wahr, was Gott im Koran sagt: Wir
haben keinem Volk einen Propheten geschickt, als in seiner Sprache! (prandaj ėshtė e vėrtetė
ajo qė Zoti thotė nė Kuran: Nuk i kemi dėrguar asnjė populli profet, pėrveēse
nė gjuhėn e tij!) [Letėr pėr A.O. Blumentahl, 28.5. 1819,WA IV 31,160]
Duke iu referuar tė njėjtit ajet, ai e pėrsėrit
atė nė njė letėr pėr Carlyle: Der Koran sagt: Gott hat jedem Volke einen
Propheten gegeben in seiner eigenen Sprache (Kurani thotė: Zoti i ka
dėrguar ēdo populli nga njė profet nė gjuhėn e tij) (WA IV 42, 270)
Kėtė pikėpamje e rishfaq Gėte edhe nė njė esé
tė tij nė revistėn German Romance, Vėllimi IV, Edinburgh 1827 (WA I
41, 307).
Gėte theksoi hedhjen poshtė tė sfidės sė
mosbesimtarėve ndaj profetit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi
tė!), tė cilėt kėrkonin qė ai tu bėnte mrekullira:
Wunder kann ich nicht thun sagt
der Prophete,
Das größte Wunder ist daß ich bin
(Mrekulli nuk mund tė bėj, tha
Profeti,
Mrekullia mė e madhe ėshtė
qė
unė jam).
(Paralipomena III,
nga Divani,
WA I, 41, 307)
Nė veprėn Mahomet (Muhamedi) Gėte
pėrfshiu kėngėn e tij tė famshme tė lavdisė Mahomets Gesang (Kėnga e
Muhamedit). Figura e profetit ėshtė simbolikisht e vendosur nė metaforėn e
rrymės, e cila pasi ka nisur nga njė pėrrua i vogėl, rritet dalėngadalė duke
u shndėrruar nė njė forcė tė pafundme shpirtėrore pėr tė pėrfunduar plot lavdi
nė oqeanin, si simbol tė sė hyjnishmes. Ai e pėrshkruan profetin e madh duke
tėrhequr pas vetes tė tjerė njerėz, ashtu sikurse rryma, me forcėn dhe
madhėshtinė e saj, tėrheq tė tjerė pėrrenj e lumenj nė udhėn drejt detit.
Nė njė dorėshkrim tė Paralipomena III, 31
Gėte shkruan mė 27.01.1816: Oberhaupt der Geschöpfe/Muhamed
(Kreu i qėnieve tė krijuara/Muhamedi) (WA I6, 482).
Njė tjetėr element domethėnės i Islamit ėshtė
vendosja e theksit tek sjellja e mirė e myslymanit. Veēanėrisht nė kėtė
kuadėr pėlqente Gėte dhėnien e sadakasė si ndihmė pėr tė varfėrit. Nė
disa poezi tė tij, si p.sh. nė Buch der Sprüche,
pėrshkruan ai die Wonne des
Gebens (kėnaqėsinė e tė dhėnit) dhe thotė: Schau es recht und du
wirst immer geben (Gjykoje drejtėsisht dhe gjithmonė do tė japėsh)
(WA I6, 70).
Ajo qė e tėrhiqte nė kėtė rast Gėten ishte fakti
se ky akt nuk pėrbėnte ndonjė investim pėr ēastin apo pėr pak mė vonė, por
mbushte gjithė jetėn plot bekime.
Gėte ishte gjithashtu i mirėnjohur pėr refuzimin e
qartė nga ana e tij tė konceptit tė rastėsisė:
Ajo qė njerėzit, me pėrpjekjet e tyre, nuk e
realizojnė apo nuk munden ta realizojnė dhe ajo qė u ecėn mbarė aty ku duhet
tė shkėlqejė mė sė miri madhėshtia e tyre, rastėsia, siē e quajnė mė vonė,
pikėrisht ajo ėshtė Zoti, i Cili ndėrhyn aty drejtpėrdrejt me
Gjithfuqishmėrinė e Tij dhe Lėvdon Vetveten edhe nėpėrmjet gjėsė mė pak tė
rėndėsishme. (Bisedė me Reimer-in, nėntor 1807)
Besimi i tij i palėkundshėm nė parapėrcaktimin e
Zotit (shihni si shembull bisedėn me kancelarin Müller mė
12.8.1927, WA I 42, 212, WA I 32, 57) dhe vargu i njė poezie tė Divan
-it
tė tij: Hätt
Allah mich bestimmt zum Wurm,/ So hätt er mich als Wurm
geschaffen (Nėse Allahu do tė kishte vendosur qė unė tė isha krimb,/ Ai
do tė mė kishte krijuar mua si krimb). (WA I6.113), si dhe fjalėt e
tij: Parabolat (metaforat e Divan
-it) mėsojnė Islamin e
vėrtetė, bindjen se askush nuk mund ti ikė fatit tė paracaktuar pėr tė.
(WA I 7, 151), tė gjitha kėto rezultuan nė qėndrimin e tij personal tė
nėnshtrimit ndaj vullnetit tė Zotit; d.m.th. Gėte e shihte atė si njė urdhėr
qė duhet pranuar me mirėnjoheje dhe jo duke u rrebeluar.
Nė veprėn e tij letrare gjejnė pasqyrim shembuj tė
fuqishėm pėr kėtė, nga tė cilėt mund tė pėrmendim Egmont, Dichthung
und Wahrheit, Urworte Orphisch, Wilhelm Meisters
Wanderjahre etj.
Njė shembull thellėsisht prekės nga jeta e tij
ėshtė reagimi ndaj njė aksidenti qė i ndodhi karrocės me tė cilėn udhėtonte
kur ishte nisur nė udhėtimin e tij tė tretė pėr tek Marianne von Willemer (korrik
1816), me tė cilėn mendonte tė martohej pas vdekjes sė Kristjanės. Pas kėtij
aksidenti ai e kuptoi se nuk do ta shihte mė kurrė Marianne von Willemer-in.
Lidhur me kėtė Gėte shkruan:
Und so müssen wir denn wieder
im Islam verharren [Dhe, kėshtu, na duhet tė qėndrojmė brenda Islamit
(d.m.th.: nė nėnshtrim tė plotė ndaj vullnetit tė Zotit)]
(WA IV 27,
123)
Tė njejtėn gjė thotė ai edhe nė njė letėr drejtuar
Zelter-it mė 20.9.1820: Weiter kann ich nichts sagen, als daß ich hier mich im Islam zu
halten suche
(Mė tepėr nuk kam ēthem, pėrveē asaj se edhe kėtu unė pėrpiqem tė qėndroj nė
Islam). (WA IV 33, 123)
Kur mė 1831 u shfaq njė epidemi kolere nga e cila
vdiqėn shumė njerėz, nėpėrmjet njė letre Gėte e ngushėllon kėshtu njė miken e
tij, Louise Adele Schopenhauer: Hier kann niemand dem anderen rathen;
beschließe was zu thun ist jeder
bei sich. Im Islam leben wir alle, unter welcher Form wir uns auch Muth
machen (Kėtu
askush nuk mund tė kėshillojė njeri; secili duhet tė vendosė vetė se ēfarė
duhet tė bėjė. Ne tė gjithė jetojmė nė Islam, pavarėsisht nga forma qė
zgjedhim pėr tė inkurajuar vetveten). (19.9.1831, WA IV, 49, 87)
Mė 22.12.1820 Gėte i shkroi njė letėr falenderimi
mikut tė tij Willemer, i cili i kishte dhuruar njė libėr me aforizma.
Nė kėtė letėr, mes tė tjerash, Gėte shkruan: Es stimmt
zu jeder
religiosvernünftigen
Ansicht und ist ein Islam, zu dem wir uns früher oder später
alle bekennen müssen
(Mbėshtetet
nė ēdo pikėpamje tė arsyeshme fetare dhe ėshtė njė Islam, tė
cilin ne, herėt a vonė, tė gjithė duhet ta pranojmė). (WA IV 34,50)
Si pjesėmarrės nė Luftėn e 1792-shit kundėr
Francės, shkruan Gėte mė 7-8 tetor 1792
se besimi nė parapėrcaktimin e gjithēkaje nga Zoti gjen shprehjen e
tij mė tė pastėr nė Islam:
Die Mahomedanische Religion gibt hervor den
besten Beweis (Feja Muhamedane jep shembullin mė tė mirė per kėtė (WA I
33,123)
Eckerman na njofton pėr njė bisedė tė tij me Gėten
mė 11.4.1827 rreth metodės sė edukimit tė myslymanėve. Sipas Gėtes, kjo
metodė edukimi konsistonte nė tė vėrejturit e vazhdueshėm nga ana e
myslymanėve tė kundėrshtive nė egzistencė; si rezultat vjen takimi me
dyshimin, qė, pas analizės sė suksesshme tė realitetit tė gjėrave,
pėrfundonte nė zgjidhjen e sigurtė.
Gėte e mbyll kėtė diskutim kėshtu:
Ju e shihni se kėtij sistemi nuk i mungon asgjė
dhe se ne, me tė gjithė sistemet tona, nuk jemi aspak mė tė pėrparuar, madje
askush nuk mund tė shkojė mė pėrpara
Ky sistem filozofik i myslymanėve ėshtė
njė masė e shkėlqyer, tė cilėn njeriu mund ta aplikojė tek vetvetja dhe tek
tė tjerėt pėr tė mėsuar se nė ēnivel tė virtytit shpirtėror jemi.
Pėr gjėra qė nuk arrijnė deri tek aftėsia e
njeriut pėr tė kuptuar dhe qė mund tė shėrbejnė si bazė pėr spekulime tė
ndryshme Gėte porosit nė Maximen und Reflexionen qė tė mos merremi
me to: Mė i madhi fat i njerėzve qė mendojnė ėshtė eksplorimi i tė
eksplorueshmes dhe admirimi i qetė i tė paeksplorueshmes. Kjo ėshtė e
lidhur me kujdesin e myslymanėve pėr tė mos pyetur rreth gjėrave qė nuk mund
tė dihen nga njerėzit.
Pėr Njėshmėrinė e Zotit Gėte tha: Der Glaube
an den einigen Gott wirkt immer geisterhebend, in dem er den Menschen auf die
Einheit seines eigenen Inner zurückweist (Besimi nė njė Zot tė vetėm
ėshtė gjithmonė i efektshėm pėr ngritje shpirtėrore, sepse ai tregon pėr
njeriun njėshmėrinė brenda vetvetes). (Noten und Abhandlungen zum
West-Östlichen Diwan, WA I 7,
42)
Gėte bėn fjalė pėr ndryshimin mes njė profeti dhe
njė poeti dhe pohon tė qenit profet tė Muhamedit (Allahu e bekoftė dhe i
dhuroftė paqe!):
Er sei Prophet und nicht Poet und daher auch Sein
Koran als göttliches
Gesetz und nicht etwa als menschliches Buch, zum Unterricht oder zum Vergnügen,
anzusehen.
(Ai ėshtė profet dhe jo poet dhe kėshtu edhe Kurani i tij duhet parė si ligj
hyjnor dhe jo si ndonjė libėr njerėzor, bėrė pėr edukim apo pėr argėtim). (Noten und Abhandlungen zum Diwan,
WA I, 7,32)
PĖRFUNDIM
Pas
analizimit tė provave materiale tė parashtruara mė sipėr dhe njohjes
sė provave konfirmuese nė shkrimet e miqve tė tij tė ngushtė Thomas Carlyle
dhe Friedrich Schiller, ėshtė e mundur tė vijmė nė njė pėrfundim tė qartė, pa
lėnė vend pėr dyshim apo dykuptueshmėri.
Gjithēka qė pėrmbajnė shkrimet e tij shkencore,
veēanėrisht Zur Morphologie, mbetet njė propagandim i vazhdueshėm i
pikėpamjes se gjithėsia ėshtė krijim i njė Qenieje Hyjnore dhe se Qenia e Krijuesit
nuk pėrzihet me qeniet e krijesave.
Ndėrkohė qė jetonte jetėn e tij nė njė vend
jomyslyman, ai pranoi dhe deklaroi pajtimin me plot zemėr me dy dėshmitė
themelore tė besimit islam (Shehadet) duke pohuar se nuk mund tė ketė tjetėr
Zot veē Allahut, Njė dhe i Vetėm, e se Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut
qoftė mbi tė!) ėshtė i dėrguari dhe, njėkohėsisht, vula e tė gjithė tė
dėrguarve tė Tij.
Megjithėse i pamėsuar pėr lutjen rituale (namazin
ose faljen), dhėnien e zekatit, agjėrimin dhe pelegrinazhin e shenjtė
(haxhin), ai shfrytėzoi plot krenari e emocion tė thellė rastin e rrallė pėr tė marrė pjesė nė faljen e ndonjė tė premteje. Nga e gjithė kjo
del qartė se ai e shihte Islamin si Fenė e tij.
Nga hadithet (traditat profetike) e shumtė dhe tė
mirėnjohur, tė transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, si dhe nga hadithet e
tjerė autentikė tė koleksionit tė Sunnetit ėshtė e njohur se pranimi i
Allahut dhe i tė dėrguarit tė Tij ėshtė ēelėsi i Parajsės (Xhennetit).
Kėshtu mund tė pranohet hapur se poeti mė i madh i
Europės, lavdia e gjuhės gjermane dhe e jetės intelektuale ėshtė gjithashtu i
pari i myslymanėve nė Europėn moderne, duke rizgjuar nė zemrat e njerėzve
dėshirėn pėr njohjen e Zotit dhe tė tė dėrguarit tė Tij.
Shejh Abdulkadir Al-Murabit
Autorizuar nga kryetari i
Komunitetit Islamik tė Vajmarit, H.A.B. Rieger.
Vajmar, 19 dhjetor 1995
Pėrmbajtja
Parathėnie..........................................................................
EVIDENCA Gėte dhe Krishtėrimi.....................................
Tė pėrmendurit dhe tė lėvduarit e Zotit.............................
Gėte dhe Islami..................................................................
PERFUNDIM................................................................... 24
Pėrmbajtja....................................................................... 26
JOHANN WOLFGANG VON GOETHE (1749 1832) ėshtė
poeti dhe mendimtari mė i njohur i Klasikės Gjermane. Njė nga veprat mė
madhėshtore tė tij ėshtė West-Östlicher Divan, qė doli
pėr herė tė parė mė 1918. Kjo vepėr shėnon pikėn e tij mė tė lartė tė
angazhimit tė tij me Islamin.
P
I M
Projekti
Islamik i Mirėsisė
Kutia
Postare 2420
Tiranė
|