Ebul-Hasen Ali en-NEDEVIJJ
ISLAMI
NDIKIMI I TIJ NË CIVILIZIM
DHE
MERITA E TIJ PËR NJERËZIMIN
Qasje historike
dhe analitike gjurmëve të Islamit dhe Pejgamberisë së
Muhammedit alejhisselam
në civilizimin njerëzor;
vështrim objektiv
dhe studim komparativ.
Shtepia Botuese "Furkan
ISM"
– Shkup 1419 / 1998 –
( *E
drejta e autoresisë mbi kopjen "Furkan
ISM" )
FJALA E AUTORIT
Falënderimi i takon vetëm All-llahut, lavdërimet dhe
përshëndetjet qofshin mbi atë, pas të cilit nuk ka
më Pejgamber!.
Autorit të këtij punimi, iu drejtua ftesë nga Këshilli
nacional për kulturë, art dhe letërsi, pranë Ministrisë
së Informimit në Kuvajt, që ta mbajë një ligjeratë
në temën "Islami dhe civilizimi njerëzor", me rastin e fillimit
të shekullit të XV-të hixhrij, që u kremtua në
anë të ndryshme të botës, në mënyra dhe ngjyra
të ndryshme .Ky propozim, hasi në përkrahje shpirtërore
dhe ideore në shpirtin e autorit, për shkak të kuptimit
të tij, rëndësisë dhe seriozitetit të kësaj
teme, si dhe preokupimit të tij me studim dhe shkrim rreth asaj që
ka të bëjë me këtë temë dhe të ndihmojë
për t'u zgjeruar, nëse ka nevojë për të dhe për
t'u koncentruar në të nëse lypset prej tij koncentrim me
lexim dhe shkrim, studim dhe rezonim, për atë u pranua kjo ftesë
e bekuar dhe e mirëseardhur, e cila arriti nga një vend Islamo-arab,
u përgatit për të një seminar për një kohë
të shkurtë, përplot me punë të shpeshta dhe udhëtime
e vizita të njëpasnjëshme.
Solemnitetin e organizoi Ministria e Informimit në Kuvajt, ligjërata
u mbajt në amfiteatrin e Fakultetit të shkencave në Universitetin
e Kuvajtit në lagjen Halidije, ditën e mërkurë në
mbrëmje, 18 Safer 1404 h/23 Nëntor 1983. Në të morën
pjesë personalitete të shquara, dijetarë të mëdhenj
dhe intelektualë të vendit, po ashtu pjesa më e madhe e
këtij seminari u lexua në një tubim të madh, në
klubin kulturor të Mekes, në fund të muajit Safer 1404 h/6
Dhjetor 1983 dhe u botua në përmbledhjen "Biseda të botuara
me vëllezërit tanë arabë dhe muslimanë".
Por, krahas bazave të forta valide dhe aspekteve të ndritshme
e inkurajuese që kishte në temë, punimin e përshkon
natyra e improvizimit dhe vështrimit azhur të asaj që ka
të bëjë me këtë temë nga afër apo larg,
për shkak kohës së shkurtër dhe preokupimit të
trurit.
Pas kësaj, autorit i erdhi ftesë nga sekretariati i përgjithshëm
për simpoziumin e katërt botëror për biografinë
dhe sunnetin e Pejgamberit a.s. i cili mbahej në lokalet e Ez-herit
të famshëm në Kajro, bashkë me të ishte lista
e temave të propozuara për t'u paraqitur në këtë
simpozium, prej atyre temave ishte edhe "Ndikimi i misionit Islam në
civilizimin njerëzor". Kjo ftesë dhe kjo temë e propozuar,
e ngjalli dëshirën për t'u zgjeruar në te, dhe e preokupoi
mendjen pasi që autori kishte përfunduar nga të menduarit
rreth saj, ia kushtoi asaj idenë dhe emocionet dhe i pushtoi pasionet
e tij, gjë që ishte shprehi e tij në këso tema shkencore
dhe objektiva transkriptive, filloi ta shqyrtojë atë sërish,
të regjistrojë nën çdo titull anësor-gjatë
shpjegimit të aspekteve dhe fushave në jetën e popujve,
komuniteteve dhe civilizimit, në të cilat janë paraqitur
ndikimet islame në format e tyre më të theksuara; dhe në
sqarimin e dhuntive të rëndësishme dhe dhuratave themelore
të Islamit dhe Pejgamberisë së Muhammedit a.s.: materiale
të reja, argumente të forta dhe dëshmi të huaja, të
cilat e transferuan ligjëratën prej një artikulli të
shkruar me azhuritet, në një punim të shqyrtuar, të
hollësishëm dhe studim shkencoro-historik i cili i e tërhjek
vëmendjen e studiuesve dhe shkencëtarëve të matur muslimanë
dhe jomuslimanë. Po ashtu meriton të përkthehet në
gjuhë të huaja dhe t'i prezentohet shtresës intelektuale
të përgatitur për pranimin e së vërtetës
dhe realitetit, dëshmive historike dhe deklaratave të kolosëve
të huaj dhe autoriteteve të shquara të mendimit dhe gjurmimit
në botën perëndimore dhe në nënkontinentin Indian.
Autori nuk u përmbajt dhe as që e ndaloi modestia, që
ta potencojë atë që është shkruar nga dora e tij
për disa aspekte të kësaj teme në shkrimet e tija të
mëhershme dhe në disa vepra të tij, kur e ka parë se
si ia ka dhënë temës hakun e vet dhe nuk mund ta formulojë
diç më të mirë se ajo, sepse çdo autor dhe
shkrimtar, pranon disa puhi të cilat nuk i janë të mundshme
në çdo kohë dhe çdo vend, dhe nuk i zihet për
të madhe një autori apo shkrimtari nëse kopjon prej vetvetes
për vetveten dhe shkëput pjesë prej librave dhe shkrimeve
të tij. Lexuesi i cili i ndjek shkrimet e autorit të këtyre
rreshtave dhe veprat e tij, do të has në pjesë të cilat
i ka lexuar në librat vijuese të autorit. "Ç’humbi bota
me dekadencën e muslimanëve", apo "Biografia pejgamberike", të
mos flasim për atë që është përmendur në
përmbledhjen "Biseda të hapura me vëllezërit tanë
arabë dhe muslimanë", por procesi i formulimit, kombinimit, shkëputjes
së teksteve dhe përshkrimit, e bën këtë libër
të vogël, libër të ri në vete, i cili posedon
stil të dalluar shkrimi, te harmonizuar e kombinuar, konstruktiv e
unik.
Autori kur mori vesh për shtyrjen e simpoziumit të katërt
botëror për biografinë dhe sunnetin e Pejgamberit a.s.,
i cili qe prej motiveve të qasjes së sërishme të autorit
të kësaj teme, edhe atë, pa mos e caktuar terminin, e pa
të arsyeshme ta botojë këtë libër për shkak
lëndës që posedon për analizë, materialit për
veprimtarët dhe të preokupuarit në fushat e da'wes (thirrjes)
si dhe kurajos për autorët dhe studiuesit të cilët
i nderoi All-llahu me dituri të gjërë dhe zemërmirësi,
trimëri në pranimin e realitetit dhe për t'u zgjeruar dhe
kryer atë me dinjitet dhe meritë. Këtë studim të
zgjeruar, i cili u bë shumë më voluminoz se sa seminari
i parë, e quajta "Islami, ndikimi i tij në civilizim dhe merita
e tij për njerëzimin". Qëllimin tonë e mbështesim
tek All-llahu xh.sh.
Ebu-l-Hasen Ali el-Hasenij en-Nedevijj
Akademia e shkencave Islame, Asambleja e dijetarëve
Lakheneu (Indi)
19 Sheval 1405 hixhrij
08.07.1985
I S L A M I
Ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëzimin
Falënderimi i takon All-llahut. Lavdërimet dhe përshëndetjet
qofshin mbi Pejgamberin e All-llahut familjen dhe mbarë shokët
e tij.
SHTRIRJA DHE INTERNACIONALIZMI I TEMËS
Tema: "Islami dhe ndikimi i tij në civilizim" është temë
aktuale dhe e gjallë, ajo nuk ka lidhje të fortë vetëm
me Pejgamberinë e Muhammedit a.s. dhe misionin e mësimet Islame,
por edhe me realitetin e jetës, aktualitetin e njerëzimit dhe
ardhmërinë e tij, si dhe rolin e ummetit Islam në ndërtimin
e civilizimit dhe orientimin e tij.
Kjo temë është më e denjë për një
punë kolektive se sa individuale. Kjo temë, nga vetë natyra
e saj është internacionale njerëzore, shtrihet në disa
sfera të gjera e të ndryshme.
Sfera kohore shtrihet prej shekullit të I-rë Islam e deri
në shekullin në të cilin jetojmë; sfera hapsinore,
shtrihet prej një skaji në skajin tjetër të botës;
sfera intelektuale shtrihet prej fushës së besimit (akaidit)
deri në fushën e moralit dhe sjelljes, dhe prej sferës së
shoqërisë dhe jetës familjare, deri në sferën
e politikës, sheriatit, jurisprudencës dhe marrëdhënieve
të popujve dhe komuniteteve mes vete; dhe prej sferës së
formave qytetëruese progresive precize, deri në sferën e
arkitekturës, letërsisë, poezisë dhe shijes së
lartë.
Çdonjë nga këto sfera është e gjerë
dhe përmban shumë kënde të shtrira, për atë,
nuk mund t'ia japë hakun sa duhet kësaj teme, përpos një
akademisë së përbërë prej profesorëve të
shquar, ekspertë në fushat e veta të cilat kanë lidhje
të ngushtë me këtë temë e cila ndriçohet
(gdhinë) me kolegjium profesionist në shkencë dhe hulumtim,
besnik të ndershëm në gjykimin e gjërave, guximtar
në dhënien e mendimit dhe rezultateve shkencore. Kështu
një profesor e merr përsipër aspektin e besimit dhe mendimit
fetar, tjetri aspektin shoqëror, i treti aspektin juridik dhe ligjor,
i katërti parimin e lirisë dhe barazisë, i pesti të
drejtat e gruas dhe pozitën e saj në shoqëri, e kështu
me radhë. Ajo është më e përshtatshme për
një enciklopedi të veçantë se sa libër dhe një
punim i cili përgatitet për një kohë të shkurtë
dhe me mendime të shkapërderdhura e punë të shumta.
Mirëpo, sikur që kanë thënë të parët
(më mirë diçka se asgjë) dhe nuk ka më të
përkryer se fjala e All-llahut: "Po edhe nëse nuk i bie shi i
madh, i bie një rigë(që i mjafton)"
OPERACIONET MË TË RËNDA DHE MË PRECIZE
Prej operacioneve më të rënda dhe më precize është
analiza kimike e civilizimit i cili është fermentuar, seleksionimi
i elementeve të cilat hynë në të në epoka të
ndryshme dhe periudha të caktuara historike, kthimi i tyre në
bazë dhe burim, përcaktimi i peshave dhe fuqisë së
ndikimit dhe pranimit të tyre, si dhe përcaktimi i atij i cili
ka merita për këtë kontribut civilizues dhe reformë
rrënjësore. Këto elemente dhe faktorë kanë hyrë
në skeletin civilizues dhe shoqërinë njerëzore, depërtuan
në brendinë e tyre dhe qarkullonin në to si shpirti dhe
gjaku, reaguan dhe prej tyre u formua një natyrë e veçantë
për këtë civilizim, gjë që ishte rast me faktorët
e formimit, edukimit, ambientit dhe ushqimeve në jetën e individit
dhe formimit të personalitetit të tij të veçantë
dhe deri tani nuk është zbuluar ndonjë laborator kimik i
cili do ta bën punën e analizës historike, e as ndonjë
mikroskop i cili do t'i zmadhojë këto pjesë të imëta
të cilat e luajtën rolin e tyre në formimin e veçantë
të civilizimit.
Prandaj, patjetër duhet t’u bëhet një studim i thellë
dhe i gjerë historisë së popujve, bashkësive nacionale,
vendeve dhe shoqërive, ashtu që të mund të bëjmë
krahasim ndërmjet të kaluarës dhe së tashmes së
tyre, ta njohim veprimtarinë e thirrjes Islame dhe Pejgamberisë
së Muhammedit a.s. në reformimin e besimit dhe përmirësimin
e tij, zhdukjen e gjurmëve të injorancës, filozofive politeiste
dhe traditave të trashëguara, kthimin e rrymës ideologjike
prej një ane në anën tjetër dhe ndryshimin revolucionar
në cilësi dhe shembuj, si dhe t'ua nënshtrojmë qytetërimit,
konsolidimit dhe restaurimit. Por, kjo kërkon studime të vyeshme
dhe mund shpirtëror dhe intelektual, mirëpo ajo është
punë e dobishme, nëse këtë nuk e arrinë një
asociacion shkencor si UNESCO apo akademi në Evropë e Amerikë,
që kuptohet nga vetvetiu, patjetër të përcaktohet një
akademi në ndonjë nga qendrat e Lindjes Islame apo ndonjë
nga universitetet Islame, e nuk ka dyshim, se kjo do të jetë
më e dobishme dhe më e mirëseardhur se shumë punë
shkencore me të cilat merren këto akademi e universitete dhe
ua përkushtojnë fuqitë dhe mjetet e tyre.
VËSHTIRËSIA E PËRCAKTIMIT TË FUSHAVE TË
NDIKIMIT
Përcaktimi i fushave të ndikimit Islam në civilizimin
njerëzor, është i rëndë dhe gati jo praktik, sepse
ky ndikim është përzier me organizimin e civilizimit sikur
gjaku me mishin, për atë, këta popuj dhe bashkësi nacionale,
më nuk i vërejnë këto ndikime dhe nuk u shkon ndërmend
ndonjëherë se ato janë elemente të fytyrave barbare,
ato tash më janë bërë një pjesë prej pjesëve
dhe mendimit të tyre, qytetërimit dhe jetës së tyre.
Këtu do ta përsëris atë që e kam thënë
më parë në librin tim"Ç'humbi bota me dekadencën
e muslimanëve" duke folur për qytetërimin Islam dhe ndikimin
e tij në orientimin njerëzor.
NDIKIMI I PËRGJITHSHËM INTERNACIONAL
"Natyrat dhe mendjet e njerëzve ndryshoheshin dhe ndikoheshin nga
Islami me vetëdije apo pa vetëdije, ashtu siç bie nën
ndikim natyra e njeriut dhe bimëve në stinën e pranverës,
zemrat e egra mëkatare filluan të zbuten dhe frikohen, parimet
Islame dhe të vërtetat e tij, filluan të derdhen në
thellësinë e shpirtërave dhe të depërtojnë
në breni, vlera e sendeve filloi të ndryshojë në sytë
e njerëzve, parametrat e vjetër të transferohen dhe t'i
zëvendësojnë parametrat e ri, injoranca (xhahilijeti) u
bë një lëvizje regresive, ruajtja e së cilës ishte
konservativizëm dhe mendjelehtësi, Islami u bë gjë
e ngritur bashkëkohore, t'i përkasish atij dhe t'i manifestosh
format e tij, ishte prej mençurisë dhe shkathtësisë,
popujt, e bile edhe toka, i afrohej dalëngadalë Islamit, ndërkaq
banorët nuk e vërenin lëvizjen e tyre, ashtu siç
nuk e vërejnë banorët e sipërfaqes së tokës
rrotullimin e tyre rreth diellit. Kjo shihet në filozofinë, fenë
dhe qytetërimin e tyre, këtë e ndjenin brenditë dhe
ndërgjegjet e tyre, prej tij ushqehen lëvizjet reformiste të
cilat u paraqitën tek ata, madje edhe pas dekadës së muslimanëve".
DHJETË DHURATA TË RËNDËSISHME DHE PRIVILEGJE
THELBËSORE
Mirëpo, nëse është e domosdoshme që të
përcaktohen aspektet dhe sferat në jetën e bashkësive,
popujve dhe civilizimi në të cilat janë demonstruar ndikimet
Islame në format e tyre më të theksuara, atëherë
do t'i përcaktojmë në mënyrë koncize dhe zgjedhëse
në dhjetë prej dhuratave të rëndësishme dhe privilegjeve
thelbësore të shtrenjta, të cilat e kanë patur rolin
më të madh në orientimin e gjinisë njerëzore,
reformimin, udhëzimin, zhvillimin dhe lulëzimin e tij, dhe të
cilat krijuan një botë të re e të ndritshme e cila
nuk i përngjan me asgjë botës së vjetër e të
venitur, e ato janë si vijon:
-
Besimi i kulluar i qartë i njëshmërisë së
All-llahut xh.sh. (Teuhid).
-
Parimi i unitetit njerëzor dhe barazisë njerëzore.
-
Proklamimi i prestigjit dhe ekselencës njerëzore.
-
Kthimi i prestigjit të gruas dhe dhënia e të drejtave dhe
privilegjeve të saja.
-
Luftimi i dëshpërimit dhe pesimizmit, dhe ngjallja e
shpresës, aspiratës, besimit dhe mburrjes në shpirtin
e
njeriut.
-
Bashkimi i fesë dhe kësaj bote dhe njësimi i radhëve
të
shpërndara dhe taboreve ndërluftuese.
-
Krijimi i lidhjes së shenjtë të përhershme mes fesë
dhe shkencës, lidhja e ardhmërisë së njërës
me tjetrën, hiperbolizimi i vlerës së shkencës dhe
inkurajimi për të, si dhe udhëzimi i saj në shkencë
atraktive, të dobishme dërguese tek All-llahu.
-
Përdorimi i mendjes dhe shfrytëzimi i saj madje edhe në
çështje fetare dhe inkurajimi për përsiatje në
vetvete dhe horizonte.
-
Detyrimi i ummetit (popullit) Islam për ta pranuar përgjegjësinë
e udhëzimit të botës dhe mbikëqyrjes së moralit,
drejtimeve dhe sjelljes së individëve dhe popujve si dhe ta bart
përgjegjësinë për drejtësi dhe dëshmi për
hirë të All-llahut.
-
Uniteti ideologjik civilizues ndërkombëtar.
Nën çdo titull, hyn rrëfim i gjatë, qasje e hollësishme,
precize besnike ndaj civilizimeve dhe periudhave të injorancës
të cilat i paraprinë misionit të Muhammedit a.s. dhe njeriut
i cili lindi pas Pejgamberisë. Çdonjë prej këtyre
titujve është temë e një libri në vete i cili
mund të ketë qindra faqe.
Do t’i shqyrtojmë këto sfera në të cilat u pa ndikimi
Islam rrënjësor dhe revolucionar, një nga një, dhe
do t'ia hudhim disa vrojtime suksesit të ndikimit Islam dhe mësimeve
të tija njerëzore ndërkombëtare.
BESIMI I ÇILTËR E I QARTË I NJËSHMËRISË
SË ALL-LLAHUT
E shqyrtojmë dhuratën e parë të Islamit dhe begatinë
e madhe të Muhammedit a.s. e ajo është se Islami ia fali
njerëzimit besimin e pastër dhe të shtrenjtë të
njëshmërisë së All-llahut. Ai është besim
i gjallë, mrekulli e gufuar në fuqi dhe gjallëri, ndryshues
i rrethanave dhe shkatërrues i zotërave të rrejshëm,
njerëzimi nuk ka patur dhe nuk do të mund të ketë si
ky besim deri në Ditën e Gjykimit.
SHIRKU DHE IDHUJTARIA, DHE NDIKIMI I TYRE NË
JETËN E NJERIUT
Ky njeri i cili mban pretendime boshe dhe botëkuptime të thata
prej poezisë, filozofisë, politikës dhe sociologjisë,
ky i cili i rrobëroi popujt dhe vendet shumë herë; ky, i
cili i transferoi gurët statik në lule aromatike të këndshme,
i shpërtheu lumenjtë prej brendisë së maleve; ky i
cili pretendonte ndonjëherë hyjnitë. Ky njeri, u përkulej
gjërave pa vlerë, të cilat nuk sillnin as dëm as dobi,
as nuk jepnin e as nuk ndalonin, "Nëse miza ua rrëmben atyre
ndonjë send ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë
prej saj, i dobët është edhe lutësi edhe i luturi",
përulëj para gjërave të cilat i kishte ndërtuar
me dorën e vet, frikohej dhe shpresonte për të mira prej
tyre. Ai nuk u ra në sexhde (u përkul) vetëm kodrave, lumenjve,
drunjve, kafshëve, shpirtërave, djajve dhe fenomeneve tjera natyrore,
por u ra në sexhde (u përkul) po ashtu edhe insekteve dhe krimbave,
tërë jetën e vet e kaloi ndërmjet parafytyrimeve dhe
psikozave, ndërmjet imagjinatave dhe iluzioneve, dëshirave dhe
ëndërrave, rezultat i natyrshëm i së cilës ishte
frika dhe lodhja, anarkia ideologjike she shqetësimi shpirtëror
si dhe humbja e besimit dhe jostabiliteti.
India Brahmaniste, u dallua - në veçanti me zotëra
të shumtë, hujni dhe perëndesha. Idhujtaria e arriti kulminacionin
e vet në shekullin e VI-të të erës sonë. Numri
i zotërave në këtë shekull, kishte arritur 320 , çdo
gjë e tmerrshme dhe e dobishme u shndërrua në Zot i cili
adhurohej.
BESIMI I NJËSHMËRISË SË ALL-LLAHUT DHE NDIKIMI
I TIJ NË JETË
Kur'ani dhe Pejgamberia e Muhammedit a.s. proklamuan se kjo botë
nuk është pa sundues, e as pa shtet të përbashkët
të disa sunduesve, por ajo ka një Sundimtar, e ai është
Krijuesi, Ndërtuesi, Dirigjuesi dhe Drejtuesi i saj, Atij i takon
tërë krijimi dhe çështja dhe Atij i takon gjykimi,
"Vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi" në këtë
botë, nuk ndodh asgjë pa urdhërin dhe fuqinë e Tij,
dhe se motivi i vërtetë i ekzistencës së Tij, është
vullneti dhe fuqia e Tij, i tërë ky kozmos i është
nënshtruar Atij në qenësinë dhe ekzistencën e
vet, i është dorëzuar Atij dhe i është përulur
urdhërit të Tij, "E Atij i është dorëzuar gjithçka
në qiej e në tokë", për atë krijesat të
cilat posedojnë vullnet dhe dëshirë të lirë duhet
t'i nënshtrohen Atij, "Vini re! Adhurim i sinqertë është
vetëm ai për All-llahun!"
Ndikimi i parë racional për njeriun, i cili rezultoi prej
këtij besimi është se tërë bota e përcjell
një qendër dhe sistem. Njeriu në pjesët e tij të
shtrira sheh një lidhje të qartë reciproke dhe unitet në
zakon që të vijë me koment të kompletuar për jetën,
dhe të ngritet ideja dhe veprimtaria e tij në këtë
gjithësi mbi urtësi dhe fakt. Muhammedi a.s. e pasuroi njeriun
me besim të pastër, të kulluar, të lehtë të
përshtatshëm, inicues të ambicjeve, motivues të jetës,
u lirua nga çdo frikë dhe trishtim, dhe nuk i frikohej askuj
pos All-llahut, e kuptoi bindshëm se vetëm Ai është
që i sjell sprovat dhe të mirat, Ai që jep dhe ndërpret,
dhe se Ai është i vetmi përgjegjës për nevojat
e njerëzve, e tërë bota u ndryshua në këndvështrimin
e tij në këtë njohuri të re dhe zbulim të ri,
u mbrojt prej çdo lloji të adhurimit dhe robërimit, nga
çdo shpresë dhe frikë prej krijesës, nga çdo
gjë që e ndan mendjen dhe i trazon idetë, ndjeu unitet në
këtë shumë, e konsideroi veten krijesë më markante
e All-llahut, zotëri i kësaj toke dhe zëvendës nga
All-llahu në të , i nënshtrohet Zotit dhe Krijuesit të
vet dhe i zbaton urdhërat e Tij, me këtë e realizon këtë
prestigj të madh njerëzor dhe lartmadhëri njerëzore
të amshueshme të cilën ua ndaloi bota qysh në kohën
e hershme.
JEHONA E BESIMIT MBI NJËSHMËRINË E ALL-LLAHUT
NË BOTË DHE NDIKIMI I TIJ NË RELIGJION
Ajo është Pejgamberia e Muhammedit a.s. e cila ia fali njerëzimit
këtë dhuratë të rrallë, besimin mbi njëshmërinë
e All-llahut (Teuhidin) i cili ishte i panjohur e harruar, i syrgjynosur
e i mashtruar më tepër se çdo besim në botë,
pastaj e tërë bota e përsëriti jehonën e tij dhe
prej tij u ndikuan pak a shumë tërë filozofitë dhe
ideologjitë botërore.
Disa religjione të mëdha të cilat u zhvilluan mbi idhujtari
dhe zotëra të shumtë dhe u njësuan me të si mishi
e gjaku, në fund u detyruan të pranojnë, e bile edhe me
zë të frikësuar dhe pëshpëritje në vesh se
All-llahu është Një, i cili nuk ka shok, iu imponua t'i
komentojë botëkuptimet e veta politeiste në mënyrë
filozofike, gjë që do t'i pastronte nga akuza e idolatrisë
dhe risive (bid’at) dhe do t'i bëjë të ngjashëm me
besimin e njëshmërisë së All-llahut (Teuhid) në
Islam. Udhëheqësit dhe shërbyesit e tyre religjioz filluan
të turpërohen nga konfirmimi i idolatrisë (shirkut) dhe
turpëroheshin nga përmendja e saj. Tërë këto sisteme
politeiste u goditën nga kompleksi i inferioritetit dhe ndjenja e
nënçmimit dhe poshtrimit, për atë kjo dhuratë
qe prej dhuratave më të shtrenjta të cilën e pati fat
njerëzimi duke iu falënderuar Pejgamberisë së Muhammedit
a.s.
Këtë realitet doktrinor spiritual dhe rolin e tij në
edukimin e njeriut dhe orientimin e qytetërimit, jashtëzakonisht
bukur e ka ekspozuar profesori i ynë i shquar zotëri Sulejman
En-Nedviju në librin e tij të shkëlqyeshëm e të
shquar "Jeta Pejgamberike" me fjalët:
"Popujt të cilët nuk e kanë shijuar (nuk e dinë
sh.p.) besimin në njëshmërinë e All-llahut (Teuhidin),
vështirë e njohën domethënien e njerëzisë,
por e konsideronin veten të nënshtruar në çdo manifestim
të fuqisë, ndërkaq besimi mbi njëshmërinë
e All-llahut (Teuhid) me të cilin erdhi Muhammedi a.s. Pejgamberi
i All-llahut, ishte ai besim i cili arriti ta çlirojë njeriun
nga ankthet (tmerret sh.p.) të cilat dominonin mbi ndjenjat e tij,
për atë duke iu falënderuar këtij besimi ai më
nuk i frikohej askujt pos All-llahut.
Atij iu përkul e nënshtruar ajo që besonte më
parë dhe e konsideronte burim apo përfaqësim të fuqisë
sunduese kreative, si dielli, toka, lumi, deti etj… tek ai u çrrënjos
frikërespekti mbretëror dhe lartëmadhëria sunduese
për njeriun, për atë, hyjnitë e Babilonisë dhe
Egjiptit, Indisë dhe Iranit si dhe deklaruesi "Unë jam zoti juaj
më i madh" (ka për qëllim faraonin sh.p.) nuk u shfaqën
pos si shërbyes të njeriut, kujdestar të interesave të
tij dhe mbrojtës i pronës së tij. Hyjnitë nuk i emëronin
ata sundimtarë e as që i shkarkonin, por ai i cili i ngritte
dhe ndërtonte ishte vetë njeriu, shoqëria njerëzore
e cila i ishte nënshtruar pushtetit të hyjnive, ishte shoqëri
e ligë, e copëtuar dhe e ndarë në klasa të cilat
i sundonin traditat tirane, i shndërruan njerëzit në autoritativ
dhe të nënçmuar, ky i takon klasës së lartë
e ky tjetri asaj të ulët, këtë e ka krijuar "Bermishori"
(i madhi i hyjnive të Indisë) prej kokës së tij për
atë është autoritativ zotëri, ndërkaq atë
e ka krijuar prej këmbës së tij, për atë është
i pa vlerë shërbëtor, ai tjetri është krijuar
prej dorës së Zotit të madh, për atë duhet ta
përfaqësojë klasën mesatare të njerëzve,
për atë ishte e natyrshme prej tiranisë që kësaj
doktrine (besimi), që të jetë shoqëria njerëzore
atëbotë e ndarë në grupe dhe klasa sipas origjinës
dhe fisit duke e injoruar kuptimin më të thjeshtë të
parimit të barazisë dhe prestigjit njerëzor dhe dhënies
së drejtave të barabarta, për atë, bota atëherë
nuk ishte gjë tjetër pos një arenë për lufta,
për mburrje të grupeve dhe shtresave. Kur erdhi Islami, i shpartalloi
errësirat dhe për herë të parë e njohën njerëzit
besimin për njëshmërinë e All-llahut, domethënien
e vëllazërisë njerëzore e cila i rregulloi plasaritjet
dhe i zhduku kriteret artificiale, me këtë besim e arriti njeriu
atë që iu rrëmbye nga e drejta e tij në barazi. Historia
është dëshmitare më e mirë për rezultatet
pozitive efektive të këtij besimi dhe shkallës së ndikimit
të tij në mentalitetin e popujve dhe komuniteteve të cilët
e pranuan deshën apo nuk deshën vlerën e këtij besimi
edhe pse vazhdojnë t’i injorojnë kuptimet dhe efikasitetin e
tij real në reformimin e fuqive dhe kritereve.
Atyre popuj të cilët nuk besojnë në parimin e
njëshmërisë së All-llahut (Teuhid)- madje edhe në
kohën tonë u mungon ky ideal i sinqertë për barazinë
njerëzore, nuk është se ti nuk i sheh manifestimet e tij
vetëm në shoqëritë dhe ndeja e tyre, por ti nuk do
ta shohësh manifestimin e barazisë madje edhe në faltoret
e tyre, kur përgjegjësit e tyre ballafaqohen me tretimin e njerëzve
në bazë të rangjeve të tyre (protokoleve).
Nuk ka dyshim se muslimanët janë në mirëqenie,
këtë parim e njohën qe trembëdhjetë shekuj duke
iu falënderuar besimit të tyre mbi njëshmërinë
e Zotit të Lartësuar e të Gjithfuqishëm, u çliruan
prej kritereve artificiale dhe klasave të diktuara. Njerëzit
në Islam janë të barabartë si dhëmbët e krëhërit,
nuk i ndanë ata ngjyra apo vendi, dhe nuk dallohet në mes tyre
nacionalizmi dhe shovinizmi: Qëndruan para Zotit të vet të
përkulur, të nënshtruar, të bindur edhe kur bashkëpunojnë
në jetën e tyre, ata janë fisnik, të barabartë,
nuk dallohen mes vete përpos në besim dhe nuk ka meritë
asnjëri përpos se me punë, "Më i ndershmi prej jush
tek All-llahu është më i devotshmi "."
NDIKIMI I BESIMIT ISLAM MBI NJËSHMËRINË E ALL-LLAHUT
(s.w.t)
NË INDI
Studiuesi i njohur indian K.M.Panikkar duke folur për ndikimin
e besimit Islam mbi njëshmërinë e All-llahut në mentalitetin
e popullit indian dhe religjionet e tij, thotë:
"Është e qartë dhe e konfirmuar se ndikimi i Islamit
në religjionin hindus, ka qenë i thellë në këtë
periudhë (Islame). Ideja e adhurimit të All-llahut te hindusët,
i ka borxh Islamit. Krerët e mendimit dhe fesë në këtë
shekull edhe pse i quajtën hyjnitë e tyre me emra të ndryshëm,
thirrën në adhurimin e Zotit dhe deklaruan se Zoti është
një dhe Ai meriton të adhurohet, prej tij kërkohet shpëtimi
dhe lumturia. Ky ndikim u manifestua në religjionet dhe agjitimet
të cilat u paraqitën në Indi në periudhën Islame,
si p.sh.: religjioni "Bhagti" dhe agjitimi i "Kebit dasit "".
I njëjtë është rasti edhe me fraksionin i cili quhet
"Sikhët", i cili pati rol të rezikshëm në sferën
politike, ushtarake dhe sociologjike në shoqërinë e përgjithshme
hinduse. Prej fakteve të konstatuara nga historia e këtij fraksioni,
është se qëllimi final i themelimit të këtij drejtimi
në religjionin hindus, ka qenë pastrimi i doktrinave religjioze,
dhe se themeluesi i këtij religjioni "Baba Nak", ka qenë i ndikuar
prej mësimeve Islame. Njohuritë e tij në gjuhën persiane
dhe në fe, i mori nga një person musliman i njohur me devotshmëri,
emri i të cilit ishte Sejjid Hasen, ka qenë objekt i përkujdesjes
dhe butësisë së tij, po ashtu janë përmendur edhe
emra tjerë nga hoxhallarët dhe mësuesit të tij muslimanë.
Numri i tyre arrinë deri në gjashtë persona. Transmetohet
se i ka vizituar dy vendet e shenjta (Mekken dhe Medinën sh.p.), ka
kaluar një kohë në Bagdad, ka patur lidhje të veçantë
me sheh Feridin, i cili ishte prej shehlerëve të mëdhenj
të Tarikateve në Penxhab. Baba Nak, në thirrjen dhe mësimin
e tij koncentrohej në besimin për njëshmërinë
e Zotit dhe barazinë e njerëzimit si dhe largimin nga adhurimi
i putave dhe idhujtaria".
Dr. Tarachandi në librin e tij "Ndikimi i Islamit në kulturën
indiane" duke iu referuar librit "religjioni i Indisë" të autorit
Barith thotë:
"Prej asaj që duhet përsëritur është se shkollat
religjioze dhe filozofike në jug të Indisë kanë qenë
në tërësi si union, huazim prej sistemeve ideologjike klasike,
por nga aspekti i grupimit apo prioriteteve specifike, pasqyrë për
ndikimin Islam dhe e bën të logjikshëm se ata janë
ndikuar nga Islami".
NDIKIMI I BESIMIT MBI NJËSHMËRINË E
ALL-LLAHUT NË BOTËN KRISHTERE
Profesori Ahmed Emin thotë:
"Në mes të krishterëve u shfaqën kontradikta në
të cilat shihet ndikimi Islam, prej saj është se në
shekullin VIII-të të erës së re, gjegjësisht në
dy shekuj të dytin dhe të tretin hixhrij, në Septimani u
paraqit një lëvizje e cila thërret në mohimin e të
rrëfyerit para priftave dhe se prifti nuk ka ingerencë në
të, por njeriu duhet t'i lutet vetëm All-llahut për faljen
e mëkateve që i ka bërë, ndërkaq Islami nuk ka
prifta, murgj dhe rabina, dhe është e natyrshme që mos të
ketë në të të rrëfyer.
Po ashtu thirrte në shkatërrimin e fotografive dhe ikonostaseve,
kjo ndodhi ngase në shekullin e III-të dhe IX-të të
erës së re, apo shekullin e III-të dhe IV-të të
hixhretit u paraqit një drejtim i krishterë i cili e refuzonte
shejtnimin e fotografive dhe ikonostaseve. Imperatori romak Lio i tretë,
dha urdhër në vitin 726 të erës sonë, me të
cilin e ndalonte shejtnimin e fotografive dhe ikonokstaseve, kurse në
vitin 730 të erës sonë dha urdhër tjetër, në
të cilin këtë e konsideronte idolatri. Po kështu vepronte
edhe Konstantini i V-të dhe Lio i IV-të, derisa Papa Gregori
i II-të dhe III-të, Germaniusi patriku i Konstatinit dhe perandori
iranian ishin prej përkrahësve të adhurimit të fotografive,
në mes tyre ndodhi konflikt i ashpër për detajet e të
cilit nuk ka vend. E gjithë ajo që dëshirojmë ta përmendim
është se disa historianë përmendin se thirrja për
flakjen e fotografive dhe ikonostaseve ka qenë e ndikuar nga Islami,
dhe thonë: Klaudiusi, episkopi i Torinos (i cili u emërua në
vitin 827 të erës sonë, apo përafërsisht 213 hixhrij)
i cili i digjte fotografitë dhe kryqat dhe ndalonte nga adhurimi i
tyre në peshkopatën e tij, lindi dhe u edukua në Spanjën
Islame.
Urrejtja e Islamit ndaj ikonostaseve dhe fotografive është
e njohur. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej Aishes r.a. se ka
thënë: "Erdhi Pejgamberi a.s nga udhëtimi, e unë
e kisha mbuluar një dritare me pëlhurë në të cilën
kishte fotografi, posa e pa e hoqi atë, iu ndryshua fytyra dhe tha:
Oj Aishe, dënim më të madh Ditën e Gjykimit do të
kenë ata njerëz të cilët i bëjnë konkurencë
krijaturës së All-llahut. Tha (Aisheja): e premë dhe bëmë
prej saj një apo dy jastëk". Hadithet rreth kësaj çështjeje
janë të shumtë.
Po ashtu, ka patur një fraksion krishterë , i cili e ka shpjeguar
doktrinën e trinitetit të përafërt me njëshmërinë
(e All-llahut sh.p.), si dhe ka mohuar hyjninë e Isait a.s." .
Ai i cili e lexon historinë fetare të Evropës dhe historinë
e kishës krishtere, mund ta vërejë ndikimin racional të
Islamit në konfrontimet e reformatorëve dhe demostruesve kundër
sistemit episkopian dominues, ndërkaq agjitimi reformues i "LUTERIT"
i cili u shfaq në shekullin e XVI-të erës sonë, e ku
u paraqitën pasqyrime të zbehta të mësimeve Islame
dhe rolit të tij në reformizëm-siç paraqiten reflektimet
e një drite në vend të largët, rrezet e së cilës
i shpojnë mburojat e dendura penguese prej nënshtrimit të
mentalitetit të mesjetës nga modelet e vjetra dhe shtypjes së
kishës - siç thotë autori i shquar krishter : J.Bass Mullin
Ger, dhe për shkak të ndikimeve të mëdha të Polisit
(A.D. 65 - 10) mbi krishterimin dhe nënshtrimit të tij (krishterimit
sh.p.) ideve dhe komentimit të tij për doktrinën krishtere,
siç thotë Ernest De Bunsen .
Protestantizmi të cilin e shpiku Luteri, përmban ide liberaliste
në çështjet e kësaj bote dhe ato fetare, po ashtu
në njohjen e individit të drejtën e vlerësimit dhe
gjykimit dhe tolerancën fetare, e kjo është në kundërshtim
me imitimin dhe me pushtetin religjioz, ndërkaq shpirti i protestantizmit
është në përgjegjësinë e individit vetëm
ndaj Zotit e jo ndaj kishës.
PSE DËSHTUAN KËTO PËRPJEKJE DHE
NUK ERDHËN ME REZULTATIN E PRITUR
Këtu, patjetër ta përkujtojmë një fakt të
amshueshëm të cilin e konfirmoi historia e religjioneve dhe e
pranoi psika e popujve e ai është se lëvizja reformuese
revolucionare rrënjësore në religjione, pësoi falsifikim
apo devijim rrënjësor - sado që patën sinqeritet dhe
dhanë mund përgjegjësit dhe thirrësit për në
këto lëvizje - pasi nuk u shkëputën qartë nga
këto religjione të devijuara apo falsifikuara dhe nuk u distancuan
prej tyre, për atë, mbeti ky fraksion i mishëruar në
shoqërinë e tij të madhe fetare e cila ia mohoi doktrinat
e tij kryesore themelore, e pranoi parimin e tolerancës i cili është
i pamundshëm, epilogu i këtyre fraksioneve dhe misioneve më
në fund ishte shkrirja në këtë religjion, të gjithë
kontributet dhe mundet që i dhanë prijësit e këtyre
lëvizjeve reformuese dhe revolucionare, i mori era. Kështu është
edhe më lëvizjet revolucionare në revolucionin e krishterë
si dhe lëvizjet e thirrjes në monoteizëm dhe barazi njerëzore
të cilat u paraqitën në Indi, e që i përmendëm.
Për këtë, qëndrim i pejgamberëve të mëparshëm
dhe qëndrimi i fesë Islame, ka qenë i qartë dhe konkret
në të cilin nuk ka patur dilemë e as paqartësi; i fortë,
në të cilin nuk ka patur dobësi dhe as labilitet; kjo u
theksua në fjalën e Pejgamberit tonë Ibrahimit a.s. dhe
besimtarëve që ishin me të, drejtuar idhujtarëve në
kohën e tyre të cilën e ka përcjellë Kur'ani:
"Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe te ata
që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: «Ne
tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos All-llahut,
nuk besojmë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është
e hapët armiqësia e urrejtja deri sa të besoni vetëm
All-llahun Një!» (nuk e keni shembull) Me përjashtim
të fjalës së Ibrahimit thënë babait të vet:«Unë
do të kërkoj falje për ty, po unë nuk kam në dorë
asgjë për ty te All-llahu!» Zoti ynë, vetëm Ty
të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe
vetëm te ti është e ardhmja!".
Kjo nuk ka qenë e kufizuar në kohë apo shoqëri,
por, Ibrahimi me këtë i porositi ithtarët dhe pasardhësit
e tij, Kur'ani thotë: "(Përkujto o i Dërguar) Kur
Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha:"Unë jam
i dërguar prej asaj që adhuroni ju, përveç Atij që
më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë! Dhe ai
(Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin
në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë
që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën
e drejtë".
Falë kësaj, Islami mbeti fe e qartë, e përkrahur
duke e mbrojtur shpirtin dhe mësimet e tij deri në këtë
moment "të shkatërrojë me argument atë që u
shkatërrua dhe ta bëjë të jetojë me argument atë
që jetoi".
PARIMI I UNITETIT DHE BARAZISË NJERËZORE
PROKLAMIM GRANDIOZ HISTORIK
PËR VËLLAZËRINË NJERËZORE
Begatia e dytë madhështore njerëzore e Pejgamberit a.s.
dhe bamirësia e tij mbijetuese lëvizëse në botë,
është koncepti i unitetit njerëzor. Njeriu është
i shpërndarë nëpër fise, popuj e klasa, disa prej tyre
më poshtë prej të tjerëve, si dhe në fanatizma
të ngushtë. Dallimi mes këtyre klasave ishte i madh, sikur
që është dallimi ndërmjet njeriut dhe kafshës,
të lirit dhe robit, adhuruesit dhe të adhuruarit. Absolutisht
nuk ka ekzistuar ide për unitetin dhe barazinë, dhe pas shumë
shekujve të shuarjes totale dhe territ dominues Pejgamberi a.s. e
kumtoi atë proklamim shqetësues habitës për mendjet,
si ndryshues të rrethanave: "O ju njerëz, Zoti juaj është
një, dhe babai i juaj është një, gjithë ju jeni
të Ademit, e Ademi është prej toke. Njëmend më
i ndershmi prej jush tek All-llahu është më i devotshmi,
dhe nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit vetëm me devotshmëri".
Ky proklamim, përmban dy kumtesa të cilat janë dy shtyllat
mbi të cilat ngritet siguria dhe paqja, mbi ta u ngrit paqja në
çdo vend dhe kohë, ata janë uniteti i Krijuesit dhe uniteti
njerëzor. Për atë, njeriu është vëlla i njeriut
dy herë: një herë, gjë që është edhe
kryesore, sepse Zoti është një; dhe herën e dytë
se babai është një, "O ju njerëz! Kinie frikë
Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga
ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra
shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e tij
përbetoheni, ruaeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është
mbikëqyrës mbi ju"; "O ju njerëz, vërtet ne
ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë
popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim
se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që
më tepër është ruajtur (nga të këqijat) e
All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht
i njohur për çdo gjë", po ashtu Pejgamberi i All-llahut
thotë: "All-llahu e largoi prej jush fanatizmin pagan dhe mburrjen
e njeriut me stërgjyshër, por ai është besimtar i denjë
apo plangprishës i dëshpëruar, njerëzit janë bijtë
e Ademit, ndërkaq Ademi është krijuar prej toke, nuk ka
përparësi arabi ndaj joarabit, pos se me devotshmëri"
.
Për këtë, feja Islame ka qenë realitet i përgjithshëm
dhe revolucion i përbashkët për tërë komunitetet,
popujt, rasat, gjinitë, familjet, shtëpitë, hapësirat
dhe trojet, në të nuk ka monopol, siç kishin monopol levitët
prej çifutëve apo bahmanët prej hindusëve. Në
të nuk shquhet një popull nga tjetri e as një origjinë
nga tjetra, në të nuk bazohet sipas origjinës dhe gjakut,
por në të bazohet vullneti dhe dëshira, studimi ti qëlluar,
rritja e vlerësimit dhe prioritet në Xhihad (përpjekje)
dhe orvatje (shkencore, sh.p. - ixhtihad). Imam Ahmedi transmeton me zinxhirin
e tij prej Pejgamberit a.s. se ka thënë: "Sikur të kishte
qenë dituria në plejadë (në yje lart në qiell
sh.p.) do ta merrnin atë njerëz prej persianëve".
Arabët në tërë shekujt e tyre, e lavduan çdonjërin
që u shqua në shkencat fetare dhe kishte sukses të lakmueshëm
në to, ua pranuan atyre prirjen dhe udhëheqjen në to, u
ngjitën atyre atribute dhe ofiqe, gjë që nuk e bënë
me shum prej arabëve të cilët u dalluan në këto
shkenca. Kështu imam Muhammed Ibën Ismail (Ibën Ibrahim
Ibën Mugire ibën Berdizbeh) el-Xhu’fij el-Buharit, autorit të
"Xhamius – Sahih" (Lindi në v. 256 hixhrij) ia dhanë ofiqin:
"Emirul-mu'minin - udhëheqës i muslimanëve" në hadith
(traditën e Muhammedit a.s. sh.p.), ndërsa për librin e
tij thanë se është libri më i vërtetë pas
librit të All-llahut; Imam Ebul-lme'ali Abdul-melik el-Xhuvejni en-Nëjsaburit
(lindi në v. 468) ia dhanë ofiqin "Imamul-l-Haramejn - Imam i
dy vendeve të shenjta" (xhamisë së Pejgamberit në Medine
dhe Qabes në Mekke sh.p.); Imam Ebu Hamid Muhammed Ibën Muhammed
el-Gazali et-Tusit (lindi në v. 505 hixhrij) ia dhanë ofiqin
"Huxhetul-l-Islam - argument i Islamit". Klientët dhe bijtë e
të huajve, kanë qenë liderë të botës dhe
përgjegjës të muslimanëve në tërë qendrat
e shtetit të gjërë Islam, në fund të shekullit
të parë hixhrij ata e arritën kulminacionin e diturisë,
dekretit fetar (fet'vasë), fik'hut (të drejtës Islame) dhe
hadithit (traditës Pejgamberike), ai është rrëfimi
i njohur, tërë librat e gjeneratave, jetëshkrimeve, historive
dhe historia e civilizimit Islam janë unik për këtë
në shekujt e artë Islam në të cilët mbizotëruan
arabët, sa që gjeniu i arabëve, i famshmi Abdurrahman Ibën
Haldun el-Magribij (lindi v. 808 hixhrij) tha: » Është
realitet i çuditshëm se bartësit e diturisë tek muslimanët,
pjesa më e madhe e tyre janë joarabë, nuk janë prej
shkencave fetare e as prej shkencave teorike, përpos shumë rallë,
nëse ka patur në mesin e tyre arabë në përkatësinë
e tij, ai ka qenë i huaj në gjuhën, edukimin dhe hoxhallarët
e tij, edhe pse populli është arab dhe bartësi i sheriatit
të tij është arab «, poashtu thotë: » Ekspert
i gramatikës ka qenë Sibe Vejhi, pas tij Farisiju dhe pas tyre
Ez-Zexhaxhi tërë këta kanë qenë me origjinë
joarabe. Po kështu kanë qenë edhe bartësit e hadithit,
shkencëtarët e bazave të jurisprudencës Islame (usuli
fikh), bartësit e apologjetikës (kelam), dhe numri më i
madh i komentatorëve të Kur'anit (mufesirave).
Ato janë fjalë të amshueshme, të cilat dolën
nga goja e Pejgamberit a.s. në haxhin e lamtumirës, por kur e
kumtoi Pejgamberi a.s. këtë proklamim të madh historik,
bota nuk ishte në gjendje të qetë natyrore, ku përshtateshin
dhe kishte mundësi t'i mbajë këto fjalë burrërore
të qarta, ky proklamim nuk ka qenë më pak se një tërmet
i tmerrshëm e i fortë. Ekzistojnë disa gjëra të
cilat ndoshta mund të mbahen në mënyrë graduale, apo
pas perdes, si p.sh. rryma elektrike, ne e prekim kur është e
mbuluar apo e shtyrë brenda përçuesve, por nëse e
prekim të zhveshur përjetojmë tronditje të rëndë
apo na mbyt përgjithmonë.
Këto rrugë të largëta dhe distanca të mëdha
të diturisë, kuptimit dhe idesë njerëzore të cilat
i kaloi sot njerëzimi falë thirrjes Islame, paraqitjes së
shoqërisë Islame dhe përpjekjeve të misionarëve,
reformatorëve dhe edukatorëve e bënë këtë
proklamim grandioz, revolucionar, të furishëm, tronditës
të foleve të paganizmit dhe fortifikatave të idhujtarisë
dhe racizmit; realitet ditor normal në të cilin thirr sot çdo
organizatë politike dhe shoqërore në botë, e prej këtij
është: marrëveshja (karta) për të drejtat e njeriut
(Human Rights Charter), flamurin e së cilës e bartën Kombet
e Bashkuara dhe deklaratat të cilat i jep çdo republikë
dhe çdo organizatë për të drejtat dhe barazinë
njerëzore, për atë nuk e habisin askënd.
GJENDJA SHOQËRORE PARA ISLAMIT DHE
SHEJTNIMI I FISEVE DHE INDIVIDËVE
Njeriu përjetoi një kohë në të cilën mbizotëroi
botëkuptimi i dominimit të disa popujve dhe familjeve si dhe
se ata janë mbi nivelin njerëzorë. Disa familje dhe fise,
origjinën e tyre ia mveshnin diellit, hënës dhe All-llahut
të Madhërishëm, qoftë i Lartësuar All-llahu nga
ajo që thonë mbrapshtanët.
Kur'ani na ka rrëfyer thënien e çifutëve dhe të
krishterëve, dhe thotë: "Jehuditë dhe të krishterët
thanë: Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e tij"XX
; faraonët e Egjiptit pretendonin se janë mishërim i
zotit të diellit RAY dhe manifestim i tij. Ndërkaq në Indi
u njohën dy familje të cilat u quajtën "Surexh Bensi" që
do të thotë bijtë e diellit dhe "Xhëndër Bensi"
bijtë e hënës. E për sa i përket Iranit perandorët
e tyre pretendonin se në vendet e tyre qarkullon gjaku i Zotit, edhe
banorët e Iranit ata i shikonin me shejtni dhe hyjnizim. Prej ofiqeve
dhe atributeve të perandorit (Kisra) Ebruvejz (590 - 628 e.t.s.) ishte:
(Te zotërat njeri i amshueshëm dhe te njerëzit Zot i vetëm
u cili nuk ka rival tjetër, fjala e tij u lartësua dhe nami i
tij u ngrit, lind me diellin, me shkëlqimin e tij dhe i shëndritë
netët e errëta me dritën e tij). Po ashtu edhe perandorët
romak kanë qenë hyjni, për atë çdonjëri
i cili e kishte në dorë udhëheqësinë e shtetit
ishte Zot dhe ofiqi i tyre ishte "Augustos" që don të thotë
i çmuari i madhërishëm
Ndërkaq kinezët, imperatorin e konsideronin "bir i qiellit",
besonin se qielli është mashkull e toka femër dhe me bashkimin
e këtyre dy është krijuar ky kozmos, dhe se imperatori "Hata"
i parë, është fëmiju i parë i këtyre dy bashkëshortëve.
Arabët çdo njeri tjetër e konsideronin barbar, përderisa
fisi Kurejsh e shihte veten se është fisi më i shquar arab,
dhe këtë prioritet e ruante gjatë ceremonive, për atë,
nuk i shoqëronte njerëzit tjerë në vendqëndrimet
dhe vendbanimet e tyre, nuk hynin në Arafat me haxhinjtë, por
qëndronin në Harem (vendin e shenjtë sh.p.), qëndronin
në Muzdelife dhe thonin: (ne jemi banorët e All-llahut në
qytetin e tij dhe shërbyes të shtëpisë së tij,
po ashtu thonin: Ne jemi Ahmes (të pamposhtur).
India u dallua nga fqinjët e saj dhe vendet tjera të botës,
me diferencën e madhe midis klasave të popullatës dhe dallimin
midis njerëzve. Ka qenë sistem i ashpër në të
cilin nuk ka patur butësi dhe elasticitet, ka qenë i mbështetur
në fe dhe besim i nënshtruar interesit të Arijanëve
ozurpues dhe Brahmanëve monopolizues të religjionit dhe shenjtërisë,
i ngritur mbi bazën e artizanateve dhe shkathtësive dhe trashëgimit
të tyre, racizmit dhe familjarizmit, e kjo i takonte ligjit civil
politik religjioz, të cilin e miratuan ligjdhënësit hindus
të cilët kanë gëzuar atribut fetar. Kështu ligji
i bë i përgjithshëm për shoqërinë dhe kushtetutën
e jetës, e ai i klasifikonte banorët e Indisë në katër
shtresa:
-
Shtresa e klerikëve dhe teologëve, që Brahmanët:
-
Luftëtarët dhe ushtarët, që "Shatra".
-
Bujqit dhe tregtarët, që "Visana".
-
Shërbëtorët, që "Shodra", këta janë shtresa
më e ulët ngase Krijuesi i gjithësisë i ka krijuar
prej këmbëve të tij, ndërsa këto e kanë obligim
t'i shërbejnë dhe dëfrejnë këto tre shtresa.
Ky ligj i Brahmanëve u dha pozitë dhe vend, në të cilin
nuk i shoqëron askush. Brahmani është njeri i falur edhe
nëse i mbulon të tre botët me mëkatet dhe punët
e tij, nuk lejohet t'i vëhet atij tatim dhe nuk dënohet me vdekje
asnjëherë. Ndërkaq Shodra e kanë të ndaluar të
posedojnë pasuri, të deponojnë thesar, të ulen me një
brahman apo t'ia prekin dorën, apo t'i mësojnë librat e
shenjtë .
Zejtarëve, si gdhendësit, peshkatarët, kasapët,
konopaxhinjtë, pastruesit dhe pjesëmarrësit e pastrimit
të qyteteve, nuk u lejohej sipas normave të "Menu Semerti" –
në vend se të qëndrojnë brenda mureve të qytetit
qëndronin jashtë, e në qytetet hynin pas lindjes së
diellit, që t'i kryejnë punët dhe angazhimet e tyre, ndërsa
prej tyre dilnin para se të perëndojë dielli, për atë,
për shkak të këtij zakoni, ata nuk kishin hise në përjetimin
e të mirave të jetës qytetare dhe komoditetin e saj. Ata
bënin jetë të degraduar dhe të mjeruar Nomade .
ROLI I ISLAMIT NË KONFIRMIMIN E PARIMIT TË BARAZISË
NJERËZORE DHE NDIKIMI I TIJ NDËRKOMBËTAR
Për sa i përket Islamit, ai e proklamoi parimin e barazisë
njerëzore me fjalë të qartë e të kuptueshme, mbi
të cilën nuk ka qartësi dhe në të nuk ka rezervë,
klasifikimin e bëri vetëm me devotshmëri dhe vlera idealiste,
për këtë thotë: "O ju njerëz vërtet ne
ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë
popuj e fise që të njiheni ndrëmjet vete, e s'ka dyshim
se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që
më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është
shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo
gjë"
Figurat kolosale të Perëndimit dhe orientalistët e studiuesit
e mëdhenj, e kanë pranuar madhështinë e rolit të
Islamit në konfirmimin e parimit të barazisë njerëzore
dhe zbatimit të tij praktik në shoqërinë e cila bazohet
në të dhe punohet në të sipas instruksioneve të
tij. Autori i njohur H.A.R.Gibb në librin e tij "Drejtimi Islam -
Whither Islam", thotë:
"Asnjë shoqëri njerëzore nuk korri sukses sikur që
korri Islami në konfirmimin e barazisë mes brezave të ndryshëm,
pa marrë parasyshë klasat njerëzore, lloj-llojshmërinë
në shfrytëzimin e rasteve dhe mundësive për punë.
Nga pozicionet e etnitetit të madh Islam në Afrikë, Indi,
Indonezi dhe etnitetit të vogël Islam në Japoni, u pa qartë
fuqia e Islamit në mënjanimin e kontradiktave në breza dhe
dokeve të cilat nuk eliminohen me kalimin e shekujve dhe gjatë
historisë, për atë, nëse është e domosdoshme
që vendin e konfrontimit dhe armiqësisë ta kap ndjenja e
solidaritetit ndërmjet dy shoqërive të mëdha lindore
dhe perëndimore, atëherë domosdo duhet t'i drejtohemi Islamit
për ndihmë dhe të mbështetemi në të në
realizimin e kësaj kërkese".
Historiani filozof A.J. Toyanbee në librin e tij "Civilizimi në
sprovë" thotë:
"Eliminimi i dallimeve familjare dhe fanatizmave nacionale dhe të
gjakut, është prej bamirësive dhe mburjeve më madhështore
të Islamit, ndërkaq në epokën aktuale në të
cilën jetojmë, kjo bamirësi, është prej nevojave
më të mëdha të këtij shekulli, nuk ka dyshim se
popujt të cilët flasin anglisht kanë arritur njëfarë
suksesi në lidhjen e popujve mes vete, dhe i sollën botës
njerëzore mirësi dhe mëshirë, por fakti i pamohueshëm
i cili domosdo duhet të pranohet, është se ata dështuan
në eliminimin e animeve familjariste dhe nacionaliste"
Lawrence-e-Browne në librin e tij "The prospects of islam" thotë:
"Vëllazëria të cilën e proklamoi Islami, ka qenë
realitet dhe gjë jo e rëndomtë, të cilën nuk e
kanë njohur popujt e Lindjes, ne dyshojmë se të krishterët
e Sirisë janë sjellë ndaj të krishterëve të
Iranit sikur që sillen vëllezërit në mes vete, ashtu
siç sillen muslimanët e Shamit ndaj vëllezërve të
vet në fe prej Iranianëve dhe i konsiderojnë anëtarë
të një familje".
Këtë do ta përfundojmë me dëshminë e një
hinduseje zemërgjërë e cila është prej zonjave
kolosale më të shquara në nënkontinentin Indian. Ajo
është letrarja, poeteshë në gjuhën angleze Sarajini
Naidu, e cila quhej "Bilbili i Indisë" e që në fund ka qenë
kryetare e provincës më të madhe Indiane, gjegjësisht
provincës veriore (Uttar Pradesh), në librin e saj "Ligjerata
dhe ese" thotë:
"Islami ka qenë feja e parë e cila thirri në demokraci
dhe veprim sipas parimeve të saj, për atë, posa ushton ezani
prej minares së një xhamie, menjëherë tubohen ata që
dëshirojnë ta adhurojnë All-llahun, tubohen në saff
(radhë) pesë herë në ditë dhe përkulen përpara
All-llahut me zërin e tekbirit, e me këtë demonstrohet barazia
Islame në format e saj më fantastike. Unë disa herë
kam vërejtur se Islami me fuqinë e unitetit praktik, vë
individë të ndryshëm njerëzor në një linjë
të vëllazërisë.
Ti nëse takon një egjiptas, algjerian, indian apo turk në
Londër, nuk është me rëndësi te asnjëri se
atdheu i njërit prej tyre është Egjipti dhe atdheu i tjetrit
është India"
NË INDI
Prej gjërave më të çuditshme të cilën
e bartën muslimanët me vete kur hynë në Indi e cila
ishte prej vendeve të cilët më së tepërmi ishin
të dhënë kah nacionalizmi dhe sistemi i përhershëm
klasor, sikurqë përmendëm më parë ishte barazia
njerëzore e cila ishte absurde për Indinë. Nuk ka sistem
klasash e as të braktisur; nuk ka të fëlliqur me lindjen
e as injorant të cilit i është ndaluar mësimi dhe nuk
ka klasifikim të përhershëm të zejeve dhe shkathtësive.
Jetojnë bashkërisht, hanë së bashku, mësojnë
në mënyrë të barabartë, vetë i zgjedhin zejet
dhe profesionet që i dëshirojnë. Kjo ka qenë një
tronditje e fuqishme për trurin dhe shoqërinë hinduse, por
nuk ka dyshim se India pati prej kësaj shumë dobi dhe u zbut
nga ashpërsia e sistemit klasor dominues, ka qenë kurajo e fortë
për reaksion kundër sistemit klasor, impuls për misionarët
e reformizmit shoqëror dhe anulimin e verbësisë së
braktisur.
Dr. Taraxhendi duke folur për lidhjen ndërmjet shoqërisë
dhe popullit në epokën mongole thotë:
"Në këtë periudhë u zhvilluan shumë shkolla
ideologjike, të cilat e shfrytëzuan gjuhën popullore, si
mjet komunikimi dhe kuptimi në thirrjen për në ide revolucionare,
ato silleshin rreth klasave të ulëta, i përfaqsonin aspiratat
e masave të privuara për progres dhe fitimin e të drejtave
të tyre të mohuara. Prijësit e tyre ishin të koncentruar
në prestigjin e njeriut dhe respektimin e njerëzisë, sepse
ata mendonin se çdo individ mund të arrijë deri në
gradën më të lartë të cilën e arrinë
njeriu, edhe atë me punën e tij individuale. E refuzonin klasën
klerike dhe vizitën e tempujve idhujtar, si dhe doket dhe traditat
iracionale. Thirrja dhe pëshpëritja e tyre ishte se njeriu mund
ta njohë dhe adhurojë All-llahun drejtpërdrejtë. Kjo
lëvizje filloi në shekullin e XV-të të erës sonë
dhe zgjati deri në gjysmën e shekullit XVII-të të erës
sonë, pastaj u shua me kalimin e kohës, prijësit e tyre
u takonin krahinave të ndryshme indiane, por ndikimi Islam është
i theksuar qartë në instruksionet dhe doktrinat e tyre"
Këtë fakt historik e konstatoi edhe Xhevahirlal Nehru, ish
kryeministër indian, kur tha:
" Depërtimi i luftëtarëve të cilët erdhën
prej Veriperëndimit të Indisë, dhe depërtimi i Islamit,
ka rëndësi të madhe në historinë e Indisë.
Ai e demaskoi ligësinë e cila ishte përhapur në shoqërinë
hinduse. Ai e tregoi ndarjen e klasave dhe verbësinë e braktisur
si dhe dëshirën e izolimit nga bota në të cilën
jetonte India. Teoria e vëllazërisë islame dhe barazisë
në të cilën besonin dhe jetonin muslimanët, pati ndikim
të thellë në intelektin e hindusve. Këtij ndikimi,
më së tepërmi iu nënshtruan njerëzit e thjeshtë,
të cilët i privoi shoqëria hinduse nga barazia dhe gëzimi
i të drejtave njerëzore"
PROKLAMIMI I PRESTIGJIT TË NJERIUT DHE
EKSELENCËS SË TIJ
Begatia e tretë madhështore për gjininë njerëzore
është proklamimi i prestigjit njerëzor dhe shkëlqesisë
së tij, dinjitetit të njerëzisë dhe pozitës së
lartë të saj. Para ardhjes së Muhammedit s.a.v.s. njeriu
e arriti kulminacionin e nënçmimit dhe përbuzjes, për
atë, nuk kishte mbi sipërfaqe të tokës gjë më
të ulët dhe më të nënçmuar se ai, ndërsa
disa gjallesa dhe drunjë të shenjtë për të cilët
ishin të lidhura disa legjenda dhe besime të veçanta,
ishin më të nderuar, lartësuar dhe më meritor për
mbrojtje dhe për kujdesje te adhuruesit e tyre se sa njeriu, po bile
edhe sikur të ishte kjo në llogari të vrasjes së të
pafajshmëve dhe derdhjes së gjaqeve.
Atyre u çonin sakrifica prej gjakut dhe mishit të njeriut
pa mos i brejtur fare ndërgjegjja dhe pa i prekur në shpirt.
Disa shembuj dhe pamje të tilla trishtuese i kemi parë edhe në
shtete të përparuara dhe ngritura siç është
(India) në shekullin e XX-të.
Muhammedi s.a.v.s. ia ktheu njerëzisë nderin dhe dinjitetin
e saj, pozitën dhe vlerën e saj, dhe proklamoi se njeriu është
krijesa më e çmuar në këtë gjithësi dhe
qenja më e shtrenjtë në këtë botë. Nuk ka
gjë më të çmuar, më fisnike, më të
denjë për dashuri dhe më meritore që të mbrohet
se sa njeriu.
Ai e ngriti pozitën e njeriut, sa që u bë mëkëmbës
nga All-llahu dhe zëvendës nga ai, për të u krijua
bota dhe ai u krijua vetëm për All-llahun: "Ai (All-llahu)
është që për juve krijoi gjithçka ka në
tokë", njeriu është krijesa më e denjë e All-llahut
edhe në pozitat kyçe dhe me përgjegjësi: "Ne,
vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam
të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam
me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës
së krijesave që Ne i krijuam".
Nuk ka argument më të qartë që flet për dinjitetin
dhe madhërinë e tij se sa fjala e Muhammedit a.s. "Krijesat
janë robërit e All-llahut, për atë, krijesat më
të dashura tek All-llahu, janë bamirësit ndaj robërve
të tij"
Nuk ka argument i cili dëshmon më qartë për prestigjin
e njerëzisë dhe afrimin tek All-llahu duke i shërbyer dhe
mëshiruar atë, se sa hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejreja
- All-llahu qoftë i kënaqur me të prej Muhammedit a.s. se
ka thënë:
"All-llahu xh.sh. do të thotë Ditën e Gjykimit: O
bir i Ademit (o njeri): u sëmura, e ti nuk më vizitove?! Njeriu
do të thotë: O Zoti im si të të vizitoj kur Ti je Zot
i gjithësisë?! Do të thotë (All-llahu): A nuk dëgjove
se një robi im u sëmurë, e ti nuk e vizitove?! A nuk e dite
se sikur ta vizitoje, do të më gjej mua tek Ai?!
O bir i Ademit (njeri) kërkova që të më ushqesh,
e ti nuk më ushqeve?! (njeriu) do të thotë: O Zoti im, si
të të ushqej ty, kur ti je Zot i gjithësisë?! (Zoti)
do të thotë: A nuk dëgjove se një robi im kërkoi
që ta ushqesh, e ti nuk e ushqeve?! A nuk e dite se ti sikur ta ushqeje
atë, do ta gjeje atë tek Unë?!
O bir i Ademit (o njeri) kërkova që të më japësh
ujë e ti, nuk më dhave?! (njeriu) do të thotë: O Zoti
im, si të të japë ujë, kur ti je Zot i Gjithësisë?!
(All-llahu) do të thotë: një robi im të kërkoi
ujë, e ti nuk i dhave! A nuk e dite se ti sikur t’i jepje ujë,
do ta gjeje atë tek Unë?!"
A mund të imagjinohet proklamim më i qartë dhe më
i theksuar për prestigjin e njerëzisë dhe pozitën e
lartë të njeriut, prej këtij proklamimi i cili erdhi në
fe, moto e së cilës është njëshmëria e All-llahut
xh.sh. (Teuhid).
A thua e arriti njeriu këtë pozitë madhështore dhe
respekt të lartë, në ndonjë fe apo filozofi tjetër
në të kaluarën dhe sot?
Muhammedi s.a.v.s. të mëshiruarit e njerëzve e bëri
kusht të domosdoshëm për fitimin e mëshirës së
All-llahut xh.sh. Muhammedi s.a.v.s. thotë: "Të mëshirshmit
(prej njerëzve) i mëshiron i Gjithmëshirshmi (All-llahu
xh.sh.). Mëshironi ata që janë në tokë, do t'ju
mëshirojë ai që është në qiell".
Prej kësaj shihet se si ka qenë gjendja e botës dhe pozita
e saj shoqëroro-politike, para se të dalë Muhammedi s.a.v.s.
me këtë fe dhe thirrje, thirrjen e unitetit dhe prestigjit njerëzor
si dhe të kontribuojë maksimalisht në realizimin e tyre?
Çmimi i epsheve të një individi dhe pasioneve të
një personi, para ardhjes së Muhammedit s.a.v.s. ishte më
i madh dhe më i shtrenjtë se shpirtërat e qindra mijë
njerëzve. Ngritet një mbret apo imperator, e përvetëson
vendin dhe i robëron njerëzit, i shkatërron bimët dhe
shtazët dhe shfrytëzon çdo gjë për ta ngopur
një egoizëm mbretëror dhe aspiratë politike. Marshonte
Leka i Madh (viti 324-356 p.e.s.) dhe e çlironte Iranin, Sirinë,
vendet bregdetare, Egjiptin dhe pjesët më të mëdha
të Turkestanit deri sa arriti në Indinë Veriore, dhe gjatë
marshimit të tij, shkatërroi civilizime dhe kultura të vjetra
madhështore.
Ngrihej Jul Çesari (viti 44 p.e.s.) imperator romak, apo luftëtari
çlirues dhe eprori ushtarak sikur Kanibali (viti 183 - 247 p.e.s.)
dhe i rrëmbenin tufat e njerëzve sikurse gjuetari i pangopur
kur e rrëmben gjahun e malit pa dhimbje. Procesi i asimilimit dhe
nëpërkëmbjes së dinjitetit të njeriut dhe jetës
së tij, vazhdoi edhe pas ardhjes së Isait a.s, në mesin
e gjakpirësve të njerëzimit dhe kriminelëve të
vrazhdë ishte edhe Neroni (viti 68 e.s.) i cili shkatërroi një
numër të madh të popullit të vet në mesin e të
cilëve ishte edhe nëna dhe gruaja e tij, dhe ky konsiderohet
përgjegjës për djegjen e madhe e cila ndodhi në Romë.
Qyteti digjej në flakë, kurse ai ishte i zënë me këngë
dhe muzikë.
Ndërkaq fiset e egra evropiane, si gotët perëndimorë
dhe lindorë, nedalët dhe tjerë, të cilat ishin aktiv
në shekullin e V-të të erës sonë (një shekull
para ardhjes së Muhammedit s.a.v.s.) shkatërronin qendra të
mëdha të qytetëruara, bënin turbullira në tokë,
panikë dhe trazira, e për sa i përket detit të mos
bisedojmë.
Kurse sa u përket arabëve, atyre u ishte bërë normale
lufta dhe derdhja e gjakut në atë masë sa ishte zhvlerësuar
jeta në sytë e tyre, sa që atë (luftën dhe derdhjen
e gjakut sh.p.) e nxitte bile edhe një ndodhi e cila nuk ishte gjithaq
e rrezikshme. Kështu ndodhi lufta ndërmjet Bekrit dhe Taglibit
bijëve të Vailit, e cila zgjati dyzet vjet, në të u
derdh gjak i madh, e kjo nuk ndodhi për diç tjetër, përpos
se Kulejbi (kryetari i Fisit Ma'd) i gjuajti gjinjtë e deves se Besusës,
bijës së Munkidhit. Kështu u përzi gjaku me qumështin
e saj. Për këtë Xhesas Ibën Murreh e vrau Kulejbin
dhe u ndez lufta ndërmjet Bekrit dhe Taglibit, epilogu i së cilës
ishte, ashtu siç e përshkruan Muhelhili vëllau i Kulejbit:
"U zhdukën të dy palët, mbetën nëna pa bijë,
fëmijë jetima, lotë të pathara dhe kufoma të pavarrosura".
Po ashtu është edhe lufta e Dahisit dhe Gabras, shkaku i së
cilës ishte se Dahisi, kali i Kajs Ibën Zuhejrit, printe në
garën që ishte në mes Kajs ibën Zuhejrit dhe Hudhejfe
Ibën Bedrit. Kështu e gjuajti me përkrahje prej Hudhejfes
një nga fisi Esed, i ra me shuplakë fytyrës, e pengoi dhe
ia tejkaloi kali. Pas kësaj ngjarje pasoi vrasja. Pastaj ai u hakmor,
u ndihmoi fiseve për bijtë e tyre dhe robëroi dhe spastroi
në dobi të fiseve. Në të u vranë mijëra njerëz.
Ndërsa në luftërat e Muhammedit a.s. numri i të
cilave arriti njëzet e shtatë apo njëzet e tetë, dhe
në ekspeditat tjera numri i të cilave arriti gjashtëdhjetë,
është derdhë gjaku më i paktë e që është
njohur në historinë e luftërave dhe betejave. Numri i të
vrarëve nga të dy palët nuk ishte më tepër se
918 vetë. Ato (luftëra) ishin mbrojtëse të gjaqeve
dhe shpirtërave njerëzor, realizuese të qëllimeve fisnike
të cilat ishin në dobi të njerëzimit, u nënshtroheshin
normave morale, instruksioneve mëshiruese, të cilat i bënë
më të ngjashme me një proces edukativ se sa betejë
apo luftë.
Islami e ushqen me besim dhe mësimet e tij etike, vetëdijen
për prestigjin e njeriut, vlerën e tij dhe e forconë atë,
derisa të bëhet muslimani me ndjenja të buta dhe senzibil
në të, dhe assesi nuk pajtohet që ta vë njeriun në
gradën e kafshëve, dhe nuk qetësohet zemra e tij që
të sillet ndaj krijesave të gjinisë së vet (njerëzve)
sikur ndaj kafshëve dhe trupave tjerë statik.
Nuk i robëron ata që të përfitojë ai personalisht
dhe të dominojë mbi ta.
Nuk sheh dallim mes tij dhe gjinisë së tij (njerëzve)
ashtu që t’i nënçmojë dhe mposhtë, për
atë këtu do ta përmendim një rrëfim interesant
për këtë barazi dhe respekt njerëzor:
-
Enes Ibën Maliku r.a. ka thënë:
»Ishim te Omer Ibën Hattabi kur i erdhi atij një njeri
prej Egjipti dhe i tha: O prijës i besimtarëve, ky është
vendi në të cilin kërkojmë ndihmë prej teje, Omeri
tha: Çka ke? Egjiptasi tha: Amër Ibën el Asi organizoi
në Egjipt gara në vrapimin e kuajve. Në të kali im
ua tejkaloi. Kur e panë njerëzit, u grit Muhammed Ibën Amër
Ibën el As (djali i Amrit sh.p.) dhe tha: Pasha Zotin, kali është
i imi. Kur mu afrua e njoha dhe i thashë: Jo për Zotin, kali
është i imi, e ai (Muhammed Ibën Amri sh.p.) u ngrit dhe
më ra mua me kamxhik duke thënë: mere atë (kalin) se
unë jam biri i dy të ndershmëve. Enesi tha: për All-llahun,
Omeri nuk bëri ma tepër se sa i tha atij: Ulu, pastaj i shkroi
Amrit duke i thënë, kur do të arrijë letra ime, eja
këtu bashkë me birin tënd Muhammedin. Enesi tha: Amri e
thirri birin e vet dhe i tha: Çka ka Omeri që të thirrë
edhe ty; dhe arritën te Omeri.
- Enes Ibën Maliku tha: Pasha All-llahun, unë isha te Omeri
r.a. kur arriti Amri r.a., Omeri r.a. filloi të sillet për ta
parë djalin e tij (birin e Amrit) i cili ishte pas babait të
vet, dhe tha: ku është egjiptasi? Egjiptasi tha: ja ku jam: Pastaj
tha Omeri r.a.: Afër teje e ke kamxhikun, bjeri me të të
birit të dy të ndershmëve. Enesi r.a. tha: i mëshoi
deri sa e rraskapiti pastaj tha: Fundi i saj është në llogari
të postit të Amrit. Për All-llahun nuk të ka ra vetëm
duke iu falënderuar pushtetit të tij. Tha: O prijës i besimtarve,
i rashë atij i cili më ra mua. Tha: Për All-llahun, sikur
ti kishe ra atij ne nuk do të ndërhynim në mes jush deri
sa ta leje ti vetë.
- O Amër, kur i robëruat njerëzit, duke qenë të
lindur të lirë nga nënat e tyre. Pastaj iu drejtua egjiptasit
dhe i tha: Kthehu i udhëzuar, e nëse të ndodhë diçka
më shkruaj mua «.
KTHIMI I PRESTIGJIT TË GRUAS DHE DHËNIA E
TË DREJTAVE DHE PRIVILEGJEVE
TË SAJA
Së pari do të bëjmë një studim retrospektiv
të domosdoshëm, që ta njohim rolin e madh të cilin
e luajti Islami në dobi të gruas. Këtu do të nxjerrim
disa pjesë nga libri "Gruaja në Kur'an" të profesorit Abas
Mahmud Akad, i cili dallohet me një thellim dhe studim të gjerë
në këtë lëndë.
Autori - duke e përmendur pozitën e gruas në religjionet
dhe shoqëritë e vjetra paraislame - thotë:
Ligji "Mano" në Indi nuk i njihte gruas të drejtë të
veçantë (të pavarur) nga e drejta e babait, burrit apo
fëmijës së saj, në rast të vdekjes së babait
apo burrit; në rast të vdekjes së këtyre, obligohej
gruaja që t'i përkiste një burri prej të afërmve
të bashkëshortit të saj, dhe asnjëherë nuk i kishte
në dorët e veta frenat e çështjeve të saja personale.
Edhe më tragjik se mohimi i të drejtës së saj në
jetën e përditshme, ishte mohimi i të drejtës së
saj për jetë të pavarur nga jeta e burrit. Për të
ishte e gjykuar që të vdes në ditën e vdekjes së
burrit të saj dhe të digjet me të në një vend.
Kjo traditë e vjetër zgjati gjatë shekujve më të
lashtë të civilizimit Brahmanit e deri në shekullin e XVII-të,
por pastaj u anulua duke u urrejtur nga pjesëtarët e ritualeve
fetare.
Ligji i "Hamorabit" me të cilin u popullarizua Babilonia, e konsideronte
femrën në grupin e kafshëve shtëpiake. Për rëndësinë
e tij maksimale në vlerësimin e pozitës së femrës,
dëshmon edhe fakti se ai e detyronte atë i cili ia vret vajzën
ndonjë njeriu tjetër, që t'ia dorëzoi vajzën e
vet që ai (tjetri) ta vrasë apo përvetësojë, nëse
dëshiron që ta falë për atë, e ndodhte që
të imponohet vrasja e saj që ta ekzekutojë gjykimin e ligjit
të caktuar për këtë.
Te grekët e vjetër, gruaja ishte e privuar nga liria dhe të
drejtat e saj ligjore, ajo qëndronte në kulla të larta,
në vende të ndara nga rruga, me dritare të vogla, dyer të
mbrojtura. Në qytetet greke u popullarizuan klubet e këngëtareve
për mospërfilljen e grave dhe zonjave të shtëpisë
dhe lejimin e rrallë që t'i shoqërojnë burrat në
klubet dhe solemnitetet e dalluara. Tubimet e filozofëve ishin të
zbrazura nga gjinia femërore, nuk u shqua ndonjë grua intelegjente
prej tyre krahas këngëtareve të popullarizuara apo robëreshave
të lira.
Aristoteli ua zinte për të madhe (përqeshte) banorëve
të "Spartës" tolerancën e tyre ndaj grave të familjes
së tyre, dhënia e të drejtave të trashëgimisë
dhe shkurorëzimit për gratë, të drejtat e lirisë
dhe daljes së saj në shoqëri të cilat i tejkalojnë
mundësitë e tyre, bile rënien e Spartës dhe shkatërrimin
e saj, ia mvesh kësaj lirie dhe teprimi në dhënien e të
drejtave.
Qëndrimi i Romakëve të vjetër ishte sikur qëndrimi
i hindusëve të vjetër në botëkuptimin për
paaftësinë e gruas, ashtu që ajo ishte e lidhur me prindërit,
burrin apo fëmijët, dhe motoja e tyre të cilën e trumpetonin
gjatë civilizimit të tyre ishte se pranga e gruas nuk lirohet
dhe pëlhura e saj nuk hiqet. Në këtë kontekst është
fjala e njohur e "Katos": "Nunguam exuitur servitus mulie brio - gruaja
romake nuk është liruar nga këto pranga veçse ditën
kur u liruan prej tyre robërit pas revoltës që e shprehën
në kryengritje dhe protesta të njëpasnjëshme. Për
atë, u pamundësua robërimi i gruas, siç u pamundësua
robërimi i shërbëtorit dhe shërbëtores".
Profesor Akadi, pasi që foli për civilizimin e vjetër
egjiptas në të cilin gruaja gëzoi disa të drejta dhe
privilegje, tha:
"Ndërsa perendoi civilizimi egjiptas bashkë me ceremonitë
e tij para epokës Islame, atëbotë në Lindjen e Mesme
depërtoi i mbuluar prej urrejtjes së jetës së kësaj
bote pas rënies së perandorisë romake me që u zhyt
në dëfrim dhe korrupcion si dhe lakmi ndaj kënaqësive
dhe epsheve. Ky kundërefekt i çoi ata në urrejtjen e jetës
dhe trashëgimtarëve. Në këtë kohë, u përhap
ideja e asketizmit dhe botëkuptimi për fëlliqësinë
e trupit dhe gruas, dhe gruaja e meritoi mallkimin e mëkatit, për
këtë, largimi nga ajo ishte vepër e mirë për atë
të cilin nuk e mund domosdoshmëria.
Prej gjurmëve të mbetura të kësaj epërsie në
shekujt e mesëm, është se ato i preokupuan disa spiritualistë
të shekullit XV-të të erës sonë, për atë
bënë studime serioze për natyrën e gruas dhe pyetën
në koncilin e Makonit: A thua gruaja është vetëm trup
apo trup dhe shpirt e cila shpëton dhe shkatërrohet? Mbi mendimet
e tyre mbizotëroi se ajo është e zbrazët nga shpirti
i shpëtuar, dhe prej kësaj porosie nuk është përjashtuar
asnjë grua, përveç zonjës së pastër, nënës
së Isait a.s.
Kjo errësirë mbuloi në epokën e romakëve çdo
gjë që u trashëgua nga civilizimi i parë i Egjiptit
rreth çështjes së gruas. Rritja e torturave të romakëve
mbi egjiptasit ishte shkak i animit kah murgëria dhe distancimi nga
jeta. Për këtë, shumë asketë ende e konsideronin
murgërinë afrim tek All-llahu dhe largim nga litarët e shejtanit,
gjersa litari i parë i tij janë gratë.
Ca fjalë janë transmetuar saktë prej disa historianëve
perëndimorë se Islami e ka marë legjislaturën e tij
prej legjislaturave të mëparshme, e në veçanti prej
legjislaturave së Musait a.s., e josaktësia e kësaj akuze
nuk mund të kuptohet më qartë se sa që kuptohet prej
krahasimit të pozitës së gruas në të drejtat e
saj ligjore siç e potencojnë këtë librat e Teuratit,
dhe pozitës së gruas në të drejtat e saj ligjore të
cilat i definoj Islami me normat Kur'anore.
Ajo që është transmetuar prej librave të cilat i
janë mveshë Musait a.s. flet se vajza del prej trashëgimisë
së babait të saj nëse ka pasardhës prej meshkujve,
e çdo gjë tjetër përveç kësaj norme të
qartë, konsiderohet dhuratë të cilën e zgjedh babai
gjatë jetës së tij, ashtu që nuk obligohet trashëgimia
siç obligohen të drejtat ligjore pas vdekjes.
Norma e përcaktuar ligjore në të drejtën e trashëgimisë,
është që të ndalohen vajzat derisa nuk ndërpritet
gjinia mashkullore, dhe se vajza të cilës i bie trashëgimia
(mirath) nuk lejohet që të martohet me fis tjetër, dhe nuk
i lejohet asaj që ta transferojë trashëgiminë e saj
te fisi tjetër, kjo normë qartë potencohet në disa
vende në Teurat.
Tash të kalojmë në vendet në të cilët
filloi thirrja e Kur'anit të ndershëm e ata janë vendet
e Gadishullit Arabik. Por, mos prit që gruaja atje të ketë
ndonjë pozitë të drejtësisë dhe nderit ndryshe
nga pozita e përgjithshme e saj në vendet e botës, krahas
largësisë së hapësirave dhe lloj-llojshmërisë
së dokeve dhe zakoneve të tij, e ndoshta ajo keqtrajtohej në
disa anë të Gadishullit Arabik deri në atë masë
sa që nuk ishte rast me mbarë popujt në anët tjera.
Por ndodhte edhe që të ngrihej, mirëpo qëllimi final
i kësaj ngritjeje nuk ishte diç tjetër, përveç
se ajo nderohej nga burri i saj sepse ishte bija e filan prijësit
të aftë, apo nënë e këtij biri të dashur.
Ndërkaq të nderohej dhe mbrohej sepse ishte femër, t'i gëzonte
të drejtat dhe respektin që i gëzonin femrat tjera, assesi.
Nuk kishte ardhë asnjëherë në pyetje që të
gëzojë drejtësi dhe prestigj. Ndodhte që ta mbrojë
babai dhe burri, ashtu siç e mbronte vëllai dhe biri, si mbrojtje
të domosdoshme të kushtëzuar për të, megjithatë
që ka pranë vete apo gjithë atë që e ka nën
mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e vet, për atë, ndonjë burrë
turpërohet nëse sprovohet në të (nënçmohet),
ashtu siç turpërohet në qoftë se sulmohet në
çdo gjë që e mbron apo e posedon, e prej tyre është
edhe kali, kafsha shtëpiake, pusi, kopeja, etj.
Kur nënçmohej gruaja kjo ishte turp ndaj së cilës
ndjenin neveri familja e saj, apo një fragment (artikull) i cili trashëgohej
me pasurinë dhe kafshët, dhe prej frikës së trupit,
e varroste njeriu vajzën e tij në fëmijëri, e shihte
të tepërt mirëmbajtjen e saj, gjë që nuk ishte
rast me robëreshat dhe kafshët e dobishme, dhe e gjithë
vlera e saj tek ata të cilët e lenin të gjallë dhe
nuk e vritnin që në fëmijëri, konsiderohej se ajo ishte
një hise prej trashëgimisë e cila trashëgohej prej
prindërve te fëmijët, shitej dhe lihej si garancë në
realizimin e interesave dhe pagimin e borxheve, dhe nuk e mbronte atë
prej kësaj gjendje, vetëm në qoftë se ishte prijëse
e popullit dhe ngrihej me atë që ngriheshin ata, si autoriteti
dhe mbrojtja".
Krahasoje tërë këtë me rolin e ri të pashoq
të Islamit në kthimin e prestigjit të gruas dhe vënies
së saj në pozitën e merituar në shoqërinë
njerëzore si dhe ndihmesës dhënë asaj që t'i realizojë
të drejtat e saj prej ligjeve shtypëse, zakoneve tirane dhe dominimit
të burrave. Bile, një shikim sipërfaqësor në Kur'an
mjafton për ta njohur dallimin e madh në mes të qëndrimit
injorant të xhahilijetit dhe qëndrimit Kur'anor Islam ndaj gruas.
Sjellja individuale, normat dhe ligjet shoqërore, çdo herë
burojnë dhe ndërtohen mbi këtë qëndrim.
Ajetet Kur'anore të cilat flasin për gjysmën e shoqërisë
njerëzore dhe gjininë senzibile (femrën), mbjellin te gruaja
besim për pozitën e saj te All-llahu xh.sh., për fuqinë
e saj që të arrijë në gradat më të larta
në fe, shkencë, shërbim të Islamit, ndihmesës
në të mirë dhe devotshmëri dhe formimit të shoqërisë
së shëndoshë. Ajo çdo herë përmendet bashkë
me mashkullin në pranimin e veprave, shpëtim, lumturi dhe fitore
në botën tjetër. All-llahu xh.sh. thotë: "Kush bën
ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke
qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe
nuk u bëhet farë padrejtësie". Po ashtu thotë:
"Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë
nuk ia humbë mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo
femër. Ju jeni njëri nga tjetri"
Shoqërohet me të, në sigurimin e rasteve dhe mjeteve
për jetë të këndshme, bile e merr përsipër
që t'ia sigurojë dhe përgatisë asaj një gjë
të tillë, e "jeta e këndshme" është fjalë
e përgjithshme me kuptime të thella, jep kuptimin e jetës
së lumtur, idealeve të begatshme si dhe i përfshinë
tërë këndet e fisnikërisë, kënaqësisë,
qetësisë intelektuale dhe gjithë atë që nuk mund
të përmblidhet këtu, "Kush bën vepër të
mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar,
ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në
këtë botë), e (në botën tjetër)
do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat
e tyre". I përmend vetitë fisnike, veprat e mira dhe parimet
themelore fetare, por, nuk mjafton vetëm me shoqërimin e femrave
me meshkujt, dhe pohimin se nuk ka dallim ndërmjet meshkujve dhe femrave
në veprat e mira dhe vetitë fisnike, por në të kundërtën,
i përmend vetitë një nga një, dhe kur i cilëson
meshkujt me ato veti, i cilëson femrat me vetinë e njëjtë
dhe i përmend posaçërisht edhe pse mund të zgjasë
sqarimi, sepse krahasimi i femrave me meshkujt, burra të fortë
e të pasur, në gjithë këto cilësi, ishte jo e
natyrshme për rezonet e njerëzve të cilët janë
rritur nën hijen e religjioneve, filozofive shoqërive dhe etikave
të vjetra qofshin fetare apo letrare të cilat çdo herë
kanë bërë dallim ndërmjet tyre (meshkujve dhe femrave)
dhe i përjashtuan femrat nga shoqërimi i meshkujve në shumë
sfera të preferuara dhe me rëndësi.
Ta lexojmë bashkërisht fjalën e All-llahut xh.sh. "Nuk
ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret,
adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët
e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit
e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit
e nderit e ruajteset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut
e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur
falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh".
Kur'ani nuk ndalet vetëm në llojet e adhurimeve dhe veprave
të mira, por i shoqëron motrat muslimane me burrat e fortë
e të ditur, njerëzit me vullnet të fortë dhe aftësi
shkencore, aspirata të larta, durim në vuajtje, ekspozim kundërshtimit
në të urdhëruarit në të mirë, dhe të
ndaluarit nga e keqja, krijon prej besimtarëve dhe besimtareve bërthamë
(popull) unike e të ngjeshur, të cilët ndihmohen në
të mirë dhe devotshmëri dhe thotë: "Besimtarët
dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin, urdhërojnë
për të mirë e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin
dhe japin zekatin, respektojnë All-llahun dhe të Dërguarin
e Tij. Të tillët do t’i mëshiroj All-llahu. All-llahu është
ngadhënjyes i urtë"
Shembull të përkryer dhe kusht për arritjen e gradës
së lartë në prestigjin njerëzor, e vë devotshmërinë,
pa marrë parasysh llojin, prejardhjen dhe gjakun, për atë
thotë: "O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një
mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të
njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi
ndër ju është ai që më tepër është
ruajtur (këqijat) e All-llahu është shumë i
dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë"
Dhe e gjithë kjo garanton në ngjalljen dhe kalitjen e ambicjeve,
kandisjen e krenarisë dhe besimit në shpirtin e femrave dhe largimin
nga ajo që quhet në psikologji: Kompleks i inferioritetit.
Dhe duke iu falënderuar kësaj, pas vdekjes së Pejgamberit
s.a.v.s. e deri në shekullin tonë, u gjet një histori e
mbushur plot me zonja të famshme muslimane, mësuese edukatore,
luftëtare infermiere, poete, autore, nxënëse të Kur'anit
përmendësh (hafize), transmetuese të hadithit, askete të
devotshme, të ndershme e dinjitoze në shoqëri, shfrytëzohen,
pasohen si mostër dhe merren shembull.
Ndërsa, për sa u përket të drejtave dhe privilegjeve
të cilat ia dha Islami gruas muslimane, si e drejta e pronës
dhe trashëgimisë, lirisë së shitblerjes, e drejta e
kërkimit të shkurorëzimit nëse nuk ka rrugëdalje
tjetër (e cila në sheriat quhet Hu'ë). E drejta e prishjes
së fejesës, nëse nuk pajtohet të martohet, prezenca
në festa, ditëve të xhumaja dhe në xhemat, si dhe gjëra
tjera, janë lëndë të cilat i përmbledhin librat
e fik'hut.
Shkencëtarët dhe studiuesit jo ekstrem perëndimor të
sociologjisë dhe historisë së kulturave, e kanë pranuar
atë me të cilën dallohen mësimet Kur'anore dhe sheriati
Islam, përsa i përket nderimit të shkëlqyeshëm
të gruas dhe njohjen e të drejtave të saja etike dhe legjislative.
Ne këtu do të përmendim vetëm dy dëshmi, së
pari do ta përmendim dëshminë e një zonje të shquar
perëndimore e cila bëri në Indi lëvizje reformuese
edukative, udhëhoqi një organizatë kulturore, qendra e së
cilës ishte në jug të Indisë, po ashtu kontribuoi në
lëvizjen çlirimtare Indiane. Për atë, dëshmia
e gruas e ka vlerën dhe peshën e vetë për shkak senzibilitetit
të tepruar i cili gjendet te ajo në lidhje me çështjen
e gruas dhe mbrojtjes së gjinisë së saj.
Zonja Anni Besant thotë:
"Për sa i përket çështjes së gruas, legjislatura
Islame është prej legjislaturave më të përparuara
dhe më të drejta të cilat kanë dalë në këtë
botë, ai është shumë para legjislaturave perëndimore
për sa i përket pasurisë së patundshme, të drejtave
të trashëgimisë dhe ligjit të shkurorëzimit, ai
është mbrojtës i të drejtave të gruas. Frazat
"jetesa vetëm me një grua", dhe "Poligamia", i kanë tërbuar
(mashtruar) njerëzit dhe i kanë kthyer kokat e tyre nga të
menduarit rreth nënçmimit dhe mjerimit në të cilin
jetojnë zonjat perëndimore. Burrat e tyre të parë të
cilët ishin përgjegjës për mbrojtjen e tyre, i lanë
rrugëve, pasi i kryen me ato nevojat e tyre dhe u larguan nga ato
për shkak mërzisë dhe lodhjes, dhe për këtë,
pas kësaj nuk ndihmohen dhe as që mëshirohen".
Profesori N.L.Coulsen thotë:
"Nuk ka dyshim se normat ligjore Kur'anore që kanë të
bëjnë me definimin e pozitës së gruas, e veçanërisht
atyre të martuara, janë norma më të drejta, dhe reale
ligjore. Normat ligjore të kurorëzimit dhe shkurorëzimit,
në masë të madhe dhe shikuar në përgjithësi,
konsistojnë në përmirësimin e pozitës së
grave në shoqëri dhe ngritjen e tyre, bënë ndryshime
revolucionare në zakonet arabe të cilat dominonin para Islamit,
gruaja fitoi legjimitet të pavarur, gjë që nuk e posedonte
më parë, ndërsa ndryshimin më të madh të
cilin e bëri Kur'ani në parimet e shkurorëzimit, është
vënia e ligjit të pritjes (iddetit) për të shkurorëzuarën".
Ky shikim i ri ndaj gruas, konsiderimi dhe sjellja ndaj saj në
dritën e këtyre parimeve, ajeteve Kur'anore dhe porosive të
Pejgamberit s.a.v.s., ishte rilindje e re për gjininë femërore
në botën njerëzore, sepse nuk kishte dallim të madh
në kohërat e lashta ndërmjet femrës dhe kafshës
shtëpiake apo mjetit statik, femrës së varrosur apo pengesë,
fotografisë së bukur ose të shëmtuar në pallat,
siç e përshkruam më parë, për atë, ishte
befasi e bekuar në botën e civilizimit, moralit, jetës familjare
dhe marrëdhënieve bashkëshortore, u harmonizuan dhe patën
ndikim nga ajo në çdo aspekt shoqëritë dhe vendet
e shumta, e veçanërisht vendet në të cilat hyri Islami
luftues e çlirues, sundues dhe rregulluesi i gjërave, apo thirrës
reformues dhe shembull praktik.
Madhështia e kësaj dhurate në vendet në të
cilat gratë e digjnin veten me zjarr pas vdekjes së burrave të
tyre, dhe nuk shihnin për vete e as që u shihte shoqëria
atyre të drejtën e jetës pas burrave, është e
qartë, nuk ka nevojë për koment.
Mbretërit dhe sundimtarët muslimanë luajtën rol
të rëndësishëm në reformimin e dokeve dhe zakoneve
që imitoheshin në Indi, e veçanërisht përmirësimin
e traditës e cila quhej "Sita" sipas të cilës vejusha e
digjte vetveten me zjarr gjatë djegies së kufomës së
burrit të saj të vdekur, madje pa mos u bërë botëkuptimeve
fetare dhe ritualeve hinduse asnjë të keqe apo shkelje nderi.
Udhëpërshkruesi i njohur Dr. Bernier, mjeku francez i cili e
vizitoi Indinë në epokën e Shah Xhihanit thotë:
"Numri i fatkeqësive të "Sitas" u zvogëlua relativisht,
sepse muslimanët të cilët qeverisnin në këto vende,
japin mund maksimal që ta zhdukin këtë dok të egër,
edhe pse ata nuk kanë miratuar asnjë zakon për ta ndaluar
këtë fatkeqësi mos të ndodhë, sepse ata në
qeverisjen e tyre nuk synojnë që të ndërhyjnë
në çështjet fetare të hindusëve, por ata ua
lejojnë atyre kryerjen e obligimeve dhe ritualeve të tyre fetare
dhe ua jepnin të gjitha liritë, mirëpo ata u munduan ta
ndalojnë traditën "Sita" në mënyrë indirekte,
për këtë, nuk guxonte asnjë grua që t'ia ekspozojë
veten "Sitas" vetëm se me lejen e sundimtarit të krahinës,
ndërsa sunduesi nuk ia lejonte asaj këtë vetëm nëse
vërtetohet se ajo në asnjë mënyrë nuk do të
hjek dorë nga qëllimi i saj, po ashtu sunduesi i asaj krahine
mundohej që ta bind gruan dhe ta shtyjë atë që të
hjek dorë nga dëshira e saj, e frikësonte, i kërcënohej
dhe po ashtu i premtonte të mira materiale, e kur dështojnë
këto përpjekje dhe nuk jep rezultat procesi i bindjes dhe kërcënimit,
e dërgon atë te gratë e veta me qëllim që t'u
bashkangjitet grave të mençura dhe të hjek dorë nga
dëshira e saj me bindjen e tyre, por krahas gjithë këtyre
masave të ndërmara fatkeqësitë e "Sitas" përsëri
vazhdojnë të ndodhin shpesh, e veçanërisht në
teritoret e prijësve (raxhave) dhe vendeve të cilat janë
nën sundimin e tyre ku nuk sundojnë muslimanët".
LUFTIMI I DËSHPËRIMIT DHE PESIMIZMIT, DHE STIMULIMI
I SHPRESËS, BESIMIT DHE KRENARISË NË SHPIRTIN E NJERIUT
Bamirësia e pestë është se pjesa më e madhe
e gjinisë njerëzore kanë qenë të goditur nga pesimizmi
ndaj mëshirës së All-llahut dhe mendimi negativ ndaj natyrës
së shëndoshë njerëzore, në krijimin e kësaj
atmosfere dhe gjendje intelektuale specifike, rol të madh kanë
luajtur edhe disa religjione të vjetra lindore dhe krishterimi i falsifikuar
në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.
Religjionet e vjetra në Indi, propagonin kredon e psikozës
dhe filozofinë e saj në të cilën absolutisht nuk ka
terren (liri) në vullnetin dhe veprat e njeriut, dhe se secili njeri
është i detyruar patjetër që të pasojë një
dënim për atë që ka bërë në jetën
e tij të parë, e kjo bëhet me paraqitjen e tij në formë
të kafshës së egër e bagëtisë që kullot,
gjallesës së shumuar apo njeriut fatzi e të dënuar.
Ndërsa krishterimi thirri se njeriu është mëkatar
dhe mohues me lindjen dhe natyrën e tij, kurse Isai a.s. iu bë
atij shpagim dhe sakrificë për këto mëkate, dhe natyrisht,
ky botëkuptim krijoi në shpirtërat e miliona njerëzve
të cilët e përqafuan krishterimin në botën e qytetëruar
dhe të banuar, mendim negativ për veten e tyre dhe pesimizëm
për ardhmërinë e tyre dhe mëshirën e All-llahut.
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. proklamoi me çdo forcë
dhe qartësi se natyra e njeriut është si letra e pastër
(e bardhë) në të cilën ende nuk është shkruar
asgjë. Në të mund të skalitet gravura më e shkëlqyeshme
dhe të shkruhet shkrimi më i bukur, po ashtu njeriu është
përgjegjës vet për jetën e tij, e meriton shpërblimin
dhe dënimin, Xhennetin dhe Xhehennemin me punën e tij, ai nuk
përgjigjet për punën e të tjerëve, Kur'ani në
shumë vende e përmend se njeriu është përgjegjës
vetëm për punën e vet, dhe se ai shpërblehet dhe falenderohet
për veprat e tij: "(Që në to shkruan) se askush
nuk bart barën e (mëkatit) tjetrit. Dhe se njeriut nuk
i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar. Dhe se mundi i
tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet"
Ky proklamim, ia ktheu njeriut besimin e tij të humbur në
natyrën dhe dhuntitë e tij natyrore, dhe marshoi përpara
me vendosmëri të fortë, entusiazëm të shtuar dhe
ndjenjë të shqetësuar që të ndërtojë
ardhmërinë e tij dhe ardhmërinë e njerëzimit,
të provojë aftësinë dhe fuqinë e tij në ato
mundësi madhështore dhe raste të ralla.
Muhammedi s.a.v.s. pohoi se mospërfilljet dhe mëkatet, gabimet
dhe lajthitjet, janë periudhë e shkurtër dhe kalimtare në
jetën e njeriut. Njeriu bie në to ndonjëherë me injorancë,
zhgënjimin dhe shkurtpamësinë e tij, e ndonjëherë
me dredhinë e shejtanit dhe mashtrimin e vetes; dhe se mirëqenia
dhe përmirësimi, pranimi i gabimit dhe pendimi, është
një prej themeleve të natyrës së tij dhe esenca e njerëzisë
së tij, dhe se përkushtimi dhe nënshtrimi ndaj All-llahut
xh.sh. dhe vendosmëria e fortë për mos t'iu kthyer mëkatit,
është argument për dinjitetin e njeriut dhe karakterin e
natyrës së tij, e ai është trashëgimi e Ademit
a.s.
Muhammedi s.a.v.s. hapi para muslimanëve gabimtarë e të
zhytur në humnerën e mëkatit dhe plangprishësisë
deri në fyt, derë të gjerë për pendim dhe u bëri
njerëzve thirrje të përgjithshme në të, e sqaroi
detalisht vlerën e pendimit, dhe aq tepër u zgjerua në të
sa që mund të themi se ai e ringjalli këtë konditë
të veçantë madhështore të fesë, për
atë u quajt, në mes emrave tjerë të bukur të tij,
edhe me emrin "pejgamber i pendimit", ai nuk thirri në pendim, vetëm
si mjet të domosdoshëm për ta kompensuar njeriu atë
që i kaloi, por ai e ngriti vlerën e pendimit, sa që u bë
prej adhurimeve dhe veprave të mira më të vlefshme tek All-llahu
xh.sh., u bë rrugë e lehtë që të arrihet sa më
parë në gradat më të larta të adhurimeve dhe miqësisë
të cilën ia kanë lakmi adhuruesit, të devotshmit, të
pafajshmit e të pastërtit prej robërve të All-llahut.
Kur'ani e sqaroi vlerën e pendimit dhe shtrirjen e tij, si dhe
pastrimin e njeriut prej mëkatit më të madh dhe gabimit
më grandioz që e imagjinon njeriu, edhe atë me një
mënyrë të bukur e cila i përvetëson zemrat. I
thirri mëkatarët, gabimtarët, të rraskapitur shpirtërisht
dhe shejtanin, që të kërkojnë mbrojtje dhe mbështeten
tek All-llahu, të strehohen nën hijet e mëshirës së
Tij, të bien në gjirin e mëshirës dhe butësisë
së Tij, i përshkruajti detërat e gufuara e të gjera
të mëshirës së All-llahut, të rrethuara me shpirtëra
dhe horizonte, me një ilustrim të bukur e fantastik, tërheqës
dhe stimulues, prej të cilit shihet se All-llahu jo vetëm që
është i Butë, i Mëshirshëm, Bujar dhe Fisnik,
por Ai - nëse mund të shprehemi kështu - i don të penduarit,
i don shumë ata, e lavdëron dhe vlerëson lart veprimtarinë
e tyre. Lexo ajetin vijues dhe shijoe stilin e kësaj butësie
dhe mëshire, si dhe frymën e dashurisë e cila i përshkon
këto ajete: "Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni
ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj
mëshirës së All-llahut, pse vërtet, All-llahu i falë
të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë
dhe është mëshirues!"
Edhe më tepër dhe më fantastike se kjo është
ajo që e hasim në ajetin vijues, ku All-llahu xh.sh. ka përmendur
grupe të shumta prej robërve të tij të devotshëm,
dhe këtë listë shkëlqyese e të ndritshme e filloi
me të penduarit, ai është ajeti prej sures Teube: "(Të
Xhennetit janë) edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht
adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë,
ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që
urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të
këqiat, edhe ata që përmbushin dispozitat e All-llahut.
Pra, përgëzoj besimtarët".
Ky nderim, pastrim i robit të penduar prej mëkatit dhe tregim
i besimit në të, u pa qartë kur Kur'ani e proklamoi pranimin
e pendimit të tre shokëve të Pejgamberit s.a.v.s. të
cilët nuk morën pjesë në betejën e Tebukut pa
arsye të vërtetë e të pranuar dhe qëndruan në
Medine. Kur'ani filloi me përmendjen e Pejgamberit s.a.v.s. si dhe
muhaxhirëve dhe ensarëve (Medinasve) të cilët morën
pjesë në këtë betejë, pastaj vazhdoi me ata tre
të cilët nuk morën pjesë me qëllim që mos
ta ndjejnë ata tre veçimin e tyre me pendim dhe të jenë
larg ndjenjave të turpit dhe asaj që në psikologji quhet
kompleksi i inferioritetit, dhe u bëhet e qartë besimtarëve
se pozita e tyre natyrore është në radhën e parë
të të sinqertëve të parë prej muhaxhirëve
(Mekasve) dhe ensarëve (Medinasve), për atë, nuk ka pse
të turpërohet dhe nuk ka vend për turp.
A ka shembull më të shkëlqyeshëm dhe më të
bukur, më preciz dhe më të thellë, më të
pëlqyeshëm dhe më të ndritshëm për pranimin
e pendimit, nderimin e penduesit dhe heqjen e mbulesës së depresionit
prej tij me butësi, me dëshirë, dashuri dhe dhembshuri në
historinë e feve, moralit, edukatës dhe reformës, prej këtij
shembulli ?!
T’i lexojmë bashkërisht ajetet vijuese:
"All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve,
të cilët në çastin e vështirë shkuan pas
tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi
nga ata, gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat
e) atyre. Vërtetë Ai është i butë, i mëshirshëm
ndaj tyre. (Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve
iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit) sa që toka u bë
e ngushtë për ta, përkundër gjërësisë
së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtërat e tyre sa që u bindën
se nuk ka strehim prej All-llahut (tjetërku) pos te ai. Prandaj
edhe atyre ua fali Ai, në mënyrë që të pendohen.
All-llahu pranon pendimin se është Mëshirues".
Pastaj po ashtu proklamoi si parim të përgjithshëm se
mëshira e All-llahut përfshinë çdo gjë, dhe
ia tejkalon hidhërimit dhe Madhërisë së tij, All-llahu
xh.sh. thotë: "…E mëshira ime ka përfshirë secilin
send…", në hadithi Kudsij thuhet: "Mëshira Ime ia ka tejkaluar
hidhërimit Tim".
Ai e bëri dëshpërimin sinonim të kufrit, injorancës
dhe lajthimit, dhe e sqaroi këtë përmes fjalëve të
Jakubit a.s.: "…Pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën
në All-llahun", gjersa në një vend tjetër e përmend
fjalën e Ibrahimit a.s. dhe thotë: "Tha: Askush nuk e humb
shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç
atyre që janë të humbur".
Dhe kështu Muhammedi s.a.v.s. me këtë thirrje të
hapur universale orientoi kah pendimi dhe sqarimi i vlerave, shtrirjes,
përfshirjes së saj njerëzimin thundrën e dëshpërimit
dhe pesimizmit dhe rëqetheshin muskujt e tyre nga vërejtjet e
ndëshkimit dhe dënimit dhe manifestimet e hidhërimit dhe
madhërisë, në këtë, dijetarëve të çifutëve,
shpjeguesve të librave të shenjtë, priftave ekstrem e fanatik
krishterë, u takonte hisja më e madhe, i dhuroi njerëzimit
një rast të ri të bukur prej jetës, fryu në zemrën
e tyre të dobët e të lodhur dhe trupin e tyre të ngrirë
e të ftohtë, shpirt dhe nxehtësi të re, përgatiti
për plagët e tyre ilaç, dhe i ngriti ata prej fundit të
tokës në kulminacionin e madhërisë dhe zotimit, besimit
dhe krenarisë në vetvete dhe mbështetjes në All-llahun
xh.sh.
BASHKIMI I FESË DHE KËSAJ BOTE, DHE NJËSIMI I
RADHËVE TË SHKAPËRDERDHURA DHE TABOREVE NDËRLUFTUESE
Fetë e vjetra, e veçanërisht krishterimi, e kanë
ndarë jetën njerëzore në dy pjesë: Një pjesë
për fenë (shpirtërore sh.p.) dhe një pjesë për
këtë botë (materiale sh.p.), po ashtu edhe planetin Tokë
e ndanë në dy tabore (blloqe): tabori i njerëzve të
fesë (klerikët) dhe tabori i njerëzve të kësaj
bote (laikët sh.p.). këto dy tabore jo vetëm që ishin
të ndarë, por ndërmjet tyre u hap një hendek i madh
dhe u ngrit një digë e fortë, konfrontoheshin dhe luftonin
ndërmjet vete, çdonjëra palë prej tyre mendonte se
ekziston hasmëri dhe armiqësi ndërmjet fesë dhe kësaj
bote, për atë, kur dëshironte njeriu që të lidhet
me njërën palë, prej tij kërkohej që ta ndërpresë
lidhjen me tjetrën, bile t'i shpallë luftë asaj, sepse -
sipas fjalëve të tyre - nuk mund të hipet në dy anije
në të njëjtën kohë, dhe se nuk ka mundësi
për një luftë ekonomike dhe prosperitet të saj, pa
mos e lënë pas shpine botën e ardhshme (ahiretin) dhe të
largohesh nga Krijuesi i qiejve dhe tokës, po ashtu nuk mund të
ekzistojë një sistem apo pushtet, pa mos i lënë pas
dore mësimet fetare dhe morale dhe pa mos i zhveshur nga frika ndaj
Zotit, dhe po ashtu nga ana tjetër, nuk mund të ketë religjiozitet
pa murgëri dhe ndërprerje të lidhjes nga kjo botë dhe
ajo që ka në të.
Është e njohur dhe e vërtetuar se njeriu dëshiron
dhe anon kah lehtësia nga natyra e tij, për atë, çdo
botëkuptim fetar i cili nuk lejon kënaqje me gjërat e lejuara,
prosperitet, dinjitet, arritje të fuqisë dhe marrje të pushtetit,
kryesisht nuk është për gjininë njerëzore, ai
është luftë me idenë e shëndoshë dhe ndalim
i instikteve natyrore të pastra te njeriu. Si rezultat i kësaj
lufte ishte se numri më i madh i njerëzve të shquar, të
aftë dhe atyre që posedonin kualitete shkencore, t’i japin përparësi
kësaj bote ndaj botës tjetër, të pajtohet me të,
si nevojë shoqërore dhe realitet objektiv, dhe të qetësohet
në të, iu qas ekskluzivisht përmirësimit të kësaj
jete dhe arritjes së kënaqësive të saj, e nuk i mbeti
shpresë në zhvillimin fetar dhe ngritjen shpirtërore.
Pjesa dërrmuese e atyre të cilët nuk e përfillnin
fenë, marrë në përgjithësi, e bënë këtë
në bazë të kontradiktës të cilën e konsideruan
realitet evident të pranuar, për këtë u ngrit shtresa
e cila i printe pushtetit të kësaj bote kundër kishës
e cila e përfaqësonte fenë, u liruan nga prangat tjera të
saj, dhe natyrisht u shqetësuan pushtetarët si elefanti i tërbuar
i cili është liruar nga prangat dhe zinxhirët, apo si deve
e pezmatuar të cilën e mban për qafe me litar. Kjo ndarje
e kobshme ndërmjet fesë dhe botës (shpirtit dhe materies
sh.p.) dhe ajo armiqësi fatale ndërmjet "Njerëzve të
fesë" dhe "Njerëzve të botës" i hapi gjerë dyert
për ateizëm dhe laicizëm. Gjahu i tij i parë qe Perëndimi,
e pastaj edhe popujt të cilët iu nënshtruan atij në
ide, shkencë dhe kulturë, apo jetuan nën flamurin e tij.
Gjendjen edhe më tepër e keqësuan misionarët ekstrem
dhe të eksagjeruar, të cilët e konsideronin natyrën
njerëzore pengesë më të madhe në pastrimin shpirtëror
dhe lidhjen me qiellin, të cilët nuk kursyen mund në mashtrimin
dhe dënimin e saj me disa lloje të ngjyrimeve të ashpra
dhe mësimeve të mbrapshta, prezentuan pasqyrë të egër,
të errët dhe trishtuese për fenë, prej së cilës
rrëqethen lëkurat e besimtarëve, sa që më në
fund erdhi situata deri në reduktimin e hijes fetare, adhurimi i vetes
dhe epsheve, në kuptimin më të gjërë të saj
e arriti kulminacionin e tij. Bota filloi të lëkundet ndërmjet
dy ekstremizmave, pastaj në fund, nga dobësia e vetëdijes
fetare apo humbja e ndjenjës fetare, ra në një skëterë
të thellë të laicizmit dhe kaosit të përgjithshëm
moral.
Prej dhuratave më të lartësuara dhe dhuntive të
mëdha të dërgimit të Muhammedit s.a.v.s., është
thirrja e tij prej të cilës u shtuan horizontet se themeli i
veprave dhe moralit është qëllimi të cilin e përkujton
njeriu dhe të cilin e ka shprehur ligjdhënësi me një
fjalë të vetme e të lehtë, por ajo është
e gjerë dhe e thellë: Qëllimi - nijeti; dhe tha: "Me të
vërtetë veprat vlerësohen sipas qëllimit dhe çdonjërit
i takon ajo që ka patur për qëllim", dhe se çdo vepër
të cilën e kryen njeriu për ta kërkuar kënaqësinë
e All-llahut, nga shtytja e sinqeritetit, realizimi i urdhërit dhe
respektimi i All-llahut, është mjet afrimi tek All-llahu dhe
arritje në gradat më të larta të bindjes dhe shkallëve
të besimit, ajo është fe e pastër e cila nuk ka asnjë
mangësi, edhe nëse është kjo vepër xhihad dhe
luftë, pushtet dhe qeverisje, apo shfrytëzim të mirave të
tokës, realizimi i kërkesave shpirtërore, angazhim për
ta kërkuar furnizimin dhe funksionin (punën), kënaqje me
dëfrimet e pastra të lejuara dhe jetën familjare e bashkëshortore;
dhe çdo adhurim dhe shërbim fetar, përkundër saj
konsiderohet si i kësaj bote nëse zhveshet nga kërkimi i
kënaqësisë së All-llahut xh.sh. dhe nënshtrimi
urdhërave dhe ndalesave të tij, e mbulon perdja e neglizhencës
dhe harresës së botës tjetër (ahiretit), po bile edhe
nëse është namazi i obliguar, hixhret (shpërngulje)
dhe xhihad (përpjekje dhe luftë e shenjtë sh.p.), apo përkujtim
(dhikër) dhe madhërim duke e pastruar All-llahun nga çdo
e metë (tesbih), për atë, për të nuk shpërblehet
veprimtari, dijetari, muxhahidi dhe misionari (daiu), bile mund që
ato vepra dhe shërbime t'i kthehen atij bumerang dhe t'i bëhen
perde ndërmjet atij dhe All-llahut.
Ky është rrëfimi i krishterimit në shekujt e mesëm.
Kisha e cila e përfaqësonte fenë dhe qeveria (pushtetarët)
ishin në dy ekstremizma. Ndërmjet tyre u zhvillua një luftë
e ashpër e cila mbaroi me ndarjen e fesë nga politika. Ndërsa
rezultatin e saj e dinë të gjithë, bota ende vazhdon të
përzihet në zjarrin e saj dhe të rrëshqas (devijojë
sh.p.) në rrugën e saj.
Këtë të vërtetë historike, shumë bukur
e ilustroi Dr. Muhammed Ikballi duke thënë: "Kisha u ngrit mbi
bazën e murgërisë, dhe natyrisht, atë nuk e përfshiu
komanda, pushteti, qeverisja dhe administrata, sepse ekzistonte armiqësi
e vjetër ndërmjet murgërisë dhe pushtetit, kjo është
nënshtrim dhe dorëzim, gjersa ajo ishte dominim dhe sundim.
Në fund, politika e liroi veten prej fesë dhe u gjuajt prej
fesë ashtu siç gjuhet shigjeta prej harku, klerikët mbetën
duarkryq para kësaj gjendje, nuk kishin fuqi për kurgjë,
për atë, kur u nda feja prej shtetit, erdhi epshi, u përhapën
pasionet dhe dominoi ligji i çrregullimit. Kjo ndarje ishte e kobshme
për shtetin dhe fenë, dhe kjo nuk flet, pos për dobësinë
e shikimit të këtij civilizimi dhe prishjes së shijes së
tij.
Por, ajo është mrekulli e një njeriu prej njerëzve
të shkretëtirës, i cili ishte përgëzues dhe qortues,
në të njëjtën kohë në përgëzimin
e tij duket qortimi dhe në qortimin e tij përgëzimi.
Njerëzia nuk mund të mbrohet prej rreziqeve të saj dhe
nuk mund të prosperojë, vetëm nëse marshojnë asketët
dhe adhuruesit bashkë me ata që kanë hipur mbi shpatullat
e kuajve".
Prej bamirësive të amshueshme të Muhammedit s.a.v.s.
është edhe ajo se e plotësoi këtë vakum të
gjërë ndërmjet fesë dhe botës, dhe bëri që
këta dy të frikësuar e të larguar të cilët
jetuan në armiqësi të përhershme, hasmëri të
hapët dhe mllef të vazhdueshëm, të përqafohen
me bashkim dhe dashuri, të bashkëjetojnë në paqe dhe
qetësi. Ai, Muhammedi s.a.v.s. është Pejgamber i unitetit,
përgëzues dhe qortues në të njëjtën kohë.
Ai e shpiu gjininë njerëzore prej taboreve të konfrontuara
në një front të përbashkët prej besimit dhe llogarisë,
mëshirës ndaj njerëzimit dhe synimin e kënaqësisë
së All-llahut, dhe na mësoi këtë lutje të mrekullueshme
gjithpërfshirëse e të gjërë: "Zoti ynë
na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe
në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit të zjarrit".
Ai kumtoi me ajetin Kur'anor: "Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta
ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për All-llahun, Zotin e
botëve!".
Se jeta e besimtarit nuk është një mozaik komponentesh
të ndryshme e kontradiktore, por ajo është njësi unike,
mbi të cilën dominon shpirti i adhurimit dhe llogarisë,
i prin besimi në All-llahun dhe nënshtrimi imperativave të
tij, ajo i përfshinë të gjitha sferat e jetës, tërë
fushat e angazhimit, mbar llojet e punëve kur realizohen me sinqeritet,
qëllim të pastër, kur me të është për
qëllim kënaqësia e All-llahut dhe janë në përputhje
me metodologjinë e vërtetë me të cilën erdhën
Pejgamberët. kjo dëshmon se ai është Pejgamber i unitetit,
mirëkuptimit dhe harmonisë së plotë e të përkryer,
ai është përgëzues dhe qortues në të njëjtën
kohë. Ai e zhduki teorinë e ndarjes mes fesë dhe botës
(shkencës sh.p.), tërë jetën e bëri adhurim, tërë
tokën e bëri xhami, e shpiu njeriun prej taboreve të konfrontuara
e ndërluftuese në një front të gjerë të punës
së mirë, shërbimit të dobishëm njerëzimit,
dhe kërkimit të kënaqësisë së All-llahut;
për atë, sheh mbretër me veshje të varfanjakëve,
asketë me veshje të mbretërve dhe princave, kodra të
butësisë dhe burime të diturisë, adhurues të natës
dhe kalorës të përhershëm pa ndonjë kontrast apo
vështirësi, çrregullim apo dhunë.
KRIJIMI I LIDHSHMËRISË SË SHENJTË TË
PËRHERSHME NDËRMJET FESË DHE SHKENCËS, LIDHJA E RRJEDHËS
SË NJËRËS ME TJETRËN, HIPERBOLIZMI I VLERËS SË
DITURISË DHE STIMULIMI PËR TË
Prej mirësive të amshueshme të Pejgamberit tonë
Muhammedit s.a.v.s. dhe karakteristikave të Pejgamberisë dhe
thirrjes së tij, është se ai e ndërtoi lidhjen e shenjtë
të përhershme ndërmjet fesë dhe shkencës, e lidhi
rrjedhën e njërës me tjetrën, e ngriti vlerën
e shkencës dhe nxiti për të sa që më nuk mund
të shtohet kurrgjë, dhe rezultati natyror i kësaj është
ekzistimi i një lëvizje shkencore dhe krijuese e cila nuk e ka
shembullin në historinë e cikleve dhe kulturave të cilat
janë ngritur mbi bazën e fesë dhe shpalljeve hyjnore.
Argument më i madh për këtë është se në
shpalljen e parë e cila i zbriti Muhammedit s.a.v.s. All-llahu i Madhërishëm,
krijues i kozmosit, e begatoi gjininë njerëzore me veçorimin
e saj me dituri, dhe e përmendi në të metodën e tij
me të cilën u lidh historia e shkencës dhe zhvillimi i saj,
e prej saj rezultoi lëvizja e shkrimit dhe arsimimit, dituria u transferua
prej një individi në tjetrin, prej një shekulli në
shekullin tjetër, prej një brezi në brezin tjetër,
atij i takon merita e shpërndarjes së diturisë në botë
dhe përhapjes së saj në një rreth më të gjerë
që u njoh për ndonjë vlerë apo nevojë prej nevojave
njerëzore psikike, mbi të u ngrit bota e shkollave dhe universiteteve
si dhe roli i shkencës dhe bibliotekave.
Gjithë rrethanat historike dhe logjike, nëse shikohet çështja
me rrethana dhe analogji njerëzore përjashtonin mundësinë
që të përmendet në kontekstin e kësaj shpallje
të parë "lapsi", kjo shpallje i zbret një njeriu që
s'dinte shkrim - lexim, te një popull analfabet dhe në një
vend të, prapambetur, atje nuk kishte gjë më të rrallë
dhe më të çuditshme se sa ky mjet prej druri i cili quhet
"laps", për këtë, ofiqi i njohur e përgjithshëm
për arabët ishte "analfabet".
"Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi
Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ju lexojë ajetet e tij, t'i
pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse
më parë ata ishin në një humbje të dukshme".
Kur'ani e rrëfen thënien e çifutëve të cilët
ishin fqinjë të arabëve në Medine, njohës të
tyre me rregullat e fqinjësisë dhe bashkëjetesës, "Ne
nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj të të paditurve
(arabëve analfabetë)".
Në këtë popull u karakterizua Pejgamberi - të cilit
i zbritte shpallje, me mosdije të plotë të shkrim - leximit.
All-llahu xh.sh. thotë: "Po kështu me urdhërin tonë
Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke
ditur çka është libri (Kur'ani) as ç'është
besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën
e vëmë në rrugë të drejtë atë që
dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë,
edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë". Po
ashtu thotë: "Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë
libër para këtij e as që shkruajshe atë me dorën
tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin
ata të prishurit".
Pejgamberit që s'dinte shkrim lexim, i zbret shpallja e parë
në shpellën Hira, gjë që është lidhje e tokës
me qiellin dhe natyrisht në rend të parë edhe lidhje e qiellit
me tokën, pas një periudhe e cila zgjati dhe qëndroi gjashtë
shekuj, dhe shpallja (e parë sh.p.) nuk fillon me urdhërin e
adhurimit, njohjen e All-llahut të Madhërishëm dhe nënshtrimin
atij, apo thirrjen në All-llahu xh.sh. të cilat janë prej
gjërave pozitive; apo braktisjen e idhujve dhe putave, vajtimin e
xhahilijetit, dokeve dhe zakoneve të tij, të cilat janë
prej gjërave negative, gjë që plotësisht do të
ishte me vend, por shpallja fillon me fjalën "Lexo":
"Lexo, me emrin e Zotit tënd, I cili krijoi (çdo
gjë). Krijoi prej një gjaku të ngjizur (në mitrën
e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.
I mësoi njeriut atë që nuk e dinte"; ishte një
ngjarje madhështore historike, hapi horizonte të reja e të
gjera për logjikimin e njeriut dhe studimin e mendimtarëve dhe
historianëve. Ky ishte sinjal i madh dhe i qartë se ky Pejgamber
i cili nuk di shkrim-lexim, do të hap një fletë të
re në historinë e njerëzimit dhe historinë, karakterizohet
me lexim në kuptimet e saja më të gjera dhe më të
thella, karakterizohet me ngritjen e shtetit të shkencës dhe
fillimit të epokës së lulëzimit (përparimit) si
dhe me shoqërimin e fesë me shkencën, shoqërohen dhe
ndihmohen në formulimin e ri njerëzor.
Mirëpo, pikënisja e artit të leximit dhe shkencës
në gjirin e kësaj Pejgamberie, do të jetë në emër
të Zotit, i cili e krijoi këtë kozmos dhe e krijoi njeriun,
pra, do të jetë i përshkruar me besimin në All-llahun
xh.sh. dhe njohjen e tij të vërtetë, marshon përpara
në rrugën e tij në dritën e tij dhe nën udhëzimin
e tij, dhe thotë: "Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi",
duke e njohur qenësinë e njeriut dhe përbërjen e tij,
për atë, nuk e kaloi kufirin e tij dhe nuk mashtrohet me aftësitë
e tij në lëmin e shkencës, logjikës, shkathtësisë
dhe shkaqeve të nënshtrimit të kozmosit, dhe tha: "krijoi
njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e
nënës)".
Pastaj e nderoi vlerën e lapsit, e lartësoi rëndësinë,
dobinë dhe rolin e tij të madh në botën e shkencës,
leximit, arsimit dhe edukimit, ai ishte që nuk hasej lehtë në
Mekë dhe Gadishullin Arabik, ka qenë i posaçëm për
një numër shumë të kufizuar, për këtë,
u popullarizua lexuesi i ditur në Gadishullin Arabik me fjalën
"Katib-shkrues", dhe tha: "Ai që e mësoi (njeriun)
të shkruaj me pendë".
Pastaj tregoi në afinitetin e njeriut për shkencën bashkëkohore
e cila është nxjerur nga të vërtetat fetare; kozmike,
shkencat dhe artet, zbulimet dhe shpikjet, zgjerimi i horizonteve të
dijes, dhe se burimi i gjithë kësaj është të mësuarit
hyjnor dhe përgatitja e njeriut për njohjen e të panjohurës
dhe zbulimin e të pazbuluarës, dhe tha: "I mësoi njeriut
atë që nuk e dinte".
Kjo është shpallja e parë që i zbriti Muhammedit
s.a.v.s. dhe prologu i saj, e fillimi dhe titulli kanë ndikim të
madh në të gjithë periudhat që do të pasojnë
dhe në përcaktimin e natyrës e cila do të dominojë
mbi një shkencë, thirrje apo drejtim, kjo fe mbeti, dhe vazhdon
të jetë e lidhur me shkencën dhe ta shoqërojë
atë, ta pasojë dëshirën e gjinisë njerëzore
në arsimim dhe fuqi për t'i zgjidhë problemet e reja në
të cilat hasin gjeneratat njerëzore, mendja e njeriut dhe kultura
e shëndoshë, pa mos e injoruar shkencën dhe mos u frikësuar
për punën e logjikës.
Ka religjione të cilat jetën e tyre e shohin në vdekjen
e shkencës, dhe lulëzimin e ngadhënjimin e saj e shohin
në disfatën e shkencës, gjë që ilustrohet me një
rrëfim i cili thotë: Një mizë është ankuar
te Sulejmani a.s. për erën e fortë, duke i thënë:
Era na mundon shumë dhe bën padrejtësi ndaj nesh, ngase
ne mizat nuk mund të qëndrojmë me atë, kur frynë,
ne ikim. Hazreti Sulejmani tha: patjetër të sillet i pandehuri,
dhe e thirri erën, kur miza më fluturoi, dhe tha: Si të
gjykojmë për një çështje në mosprezencë
të paditësit. Kështu është rasti edhe me pjesëtarët
e religjioneve të shumta, e në radhë të parë religjionit
Brahmanit në Indi. Priftat dhe shërbyesit e tij; po ashtu rrëfimi
i konfliktit ndërmjet kishës krishtere dhe shkencës në
Evropë. Është shumë i njohur libri i amerikanit Draper,
me titull: "Conflict bet ween religjion and science - konflikti ndërmjet
fesë dhe shkencës", është prej dëshmive historike
dhe veprave të ndritshme të përfshira me të dhëna
dhe aspekte. Numri i viktimave të gjykatave të inkuizicionit,
në Evropën e Mesjetës, dhe trysnisë kishtare e arriti
shifrën dymbëdhjetë milionë, e ky numër, është
i dyfishtë, nga numri i viktimave në luftën e parë
botërore, ai arriti në 6.400.000 njerëz.
Kur'ani, zbriti, e lartësoi vlerën e diturisë dhe e ngriti
pozitën e dijetarëve sa që nuk e ka shembullin në librat
e mëparshëm dhe religjionet e vjetra, e karakterizoi shkencën
dhe shkencëtarët me tipare me të cilat arritën deri
në gradë më poshtë se grada e Pejgamberëve dhe
mbi çdo gradë prej gradave të njerëzve. Lexuesit
i mjafton fjala e All-llahut: "All-llahu vërtetoi se nuk ka Zot
tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e
dijetarët dhe se Ai është zbatues i drejtësisë",
dhe fjala e Tij drejtuar Pejgamberit s.a.v.s.: "Thuaj: Zoti Im më
shto dituri". Po ashtu fjala e Tij: "A janë të barabartë
ata që dinë dhe ato që nuk dinë".Po ashtu fjala
e Tij: "All-llahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson
në shkallë të lartë ata të cilëve u është
dhënë dituri", po ashtu fjala e Tij: "Po All-llahut ia
kanë frikën nga robërit e tij vetëm dijetarët".
E përsa u përket haditheve prej tyre i mjafton lexuesit fjala
e Pejgamberit s.a.v.s. "Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit është
si vlera ime ndaj më të ultit prej jush", dhe po ashtu hadithi:
"Dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve,
gjersa Pejgamberët nuk kanë trashëguar dinar apo dirhem
(emra të banknotave të atëhershme sh.p.), por ata trashëguan
dituri, e kush e merr atë, e ka marrë hisen më të madhe",
Prej këtij begatimi të çështjes së shkencës
dhe stimulimi për të, rezultoi ai aktivitet, apo thënë
më mirë, entusiazmi shkencor dhe përkushtimi i shkencës
në historinë Islame, nisi kjo lëvizje shkencore botërore
e përhershme, hapësira kohore e së cilës është
prej hapësirave më të mëdha kohore, sipërfaqja
e së cilës është prej sipërfaqeve më të
mëdha, dhe sfera intelektuale e së cilës është
më e gjërë prej të dy sferave.
Këtu mjafton dëshmia e studjuesit të madh perëndimor
dhe historianit të njohur freng Dr.Gustaf Lebonit, në librin
e tij të njohur "Hadaretul Arab – Civilizimi i arabëve", i cili
thotë: "Njeriu jashtëzakonisht habitet prej zellit me të
cilët arabët iu rrekën studimit, nëse ekziston ndonjë
popull i cili është barazuar me arabët në atë,
dije se ti nuk do të gjesh popull i cili ua ka tejkaluar arabëve,
siç supozohet, arabët kur dominonin mbi një qytet përkujdesin
e tyre e drejtonin në ndërtimin e xhamive dhe hapjen e shkollave
nëse qyteti ishte i madh, ata hapnin shumë shkolla, prej tyre
janë edhe njëzet shkollat për të cilat rrëfeu
Benjamin Et-Tatbeliu i cili vdiq në vitin 1173 të erës së
re, sepse i pa në Aleksandri, e kjo përveç përfshirjes
së qyteteve të mëdha si: Bagdadi, Kajroja, Toledoja, Kordoba
etj, universitetet e të cilave ishin të pajisura me laboratore,
opservatoriume dhe biblioteka të pasura, si dhe çdo gjë
që ndihmon në studimin shkencor. Arabët vetëm në
Spanjë kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën
e halifit Hakemi i II-të në Kordobë, kishte 800.000 libra,
44 vëllime prej të cilave ishin bibliografi, siç transmetojnë
historianët arab, për këtë shkak thuhet: Se Sharli
(Charles) i urtë nuk mundi të tubojë në bibliotekën
mbretërore të Francës, pas 400 vjetëve, më tepër
se 900 vëllime, gati një e treta e tyre kishte të bëjë
speciali me shkencën metafizike.
Roli i misionit Pejgamberik dhe thirrjes Islame në udhëzimin
e shkencës në qëllimin real dhe drejtimin e saj që
ta luaj rolin e saj pozitiv, konstruktiv, të dobishëm, produktiv,
shpëtues prej hutisë dhe shqetësimit, kontradiktës
dhe dyshimit, ka qenë më i rëndësishëm dhe më
i vlefshëm se sa roli i tij në aktivizimin dhe zgjerimin e lëvizjes
shkencore.
E kjo, ndodhi ngase njësitë shkencore kanë qenë
të shkapërderdhura, bile në të shumtën e rasteve
kanë qenë kontradiktore, për atë shkenca natyrore nuk
është në përputhje me fenë; shkenca filozofike
e lufton fenë; madje edhe shkencat matematikore dhe mjekësia
të cilat ishin të pastra, ndonjëherë ekspertët
e saj dilnin me rezultate negative ateiste në të. Në Greqi,
e cila ia tejkaloi botës bahkëkohore për disa shekuj në
shkencat filozofike dhe matematikë, kishte dijetar, o ateist, o idhujtar,
dhe shkencat e shkollat e saj ideologjike u bënë rrezik për
fenë, ndërsa për ateistët argument e model, për
atë, prej të mirave më të mëdha të Islamit
është se ai tregoi për njësinë e cila i lidh njësitë
shkencore mes veti, kjo iu mundësua atij, ngase ai e filloi udhëtimin
e vet në fushën e shkencës dhe njohurisë në baza
të shëndosha, e filloi me besimin në All-llahun xh.sh.,
kërkimin ndihmë prej tij dhe mbështetjen në të,
duke vepruar sipas fjalës së All-llahut drejtuar Pejgamberit
të Tij: "Lexo me emrin e Zotit tënd i cili krijoi (çdo
gjë)", fillimi i shëndoshë në të shumtën
e rasteve – garanton mbarim të shëndoshë, për këtë,
me ndihmën e Kur’anit dhe imanit, arriti ta zbulojë njësinë
e cila i lidh njësitë njëra me tjetrën, e ajo është
njohja e All-llahut të Madhërishëm, dhe kjo është
ajo me të cilën i lavdëroi All-llahu xh.sh.robërit
e vet besimtar: "…dhe thellohen në mendime rreth krijimit të
qiejve e të Tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë
nuk e krijove kot, I Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të
zjarrit".
Po ashtu, njësitë kozmike – prej dukurive, ndodhive dhe ndryshimeve
dukeshin se janë në kontrast dhe kontradiktë që e vë
njeriun në huti dhe shqetësim, e ndoshta çonin në
mosbesim dhe ateizëm, mohim dhe kundërshtim të Krijuesit
dhe Rregulluesit të kozmosit, e shkenca Islame e bazuar në besim
dhe Kur’an, tregoi në njësinë e cila i tubon këto njësi
kozmike, e ajo është vullneti i All-llahut triumfues dhe urtësia
e tij e shkëlqyeshme.
Shkencëtari i madh perëndimor-gjerman "Herold Hofdenxh" tregoi
për rëndësinë e gjetjes së kësaj njësie
dhe rolin e saj aktiv në jetën e njeriut dhe zhvillimin e shkencës
dhe etikës, ai thotë: "Ideja e çdo feje ndërtohet
mbi monoteizëm, e ajo thirret në atë se shkaku i ekzistimit
të gjithë asaj që ka në gjithësi është
një, dhe pa marë parasyshë problemet të cilat ndodhin
në këtë ide në mënyrë kontinuitive, ajo bindje
lë gjurmë të dobishme dhe të rëndësishme
për natyrën njerëzore, e ajo është se pjesëtarëve
të kësaj feje u është e lehtë bindja se tërë
gjërat në botë janë të lidhura sipas një
ligji pa mos u ndalë në diferencat dhe detajet, për atë,
pasi është një, atëherë obligohet që edhe
ligji të jetë një. Filozofia mesjetare nguliti në mendjet
e njerëzve idenë e ekzistimit të kësaj njësie
në plotësinë e vërejtur në botë, ideja nga
e cila ishte larg njeriu jointelektual me ndikimin e ekzistimit të
plotësinë në dukuritë natyrore në të cilat
bredhte dhe zhytej, dhe i shpëton nga dora e tij litari i njësisë
i cili e lidh këtë plotësi.
Me këtë, shkenca u bë e mirëseardhur, e dobishme,
që të çon te All-llahu xh.sh. duke e koncentruar mundin
e vet në atë që i bën dobi njerëzimit dhe e bën
të lumtur shoqërinë dhe qytetërimin, dhe ishte begatia
më e madhe për mendimin dhe orvatjen njerëzore, e ndërroi
zhvillimin e njerëzimit dhe rrjedhën e mendimit njerëzor.
Shkencëtarët perëndimorë e kanë pranuar rëndësinë
e Kur’anit për shkencat dhe mendimin njerëzor. Këtu do të
përmendim vetëm dy dëshmi:
G.Margoliouthi i cili u njoh me sulme ndaj Islamit, në hyrjen që
ia bëri biografisë së J.N.Rodwellit, thotë:
"Studiuesit janë unik në atë se Kur’ani zë vend
të dalluar në librat e mëdha fetare, edhe pse ai është
më i ri prej këtyre librave, të cilët e ndërtuan
historinë, por ai ua tejkalon të gjithëve në ndikimin
që shkakton huti te njeriu, ai formoi mendim të ri njerëzor
dhe i forcoi bazat e një shkolle etike të dalluar.
Hartwig Hirschfeldi thotë:
"Nuk ka pse të habitemi kur thuhet se Kur’ani është burim
i shkencave. E gjithë ajo për të cilën foli Kur’ani,
për tokën, jetën njerëzore, tregtinë dhe zejet,
ka qenë temë studimi e dijetarëve dhe komentatorëve
(mufesirave), ata u bënë vështrim atyre në librat e
veta dhe komentimin e tyre të Kur’anit, kjo hapi një terren të
gjerë për hulumtim dhe studim në të, prej rrugës
së tij, u përgatitën rrugët e përparimit të
muslimanëve në shkenca të ndryshme. Ai nuk e kufizoi ndikimin
e tij vetëm te arabët, por ai i shtyri filozofët çifut
që t’i pasojnë hapat e arabëve në çështjet
fetare metafizike, dhe nuk ka nevojë të përmendet se sa
pat dobi apologjetika krishtere prej studimeve të arabëve në
teologji".
PËRDORIMI I SHKENCËS DHE LOGJIKËS, DHE SHFRYTËZIMI
I SAJ MADJE EDHE NË ÇËSHTJET FETARE, DHE NXITJA PËR
TË PËRSIATUR NË SHPIRTËRA DHE HORIZONTE.
Nuk njohim ndonjë fe prej feve, e as libër prej librave qiellorë,
e cila ka thirrë në përdorimin e logjikës dhe shfrytëzimin
e saj në të menduar dhe konkludim, lidhjen e pasojave me shkaqet
dhe rezultateve me premisat, vështrim dhe përkujtim, qortim të
pasivizimit të aftësisë të cilën All-llahu ia
fali njeriut për të soditur atë që është
rreth tij, shmangies nga dëshmitë e All-llahut në persona
dhe horizonte, vende dhe popuj, shembuj dhe leksione që kaluan në
jetën e popujve dhe ajo që u pa prej rezultateve të veprave
dhe moralit, në nivel të individëve, popujve, pushteteve
dhe kombeve, ashtu sië veproi për këtë Kur’ani.
Ai nxiti në përdorimin e shqisave të dukshme, prej të
cilave më i rëndësishëm është syri, dhe shfrytëzimin
e tyre në të shikuarit e shëndoshë, ashtu që të
çojë prej të vërejturit në fakte, kjo është
hapi i parë, dhe thotë: "Si nuk kanë parë ata se
Ne e sjellim ujin në Tokë të thatë dhe me të nxjerrim
bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata
vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?".
E qortoi paralizimin e kësaj fuqie madhështore e cila është
mjet i udhëzimit, dhe thotë: "…mirëpo ashtu u verbuan
(nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta).
Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirëpo,
më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër
e të shurdhër. All-llahu di për atë që punuan";
poashtu thotë: "Thuaj: A janë baras i verbëti dhe ai
që sheh? A nuk mendoni?"
Po ashtu thotë: "Shembulli i gjendjes së këtyre dy
grupeve është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri
dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që
sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë?
A nuk përkujtoni?!" Po ashtu thotë: "…thuaj a është
i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë
të njejta errësirat me dritën…". Po ashtu thotë:
"Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që
sheh".
Në fund të qortimit thotë: "Sa e sa argumente ka në
qiej e në Tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë
fare", dhe e ngjall kërshërinë te logjikuesit duke thënë:
"…pra merrni përvojë o ju të Zotët e mendjes". E
për sa i përket nxitjes së Kur’anit për përdorimin
e logjikës dhe ngjalljen e kërshërisë tek ata që
mendojnë, në Kur’an është përsëritur fjala
"Të logjikoni" në 23 ajete, në të cilët është
theksuar: "Që ju të logjikoni","A nuk logjikoni", dhe
fjala e Tij: "Nëse ju logjikoni", sa për ilustrim i përmendim
ajetet vijuese: "Kështu, që t’i kuptoni, All-llahu ua shpjegon
argumentet e veta", "Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni",
"Po a nuk po kuptoni se bota tjetër është më e mirë
(se ajo çka merrnit ju) për ata që ruhen", "A nuk
e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria
e juaj", "E ju (Mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën)
e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mblidhni mend?", gjersa
xhehennemlinjtë i karakterizon me mos shfrytëzimin e tyre këtë
sens të lartësuar, dhe thotë: "Dhe thonë: Sikur
të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër
banuesit e zjarrit"; po ashtu fjala "Logjikojnë" ka ardhë
për lavdërim apo pohim në më shumë se njëzet
vende.
Po kështu veproi Kur’ani me thirrjen në mendim dhe lavdërimin
e atyre të cilët mendojnë, kjo fjalë është
përmendur në Kur’an 11 herë, siç është
ajeti i ndershëm: "Për ata që All-llahun e përmendin
me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë
ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime
rreth krijimit të qiejve e të Tokës", "Ti rrëfe tregmet
(ummetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë",
"Vërtetë, në gjithë këtë ka fakte për
njerëzit që thellë mendojnë".
Rezultati i saj – krahas udhëzimit në të vërtetën
madhështore për të cilën tregoi Kur’ani me ajetin e
tij për ata përdorues të logjikës dhe mendimit në
mënyrë të drejtë, "Zoti ynë, këtë
nuk e krijove kot", - ishte aktiviteti ideor botëror në çdo
sferë prej sferave të shkencave, teknologjive dhe kulturës,
ndikimi i tij u pa në tërë botën, dhe sikur u hap një
dritare dhe vrimë e gjerë nga e cila hynë drita dhe ajri
i kthjellët, dhe sikur u kthye apo u çel ai dry të cilin
ia kishin vënë armiqtë e lirisë dhe të menduarit
të shëndoshë, apo përfaqësuesit falsifikues të
religjioneve të vjetra, mendjes njerëzore. Bota u zgjua nga gjumi
i saj i thellë i cili zgjati me shekuj dhe mijëra vjet, filloi
ta fshijë nga sytë e saj gjumin e thellë, të përparojë
me hapa të shpejtë në kompensimin e asaj që i kaloi
prej përparimit, ngritjes, tejkalimin e vështirësive dhe
eliminimin e pengesave dhe barierave në marshimin e tij të gjatë,
për këtë ndikim botëror dhe për këtë
dridhje të fortë e të butë në të njejtën
kohë, flet shkencëtari i madh frëng Jolivet Castelot, i
cili në librin e tij : "Zakoni i historisë - Laloi de l-historie",
thotë:
"Përparimi i arabëve pas vdekjes së Pejgamberit, ishte
i madh, ndodhi me shpejtësi më të madhe që mundej,
koha ishte e përgatitur për përhapjen e Islamit dhe qytetërimi
Islam pati një ngritje të shkëlqyeshme, arriti sukses në
çdo vend me çlirimet me mendjemprehtësi të rrallë.
Ndikimi i tij u reflektua në arte dhe letërsi, poezi dhe shkenca,
dhe brenda disa shekujve, arabët e kapën me dorët e veta
kandilin e dritës intelektuale, i përfaqësuan tërë
njohuritë njerëzore të cilat kanë të bëjnë
me filozofinë, astronominë, kiminë, medicinën dhe shkencat
psikologjike (shpirtërore). U bënë krijues të mendimit,
zbulues dhe shpikës, jo në kuptimin e njohur, por me atë
që arritën prej metodave shkencore të cilat i përdorën
me një aftësi shumë të shkëlqyeshme, edhe pse
qytetërimi arab qe jetëshkurtë, por pati ndikim të
madh. E neve nuk na mbetet, pos të shfaqim keqardhje për rënien
e saj".
Pastaj vazhdon më tutje dhe thotë:
"Nëse elita e vendeve kanë qenë njerëz që kanë
lënë gjurmë, puna e cila është kryer rreth tyre,
ka qenë më e lartë se ata, prej saj është ngritur
një qytetërim i befasishëm. Evropa i ka borxh civilizimit
arab për përparimin që arriti prej shekullit të X-të
deri në shekullin e XIV-të. Prej Islamit e mori (Evropa sh.p.)
idenë filozofike shkencore të cilën e pasoi me cungim në
mesjetë, Evropa do të na paraqitet neve e mjerë dhe injorante
para qytetërimit arab dhe para shkencës, arteve dhe letërsisë
arabe. Evropa ia ka borxh ideve arabe, atmosferën e dobishme me të
cilën u kënaq në ato shekuj. Kaluan katër shekuj dhe
nuk ka në të civilizim tjetër pas civilizimit arab, dhe
shkencëtarët e tij janë bartës të flamurit të
saj values".
Gustav Leboni thotë:
"Njerëzit ia mveshin Fransis Bekonit rregullin e empirizmit, vërejtjes
dhe logjikës induktive, të cilat janë parim në bazën
e studimit shkencor bashkëkohor, por është obligim që
sot të pranohet se tërë kjo metodë është
prej zbulimeve të arabëve".
Robert Briffault në librin e tij "The making of humanity/" thotë:
"Nuk ka asnjë fushë të zhvillimit Evropian, e që
civilizimi Islam nuk ka për të meritë të madhe dhe
gjurmë vendimtare të cilat kanë ndikim të madh".
Po ashtu thotë:
"Nuk kanë qenë shkencat natyrore, meritat për të
cilat u takojnë arabëve, ato të cilat e kthyen Evropën
në jetë, por civilizimi Islam ndikoi në jetën e Evropës
me faktorë të shumtë dhe të ndryshëm që prej
kur i dërgoi rrezet e tija të para në Evropë".
EKZISTIMI I POPULLIT I CILI DO TA MBAJË ME SUKSES PËRGJEGJËSINË
E PËRKUJDESJES NDAJ BOTËS DHE MBIKËQYRJES SË MORALIT
DHE SJELLJES SË INDIVIDËVE DHE POPUJVE.
Ajo për të cilën dëshmoi historia e gjatë njerëzore
dhe psikologjia e etika, është se synimet dhe mësimet e
shquara dhe shembujt e lartë praktik, nuk mund të formohen e
edhe nëse formohen nuk mund të ekzistojnë gjatë, pa
mos qëndruar pas tyre një grup njerëzish apo thënë
më sakt një popull prej njerëzve që e bart thirrjen
e tyre, e ngrit flamurin e tyre, lufton në rrugën e tyre, dhe
i jetëson ato praktikisht.
Për atë, shohim se mësimet e disa Pejgamberëve paqja
e All-llahut qoftë mbi to, e mos të bëjmë fjalë
për reformatorët, mësuesit e moralit dhe mësuesit e
mëdhej të urtësisë, nuk kanë jetuar kohë
të gjatë për shkak të mosekzistimit të popullit
i cili do ta bart misionin e tyre, do t’i përkushtohet me zell rrugës
së tyre dhe do ta praktikojë në jetën e tij, me qytetërimin,
qeveritë dhe shoqëritë e tij, për atë, në
vendet nëpër të cilët u dërguan, jeta u bë
si uji i madh i cili ka një nivel të vetëm të ngritjes,
gjersa popujt dhe kombet u bënë kope bagëtish të cilat
nuk kanë barinj.
Pasi All-llahu xh.sh. vendosi që Muhammedi s.a.v.s. të jetë
Pejgamberi i fundit dhe vula e Pejgamberisë pas të cilit nuk
do të dërgohet Pejgamber e as që do të shpallet libër
nga qielli, e siguroi njerëzimin prej këtij rreziku, dërgoi
me Muhammedin s.a.v.s. një popull komplet. Për atë, dërgimi
i Muhammedit s.a.v.s. ishte dërgim i shoqëruar, dërgimi
i Pejgamberit i lidhur me dërgimin e popullit (Ummetit). All-llahu
i Madhërishëm e karakterizoi popullin (Ummetin) e tij me veti
të cilat nuk i përkasin vetëm se të Dërguarit,
pa Pejgamberi, të urdhëruarit prej All-llahut, dhe thotë:
"Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të
mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë,
të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni All-llahun…",
po ashtu thotë: "Dhe ashtu (sikur u udhëzuam në fenë
islame) ne u bëmë juve një popull të drejtë
(një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë
(në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për
të qenë i Dërguari dëshmitar ndaj jush …"
Në hadithin e Pejgamberit ka ardhur konteksti i njëjtë.
Pejgamberi s.a.v.s. një grupi sahabesh u ka thënë: "Ju
jeni dërguar lehtësues, e nuk jeni dërguar rëndues"
Këto ndjenja të përgjegjësisë së misionit
dhe urdhërimit, i mbushnin kraharorët e sahabeve – All-llahu
qoftë i kënaqur me to dhe atyre që i ndjekin ata me sinqeritet
(tabi’inët). Për atë, kur e pyeti Rustemi, komandanti i
ushtrisë persiane, zotëriun tonë Rib’ij Ibën Amirin,
të cilin e dërgoi komandanti i përgjithshëm i ushtrisë
muslimane zotëriu ynë Sa’d Ibën Ebi Vekasi – All-llahu qoftë
i kënaqur me të, me kërkesën e Rustemit, i tha: Pse
erdhët? (Rib’iju) u përgjigj duke i thënë: "Neve na
dërgoi All-llahu që ta nxjerrim ate që do prej robërve,
nga adhurimi i idhujve në adhurimin e All-llahut të vetëm,
dhe prej ngushtësisë së kësaj bote në gjerësinë
e saj, si dhe prej dhunës së feve në drejtësinë
e Islamit".
Dhe kjo është ajo gjë e cila pati ndikim në zhvillimin
e njerëzimit, e kjo për sa u përket njerëzve, ishte
eksperiencë e re në historinë e feve, në historinë
e zhvillimit të popujve dhe në historinë e drejtimeve. Bëri
kthesë në histori, sepse aktualiteti të cilin e jetonte
bota njerëzore në shekullin e VI-të të erës sonë,
gjë që është realitet në çdo kohë,
ishte më i gjerë dhe më i lartë se sa të ndikojnë
në të individë të devotshëm. Kur’ani dëshmon
për ekzistimin e individëve të devotshëm te çifutët
mbi të cilët ra hidhërimi i All-llahut, dhe thotë:
"Ata (ithtarët e librit) ka që janë në rrugë
të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut
duke u lutur. I besojnë All-llahut dhe ditës së gjykimit,
këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga
të këqijat, përpiqen për punë të dobishme,
e edhe ata janë prej të mirëve".
Mirëpo, ata nuk kanë patur ndikim në shoqërinë
njerëzore dhe në zhvillimin njerëzor, sepse ata ishin individë,
gjersa popujt, nuk u vënin peshë individëve, për atë,
në çdo kohë dhe vend, ka patur dhe do të ketë
individë të devotshëm të cilët dallohen nga njerëzit
tjerë në disa punë, sjellje dhe adhurim e (ibadete) të
tyre, por zbrazëtia ekzistuese dhe kriza ekzistuese në nivel
të popujve dhe kombeve dhe në nivel kulturor e social, nuk mund
të plotësohet, vetëm se atëherë kur do të
jetë prosperiteti, shembulli i mirë dhe mostrat praktike në
nivel të shoqërisë njerëzore e cila i paraqet mësimet
Pejgamberike të lartëmadhërishme, parimet dhe moralin e
lartë dhe etikën ideale individuale dhe shoqërore në
sferën e qeverisë dhe politikës, tregtisë dhe marrëdhënieve
ndërnjerëzore, jetës private dhe shoqërore, mënyrën
e veprimit me individë dhe grupe, popuj dhe pushtete, në disponim
dhe hidhërim, në paqe dhe fushëbetejë, në skamje
dhe pasuri, si dhe të jetë natyra e përgjithshme e bashkësisë
(xhema’atit) dhe popullit, dhe karakteristika e saj e shquar.
Po të këtillë kanë qenë edhe sahabët-
All-llahu qoftë i kënaqur me to, të cilët u rritën
në gjirin e Pejgamberisë dhe diplomuan në shkollën
e besimit dhe Kur’anit. Një prej dijetarëve jo ekstrem perëndimor,
dhe njohës i historisë së popujve dhe kulturave, shumë
bukur e ka ilustruar gjeneratën e cila ka qenë bereqeti i Pejgamberisë
dhe farë e Kur’anit dhe shumë bukur ka treguar për karakteristikën
e tyre të shquar të përbashkët, shkencëtari gjerman
"Cae Tani – Katani" në librin e tij: "Vitet e Islamit" thotë:
"Ata sahabë (të ndershëm) kanë qenë përfaqësues
të sinqertë të trashëgimisë morale të Pejgamberit
të All-llahut xh.sh., thirrësit e Islamit në ardhmëri
dhe bartës të mësimeve të Muhammedit s.a.v.s. të
cilat ua transmetoj të devotshmëve dhe të mbrojturve prej
të palejuarve (harameve). Me ta e ngriti lidhjen e tyre të vazhdueshme
me Pejgamberin e All-llahut dhe dashurinë e tyre të sinqertë
ndaj tij, deri në një botë prej ideje dhe ndjenjash, sa
që nuk është parë rreth më i lartë dhe më
i ngritur në aspektin qytetërues dhe shoqëror se ai. Nuk
ka dyshim se tek ata sahabë, u bënë ndryshime me vlerë
të madhe nga çdo aspekt. Më vonë, ata e dëshmuan
në rastet më të rënda luftarake se parimet e Muhammedit
s.a.v.s. janë mbjellur në tokën më pjellore e cila
mbiu bimë të mira, e kjo, nëpërmes njerëzve me
cilësi shumë të larta. Kanë qenë nxënës
përmendsh të librit të shenjtë dhe sekretarët
e tij. Ishin mbrojtësit e gjithë asaj që e morën prej
Pejgamberit të All-llahut, qoftë në formë të fjalës
apo urdhërit. Ata kanë qenë prijësit e hershëm
të nderuar të Islamit, prej të cilëve lindën fukahatë
(juristët Islamë), shkencëtarët dhe muhadithët
(tradicionalistët) e parë të shoqërisë Islame".
Këtij ummeti (populli) i është dhënë përsipër
përgjegjësia e përkujdesjes ndaj botës dhe mbikëqyrja
e moralit dhe drejtimeve, sjelljes së individëve dhe popujve,
përgjegjësia e dëshmisë me drejtësi për hirë
të All-llahut, urdhërimit në të mirë dhe ndalimit
nga e keqja, dhe konsiderimit të vetes popull i cili do të pyetet
Ditën e Gjykimit se sa e ka kryer këtë obligim, do të
japë llogari për lëshimet në këtë dhe marrjen
me vetveten, për atë All-llahu xh.sh. thotë: "O ju që
besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë
të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të
mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë;
bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër
devotshmërisë. Kinie dro All-llahun se All-llahu di hollësisht
për atë që veproni".
Ia tërhjek vërejtjen për lëshimet e tij në
kryerjen e obligimit të vet, përhapjen e trazirave dhe rëmujës,
për atë i thotë atij grupi të vogël numri i pjesëtarëve
të të cilit nuk i kalonte disa qindra në jetën fillestare
të Medines, i cili u urdhërua të vëllazërohet
dhe të formojë qelizën Islame të ngritur mbi bazë
të besimit dhe thirrjes (misionit): "E nëse nuk e bëni
atë (të ndihmoni e të kujdeseni për njëri
tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në
Tokë", atëherë, çdo të bëhet puna me
ummetin (popullin) Islam i cili e mbush tokën dhe posedon pushtete
të mëdha e potenciale të pasura njerëzore, nëse
i shmanget pozitës së tij prijëse dhe misionare, apo obligimit
të tij shoqëror, e ai është mbikëqyrja e moralit,
animeve, orientimeve, ndihmën e të shtypurit dhe ndalimin e tiranëve
nga padrejtësitë.
Kur’ani e përmend këtë ummet (popull) me këtë
pozitë prirëse misionare, obligimin reformues dhe përgjegjësinë
e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, duke
ua apstrahuar atë popujve të mëparshëm dhe nxitur ndjenjat
e përgjegjësisë te ummeti në kohën e sotme, dhe
thotë: "E përse të mos ketë pasur nga breznitë
që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit
që të ndalonin çrregullimin e kaosit në Tokë,
përveç një pakice, të cilët i shpëtuam
(ngase u frenuan nga të këqiat), e ata që ishin mizorë
u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar, duke vazhduar
të jenë mëkatarë". Kjo kërkon që veprimtaria
e ndikimit në civilizimin njerëzor dhe shqyrtimi i saj në
ndërkohë, të jetë prej fillimi, gjersa pengimi i elementeve
destruktive dhe zhdukëse si dhe drejtimeve të mbrapshta shkatërruese,
për të, të jetë i përhershëm.
UNITETI IDEOLOGJIK CIVILIZUES BOTËROR
Në fund, e jo definitivisht për të fundën herë,
ai unitet botëror çfarë nuk ka parë historia në
shtrirje, thellim dhe qëndrueshmëri në periudhat e ndryshme
të civilizimit dhe shoqërisë njerëzore, ai është
i cili u ngrit, dhe vazhdon të qëndrojë i ngritur, mbi bazën
e unitetit të besimit e që është besimi i njëshmërisë
së All-llahut (Teuhid), dhe besimi në Pejgamberinë e Muhammedit
s.a.v.s. dhe jetës pas vdekjes, dhe unitetin e vështrimit të
fenomeneve kozmike, fuqisë hyjnore dhe motivimit të saj, vlerësimi
i esencës së sendeve dhe vlera e tyre në bazë të
besimit në All-llahun xh.sh., qëllimit të krijimit dhe faktit
se kjo jetë është kufizuar dhe e kalueshme, besimit në
vlerat dhe idealet në të cilat thirri Islami dhe i prezentoi
shembulli i Pejgamberit s.a.v.s., jeta e sahabëve dhe gjeneratës
së parë ideale, duke patur parasysh epërsinë dhe dallimin
në përpikshmëri dhe korrektësi ndaj tij, dallim të
cilin e imponon natyra njerëzore, ndryshueshmëria e kohës,
ambientit, edukatës dhe faktorëve të jashtëm, por konvergjenca
mes shoqërive Islame në çdo shekull pas shpalljes së
Islamit, është më e dukshme, më e madhe dhe me rrënjë
më të thella nga çdo konvergjencë tjetër në
mes pjesëve të një populli dhe pjesëtarëve të
një feje.
Pastaj, uniteti civilizues, deri në masë të madhe, i
ngritur mbi bazën e normave ligjore të sheriatit dhe mësimeve
morale, duke patur parasysh ndryshimin e pozitave dhe shkallën e veprimit
sipas këtyre normave dhe mësimeve, është ndryshim i
patjetërsueshëm kur mirren parasysh ndryshimet e natyrave të
popujve të cilët i përkasin Islamit, natyrat e vendeve dhe
shekujve dhe natyrat e sistemeve qeverisëse, por ai është
civilizim i cili dallohet me natyrë specifike Islame, ai është
civilizim i cili në besim dallohet me njëshmërinë e
Zotit (Teuhid); në shoqëri me respektimin e njerëzimit dhe
barazimin e individëve të saj; në fushën e moralit
dhe sjelljes me devotshmëri ndaj All-llahut xh.sh., nëse shoqërohet
me civilizimet tjera, turp dhe modesti; në fushëbetejë me
veprimtarinë e dendur për botën e ardhshme edhe luftë
për hirë të All-llahut (Xhihad); në jetën personale
dhe private, duke i kushtuar kujdes të madh "Pastërtisë
- tahare", e cila është më specifike se sa "Nedhafe" (mënjanim
i mbeturinave sh.p.) në të cilën takohen civilizimet madhështore
dhe shoqëritë e shëndosha, si dhe therjes së mishit
të kafshëve dhe shpendëve.
Po ashtu, emrat e muslimanëve në vendet e ndryshme, krahas
largësisë dhe dallimit në gjuhë dhe kultura, çdo
herë janë të dalluar, kryesisht arab, të marrur prej
emrave të Pejgamberëve dhe sahabëve, familjes së Pejgamberit
dhe të devotshmëve prej të parëve (selefit), në
to shihet besimi i njëshmërisë së All-llahut xh.sh.
(Teuhid), apo kuptimi i adhurimit dhe falenderimit, e më tepër
emërohen me emrat Muhammed, Ahmed, nga dashuria dhe arritja e bekimit
(të All-llahut xh.sh.)
KARAKTERISTIKAT E THEKSUARA TË
UNITETIT
Ky unitet fetar dhe civilizues, demonstrohet në unitetin e detyrave
(farzeve), obligimeve (vaxhibeve) dhe një sërë ceremonishë
fetare dhe ndodhi shoqërore; pesë kohët e namazeve falen
në kohët e tyre (në bazë të kohës së
vendeve të ndryshme), namazet falen bashkërisht (me xhemat sh.p.),
me rekate të caktuara në xhami dhe faltore (të posaçme
kur ka numër të madh njerëzish si bajramet sh.p.), për
atë, çdo musliman, nga cilido vend qoftë, dhe cilëndo
gjuhë të flet, mund të prezentojë në këto
namaze apo të bëhet imam (nëse pëlqejnë xhemati),
pa mos pasë nevojë për ndihmën e udhëheqësit
dhe instruksioneve lokale. Namazi i xhumasë falet me kujdes të
madh. Kur’ani është libri qiellor i vetëm i cili lexohet,
nxihet përmendësh dhe këndohet në çdo vend dhe
kohë, ezani transmetohet prej gjitha xhamive në një formë,
Ramazani është muaji i agjërimit në mbarë botën
Islame, sado që të ndryshojnë stinët, klima dhe vendqëndrimet,
muslimanët i festojnë dy festa: Fitër bajramin dhe Kurban
bajramin, i falin dy rekatë falënderim ndaj All-llahut, pas tyre
vjen ligjerata, në këto dy festa, marrin pjesë muslimanët
e të gjitha shtresave dhe klasave, njerëzit i drejtohen Mekes
për haxhillëk, nga çdo largësi e madhe dhe vend i
thellë, e kjo zgjat pa ndërprerë në historinë
e gjatë të Islamit, pa iu nënshtruar ndryshimeve politike
dhe reformave ekonomike e shoqërore; përshëndetja e muslimanëve
në çdo vend është paqe (e ajo është: Esselamu
Alejkum – paqja e Zotit qoftë mbi ju), dhe e gjithë kjo, është
një shembull nga uniteti i cili nuk e ka shokun në popujt, fetë
dhe shoqëritë tjera.
Këtë unitet të llojit të vet, e kanë kuptuar
dhe madhëruar disa prej elitës perëndimore dhe ideolog e
publicist. Këtu do të përmendim vetëm dy dëshmi:
Hamilton Gibs thotë:
"Islami është një koncept i koordinuar i cili u paraqit
në forma politike e shoqërore dhe unitet fetar. Ky koncept, përfshinë
një fushë të gjerë të vendit dhe kohës; veçoritë
e tij të ndryshme janë demonstruar në vende dhe epoka të
ndryshme, varësisht prej fërkimit të tij me forcat e ndryshme
shoqërore dhe politike lokale; p.sh. Spanja në Verilindje të
Afrikës në Mesjetë ka qenë e lidhur me djepin e Islamit
në Azinë perëndimore, kultura e saj ka qenë pjesë
prej kulturës së kësaj qendre Islame. Por ajo dallohet në
sfera të ndryshme dhe bart specifika me rolin e të cilave ka
patur ndikim të madh në Azinë perëndimore; kësisoj
kanë qenë edhe vendet tjera kryesore të pavarura prej tjerëve,
si nënkontinenti Indian, Indonezia, zonat shkretinore në jug
të Rusisë deri në kufijt e Kinës bartin karakteristika
dhe veçori lokale, por ato e ruanin natyrën e dalluar Islame".
Volfred Cavtwel Smithi thotë:
"Ngadhënjimi i muslimanëve, ishte ngadhënjim i brendshëm
për fenë e tyre, ata nuk arritën fitore vetëm në
fushëbetejë, dhe jo vetëm që patën ndikim në
sfera të ndryshme të jetës, por ata korrën fitore në
orientimin e ri të jetës në përgjithësi dhe e
natyralizuan atë me një natyrë të veçantë,
e kjo është ajo që njihet me emrin civilizim. Në formimin
e këtij civilizimi Islam, kanë kontribuar faktorë të
shumtë, si ata arabë dhe grekë, civilizimi semit i Lindjes
së Mesme dhe iranian sasanid si dhe elementet hinduse. Por, gjenialiteti
i muslimanëve u demonstrua në koordinimin e këtyre faktorëve
të shumtë, shkrirjes së tyre në një element të
ri dhe nënshtrimi i tyre një metode homogjene për jetën,
pa mos i humb këto faktorë veçoritë e tyre qenësore,
dhe në të kundërtën ata u zhvilluan në mënyrë
kontinuitive. Islami qe ai i cili i zhvilloi dhe i përsosi këta
faktorë, u përgatiti atyre fuqi për ekzistencë. Ai
i dha çdo sfere të jetës natyrë Islame të rëndësishme,
ai ishte baza dhe elementet e saja përbërëse, e përgatiti
metodën Islame për jetë si unitet dhe fuqi. Ligji Islam,
pati rol qenësor në formimin e kësaj fuqie të përbashkët.
Ai është i cili i koordinoi tërë skajet e jetës
prej adhurimit e deri te pronësia dhe pushteti, me rrymën e tij
të veçantë të marrëdhënieve. Ligji Islam
ishte fuqi unike e cila e lidhte shoqërinë Islame prej Kordobës
e deri në Meltan, ai është i cili u përgatiti individëve
të shoqërisë Islame unitet, i bëri punët tjera
jetësore të lavdishme dhe të grumbulluara nga vetë
natyra e tyre, me natyrën qiellore; i dha kohës unitet që
ta bëjë shoqërinë të zhvilluar dhe jetëgjatë,
mbretërit dhe sulltanët ndërroheshin, disa pushtete vinin
e disa tjera binin, por roli i saj në drejtimin e jetës shoqërore
në Tokë sipas mësimeve hyjnore ishte margjinal dhe sekondar".
Ai është civilizim i cili u ngjesh me emrin e All-llahut dhe
mbikëqyrjen e tij, u ngjyros me ngjyrën e All-llahut, dhe u ngrit
mbi bazën e besimit – imanit, për atë, ai nuk mund të
zhveshet nga natyra fetare, ngjyra hyjnore, dhe shpirti i besimit; dhe
çdo gjë që e kundërshton këtë prej nacionalizmit
dhe fanatizmit pagan (xhahilijetit), luftës raciste dhe grykësisë
materiale, shthurjes morale apo anarkisë shoqërore, është
gjë e përkohshme për të, e ardhur apo importuar nga
jashtë, apo prej mbeturinave të mjediseve dhe shoqërive
nga të cilat u transferua elementi Islam, apo për shkak dobësisë
së njohurive Islame dhe përkushtimit të paktë ndaj
Kur’anit të ndershëm, hadithit të Pejgamberit dhe burimeve
themelore primare të Islamit në këto vende.
FSHEHTËSIA E SUKSESIT TË ORVATJEVE REFORMISTE DHE
PËRTËRIRËSE
NË HISTORINË ISLAME.
Dhe për këtë, vazhduan përpjekjet për reformë
dhe përtrirje dhe luftimin e plangprishësisë, risive (bidateve)
dhe gjurmëve të injorancës (xhahilijetit) në historinë
e popujve dhe vendeve Islame, në mënyrën e cila nuk ka patur
rival në historinë e popujve dhe feve joislame, atyre iu caktua
hise prej suksesit dhe fitores, gjë që nuk ishte rast me orvatjet
e reformës dhe rregullimit në historinë e popujve dhe feve
tjera.
E kjo, për shkak përputhjes së këtyre orvatjeve
me esencën e këtij ummeti (populli), shpirtin dhe ndjenjat e
tij, dhe deklarimit të saj për themelet dhe parimet mbi të
cilat u ngrit, ishin ekzistenca e këtij ummeti (populli), dhe prej
tyre rezultoi historia dhe shtrirja e tij.
PROCESI I NDIKIMIT NË CIVILIZIMIN NJERËZOR, DUHET
TË JETË I PËRHERSHËM DHE I VAZHDUESHËM
Dhe pas asaj që shpjeguam për ofertat civilizuese të
Islamit, dhuratat dhe dhuntitë të cilat ai ia fali civilizimit
njerëzor, suksesin dhe fitoren të cilën e korri në
shpëtimin e civilizimit njerëzor prej shkatërrimit dhe vetëfundosjes
e i mundësoi prosperitet dhe lulëzim, patjetër duhet ta
konfirmojë një të vërtetë të amshueshme historike,
e ajo është se procesi i ndikimit në civilizimin njerëzor,
vështrimi atij kohë pas kohe prej fillimi, ushqimi i tij me klasikën
(të vjetrën sh.p.) valide dhe të renë (modernen sh.p.)
e dobishme dhe pengimi i faktorëve shkatërrues e zhdukës
dhe ideologjive të mbrapshta rënduese, duhet të jetë
kontinuitiv dhe i vazhdueshëm.
E kjo, është për dy shkaqe:
Shkaku i parë: Ngase popujt u nënshtrohen faktorëve modern
reformues dhe deformues, ndërkaq jeta është dinamike e zhvilluar,
dhe nuk njeh ndalje dhe stagnim, për atë, patjetër të
kontrollohet kohë pas kohe dhe të plotësohen nevojat e saj
të përsëritura. Në kohën e fundit, kur ummeti
(populli) Islam për fat të keq është tërhjekur
prej fushës së udhëheqjes së njerëzisë dhe
është mbyllur në vetvete, janë aktivizuar ideologji
dhe filozofi të mbrapshta shkatërruese.
Shkaku i dytë: Është se ky ummet është ummet
i amshueshmërisë dhe shpresa e njerëzisë, për
atë patjetër duhet ta bart misionin e tij, ta luajë rolin
e vet në drejtimin e anijes njerëzore, përkujdesjes ndaj
botës dhe mbikëqyrjes së botëkuptimeve, moralit, marrëdhënieve
të njeriut me njeri dhe popullit me popull; ndërkaq popujt, nuk
jetojnë me historinë e as me faktorin që ka paraqitur në
të kaluarën dhe suksesin e fitoren që ka korrur në
kohën e shkuar, por popujt jetojnë me Xhihad (përpjekje)
të pandërprerë, aktivitet të përhershëm,
ndjenjë të përgjegjësisë së vazhdueshme,
rrezikim të vetvetes dhe gjësë së shtrenjtë në
çdo kohë, risi dhe kreativitet, si dhe prodhimin e risive të
dobishme dhe tepricës së vlefshme, e kur do të mbyllet në
vetvete dhe do ta lëshojë funksionin e tij, do të përjashtohet
nga regjistri i historisë dhe do ta harrojë koha, për atë,
duhet që ummeti Islam prej fillimi ta marrë edhe njëherë
përgjegjësinë e tij misionare civilizuese, udhëzuese
dhe prijëse.
Ekziston edhe një realitet tjetër shkencor historik, e ai
është se ummeti Islam nuk mund ta kryejë rolin e ndikimit
në civilizimin njerëzor dhe udhëzimit të tij, nëse
është lypës në tryezën e civilizimeve të
huaja, pinë prej detit të tyre dhe zhytet në valët
e tij deri në vesh, ai nuk mund ta ruajë vëmendjen e vet,
lëre më t’i shtyejë popujt tjerë që ta imitojnë
atë, këtë mund ta arrijë vetëm nëse beson
bindshëm se civilizimi i tij është i pavarur, me identitet
të posaçëm, hyjnor qiellor, i vlefshëm për çdo
kohë dhe vend, i ngritur mbi baza të forta, i mbështetur
në Kur’an dhe sunnet, rezultues prej udhëzimeve hyjnore dhe mësimeve
Pejgamberike, ai ka koncept të veçantë për pastërtinë
dhe nderin, pastërtia (Et-tahare) në të, nuk është
sinonim i fjalës "Nedhafe" (mënjanim i mbeturinave sh.p.), për
nderin në të, nuk mjafton vetëm largimi nga krimet morale,
por ai është me kuptim më të gjerë dhe më
përfshirës e përmbledhës; dhe se jeta e tij nuk përputhet
me civilizimin perëndimor i cili u zhvillua dhe u fermentua nën
shtypjen e faktorëve të veçantë historik dhe në
ambient në të cilin sundonte materializmi dhe dominonte mbi të,
në periudha të shumta dhe të gjata, armiqësia ndaj
fesë dhe tërbimi kundër moralit dhe vlerave, dhe siç
thotë njëri nga ekspertët e këtij civilizimi dhe historisë
së tij (Dr. Muhammed Ikballi) në mënyrë koncize: "Njëmend,
shpirti i këtij qytetërimi (perëndimor) nuk u kthye i ndershëm
i pastër".
Besoj se është shumë lehtë tubimi mes i lehtësimeve
qytetëruese dhe shfrytëzimi i mjeteve, zbulimeve dhe asaj që
ka arrit shkenca bashkëkohore, dhe sqarimi i bukurisë, modestisë,
kujdesit ndaj pastërtisë dhe mënjanimit të ndytësive,
largimi nga harxhimet e tepërta dhe zhytja në format e jashtme
me të cilat dallohet civilizimi Islam, nëse u shkon për
dore qeverive dhe shoqërive Islame planifikimi qytetërues i pavarur,
larg imitimit të verbët, euforisë dhe kompleksit të
inferioritetit, origjinalitet, besim në vlerën e mësimeve
– Islame dhe civilizimit Islam nga të cilat buron dhe mbi të
cilat qëndron, si dhe besim në identitetin e tij.
PEJGAMBER I MËSHIRËS PËR
BOTËRAT DHE
FE E MËSHIRËS PËR NJERËZIMIN
Këtë studim historik dhe analitik, dhe vështrim botëror
të jashtëm, pas Pejgamberisë së Muhammedit s.a.v.s.,
do ta përfundojmë me atë që kemi përmendur në
fund të librit tonë: "Biografia e Pejgamberit s.a.v.s.", që
të jetë përfundim i këndshëm për këtë
studim:
"Bota u ndryshua pas dërgimit të Pejgamberit s.a.v.s., dhe
duke iu falënderuar atyre mësimeve madhështore, ashtu siç
ndryshon klima, njerëzimi u transferua prej një stine e cila
ishte e tëra me thatësi dhe vjeshtë, helm dhe nxehtësi,
në një stinë e cila është e tëra pranverë,
lule dhe kopshte nën të cilat rrjedhin lumenj, u ndryshuan natyrat
e njerëzve, u ndriçuan zemrat me dritën e Zotit të
tyre, kthimi tek All-llahu xh.sh. mori përmasa të mëdha,
njeriu njohu një oreks të ri të cilin nuk e kishte pasur
zakon, shije të cilën nuk e kishte provuar dhe etje të cilën
nuk e kishte njohur më parë.
Zemrat e shkreta, të thara, të ftohta, të shuara, u freskuan
me ngrohtësinë e besimit dhe fuqinë e dashurisë; mendjet
u shëndritën me dritë të re, shpirtërat u mbushën
me erë të re, njerëzimi doli grupe grupe duke kërkuar
rrugën e vërtetë, pozitën e saj të lartë,
dhe duke patur dëshirë të flaktë për pozitën
e vet të ngritur, të lartë, për atë, nuk has ndonjë
prej, popujve apo vendeve që nuk dëshiron të jetë i
pari në këtë arenë dhe që nuk konkuron në
të, për atë, i sheh arabët dhe joarabët, Egjiptin
dhe Shamin (Sirinë), Turkestanin dhe Iranin, Irakun dhe Horasanin,
Afrikën Veriore, Spanjën dhe Indinë, siujdhesat e Indisë
Lindore, të dehur me këtë dashuri të lartë, begati
qiellore dashamir të këtij qëllimi të lartë dhe
nevojtarë për këtë derë të madhe.
Dukej se njerëzimi ra në vete dhe u zgjua, i hapi sytë
e vet pas një gjumi të thellë e të gjatë, i cili
zgjati shekuj të tërë, për atë, (deshi ta kompensojë
tërë atë) kaloi derisa u stërmbush çdo pjesë
dhe shtyllë e saj me thirrës të devotshëm, të
sinqertë, muxhahida (përpjekjes) reformues, edukues, njohës
të All-llahut xh.sh., të flaktë për krijesat e All-llahut,
sakrifikues të vetvetes dhe gjërave më të shtrenjta
për të mirën e njerëzimit dhe shpëtimit të
tij nga rreziku i cili i kanoset nga të gjitha anët, njerëz
të cilëve ua kanë xhelozi melekët, i ndezen tagaret
e zemrave të ftohta, e ndezën pishtarin e dashurisë hyjnore,
e bënë të rrjedhin lumenjtë e shkencave dhe arteve,
urtësive dhe njohurive, hapën burime të pasura, të
gufuar prej shkencës dhe njohurisë, besimit dhe mëshirës;
në shpirtërat e njerëzve ndërtuan urrejtje të
re ndaj dhunës dhe padrejtësisë, armiqësisë dhe
mllefit, ua përcollën popujve të diskredituar, të shtypur
e të nënçmuar leksionet e barazisë, i shtrënguan
të braktisurit, të lënurit dhe të ngratët të
cilët i hodhi shoqëria dhe i refuzuan familjet dhe fiset e tyre,
në gjoksat e tyre të mbushur plot dashuri dhe mëshirë,
ti do t'i’gjesh gjurmët e tyre dhe do t'i’vëresh dëshmitë
e tyre në çdo pjesë prej pjesëve të shtrira
si pozitat e zonave, nuk është pa të asnjë shtëpi
mbi sipërfaqe të tokës.
Shiko në qenësinë dhe cilësinë e veprave të
tyre, e lëre më kuantitetin, vështroe lartësinë
e ideve të tyre dhe ngritjen e tyre në sfera dhe horizonte të
larta; shikoi ndjenjat e tyre senzibile, shpirtin e tyre të ndieshëm,
të qetë, të butë; mendjemprehtësinë e tyre
të shkëlqyeshme; natyrën e tyre të shëndoshë,
si i drejtoheshin njerëzimit dhe veniteshin për të sikurse
dylli; si veniteshin dhe topiteshin personalitetet dhe shpirtërat
e tyre në zjarrin e dhembshurisë dhe ngushëllimit, mëshirës
ndaj krijesave dhe lakmisë pas asaj që është në
dobi dhe në të mirë të saj; si binin në rreziqe
dhe i mirëpritnin fatkeqësitë për t’i shpëtuar
njerëzit dhe larguar rreziqet nga ata; si ishin pushtetarët dhe
prijësit e tyre që qeverisnin dhe ndjenin përgjegjësi,
rrinin me ngulm natën dhe i mbronin kufijtë, e si pajtohej populli
me ta, i respektonte urdhërat e tyre; dhe lexo, poashtu lajmet e adhurimit
(ibadetit) të tyre, moslakmimit pas kësaj bote, gjendjes së
tyre në lutje, vetitë e moralit të tyre, dëshmisë
kundër vetvetes dhe gjykimit të tyre ndaj vetes; dashurinë
e tyre ndaj të vegjlive dhe të dobtëve; zemërbutësinë
e tyre me vëllezërit dhe shokët; nderit dhe zemërgjerësisë
së tyre; faljes dhe braktisjes së tyre armiqësinë;
pastaj do ta shohish se ëndërrat e poetëve dhe artistëve,
iluzioni i tyre fisnik, talenti i tyre i rrallë, nuk arrinë deri
në atë maje të lartë, në të cilën arritën
ata në botën e faktit dhe realitetit, sikur mos të kishin
qenë rrugët e shumta autentike dhe popullariteti i asaj që
u përmend në këtë kapitull; dhe sikur mos të kishin
qenë dëshmitë e besueshme të historisë, këto
lajme do të dukeshin përalla dhe legjenda të cilat i ka
thurrur imagjinata.
Ky revolucion i madh, dhe kjo epokë e re lulëzuese, janë
prej mrekullive të Muhammedit s.a.v.s., prej begative të misionit
të tij dhe prej puhive të mëshirës së Zotit, e
cila i ka përfshirë tërë vendet dhe kohët.
E ka thënë të vërtetën All-llahu i madh:
"Dhe Ne ty të kemi dërguar mëshirë për botërat".
BIBLIOGRAFIA E LITERATURËS ARABE:
-
– Kur’ani i ndershëm.
Librat e hadithit (traditës):
-
– El-xhamius-sahih: Imam Ebu Abdullah Muhamed
Ibën Ismail El-Buhari.
-
- El-xhamius-sahih: Lil imami Ebi-l-Husejn Muslim
Ibën El-Haxhxhaxh Ibën Muslim El-Kushejrij En-
Nejsaburi.
-
– Xhamiut-Tirmidhij: Lil Imami Ebi Isa Muhamed Ibën
Isa Et-Tirmidhij.
-
– Sunenu Ebi Davud: Lil Imami Ebi Davud Sulejman
Ibën El-Esh’ath Es-Sixhistani.
-
– Es-sunen El-Kubra Lil-Bejheki: Lil Al-lameti Ebi
Bekër Ahmed Ibën El-husejn El-Bejheki.
-
– Kenzu-l-ummal: Lil Al-lameti Alaid-din Ibën
Husamud-din el-Burhanufuri.
-
– El – Islam vel Hadaretu – l-arabije: Muhamed
Kurd Ali.
-
– E’lamun-Nisa li alemiji-l-urubeti vel islam: Omer
Rida Kehale.
-
– El-Bidaje ve En-Nihaje: El-al-lame el-hafidh Imadud-
din Ibën Kethir.
-
– Tarihu ahlak uruba – lejki.
-
– Tarihu-t-Turathi-l-arabij: Fuad Sezkin.
-
– Tarihu-l-edebi-l-arabi: Karl Brukelman. Daru-l-
mearif. Kajro.
-
– Tarihu-s-sin: Xhems Karkern.
-
– Eth-thekafetul-islamijje fi-l-hind: Abdul Hajj El-
Hasenij.
-
– Hadaretul-areb: Gustav Lebon.
-
– Rixhalu-l-fikri ve eda’veti fi-l-islam: Ebu-l-Hasen En-
Nedevij. Daru-l-kalem, Kuvajt.
-
– Reva’iu Ikbal: Ebu-l-Hasen En-Nedevij. Daru-l-
kalem. Kuvajt.
-
– Siretu ummi-l-mu’minin Es-sejidetu Aishe radijallahu
anha: El-al-lame Es-sejid Sulejman En-Nedevij.
-
– Siretu Omer ibën El-Hatab radijallahu anhu: Ibën el-
Xheuzij.
-
– Duha-l-islam: Dr. Ahmed Emin, mektebetu-n-
nehdatil-Misrijje.
-
– El-ikdu-l-ferid: Ibën Abdu Rab-bihi.
-
– El – akidetu vel-ibadetu ves-suluk: Ebu-l-hasen En-
Nedevij. El-Mexhmetu-l-islami el-ilmij Lekheneu.
-
– Futuhu-l-Buldan: El-Al-Lame, Ahmed Ibën Jahja Ibën
Xhabir Esh-Shehir El-Beladhuri.
-
– El-Fihrist: Ibën en-Nedim.
-
- Keshfudh-dhunun: El-Haxh Halife Xhelebij.
-
– Madha hasire-l-alem bi inhitati-l-muslimin: Ebu-l-
Hasen En-Nedevij, Daru-l-kalem Kuvajt.
-
– El-Mer’etu Bejne-l-fikhi vel kanun: Dr.Mustafa Es-
Sibai.
-
– El- Mer’etu fi-l-Kur’an: Abas Muhamed Akad.
-
– Muëxhemu-l-Musaniffin: Mahmud Et-Tuvenkij.
-
– Mukadimetu Ibën Haldun.
-
– Menu Semerti.
-
– Menu Shasteri.
BIBLIOGRAFIA E LITERATURËS
ANGLEZE
-
- Anni Besant, Mrs."The life and teaching of
Mohammad",Madras, 1932.
-
– Arnold.T.W. "Preaching of Islam", London, 1935.
-
– Barith, "Religion if India".
-
– Briffault Robert "The making of Humanity".
-
– Caetani, "Analidal Islam", vol.II.
-
– Coulsen, N.L. Islamic Surveys, "The History of
Islamic Law" Edinburg, 1971.
-
– Draper John Wiliam, "History of Conflict between
Religion and Science", London 1910.
-
– Dutt.R.C. "Ancient India" 1691. Vol.III.
-
– Devenport, John, "Apology for Mohammad and
Quran", London, 1869.
-
–"Encyclopedia Britanica", 1927.
-
– Ernest De Bunsen "Islam or True Christianity",
London, 1889.
-
– Gibb.H.A.R. "Whither Islam", London, 1932.
-
– Haine’s, "Christianity and Islam in Spain".
-
– Hamilton.A.R. Gibb "Studiues on the Civilization of
Islam", London, 1960.
-
– Hartwig Hirschfeld, "New Researches into
Composition and Exegesis of the Quran",
London 1902.
-
– Jayswal, "Manu and Yajnaval".
-
– J.M.Rodwell. "Rev.G.Margoliouth in Introduction to
the Koran".
-
– Jolivet Castelot, "Laloi de L’Histoire".
-
– Harold Hoffding, "History of modern Philosophy".
-
– Lawrence, E.Browne, "The Prospects of Islam",
London 1949.
-
– Machauliffe, "The Sikh Religion".
-
–Malley, L.S.S.O. "Popular Hinduism, The Religion of
Masses", Cambridge, 1935.
-
- Naidu Sarojini, "Speeches and Writings",
Madras. 1918.
-
– Nehru Jawahirlal, "Discovery of India"
Calcutta, 1948.
-
– Panikarr K.M. "A Survery of Indian History".
-
– Seva Ram Singh, "Life of Guru Nanak".
-
– Smith, Welfred Cantwel. "Islam in Modern History",
New York, 1953.
-
– Tarachanfd, Dr. "Society and State in the Mughal
Period", Delhi, 1941.
-
- Tarachand, Dr."Influence of Islam on Indian Culture".
-
– Toyanbee, A.J. "Civilization on Trial",
New York. 1948.
-
– Victor Chopart, "The Roman World".
-
– William L.Langer. "An Encyclopeadia of World History". 1964.
Ebul-Hasen Ali en-NEDEVIJJ
ISLAMI
NDIKIMI I TIJ NË CIVILIZIM DHE
MERITA E TIJ PËR NJERËZIMIN
Titulli i origjinalit:
EL ISLAM
Etheruhu fil hadare ve fadluhu
ala el insanijje
Nga arabishtja:
Bashkim ALIU
Redaktor gjuhësor – korrektor:
Agim ABAZI
Recenzues:
Rufat SHERIFI
Përgatitja kompjuterike:
Jusuf SALIU
Boton:
SH.B. "Furkan ISM"
Rr. "Xhon Kenedi" Nr. 5 / 2 – 5
91000 Shkup
Tel./Fax: (091) 616 – 738
E-mail: furkan@mol.com.mk