Haxhi
Rashid efendi Osmani
Mësues
e Profesor i Nderuar
Hoxhë
e mësues, sinonimin e njohur Haxhi Rashid efendi Osmani e zgjati edhe
më tej, mësues, hoxhë, profesor në medrese, të
gjitha fusha të drejtpërdrejta edukimi islam dhe atdhetar.
Punoi
rreth shtatë vjet si mësues, duke vazhduar edhe arsimin laik,
shkollën normale, si dhe duke vazhduar studimet islame, me të
cilat nuk ndahej që nga fëmijëria e parë e gjatë
gjithë viteve të arsimit laik e më pas atij fetar. Shumë
vite kaloi edhe në sektor administrativ në Bashkësinë
Islame, si dhe në medresenë e ultë dhe atë të
mesme në Prishtinë.
Në
vitet 1964-1968 u emërua drejtor i medresesë e më pas vazhdoi
si arsimtar. Atje dha disa lëndë, por me përkushtim të
posaçëm zhvilloi lëndën e fikhut (të drejtës
islame), të cilën e njihte si rrallë kush në Prishtinë.

Hoxha, Haxhi Rashid Efendi Osmani,
ne nje prej oreve te mesimit
Duke
qenë një mësimdhënës me formim të mirë
fetar, pedagogjik, me intuitë psiko-pedagogjike, ai shquhej për
një organizim të mirë të proçesit mësimor,
për orët interesante që zhvillonte, për shpjegimin
e qartë para nxënësve. Afrimi me nxënësit u bë
kurdoherë natyrshëm, sinqerisht, duke iu gjendur të gjithëve
e sidomos atyre që kishin ndonjë shqetësim. Ish -nxënësit
e tij flasin për plot raste, kur myderrizi i tyre iu gjend pranë
si një prind, si njeriu i tyre, prandaj edhe e kujtojnë me respekt,
duke u dhënë nxënësve të tij edhe një mësim
të madh: atë të qëndrimit të vëmendshëm
ndaj njerëzve dhe në gatishmëri deri në sakrificë
për t’i ndihmuar ata.
Edhe
pas daljes në pension, në vitin 1978, Haxhi Rashid efendiu ishte
përherë i mirëpritur dhe i nderuar në qendrën
e madhe islame: në medresenë e Prishtinës. Vdiq i nderuar
në vitin 1991.