|
|
Titulli i origjinalit:
Shënim
Shkup 1994 , Biblioteka H i s t o r i a Recensorë: Feti Mehdiu , Bahri Aliu Sami Frashëri: VEPRA 9 PERSONALITETET SHQIPTARE NË KÂMÛS AL-A'LÂM TË SAMI FRASHËRIT LOGOS-A Shkup 1994 Titulli i origjinalit: Ch. Samy-Bey Fraschery KÂMÛS AL-A'LÂM Zgjodhi, përktheu dhe shpjegoi Mehdi Polisi SAMI FRASHËRI DHE KÂMÛS AL-A'LÂM Dijetari i madh dhe ideologu i shquar i Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare Sami Frashëri, u lind në katundin Frashër të
Shqipërisë në qershor të vitit 1850. Mësimet e
para Samiu i nxuri në Frashër nga muderrizi Mahmut Efendi Tetova.
Në moshën nëntëvjeçare i vdiq i ati, e dy vjet
më vonë, pra më 1861 edhe e ëma. Të mbetur kështu,
pa prindër, për të dhe për tërë familjen
(gjithsej ishin gjashtë vëllezër dhe dy motra), sipas traditës
shqiptare, duhej të kujdesej vëllai më i madh, Abdyli. Meqë
Frashëri, vend malor, Abdyli nuk shihte ndonjë perspektivë
të madhe aty, prandaj, për t'ua mundësuar shkollimin vëllezërve
të tij, më të vegjël dhe për të krijuar kushte
më të mira, vendosi të transferojë familjen në
Janinë, kryeqytet i vilajetit të atëhershëm.
KÂMÛS AL-A'LÂM
Prishtinë, qershor 1992.
SHQIPTARËT Janë një komb që banon në anën perëndimore
të Gadishullit Ballkanik d.m.th. të Rumelisë së Shtetit
Osman. Fjala “arnaut” rrjedh nga fjala greke “arvanit”. E kemi sqaruar
se edhe kjo fjalë është marrë nga fjala “arban” të
cilën e përdorin shqiptarët. (për “arban” dhe “arbanija”
flasim tjetërkund - nënvizim i Samiut) .
ABAZ PASHA Është valiu i tretë i dinastisë së Mehmed Ali
Pashës në Egjipt. Është djali i Tosunit të Mehmed
Aliut. Lindi në vitin 1220/1805 .Pas vdekjes së mixhës së
tij, Ibrahim Pashës në vitin 1255/1848 dhe tërheqjes së
gjyshit, Mehmed Aliut, në Stamboll, këtij, biografia e të
cilit po shkruhet këtu, iu dha fermani i Valiut. Kështu, pasi
qeverisi territoret e Egjiptit pesë vjet, deri në vitin 1270/1853,
në këtë vit papritmas vdiq. Këtë e trashëgoi
mixha i tij Seid Pasha. Ishte njeri i shëndoshë .
ABDYL BEU (FRASHËRI) (Abdullah Hysni beu i biri i Halid beut)
AHMED PASHA Është nga vezirët i cili u përparua në gradën
e kryeministrit (sadriazem) në kohën e Kanuni Sulltan Sulejmanit
. Është shqiptar, poashtu. Nga oborri i Sulltanit doli me gradën
kapuxhi-bashë , e më pastaj u bë aga i jeniçerëve
dhe bejlerbe i Rumelisë. U bë dhëndërr i sadriazemit
(kryeministrit) Rrustem Pasha. Sado që u dërgua serdar (komandant
ushtarak) në anët e Rumelisë, nuk u paraqit dot në
këtë shërbim. Në vitin 987/1579 u avancua në gradën
e sadriazemit, por, pas gjashtë muajsh në këtë post,
vdiq nga një sëmundje e rëndë. Sado që ishte shumë
pasanik, nuk ishte i respektuar nga masa. Ishte një njeri i pa marrur
vesh dhe i panjerëzishëm; kishte shprehi të hidhërohej
vend e pa vend .
AHMED RIFAT PASHA Është djali i Ibrahim Pashës (nipi i Mehmed Ali Pashës
- M.P.). Lindi në Egjipt në vitin 1241/1825. Mori pjesë
në luftërat e Sirisë bashkë me babain e vet, mirëpo
për të vazhduar studimet, u dërgua në Paris në
akademinë ushtarake. Kur i vdiq i ati, u kthye për në Egjipt.
Partia e cila ishte kundër Abaz Pashës , që ishte në
krye të qeverisë, duke pasur për qëllim ta ndihmojë
vendin nga ajo që kishte mësuar, këtë deshti ta vë
në krye të detyrës. Edhe pse ai nuk u përzie në
këtë punë, kur pa se ngjalli dyshimin te Abaz Pasha, më
1267/1850 vjen në Stamboll me ç'rast Abdylmexhidi e pat nderuar
me gradën gjeneral (ferik). Pas tre vjetësh kthehet në Egjipt
për t'u bërë vali i Egjiptit te Seid Pasha. Qe emëruar
anëtar i Mexhlisit (Këshillit) e pastaj, anëtar i Riasetit
(Kryesisë). Pas Seid Pashës iu caktuan pozita të larta në
vilajet, mirëpo, duke qenë në këto pozita, më
1273/1856 me rastin e fundosjes së një vagoni në lumin Nil,
në të cilin ndodhej edhe ky, u mbyt .
AJAZ PASHA Ishte nga burrat e kohës së Javuz Sulltan Selimit. Në
pozita të larta shtetërore (sadriazem) arriti në kohën
e Sulltan Sulejmanit. Është shqiptar. Nga oborri mbretëror
doli me gradën aga, e pastaj u bë aga i jeniçerëve
(komandant i jeniçerëve). Në ekspeditën e Egjiptit,
përveç që tregoi trimëri dhe shkathtësi, pati
sukses edhe në dhënien e disa propozimeve të dobishme, prandaj,
fitoi simpati dhe dashuri te padishahu i sipërpërmendur. Pasi
erdhi në fron Sulltan Sulejmani, u bë bejlerbe i Anadollit. Pas
kryengritjes së çerkezit Xhanberdi Gazaliut dhe vrasjes së
tij, u emërua edhe vali në vilajetin e Sirisë (Shamit).
Në pushtetin e Rodosit ishte bashkë me padishahun e tij. Këtu
tregoi dhe pati rezultate shumë të mëdha. Mirëpo, ndërkohë
ra në sy të keq te padishahu. Sado që u avancua në
grada dhe sado që u burgos, së shpejti u fal dhe iu kthye grada
dhe detyra e nëpunësisë. Mori pjesë në ekspeditën
e Moldavisë , pastaj edhe në rrethinën e Korfuzit bashkë
me Hajredin Pashë Barbarosën. Meqë tregoi rezultate dhe
shërbime të shkëlqyeshme, më 942/1535, ndonëse
ishte veziri i dytë (me gradë), bëhet kryeministër
(sadriazem) në vend të Ibrahim Pashës. Ashtu siç
ishte i suksesshëm në udhëheqjen e punëve shtetërore
me drejtësi të plotë në postin e kryeministrit që
i zgjati katër vjet, poshtu ishte i njohur për të mos nënçmuar
dhe për të mos fyer askënd. Më 946/1539, pas një
sëmundje që i paraqitet duke qenë në postin e kryeministrit,
vdiq. Nuk ka ndonjë të metë në jetën e tij, përveç
se ka qenë feminist i madh. Kur vdiq i kishte më se 20 fëmijë
. Nuk mund të tregohet saktësisht se cila ishte vendlindja e
tij në Shqipëri. Sipas disa fakteve historike, thuhet se vëllezërit
e tij dijetarë kanë jetuar në Vlorë dhe është
e sigurt se ka prejardhje nga ato anë .
AJAZ PASHA Edhe ky është shqiptar. Është vëllai i kryeministrit,
Sinan Pashës, i njohur si pushtues i Jemenit. Gjatë kohës
së Sulltan Sulejmanit u caktua bejlerbe i Erzurumit. Për shkak
se ia mundësoi dhe ia lehtësoi ikjen për në Iran Shehzade
Bajazit Han-it, i cili shpalli kryengritje në Anadoll, më 966/1558
në Erzurum u dënua me vdekje nga ana e Sulltan Selimit të
Dytë. Djali i tij Mustafa Pasha gjendej në luftën e Vllahisë
me mixhën e tij Sinan Pashën .
ALEMDAR OSE BAJRAKTAR MUSTAFA PASHA Eshtë nga vezirët që kaloi në postin e sadriazemit
në fillim të ardhjes në fron të Sulltan Mahmut Hanit
II. Është nga Rushçuku dhe sipas një varianti është
shqiptar. Në kohën e Sulltan Mustafa Hanit, tuboi një
grup ushtarësh për të marrë pjesë në ekspeditën
ushtake kundër Rusisë. Meqë e mbante flamurin (bajrakun)
në këtë ekspeditë, u bë i njohur me emrin alemdar
ose bajrakdar. Më pastaj, në dredhi të Pasbanogllit , i
ndihmoi Tersnikli-zades, ajan i Rushçukut dhe me ndërmjetësimin
e tij u emërua anëtar në Këshillin e Rezgredit
dhe u shpërblye me gradën kapuxhi-bashë. Më vonë,
kur u vra Tersnikli-zade, ajanët e atyre anëve dhe ithtarët
e të përmendurit e panë të arsyeshme (u pajtuan) që
Bajraktar Mustafai të kalojë në Këshillin e Rushçukut
në vend të tij. Zaten, që atëherë vetë u
bë i njohur me trimëri dhe guxim, kurse me tregtinë e gjedhave
dhe me punimin e tokës u bë pasanik i madh. Meqë ishte bujar,
fisnik dhe zemërgjerë, fitoi famë të madhe në
tërë territorin e Rumelisë. Fuqia e forca e tij si dhe armiqtë
shtetërorë ishin bërë preokupim i tij. Duke qenë
ithtar i sektës bektashiane, fitoi simpatinë e jeniçerëve.
Mirëpo, kur Sulltan Selim Hani III u përpoq të bëjë
reforma ushtarake, grupi rebelues i jeniçerëve më nuk
e përfillnin këtë, biografia e të cilit po shkruhet
këtu, sepse e gjetën në disa marrëveshje dhe korrespondenca
të fshehta (me Sulltan Selimin III - M.P.).
ALI PASHË TEPELENA Ishte vali dhe derebeg në Janinë plot 33 vjet në kohën
e Sulltan Selim Hanit III, Sulltan Mustafa Hanit IV dhe Sulltan Mahmud
Hanit II. Ishte një vezir i cili me veprimet e tij të jashtëzakonshme,
me vrazhdësinë dhe pamëshirshmërinë e tij fitoi
famë të lartë. Lindi në vitin 1145/1732 në kasabanë
e Tepelenës në Shqipëri. Gjyshi i tij, Ali Pasha,
fitoi gradën mir-miran. Kur në luftën e Korfuzit e sulmoi
kalanë, tregoi një trimëri dhe guxim të madh, por u
vra. I la pas vetes tre djem. Të mëdhenjtë e lanë pa
trashëgimi Veli beun, babain e këtij, biografia e të cilit
po shkruhet këtu, prandaj, Veli beu ishte i shtrënguar të
merret me vjedhje. Pasi u pasurua dhe u përforcua në këtë
mënyrë, me shokët e tij u kthye në Tepelenë. Vëllezërit
e tij i dogji në shtëpitë e tyre. Për këtë
shkak bejlerët e Tepelenës morën qëndrim të prerë
që këtë ta bojkotojnë dhe ta dëbojnë nga
krahina e tyre. Më pastaj Veli beu vdiq. I kishte dy gra; me të
parën kishte një djalë, kurse me të dytën një
djalë dhe një vajzë. Bashkëshortja e dytë me emrin
Hanko, nga Konica , ishte një grua trime, energjike dhe e ashpër.
Ajo për t'iu revanshuar bejlerëve të Tepelenës bëri
marrëveshje me ish-shokët e ngushtë të bashkëshortit,
kurse fëmijën e saj, Aliun, që nga vegjëlia e mësonte
për hakmarrje dhe që të jetë sa më i ashpër
ndaj tyre. Në mes bejlerëve të kasabasë së Kardhiqit,
e cila i takonte Gjirokastrës dhe familjes së Ali Pashës
prej kohësh kishte hasmëri. Meqë kardhiqasit për Hankon,
nënën e Aliut dhe për motrën e saj, Shaensanë,
kishin hetuar disa sjellje jo të mira dhe prishje të moralit.
Hankoja, kur ishte duke vdekur, e kapi Aliun për jake dhe e këshilloi
(e porositi) që të hakmerret ndaj kardhiqasve.
AMUXHA-ZADE HYSEJN PASHA Është nga vezirët e Perandorisë osmane që mori
gradën e krye-ministrit (sadriazem) në kohën e Sullan Mustafa
Hanit të Dytë. Është pra, djali i mixhës
së Qyprili-zade Fazil Ahmed Pashës, i cili ishte sadriazem pas
Qyprili Mehmed Pashës. Për këtë arsye njihet me këtë
ofiq . Edhe pse jetonte mirë kur ishte në pozita të larta
shtetërore (sadriazem) mixha dhe djali i mixhës së tij dhe,
edhe pse jetonte në kushte ideale në ditët e Maktul Mustafa
Pashës , pas disfatës së Vienës që ndodhi
më 1095/1683 i ra autoriteti dhe, duke u caktuar në ejaletin
e Zevrit dhe në muhafezllëkun e Çardakut, qe larguar.
Në vitin 1100/1688, duke u shpërblyer me gradën e vezirit,
u caktua muhafiz në muhafezllëkun e Seddulbahrit dhe më
1102/1690, pasi qe caktuar kajmekam në Asitane, më 1105/1693
u internua në Sed-dulbahër. Më 1106/1694 duke marrë
gradën e kapedanit (Kapudan), tregoi guxim dhe shërbim të
mirë në pushtimin e Sakëzit. Pasi një kohë u përpoq
lart t'i kthejë rregullin dhe paqën siujdhesës së përmendur
më lart, për të dytën herë bëhet kajmekam
i Asitanes dhe komandant i ekspeditës; poashtu iu besua detyra muhafiz
i Beogradit. Më 1109/1697, kur u tërhoq për në Edrene,
ishte në pozitë të lartë (sadriazem). Sido që
të jetë, edhe pse i kishe filluar bisedimet për marrëveshje
paqësore përmes delegatit anglez, të cilat, meqë nuk
dhanë rezultate, tuboi dhe përgatiti ushtarët në Vefire
dhe qe kthyer në Beograd. Pastaj, pasi nënshkruan marrëveshjen
kthehet në Stamboll . Pas shërbimit të tij 5 vjeçar
në postin e sadriazemit me mençuri e me drejtësi të
plotë, për shkak të sëmundjes së rëndë
që e kapi, më 1114/1702 kërkoi të lirohet nga detyra.
U pensionua dhe, duke jetuar në çiflikun në afërsi
të Silivrit, po në këtë vit vdiq. Kufomën ia patën
dërguar në Stamboll. E varrosën në tyrben (mauzoleun)
e posaçëm që e kishin përatitur afër Dar-ul-Hadithit
të ndërtuar në lagjen e saraçëve. Edhe pse ishte
një ministër i drejtë dhe i mençur, meqë ishte
i dhënë pas dëfrimeve dhe kënaqësive, punët
kryesore i pat lënë në duart e ministrit të punëve
të jashtme, Rami efendiut .
AQIF MEHMED PASHA Ishte nga vezirët eminentë të Perandorisë Osmane.
Rrjedh nga një familje e shquar tetovare, e cila është një
familje e vjetër dhe e njohur në Shqipëri. Stërgjyshi
i tij Rexhep Pasha kishte prejardhje lumjane, i cili një kohë
shërbeu si vali në Selanik. U vra në frontin e Iranit, në
kohën e Sulltan Ahmed Hanit. Edhe babai, Rexhep Pasha-zade Velijudin
Hilmi beu në ndërkohë u vra në More . Familja
e tij ka afërsi me familjen e Pejës .
ARABAXHI ALI PASHA Është nga vezirët që arriti postin e sadriazemit
në kohën e Sulltan Ahmed Han-it të Dytë. Ishte nga
Ohri. Në fillim ishte i angazhuar si imam dhe kadi në disa krahina.
Ishte i njohur si Ali Hoxha, mirëpo, më vonë, duke ndryshuar
veshjen (qëndrimet), hyri në shërbim të Koxha Halil
Pashës. Duke qenë anëtar në ministrinë e
Ibrahim Pashës në Edrene, i bashkangjitet Qyprili-zade Mustafa
Pashës, i cili ishte muhafiz në Baba-Dag, ku më vonë
u bë ket-huda. Në ministrinë e të sipërpërmendurit
mbeti një kohë të konsiderueshme në këtë
funksion. Më 1101/1689 arriti të bëhet aga i bektashive;
më 1102/1690 u bë kajmekam i oborrit të sulltanit; më
1103/1691, me dëshminë (dokumentin) e Qyprili-zade Mustafa Pashës,
kaloi në postin e vezirit të madh (sadriazem). Pasi që në
këtë funksion qëndroi gjashtë muaj, për shkak
të veprimeve jo të mira, u dëbua për në Rodos.
Pas një viti në siujdhesën e sipërpërmendur, u
dënua me vdekje. Meqë në kohën e tij si vezir i madh
u bë adet që njerëzit që i dëbonin t'i çojnë
me karrocë (turq. araba), këtij iu dha ofiqi arabaxhi .
ARSLLAN PASHA Ishte nga vezirët e kohës së Sullan Mehmed Hanit III.
Meqë ishte nga rrethina e Janinës, në vitin 1190/1776
u bë vali i Janinës. Deri në vitin 1203/1788 kur Ali Pashë
Tepelena emërohet vali i Janinës, vilajeti i Janinës ekskluzivisht
qeverisej me gjeneratën e tij. Në anën veri-lindore të
kalasë së Janinës, në një vend më të
lartë, të dukshëm dhe shumë të bukur që dilte
në liqe, Arsllan Pasha ndërtoi një xhami ideale, të
përsosur, e cila është e njohur me emrin Xhamia e Arsllan
Pashës (=turq. Arslan Pasha Camii). Në afërsi të xhamisë
kishte disa medrese dhe një falëtore (tempull) të sektit
nakshibendi. Aty gjenden varret, që në ato anë u thonë
të shenjta, të shejhave të këtij tempulli; të
shejh Ali efendiut dhe pasardhësve të tij, shejh Jusufit dhe
shejh Abidin efendiut si dhe tyrbja e shejh Sulejmanit nga Leskoviku, i
cili është poet shqiptar. Para pushtimit, në vend të
kësaj xhamie kishte një manastir me emrin “Aj Jani” ashtu që
sipas kësaj edhe qytetit të Janinës i është dhënë
emri Janja ose thënë më drejt Janina. Bejlerët e qytetit
të Janinës janë pasardhës të këtij Arsllan
Pashës. Në mes pasardhësve që qeverisnin në Janinë
ishin edhe disa personalitete të tjera të quajtur Arsllan Pasha
dhe Arsllan beg .
AZMI Nga poetët e Perandorisë Osmane të shekullit të
dhjetë sipas hixhretit janë dy personalitete me këtë
pseudonim:
BAJAZIT PASHA Ishte nga njerëzit e besueshëm të Jëlldërëm
Sulltan Bajazit Hanit. Është shqiptar. Kur padishahu i lartpërmendur
u zu rob në luftën me Timurlengun, Bajazit Pasha u interesua
ta shpëtojë nga dora e tatarëve Shehzade Çelebi Sulltan
Mehmedin (djali i Jëlldërëm Sulltan Bajazitit - M.P.) që
gjendej në internim dhe që ende ishte në moshën 15
vjeçare. Këtë e bëri me shumë vështirësi
dhe mundime, sipas një interpretimi, vishej si lypës. Shehzaden
gjithnjë e merrte pas vetes dhe shëndoshë e mirë e
solli në kalanë e Amasijes. Kështu e pat shpëtuar prej
rrezikut. Lartëmadhëria e tij Sulltan Mehmed Hani e çmoi
sinqeritetin dhe besnikërinë, e tij, prandaj, duke e nderuar
me gradën e vezirit, gjatë kohës së sulltanatit të
vet e mori dhe e angazhoi si këshilltar të lartë. Gjithnjë
e mbante pranë vetes. Sado që Izmirogllu Xhunejdi më parë
i kishte premtuar se do të ia jepte vajzën këtij, nuk ia
dha, por ia dha një shqiptari tjetër që quhej Abdullah,
prandaj, Bajazit Pasha, i hidhëruar në këtë, në
luftën që e bëri me Izmirogllu Xhunejdin, e zuri rob Abdullahun
e sipërpërmendur dhe në shenjë hakmarrjeje, e tredhi.
Edhe në një luftë që e bëri kundër Karamanogllit,
doli ngadhnjyes. Padishahut i patë bërë shumë shërbime.
Kur padishahu ishte i angazhuar me disa pushtime në anët e Selanikut,
në anët e Ajdënit, një person me emrin Borklyxhe Mustafa
organizoi kryengritje duke thirrë në ndihmë edhe të
krishterët . Bajazit Pasha dhe Shehzade Sulltan Murat Hani u angazhuan
në largimin dhe zhdukjen e të përmendurit. Edhe këtë
herë patën sukses, ashtu që Borklyxhe Mustafain dhe bashkëmen-dimtarët
e tij i eliminuan. Në vitin 824/1421, me vdekjen e Sulltan Mehmedit
në Edrene, Bajazit Pasha në marrëveshje me sadriazem Ibrahim
Pashën, e sollën Murat Hanin nga Amasja në Brusë dhe
derisa hypi në fron ky (Sulltan Murati - M.P.), ia dolën ta mbajnë
të fshehur vdekjen e tij. E paralajmëruan për rreziqet që
mund t'i ndodhnin atij (Sulltan Muratit - M.P,) .
BALLABAN BEU Është nga personalitet e kohës së Ebu-l-Feth Sulltan
Mehmed Hanit. Ishte me origjinë shqiptare. Si fëmijë u zu
rob. U edukua në pallatet e Sulltanit. E pranoi fenë e respektuar
islame. Ishte ndër më të parët që u hodh në
sulm me rastin e pushtimit të Stambollit. Prandaj, i ra në sy
për të mirë padishahut. Në vitin 870/1465 u dërgua
në Shqipëri me 15 mijë kalorës dhe me 3 mijë ushtarë
këmbësorë kundër Skënderbeut. Fitoi në betejën
në afërsi të Dibrës. E zuri rob Mojsiun, njërin
nga shokët më të guximshëm të Skënderbeut
dhe gjashtë persona të tjerë nga krerët e tij. Pasi
i dërgoi në Stamboll, u tërhoq në Ohër. E dërgoi
në ndihmë një shqiptar me emrin Jakup. Derisa e pushtonin
Beratin, Skënderbeu nuk u la kohë për konsolidim, por menjëherë
i shtypi dhe i theu forcat e tij dhe Jakupin e vrau. Për këtë
shkak Sulltani ia mësyu personalisht dhe me një fuqi të
madhe. Pasi e rrethoi një kohë bukur të gjatë Krujën
(d.m.th, Akça Hisarin) që ishte qendër e Skënderbeut,
u kthye, kurse rrethimin e Krujës ia besoi Ballabanit.
BOGDANI Ishte ipeshkv i katolikëve në Shqipëri para katër
qind vjetësh . Ka shkruar një libër të madh në
gjuhën shqipe në të cilin shtjellon çështje
fetare dhe një poemë përkitazi me fjalime dhe këshilla.
Këto dy libra së bashku me veprat e një ipeshkvi tjetër
me emrin Budi , meqë janë shkruar me një gjuhë shumë
të pastër dhe letrare, mund të numërohen dhe të
konsiderohen si bazë letrare e gjuhë së përmendur.
Disa herë janë botuar në Romë .
BUSHATLINJTË Është një familje e cila, duke trashëguar njëri
tjetrin, ka qeverisur vilajetin e Shkodrës, pjesën më të
madhe të Gegërisë, që nga vitet e para të shekullit
të dymbëdhjetë e deri në vitet e para të shekullit
të trembëdhjetë sipas hixhretit , d.m.th. rreth njëqind
vjet . Theme-luesi i kësaj dinastie Mehmed Pasha , ishte nga bejlerët
e fshatit Bushat. U shpërngul për në Shkodër. Me aftësitë
dhe dredhitë e tij fitoi autoritet të madh. I shtiu në dorë
(i përfitoi) të gjithë valitë e Shkodrës dhe në
fund ia arriti që t'i shtijë ata ta njohin atë për
vali. Pasi u bë vali, armiqtë dhe shokët e tij, që
në një mënyrë do të bëheshin rivalë
të tij, i eliminoi dhe kështu fitoi fuqi të madhe. Gjatë
luftës së Rusisë në ishullin e Moresë, nga ana
e Portës së Lartë kundër bejlerëve të Toskërisë,
të cilët ishin të padëgjueshëm në disa veprime
të tyre, u dërgua Mustafa Pasha, djali i madh i Mehmed Pashës.
Mirëpo, meqë edhe ushtria e tij veproi në mënyrë
të njëjtë, këtë e mbytën me helm. Atëbotë
vdiq edhe Mehmed Pasha. Tani vali i Shkodrës bëhet Mahmud Pasha,
djali i dytë i tij (i Mehmed Pashës - M.P.) i njohur me emrin
Kara Mahmud Pasha . Ishte trim i madh, i kujdesshëm dhe i aftë.
Sado që i bëri shërbime të mëdha Shtetit Osman
në More dhe në Mal të Zi, e pastaj, edhe në disa vende
me të cilat kishte marrëdhënie shtetërore, siç
ishin Republika e Venedikut dhe Austria, iu shmang. Meqë me kokë
të vetë hyri në Mal të Zi dhe e sulmoi këtë
vend disa herë dhe, meqë nuk u pajtua me urdhërat dhe rekomandimet
që iu dhanë nga ana e Portës së Lartë, për
ta bindur këtë, u dërgua një ushtri. Mirëpo, meqë
ngadhnjente, edhe më tutje vazhdonte t'i realizojë qëndrimet
e veta. Për kërkesën e tij për pavarësi nxitej
edhe nga ana e Austrisë dhe Venedikut. Këto qëllime u kuptuan
nga ana e Portës së Lartë, prandaj, kundër tij u dërgua
një ushtri nën komandën e Ali Pashë Tepelenës
dhe pashallarëve të tjerë. Edhe pse u rrethua në Shkodër,
nga qëndrimet dhe sjellejt e tyre korrekte, pati dobi (shfrytëzoi)
dhe, kështu, përsëri shpëtoi. Dy shtetet e përmendura
e përshëndetën dhe e uruan për këtë
fitore dhe njëkohësisht e nxitin edhe më tutje. Mirëpo,
duke kuptuar më vonë se qëllimet e këtyre shteteve
shkonin në dëm të popullatës muslimane, i likuidoi
delegatët që i dërgoi së fundi Austria. Letrat dhe
dhuratat e veta ia patë dërguar Portës së Lartë.
U thye në njërin nga sulmet që deshi ta nënshtrojë
Malin e Zi. U vra në fushëbetejë. Vëllai i tij Ahmed
Pasha, i cili ishte pas tij, u kap nga ana e komandantëve të
Rumelisë gjatë kësaj kryengritjeje dhe, meqë u dënua
me vdekje, vali i Shkodrës u bë vëllai i tij i vogël,
Ibrahim Pasha. Ky personalitet, duke treguar besnikëri dhe dëgjueshmëri
të plotë në kryerjen e punëve të Shtetit Osman,
i bëri shërbime të mëdha shtetit në zhdukjen dhe
shpartallimin e kryengritësve dhe disa bandave plaçkitëse.
Meqë nuk la fëmijë kur vdiq, vali i Shkodrës u bë
Mustafa Pasha, djali i Kara Mahmud Pashës. Edhe ky, duke kërkuar
pavarësi, shkonte hapave të babait të vet. Për këtë.
nxitej nga ana e Rusisë përmes Milloshit të Serbisë.
Në këtë kohë filloi lufta ruso-turke. Nga thyerja dhe
angazhimi i Shtetit Osman në këtë luftë përfitoi
dhe shkoi përpara deri në Sofje dhe Pllovdiv . Gjatë udhëtimit
rrënoi gjithçka. Për shkak të sistemit të ri
(Nizam-i Xhedid) , Mustafa Pasha ishte i pakënaqur, por të pakënaqur
ishin edhe bejlerët e tjerë, prandaj iu përgjigjën
thirrjes së tij. Këtë herë, ndërkaq, marrja dhe
ekzekutimi i Ali Pashë Tepelenës e shqetësoi, prandaj u
hutua dhe u trondit. Përsëri, duke iu nënshtruar nxitjeve,
me 30-40 mijë shqiptarë shkoi deri në Prilep, mirëpo,
veziri i madh Reshid Pasha që gjendej në Manastir i ktheu bejlerët
shqiptarë në anën e Shtetit Perandorak. Me një pjesë
të ushtrisë së rregullt dhe me ushtarët toskë,
menjëherë e theu ushtrinë e Mustafa Pashës. Pasi humbi
betejën, Mustafa Pasha iku në Shkodër. Edhe pse u mbyll
në kështjellë (kala) më në fund qe i shtrënguar
të dorëzohet. U dërgua në Stamboll dhe u fal nga ana
e Sulltan Mahmudit. I caktoi një rrogë dhe e emëroi vali
në Ajdën dhe në disa viljate të tjera. Shërbeu
në Shtetin Osman deri sa vdqi. Hasan Pasha i cili tani (lexo në
kohën e Sami Frashërit - M.P.) është vali i Halepit
dhe Riza beu që është anëtar i Këshillit
shtetëror janë të këtij personi (Mustafa Pashës
- M.P.) .
DAUT PASHA Është nga vezirët që arriti në ministri në
kohën e Sulltan Bajazit Hanit II. Është me origjinë
shqiptare. Kur ishte fëmijë u zu rob. Pas pranimit të rrugë
së drejtë (pas pranimit të fesë islame - M.P.) dhe,
për shkak të talentit të tij të lindur, duke marrë
gradë pas grade, në kohën e sulltanatit të Ebul-Fet'h
Sulltan Mehmed Hanit II u bë bejlerbe i Rumelisë. U gjend në
disa shërbime (detyra) të rëndësishme, si p.sh. me
rastin e rrethimit të Shkodrës. Në vitin 888/1483, në
kohën e Sulltan Bajazit Hanit, duke qenë bejlberbe i Anadollit,
kaloi në postin e vezirit të madh pas Ishak Pashës dhe kështu
14 vjet me sukses i udhëhoqi punët e rëndësishme të
shtetit Osman. E drejtoi ushtrinë kundër Karamanit dhe pati sukses
në shuarjen e kryengritjes që u paraqit atje. Në vitin 902/1496
u largua dhe u tërhoq të jetojë në qetësi në
Dimotikë , duke marrë një pension të plotë dhe
të mjaftueshëm. Pas dy vitesh aty vdiq. Kufomën ia dërguan
në Stamboll. E varrosën në tyrben e posaçme para
mihrabit të xhamisë që ishte ndërtuar për të.
Ishte një vezir i cili i donte dijetarët, fetar i madh dhe intelegjent.
Në Stamboll, në lagjen e pagëzuar me emër të tij
ka ndërtuar xhami sherif, medrese, mekteb, çeshme dhe imaret-hane.
Kësi lloj të mirash materiale ka lënë edhe në
disa vende të tjera. Edhe fushës jashtë Stambollit, ku dikur
fillonin aksionet e ushtrisë osmane për në drejtim
të Rumelisë, i është dhënë emri i tij, madje
edhe kazerma që gjendet sot (lexo në kohën e Samiut - M.P.)
në vendin e përmendur e mban emrin e tij .
DORA D'ISTRIA (Elena Gjika)
DUKAGJIN - ZADE AHMED BEU Është nga poetët e shekullit të dhjetë . Edhe
ky është nga trashëgimtarët e princave të Dukagjinit.
Edhe pse kishte një zeamet (timar të madh) të vlefshëm,
qe i shtrënguar të tërhiqet në vetmi në një
teqe të lënë pas dore. Ka shkruar poezi me tematikë
për varfërinë, skamjen dhe tesavvufin .
DUKAGJIN - ZADE MEHMED PASHA Është nga vezirët e kohës së Sulltan Selim
Hanit dhe të kohës së Sulltan Sulejman Ligjëdhënësit
(turq. Kanuni Sulltan Sulejman.) Është më i mbrami djalë
nga princat e Dukagjinit. Ishte nga ata që më së shumti
i shërbeu Sulltan Selimit. Ishte dhëndri i padishahut të
lartpërmendur (Sulltan Selimit - M.P.) Pas një kohe shërbeu
si vali në Halep , e më pastaj në Egjipt. Në vitin
962/1554 u largua dhe u kthye në Stamboll, ku pas një kohe vdiq
.
DUKAGJIN - ZADE OSMAN EFENDIU Është nga ulematë (dijetarët) e kohës së
Sulltan Muratit III. Është djali i Dukagjin-zade Mehmed Pashës.
Më 1009/1600 ishte kadi i Stambollit. Me çështjen e kadilerëve
u mor dy vjet. I mblodhi dhe i shkroi biografitë e kadilerëve
të Stambollit me një rend alfabetik, ndërkaq në emër
të padishahut të lartpërmendur pat shkruar një libër
me titull “Ez-har-i Xhemail” (Lulet e bukura). Vdiq, si duket, pas vitit
1012/1603 .
FERHAT PASHA Është nga vezirët (ministrat) që në kohën
e Sulltan Mehmed Hanit III dy herë kaloi në postin e kryeministrit
(sadriazemit). Është me origjinë shqiptare. Ka mësuar
dhe është edukuar në oborrin mbretëror (Harem-i Hymajun).
Pasi nga aty doli me gradën kapuxhi-bashë, në kohën
e Sulltan Murat Han-it III së pari u bë mirahor e pastaj aga
i jeniçerëve; më pastaj vali i Rumelisë. Me gradën
vezir i katërt, hyri në kategorinë e vezirëve. Në
ekspeditën ushtarake të Iranit që u hap në vitin 986/1578
shkoi si serdar (kryekomandant). Arriti të bëhet i famshëm
për sukseset e tij. Duke lidhur marrëveshje dhe duke marrë
me vete si peng djalin e vëllait të Shahut që ishte mirza
(titull ushtarak në Iran) shumë i guximshëm, u kthye. Pas
largimit të Sinan Pashës , më 999/1590 për të
dytën herë u bë vezir i dytë dhe iu besua detyra e
lartë shtetërore dhe me përgjegjësi (myhyri i sadrizaemit).
Pasi i udhëhoqi punët shtetërore 8 muaj, e shkarkuan dhe
e kthyen në detyrën e mëparshme. Në vitin 1003/1594,
me ardhjen e Sulltan Mehmed Hanit III në fron, për të dytën
herë bëhet vezir i madh (sadriazëm). Pastaj, kur u hap fronti
i Vllahisë , ndërtoi urën mbi Danub. Në kohën
kur ia filloi luftës, pa farë shkaku iku, duke mos pritur zëvendësimin.
Erdhi në çiflikun e tij që e kishte në afërsi
të Stambollit dhe aty u mëshef. Pas një kohe të shkurtër
e paraqitën dhe e burgosën në Jedikule . e dënuan me
vdekje dhe e varrosën në lagjen “Ebu Ejup Ensari”, Zoti e mëshiroftë!
Si kryeministër (sadriazem) shërbeu, herën e parë 8,
e herën e dytë 6 muaj, d.m.th. gjithsej 14 muaj. Ishte një
personalitet trim, i drejtë dhe i fuqishëm, sidomos është
i çmueshëm rezultati dhe shërbimi që e bëri
në luftën e Iranit. Rivaliteti i Sinan Pashës ndaj tij,
i cili ishte bashkëkombës i tij, i shkaktoi fatkeqësi dhe
dëm .
FEVRI (Mevlana Ahmed bin Abdullah)
GEDIK AHMET PASHA Ishte nga vezirët e njohur të Perandorisë Osmane. Ishte
trim i jashtëzakonshëm, guximtar, i mençur dhe i aftë
. Në kohën e sulltanatit të Ebu-l-Fet'h Sulltan Mehmet Hanit
shërbeu katër vjet në postin e kryeministrit (sadriazem).
Ishte i sektit bektashian në oxha-kun (korpusin) e jeniçerëve.
Meqë ishte shumë trim, së pari arriti gradën e bejlerbeut,
e pastaj, të vezirit të madh. Fitoi simpatinë dhe dashurinë
e Padishahut të vet. Në shumë luftëra ishte serdar
(komandant suprem). Plotësisht i mundi dhe i shkatërroi kryengritësit
e Karamanit. Ashtu si i pushtoi Silifken dhe Ermanikinë, poashtu u
dallua me trimëri dhe aftësi edhe në ekspeditën ushtarake
në Trabzon (Trapezunt). Në vitin 878/1473 u ngrit në gradën
sadriazem (kryeministër) dhe, duke qenë në këtë
post, me 300 anije dhe me flotën doli në Detin e Zi. E pushtoi
dhe e nënshtroi Kaffanë që kishte rënë në
duar e gjenovasve (italisht Genova - M.P.) si dhe Menku-hisarin dhe tërë
bregdetin Azof deri në kufirin e Çerkistanit. Kështu,
pati sukses të madh t'i zgjërojë kufijtë e Perandorisë
Osmane në ato anë. Në vitin 882/1477 u emërua serdar
për ta nënshtruar Iskenderinë e Shqipërisë (d.m.th.
Shkodrën) . Sado që i paraqiti disa vërejtje rreth mospranimit
të kësaj detyre, Padishahu për ato vërejtje që
i paraqiti ai nuk deshi të dëgjojë dot, por në mënyrë
kategorike i hodhi poshtë dhe këtë (Gedik Ahmet Pashën
- M.P.) menjëherë e hoqi nga posti i vezirit të madh dhe
e burgosi në kalanë e Bogaz - kessit (d.m.th. në Anadoll-hisar)
. Mirëpo më vonë, duke e kuptuar Padishahu të vërtetën
se pse nuk u pajtua ta pushtojë në atë moment kalanë
e Shkodrës , me ndërmjetësimin e Hersek-zade Ahmed Pashës,
e nxori nga burgu. Shërbeu me pagë plotësuese (arpallëk)
në pushtimin e Vlorës. Në Vlorë, pastaj, u përgatit
për sulme të mëtejme të kalave dhe qyteteve . Në
vitin 886/1481 për t'ia uruar ardhjen në fron Sulltan Bajazitit
II erdhi në Stamboll. Doli fitues kundër princit Xhem . Sado
që tregoi trimëri në luftërat që i bëri,
e tepronte paksa në mënyrën e përdorimit të diktaturës
dhe, meqë e kalonte kufirin, e zemëroi padishahun, i cili e ekzekutoi
në Edrene, në hamam . Gedik Ahmed Pasha ka lënë disa
hajrate, kurse në Stamboll ndërtoi një hamam. Mëhalla
(Gedik Pasha) mban emrin e tij .
GJIRITLI MUSTAFA NAILI PASHA Është nga sadriazemët (kryeministrat) e kohës së
Sulltan Abdylmexhid Hanit. Lindi në fshatin Bojanë që ndodhet
në kazanë dhe sanxhakun e Korçës të vilajetit
të Manastirit në Shqipëri. Rrjedh nga një familje e
vjetër vezirësh. Meqë një kohë të gjatë
qëndroi në vilajetin e Kretës , u bë i njohur me pseudonimin
Gjiritli. Bashkë me Ismail Beun, baba i tij, iu bashkua Plasali Tahir
Pashës të cilin e kishte dajë. Ia mësyen Egjiptit
me ushtri me qëllim që t'i përzënë francezët
nga Egjipti. Tahir Pasha pasi që u bë vali, vdiq aty. Vëllai
i tij Hasan Pasha u bë komandant (serkerde) me gradën mirmiran
në kohën e valiut të ndjerë Mehmed Ali Pashës.
Edhe ky, biografia e të cilit po shkruhet këtu, pat mbetur
me të. Shkoi në Hixhaz bashkë me ushtrinë egjiptiane
e cila u drejtua nga ana e Mehmed Aliut për të kundërshtuar
vehabitët.
HALIL PASHA Është nga vezirët i cili kaloi në funksione të
larta në ministri në kohën e Sulltan Ahmed Hanit III. Është
me origjinë shqiptare, elbasanas. Kur vëllai i tij Sinan aga
u bë bostanxhi-bashë, erdhën në Janinë dhe pastaj
bashkë me Kallajli Mehmed Pashën shkuan në Bagdad. Kur u
kthye, duke marrë gradë pas grade, u bë bostanxhi-bashë
në oxhakun (korpusin) e jeniçerëve. Shërbimet e tij
pranoheshin te padishahu, pastaj, duke u aftësua edhe më tepër,
më 1128/1715 me gradën mir-i miran u dërgua të shërbejë
në ejaletin e Erzurumit. Ishte koha e ekspeditës së Austrisë.
U urdhërua ta renovojë kalanë e Nishit. Meqë tregoi
sukses të mirë në këtë çështje, sado
që u dërgua me detyrë në ejaletin e Dijar-Bekrit, për
shkak të nevojës qe transferuar në Pashallëkun e Beogradit.
Në atë kohë u vra sadriazemi Ali Pasha. Duke e parë
të nevojshme të emërohet serdar një personalitet i
meritueshëm, për shkak të famës që e fitoi në
oborrin mbretëror, në muajin ramazan të vitit të
përmendur, iu besua myhyri i ministrisë (detyra e kryeministrit).
Po në atë vit, në muajin zulhixhxhe u kthye në
garnizonin dimëror në Edrene. Pasi u nderua nga padishahu, në
muajin rexhep të vitit 1129/1716, me ushtrinë osmane shkoi
në frontin e Beogradit, por nuk pati sukses në këtë
luftë. Kur u kthye në Nish, u largua nga ministria dhe, sado
që u emërua në ejaletin e Selanikut, e kapi një dyshim,
prandaj iku dhe u mshef. Pasi qëndroi një vjet në ilegalitet,
për shkak se u mërzit në jetën ushtarake, u tërhoq
dhe u emërua në muhafezllëkun e Bogaz-hisarit. Gjatë
kohës në ilegalitet e kishte pranuar ket-huda Abdi Haskiun i
cili e kishte fshehur. Më 1140/1727, pra pas një pauze, duke
iu kthyer grada e vezirit u emërua në muhafezllëkun e Agribozit,
e pastaj në atë të Kandijes dhe Hanijes dhe përsëri
në atë të Kandijes dhe aty u tërhoq nga aktiviteti.
Shërbeu në ministri afër 13 muaj. ishte modest, jomendjemadh
dhe shumë fetar .
HAMZA BEU Ishte nga burrat më të zgjedhur të Sulltan Murat Hanit
II. Është vëllai i shqiptarit, Bajazit Pashës, i cili
ishte shok besnik në internim i Çelebi Sulltan Mehmed Hanit.
Edhe ky, biografia e të cilit po shkruhet këtu, ka qenë
në shërbim të tre pashallarëve, d.m.th. në shërbim
të Çelebi Sulltan Mehmedit, të Sulltan Muratit II dhe
Ebu-l-Fet'h Sulltan Mehmedit II. Në kohën e Çelebi Sulltan
Mehmedit ishte komandant i Labiskisë dhe i pengonte venedikasit të
dalin aty. Bënte edhe shërbime të tjera. Në kohën
e Sulltan Muratit II, ishte bashkë me vëllain e tij, Bajazit
Pashën e lartpërmendur, i cili veproi kundër Dyzme Mustafait.
Në humbjen që e patën te lumi Sazli, që të dy
u zunë rob dhe ky i dyti (Bajazit Pasha - M. P.) iu dorëzua për
hakmarrje Izmiroglli Xhynejdit, i cili gjendej në vend të vezirit
të Dyzme Mustafait. Bajazit Pashën e vranë, kurse Hamza
beun e patën lëshuar. Që atëherë tërhoqi
simpatinë dhe dashurinë e padishahut, Sulltan Murat Hanit II.
Kur u urdhërua për zhdukjen dhe likuidimin e Xhynejdit, i cili
përsëri organizoi kryengritje në Izmir, për një
kohë shumë të shkurtër e kreu këtë detyrë
në favor të vet . E vrau Xhynejdin, ndihmësit dhe të
afërmit e tij, ndërkaq, kokat e prera të tyre i dërgoi
në Edrene. U caktua të shërbejë në sanxhakun e
Galipolit në kohën e Sulltan Mehmedit II. U vu në krye të
detyrës për t'i pushtuar ujdhesat me ndihmën e flotës,
mirëpo, meqë flota osmane ende nuk ishte në rangun e flotës
së Venedikut, këtë herë nuk pati aq sukses. U kthye
në Edrene dhe iu nënshtrua padishahut. Padishahu, duke i respektuar
shërbimet që ia bëri babait të tij, e fali dhe e dërgoi
në detyrë të re, në sanxhakun e Antalisë. Pastaj,
u urdhërua të shpëtojë kalanë e kojunëve
që kishte rënë në duart e Uzun Hasanit . Në këtë
betejë doli fitimtar. Përsëri tërhoqi vëmendjen
e padishahut, i cili e bëri bejlerbe të Rumelisë. Pastaj
u urdhërua ta eliminojë Is'hak beun, beg i Karamanit. Këtë
e mundi plotësisht dhe e detyroi të ikë. Pas kësaj,
meqë nuk haset emri i tij në historinë osmane, merret vesh
se nuk ka jetuar edhe shumë kohë. Ka një xhami (camii sherif
- xhami e ndershme) shumë të bukur në Brusë si dhe
medrese e bibiliotekë. Edhe pse ishte trim i jashtëzakonshëm,
në histori përmendet se ishte, për nga natyra, një
personalitet shumë i qetë dhe i butë .
HAMZA BEU Është djali i vëllait të shqiptarit të njohur,
Skënderbeut. Kur i ati i tij ishte i ri, bashkë me një vëlla
tjetër dhe me Skënderbeun, duke u marrë peng nga ana e Sulltan
Muratit II, qe edukuar në oborrin e Sulltanit dhe pat pranuar Fenë
islame. Edhe Hamzai u rrit në këtë rreth. Pas kësaj
mixha i tij - Skënderbeu, kur iku për në Shqipëri,
e shoqëroi edhe ky. Në luftat që i fitoi Skënderbeu
në kohën e Sulltan Muratit II, i pat ndihmuar shumë edhe
Hamzai i guximshëm dhe trim. Mirëpo, më pastaj, në
kohën e Sulltan Mehmet Hanit II, Hamzai u nda nga Skënderbeu.
Meqë iu premtua të bëhet beg i Shqipërisë, pranoi
të punojë në shtet (Osman - M.P.) kundër Skënderbeut.
Ai bashkë me Yrnysbeg-zade Isa beun, duke qenë në krye të
40 mijë kalorësve osmanë, hyri në Shqipëri.
Sado që në fillim e detyruan Skënderbeun të tërhiqet
në qytetin e Lezhës, i cili gjendej në duart e venedikasve,
më pastaj Skënderbeu në saje të aftësisë
dhe shkathtësisë që e kishte, doli fitues. Në luftën
që u zhvillua në mes tyre, u vra Isa beu , ndërsa Hamzai
u zu rob. Edhe pse padishahu i ofroi shpërblim, Skënderbeu nuk
u pajtua në fillim që ta dorëzojë nipin e tij, ndonëse
në atë rast bënë një marrëveshje mashtruese
për dorëzimin e Hamzait. I pat premtuar që kur të arrijë
në Stamboll do të marrë bashkëshorten dhe fëmijët
dhe do të kthehet. Edhe Skënderbeu e pranoi këtë propozim.
Dhe, pak kohë pasi u dorëzua, Hamzai vdiq . Kështu premtimin
që ia dha mixhës së tij, nuk mundi ta realizojë. Në
historinë evropiane në vend Hamza përdoret gabimisht Ameza
.
HASAN PASHA (Princ i Egjiptit)
HOXHA HASAN TAHSINI Është nga ulematë (shkencëtarët) e periudhës
së fundit të Perandorisë Osmane. Ishte i pajisur me njohuri
të shkencave natyrore-matematikore dhe tradicionale (teologjike);
i njihte për mrekulli gjuhët lindore dhe perëndimore, përmes
të cilave u thellua në shkencat e reja (shkencat ekzakte). Është
shqiptar. Lindi në një fshat të Kazasë së Filatit
në anët e Çamërisë. meqë babai i tij ishte
me detyrë të kadiut, ky (Hoxha Hasan Tahsini - M.P.) fëmijërinë
e kaloi pranë tij. Mësimet e para i mori nga i ati. Pastaj shkoi
në Stamboll dhe shfrytëzoi rastin të hyjë në medrese.
Pasi u diplomua aty, reformatori i madh i Turqisë Mustafa Rashid Pasha
zgjodhi një grup studentësh më të zgjuar, në mesin
të cilëve edhe Tahsinin, që t'i dërgojë në
Paris, me qëllim që t'i mësojnë gjuhët dhe t'i
studiojnë shkencat e tjera. Pasi mësoi një kohë shkencat
e reja, shërbeu si imam për anëtarët dhe diplomatët
e ambasadës turke në Paris. Kështu pati mundësi t'i
zgjerojë edhe më tepër dituritë shkencore, sidomos
u interesua për shkencat natyrore: kimi, fizikë, astronomi, gjeologji
dhe shkenca të tjera. Pas një kohe u kthye në Stamboll.
Në këtë vit u hap Universiteti dhe rektor i parë i
Universitetit të posahapur u zgjodh Hoxha Hasan Tahsini, i cili i
mbulonte shumë lëndë nga shkencat natyrore. Mirëpo,
për shkak të ligjëratave që i mbante hasi në moskënaqësi
te qarqet konservative turke, prandaj u largua nga Universiteti. Pas kësaj,
pra pas largimit nga puna, për shkak të titullit shkencor që
e kishte arritur, pushteti ia kishte caktuar një pension të vogël.
Më vonë e mori një vend, një medrese të vogël
të papërdorshme (të lënë shkretë) në
Stamboll dhe ia filloi të mbajë kurse private. Ndërkaq,
kohën e lirë e kalonte duke u thelluar në studimin dhe leximin
e veprave artistike dhe në librat e shumta që i kishte pasë
përgatitur. Nuk ishte i martuar, prandaj, në jetë, përveç
shkencës, nuk ishte i angazhuar me asgjë tjetër. Në
vitin 1297/1879, në moshën 70 vjeçare vdiq nga turbekulozi.
U varros në varrezat e Erenközit. Ka lënë pas
vetes një varg përkthimesh të veprave shkencore, disa shkrime
për shkencat filozofike si dhe një varg poezish, ndonëse
deri më tash asnjë nuk u interesua t'i mbledhë e t'i botojë
. Ndonëse në të të folur kishte shprehje të larta,
poezitë dhe veprat i shkroi me një gjuhë të lehtë
dhe letrare .
IBRAHIM PASHA Është personaliteti i dytë i dinastisë që në
mënyrë të mrekullueshme ka qeverisur në territoret
e Egjiptit. Ishte bashkëpunëtori dhe ndihmësi i Mehmed Ali
Pashës, reformator i Egjiptit në themelimin dhe në formimin
e dinastisë së përmendur. Është djali i madh i
Mehmed Ali Pashës, kurse sipas një varianti, është
djali i Tosun beut, mixhës së tij (mixhës së Mehmed
Aliut - M.P.), por se u muar nga ana e Mehmed Aliut si fëmijë
i përvetësuar. Babai i Mehmed Aliut së bashku me vëllain
e vet, Tosun beun, për shkak të ngatërresave që i patën,
u detyruan të shpërngulen nga Shqipëria për në
Kavallë. Në kohën kur u shpërngulën, Mehmed Aliu
ishte i vogël, kurse Ibrahimi pat lindur në Kavallë në
vitin 1204/1789. Si i vogël, së bashku me babain e vet shkuan
për në Egjipt. Ndonëse ende ishte në moshën 16
vjeçare, babai e angazhoi që të kthejë qetësinë,
rregullin dhe t'i bindë beduinët në anët jugore të
territorit të Egjiptit. E drejtoi ushtrinë në ato anë
dhe pati sukses në këtë çështje. Më vonë,
duke qeverisur në ato anë, u angazhua t'i qetësojë
dhe t'i largojë vehabitët, detyrë kjo që iu besua Mehmed
Ali Pashës. Ndërsa, me rastin e vdekjes së Mehmed Ali Pash
- zade Tosun Pashës (= Tosun Pasha, djali i Mehmed Ali Pashës
- M.P.), i cili ishte në cilësi të valiut të Xhiddes
që gjendet në Gadishullin Arabik, Ibrahim Pasha, me gradë
të vezirit, u bë vali i Xhiddes. Edhe detyra për t'i qetësuar
vehabitët i ishte besuar personalisht këtij. Ibrahim Pasha e
shumëfishoi ushtrinë e tij dhe pas një rregullimi dhe sistematizimi
të mrekullueshëm të saj, në luftën që ndodhi
në Vadi-i Kasim, e mundi Abdullah bin Saudin i cili ishte kryetar
i vehabive, vrau edhe shumë nga kryetarët dhe të afërmit
e tij, prandaj, vehabitët qenë të detyruar të tërhiqen
në Deraje që ishte qendër e tyre. Mirëpo, duke e rrethuar
edhe Derajen, e nënshtruan atë në fund të vitit 1233/1817.
Kështu, e kapën dhe e burgosën Adbullahun e sipërpërmendur,
fëmijët e Abdulvehabit dhe prijësa të tjerë të
vehabive të Arabisë. Pasi i siguroi vendet e shenjta , kur u
kthye për në Egjipt, mori urdhrin nga Mehmed Ali Pasha që
t'i zgjërojë kufijtë në drejtim të Nubës
dhe Sudanit. E pushtoi Sinarinë dhe Kerdfanin bashkë me rrethinat
e tyre. Kështu, mjaft shumë i zgjëroi kufijtë e Egjiptit.
Pasi u kthye vetë në Egjipt, vëllai i tij Ismail Pasha në
Sudan u dogj nga sudanezët kur iu dha zjarri rezidencës ku ai
rrinte. Në atë kohë ndodhi kryengritja e Moresë. Meqë
nga dita në ditë zgjërohej vilajeti i Moresë, Ibrahim
Pashës iu besua detyra që me ushtrinë egjiptiane dhe osmane
të angazhohet në shuarjen e krye-ngritjes. Nga Egjipti për
në More shkoi me një ushtri të organizuar dhe të fortë
dhe me flotën ushtarake. Në fillim u përpoq që në
mënyrë të qetë dhe pa përdorur forcën t'i
qetësojë dhe t'i nënshtrojë krye-ngritësit, mirëpo,
pasi hasi në kundërshtimin dhe rezistencën e fortë
të tyre; e përdori forcën dhe fuqinë e vet ushtarake,
ashtu që për një kohë shumë të shkurtër
nuk la farë gjurme të kryengritjes. Ai e shuajti edhe kryengritjen
që u paraqit në Kretë, mirëpo, Anglia, Franca dhe Rusia,
duke u marrë veshë ndërmjet tyre, dërguan flotën
e tyre dhe e shkatërruan flotën egjiptiane dhe osmane që
gjendej në vendin e quajtur Navarin. Kështu, e detyruan Ibrahim
Pashën të kthehet në Egjipt. Këtë herë Mehmed
Ali Pasha ishte i angazhuar në përforcimin dhe rregullimin e
punëve ushtarake, i cili me përpjekjet e veta si dhe me ndihmën
e të birit, Ibrahimit, për një kohë shumë të
shkurtër, përsëri e ndërtoi dhe e përsosi më
tepër atë (flotën) dhe rregullimin ushtarak. Duke i parë
shërbimet dhe rezultatet shumë të mëdha shtetërore
të deritashme të Mehmed Ali Pashës dhe të Ibrahim
Pashës, nga njëra anë, si dhe përpjekjet për zgjërimin,
forcimin dhe rregullimin e fuqive tokësore dhe detare, nga ana tjetër,
Husrev Pasha (Vali i Egjiptit - M.P.) ia përshkroi dhe ia tregoi këto
përpjekje Sulltan Mahmudit, por, natyrisht, duke u mbështetur
në qëllime të tjera dhe duke u dhënë karakter
tjetër. Për ta siguruar ardhmërinë dhe pozitën
e Mehmed Ali Pashës, Ibrahimi, kërkoi që personalisht ta
udhëheqë edhe pjesën e Sirisë . Pasi mori leje për
këtë, duke marrë si shkak një ndryshim që ndodhi
me Abdullah Pashën, vali i Akkasë, Ibrahim Pasha në vitin
1247/1831 e rrethoi Akkanë dhe e nënshtroi Gazën, Jafën
dhe Hajfanë. Me urdhrin që e mori nga babai i tij, ia mësyu
ta pushtojë tërë Sirinë. Duke u fajësua nga ana
e Shtetit (Osman - M.P.) për grushtshtet, Perandoria Osmane dërgoi
ushtri kundër tij, mirëpo, ajo nuk ishte në nivelin që
e kërkonin rrethanat ushtarake të shtetit, meqë kryengritja
greke dhe ngjarjet e tjera të vazhdueshme si dhe vështirësitë
ekonomike dhe luftarake i kishin sjellë shtetit (Osman - M.P.) prapambeturi.
Ibrahim Pasha në vitin 1248/1832 triumfoi ndaj ushtrisë
së Hysejn Pashës në Siri (Damaskun e Sirisë). Pasi
e pushtoi dhe e nënshtroi Damaskun (Shamin) e pushtoi edhe Halepin.
Duke e mundur edhe dy herë të tjera Hysejn Pashën, kur hyri
në pjesën e Anadollit, kundër tij u dërgua ushtria
me 20000 (njëzet mijë) ushtarë nën komandën e
Reshid Pashës. Mirëpo, në një luftë të madhe
dhe të rreptë që u zhvillua në fushën e Konjës
dhe me zënien e Reshid Pashës rob, Ibrahim Pasha shkoi përpara
deri në Kutahije, ndonëse me intervenimin e shteteve evropiane
u detyrua të ndalet aty. Me marrëveshjen e Kutahisë që
u lidh në muajin Zulhixhe (ar. dhu-l-hixhxhe - sipas kalendarit hënor
është muaji i dymbëdhjetë i vitit - M.P.) të vitit
1248/1832 territori i Sirisë dhe vilajeti i Adanës iu patën
lënë Egjiptit, prandaj vilajeti i Sirisë dhe ai i Adanës
iu besuan Ibrahim Pashës. Pas gjashtë vitesh përsëri
filloi lufta në mes tyre dhe, edhe pse Ibrahim Pasha e fitoi luftën
në Nezip, ndërhynë fuqitë evropiane. Flota angleze
e vuri në nishan Akkanë dhe Bejrutin dhe, meqë filloi t'i
kërcënohej rreziku edhe Aleksandrisë, Ibrahim Pasha, nën
këtë presion, Sirinë dhe Adanën përsëri i
la nën administratën e Shtetit Osman dhe u detyrua të tërhiqet
në Egjipt. Këtë herë vendosi që Mehmed Ali Pashës
t'i bëhet zëvendës, vetëm se, meqë iu shkatërrua
shëndeti nga mundimet e ekspeditave të ndërmarra,
për të kërkuar shërim, shkoi nëpër Evropë.
Shëtiti Italinë, Francën dhe Anglinë. Sidomos në
Paris në mënyrë të mrekullueshme u prit nga ana e Lui
Filipit. Kur u kthye në Egjipt, babai i tij, meqë ishte dëbosuar
dhe kishte rënë në gjendje shumë të keqe shëndetësore,
në vitin 1265/1848 shkoi në Stamboll. Sado që zyrtarisht
iu besua të kalojë në detyrën e valiut të Egjiptit,
pas kthyerjes në Egjipt, disa muaj para vdekjes së babait të
tij, vdiq.
IBRAHIM PASHË VLORA Është nga familja e vezirëve të kasabasë së
Vlorës të Shqipërisë. Ishte dhëndërr i vezirit,
Kurt Pashës, mytesarrif i Vlorës. Pas vdekjes së Kurt Pashës,
qe bërë mytesarrif i Vlorës me gradën vezir. Ali Pashë
Tepelena ishte bylykbash i Kurt Pashës, i cili, për disa shërbime
që i bëri trimërisht dhe në mënyrë të
guximshme, si shpërblim ia kishte premtuar vajzën atij (Ali Pashë
Tepelenës - M.P.), mirëpo, më pastaj e ndërroi mendimin.
Meqë e bëri dhëndërr Ibrahim Pashë Vlorën,
Ali Pasha shfaqi një armiqësi të rreptë ndaj Ibrahim
Pashës. Pasi që ky ishte vali i Janinës, Ali Pashë
Tepelena, prandaj edhe deshi të hakmerret ndaj tij edhe ta fusë
nën kontrollin e vet sanxhakun e Vlorës, e pastaj ta nënshtrojë
tërë Toskërinë. Kështu priste rastin e volitshëm
për ta zhdukur Ibrahim Pashën. Në të njëjtën
kohë Ibrahimit ia pat marrë tri vajzat: të madhen për
djalin e dytë, Veliun, të dytën për djalin e madh,
Myftarin (ar. Muhtar) dhe të tretën për djalin e motrës,
Ademin. Omer Pashë Vrioni, i cili në vitin 1223/1808 u nda në
Egjipt nga Mehmed Ali Pasha, cili ishte kthyer në vendlindjen e tij,
ende pa shkuar në Egjipt ishte përzënë nga Berati,
gjegjësisht nga Ibrahim Pashë Vlora, biografia e të cilit
po shkruhet këtu. Posa ai (Omer Pashë Vrioni - M.P.) u
përgatit për hakmarrje, edhe Ali Pasha, për t'iu kundërvënë
Ibrahim Pashës, pati dobi nga ai disponim i tij, prandaj, atë
e dërgoi në Berat. Ibrahim Pasha nuk mund t'i thyejë ata
që, me shtyrjen dhe nxitjen e Omer Pashë Vrionit, ishin ngritur
kundër tij, prandaj u mbyll në kalanë e Beratit që
ishte qendër livaje (krahine). Tepelanasi e shpëtoi prej
aty me pretekst se ka afërsi familjare me anë martese dhe e solli
në venlindjen e tij, në Vlorë, ndërsa Omer Pashës
ia pat besuar ta udhëheqë Beratin. Mirëpo, duke mos mundur
t'u bëjë ballë intrigave të Ali Pashë Tepelenës
si dhe veprimeve kundërshtuese të Omer Pashës edhe në
Vlorë, Ibrahim Pasha ishte i shtrënguar të ikë në
nahijen e Dukatit.
ILHAMI PASHA Ishte djali i valiut të Egjiptit, Abas Pashës, dhe stërnip
i të ndjerit Mehmed Ali Pasha. Ilhami Pasha u martua me vajzën
e Sulltan Adbulmexhid Hanit, Minire Sulltanen. Kjo lidhje familjare me
anë të martesës edhe më tepër ia rriti nderin
dhe respektin. Një kohë jetoi në Stamboll. U emërua
anëtar i Këshillit të Lartë shtetëror, (Mexhlis-i
'ala) mirëpo, në vitin 1277/1860, ende pa i mbushur 25 vjet,
vdiq .
IS-HAK ÇELEBIU Është nga ulematë dhe poetët e kohës së
Sulltan Selimit dhe të Sulltan Sulejmanit. Ishte nga Shkupi. Ndonëse
babai i tij ishte punues dhe shitës shpatash, ky kishte dëshirë
të madhe për të mësuar. Meqë posedonte kapacitet
të jashtëzakonshëm të zgjuarsisë, për një
kohë shumë të shkurtër u bë i dalluar dhe ekspert,
prandaj shërbeu si muderriz në Edrene, Shkup, Brusë, Iznik.
Në vitin 933/1526 ligjëroi në Darulhadith në Edrene.
Në vitin 937/1530 arriti të fitojë një nga titujt
shkencorë. Në vitin 942/1535 u bë kadi i Shamit, e në
vitin 949/1542 vdiq.
ISMAIL PASHA Është i biri i Veliut të Ali Pashë Tepelenës.
Kur Ali Pashë Tepelena u shpall fermanli, djali i tij Veliu ishte
emëruar mytesarrif i Jenishehrit . Meqë ndoqi rrugën e të
atit, menjëherë u dënua me vdekje. Ky, biografia e të
cilit shkruhet këtu, bashkë me vëllaun, Mahmudin dhe me
një vëlla tjetër , meqë ishin të vegjël,
u falën dhe u dërguan në Stamboll. Shërbeu mirë
në shtet dhe, duke marrë grada të njëpasnjëshme,
arriti të marrë edhe gradën e vezirit. Ishte vali, por kreu
edhe detyra të tjera të rëndësishme në disa vilajete.
Vdiq në fund të periudhës së sulltanatit të Sulltan
Abdylazizit. Mahmud beu, pra i vëllai i tij ishte nga propaganduesit
e njohur. I patën vdekur një motër me emrin Fatime dhe një
djalë me emrin Asif .
JAHJA BEJ DUGAGJINI Është nga më të famshmit poetë të Perandorisë
Osmane të shekullit të dhjetë sipas hixhretit. Është
shqiptar. Hyri në oxhakun (korpusin) e jeniçerëve, pastaj,
duke kaluar të punojë në qendrën e vakufeve si udhëheqës
i pasurisë së tyre, qe i shtrënguar të kënaqej
me një zeamet (timar i madh). Ishte i shpatës (luftëtar)
dhe i penës (shkrimtar). Po aq ishte edhe personalitet i moralshëm
dhe modest (jo tamahqar, kënaqej edhe me pak); vdiq në vendlindjen
e vet në vitin 990/1582 . Kishte shkruar pesë poemat me titull:
“Genxhine-i Raz” (Arka e fshehur), “Shah u Geda” (Shahu dhe lypësi),
“Gylshen-i Envar” (Trëndafilishtja e shëndritshme), “Jusuf u
Zeliha”, (Jusufi dhe Zylejhaja) dhe “Usulname” (Libri i parimeve), të
cilat i përmblodhi në një përmbledhje që quhet
Hamse (pesëlibrësh). Kishte shkruar edhe një divan
me kaside me gazele (përmbledhje poezish) . Në mesin e poezive
të tij hasen disa fjalë të bukura. Ja një bejt nga
poezitë e tij me një përkthim të lirë:
JEMISHXHI HASAN PASHA Është nga vezirët që në kohën e Sulltan
Mehmed Hanit III, u emërua sadriazem (kryeministër). Është
me origjinë shqiptare. Në vitin 985/1577 hyri në kategorinë
e zylyfliballtaxhive (klasë e posaçme në oborrin mbretëror);
pastaj qe bërë: çashnegir-bashë, ket-huda i kapuxhive
dhe dy herë aga i jeniçerëve. Më vonë u emërua
vali i Shervanit me gradën e vezirit. Pas një kohe, me gradën
vezir i katërt u tërhoq në Stamboll. Punoi në shtypjen
dhe përmirësimin e monedhës. Këtij iu besuan edhe detyra
të tjera të rëndësishme, kështu në vitin
1009/1600 emërohet kajmekam, kurse më 1010/1601 sadriazem. Atëbotë
ishte kohë lufte. E mori urdhrin të shkojë personalisht
në Hungari, mirëpo, duke shfrytëzuar stinën e dimrit
si shkak, mundi të prolongojë shkuarjen për në verë,
pra, shkoi atje gjatë stinës së verës. Me shumë
vështirësi e ktheu Beogradin që kishte rënë në
duart e dushmanit (armikut). Meqë tregoi paaftësi, armiku mori
guximin dhe ia rrethoi qytetet. Këtë herë në kryeqendër
u paraqitën mosmarrëveshje, shpejtoi të kthehet. Në
këtë rast e shpëtoi jetën duke iu mbështetur grupit
bektashian. I ndryshoi pozitat e dijetarëve (ulemave) dhe funksionarëve
të tjerë. Meqë ata ishin të pakënaqur me disa
propozime si dhe me paaftësinë e tij, pasi qëndroi si sadriazem
një kohë prej 2 vjet e 1 muaj, u largua. Meqë i shtypi dhe
i maltretoi jeniçerët, me qëllim që të kthehet
në ministri, më 1012/1603 u dënua me vdekje. U varros në
Yskydar .
KARA AHMED PASHA Është nga vezirët e Perandorësi Osmane. Në
kohën e Kanuni Sulltan Sulejmanit dy vjet ishte në postin e kryeministrit
(sadriazem). Është shqiptar. Nga oborri mbretëror doli me
gradën aga, e pastaj u bë aga i jeniçerëve (jeniçeri
a¤as¢) dhe bejlerbe i Rumelisë. Në kohën e Kanuni
Sulltan Sulejman Hanit u përparua në gradën e vezirit. Në
kufirin e Iranit, e shkatërroi ushtrinë e shahut Tahmasib dhe
kështu doli fitimtar. Të njëjtën gjë e bëri
edhe në luftën e Temishvarit. Më 960/1552, duke u përparua
në gradën e vezirit të madh, i nënshtroi kurdët.
Mirëpo, në vitin 962/1554, për shkak të disa intrigave
u dënua me vdekje . Ishte një vezir fetar, i drejtë dhe
i mençur. Në Topkapi është një xhami-sherif
e cila është ndërtuar pas vdekjes së tij, natyrisht
me propozimin e tij .
KARA MUSTAFA PASHA Është nga vezirët (ministrat) i cili në kohën
e Sulltan Murat Hanit IV dhe të Sulltan Ibrahim Hanit arriti në
postin e kryeministrit. Është me origjinë shqiptare. Si
i vogël shkoi në Stamboll dhe aty iu bashkangjit Kara Hasan agës
i cili ishte nga agallarët me autoritet të korpusit të jeniçerëve.
Kur u rrit hyri në sektin e bektashian. Me shkathtësinë
e jashtëzakonshme që e kishte në gjuajtje (me shigjetë),
fitoi gradën çorbaxhi (epror i një njësie të
ushtrisë së jeniçerëve) dhe sekban-bashë. Në
ekspeditën e Revanit bëhet nga i jeniçerëve
(komandant suprem i jeniçerëve). Duke i nënshtruar kryeneçët
e këtyre anëve dhe duke i dhënë korpusit një rregullsi
dhe një organi-zim shumë të mirë, me fjalë të
tjera, duke shërbyer mbi mundësitë e veta, kur kthehet në
Stamboll, më 1045/1635 emërohet kupudan - derja (admiral). Duke
dënuar dhe duke u paraqitur shumë i ashpër ndaj atyre që
çonin krye edhe në ushtrinë detare, i pat përmirësuar
punët e marinës. Kur forcohet ushtarakisht, shkon në frontin
e Bagdadit dhe me gradën e kajmekamit bëhet më i lartë.
Kur humbi jetën Tajar Mehmed Pasha, më 1048/1638 caktohet sadriazem
në vend të tij. Kur mbaroi lufta, u kthye, mirëpo, për
të lidhur marrëveshje me shahun e Iranit, ky, biografia e të
cilit po shkruhet këtu, qëndroi në Bagdad, e që më
1049/1639 do të kthehet në Stamboll. Mu në këtë
vit, në fron vjen Sulltan Ibrahim Hani. Kara Mustafa Pasha edhe më
tutje mbetet në postin e kryeministrit (sadriazemit). Pasi fitoi ndaj
disa njerëzve të mëdhenj (me pozita të larta), që
shkatrronin punët e shtetit dhe që silleshin me azgënllëk
në varfërimin e shtetit, dhe pasi e vuri në baza të
shëndosha vlerën e monedhës, dukshëm e përmirësoi
ekonominë e shtetit. Bëri regjistrimin e përgjithshëm
të popullsisë që gjendej nën Perandorinë Osmane
dhe u caktoi tatim. Edhe pse ai tatim ishte në një masë
të vogël, simbolik, magazinat shtetërore i shpëtoi
nga një gjendje kaotike, jostabile. Në këtë mënyrë
i solli shtetit një pasuri të madhe. Edhe pse ngadhnjeu ndaj
një grupi njerëzish të degjeneruar, të prishur, që
pengonin reformat e këtilla dhe, edhe pse u bë i fuqishëm
të udhëheqë ashtu siç dëshironte, nuk mundi
të fitojë në intrigat dhe dredhitë e një fallxhori
që u paraqit me emrin Xhinxhi Hoxha. Duke rënë nën
kurthet e tij, pas qëndrimit si kryeministër në kohëzgjatje
prej 5 vjet e tre muaj, u dënua me vdekje. E varrosën në
oborrin e medresesë së ndërtuar në Parmak Kapi. Për
shkak të shkathtësisë që e kishte në gjuajtje
u bë i njohur me emrin Kemankesh Mustafa Pasha (gjuajtës i shigjetës).
Të huajt, edhe Maktul Mustafa Pashën nga Merzifunia e njohin
me emrin Kara Mustafa Pasha .
KLEMANI Me këtë emër ishin katërmbëdhjetë papë:
KYÇYK AHMED PASHA Ishte nga vezirët e kohës së Sulltan Murat Hanit
të katërt. Pasi ishte vali i Sivasit, Shamit, dhe Kutahijes,
u angazhua në likuidimin e Iljaz Pashës i cili ishte ngritur
në kryengritje në Anadoll. Meqë ngadhnjeu, u shpërblye
dhe në vitin 1042/1632 u kthye vali i Shamit. Edhe aty, duke i shtypur
kryengritësit, ia doli të kthejë rendin dhe qetësinë.
Në luftën e Iranit Padishahu e tërhoqi në Erevan e
pastaj e emëroi muhafiz në Mosul. Aty u sëmur. U vra në
një luftë që e bëri kundër shahut të Iranit
në vitin 1046/1636 .
LUHIU Është nga poetët e Periudhës Osmane të shekullit
të dhjetë sipas hixhretit. është prishtinas. Merrej
me tesavvuf (misticizëm). Një kohë të gjatë u
gjend në shërbim të Merkez efendiut .
LUTFI PASHA Është nga vezirët që kaloi në postin e sadriazemit
(kryeministër) në kohën e Sulltan Sulejman Ligjëdhënësit.
Është me origjinë shqiptare . U edukua në oborrin e
Sulltanit. Prej aty, duke dalë me gradën aga, u caktua të
punojë nëpër disa krahina. Bashkë me Barbaros Hajredin
Pashën u gjend kryekomandant (serasker) në ekspeditën ushtarake
në krahinat e Pojes të cilat gjenden në jug të Italisë
dhe në Siujdhesën e Korfuzit. Në të kthyer nga kjo
ekspeditë, pasi që, pa nevojë dhe pa arsye, pak kohë
ra në një mjerim (fatkeqësi), u bë vezir i tretë
e pastaj vezir i dytë. U martua me motrën e Sullan Sulejman Hanit.
Kjo lidhje familjare me anë të martesës, ia patë rritur
famën dhe respektin. Më 944/1537, pas Ajas Pashës , emërohet
sadriazem. Tre vjet i udhëhoqi punët e shtetit, pastaj, meqë
urdhëroi të dënohet një femër e pamoralshme me
dëmtimin e organeve të shumimit, për shkak të këtyre
sjelljeve të ashpra që ishin në kundërshtim me traditën
dhe sjelljen e përgjithshme, hasi në reagimin dhe qortimin e
ashpër të sulltanit dhe motrës së tij, që ishte
bashkëshorte e tij. Duke replikuar ashpër dhe me guxim dhe, meqë
u shkurorëzua nga e lartpërmendura e larguan nga detyra. Shkoi
në Dimitikë dhe në vitin 950/1543 aty vdiq.
MARKO BOÇARI
Ishte nga veprimtarët kryesorë të revolucionit që
ndihmoi në pavarësinë e Greqisë. Lindi në vitin
1789 në
MEHMED ALI PASHA Në saje të transformimit të administratës së
mbarë Egjiptit dhe në saje të organizimit të mirë
për përmirësimin e reformave të ndër-marra, Mehmed
Ali Pasha është personalitet që hapi shtigje
të re-ja në zhvillimin dhe në civilizimin e vendeve të
përmendura, ashtu që gjenerata e sotme (lexo në kohën
e Sami Frashërit - M.P.), duke e trashëguar atë, vazhdon
valillëkun dhe hidivllëkun në vendet e Egjiptit . Lindi
në një fshat të rrethit të Korçës në
Shqipëri në vitin 1183/1769. Ende kur ishte fëmijë,
babai i tij, për shkaqe të ndryshme e lëshoi vendlindjen
dhe së bashku me familjen u shpërngul për në Kavallë.
Mehmed Aliu u rrit aty. Merrej me tregti të duhanit gjatë kësaj
kohe. Veç kësaj, ai posedonte edhe talent ushtarak dhe luftarak
që ishte një talent dhe karakter natyror i tij. Në kohën
kur regjistrohej dhe tubohej ushtri për ta shpëtuar Egjiptin
nga një gjendje kaotike që e kishte përfshirë pas pushtimit
të Francës, edhe ky, biografia e të cilit po shkruhet këtu,
mblodhi një numër të konsiderueshëm të ushtarëve
shqiptarë dhe ia mësyu asaj ane. Pat hyrë në
koalicion me Hasan Pashën nag Pojana që ishte komandant i ushtarëve
shqiptarë të Egjiptit. Në disa luftëra që ndodhën,
e sidomos në luftën e Ebu Kirit, tregoi një trimëri
të jashtëzakonshme me ç'rast fitoi nder, respekt, dhe
simpati të madhe. Në mosmarrëveshjet që u paraqitën
në mes Husrev Pashës, i cili ishte vali i Egjiptit me ushtrinë
shqiptare dhe memalikët e Egjiptit, ky (Mehmed Ali Pasha - M.P.) patë
fituar një vend të rëndësishëm, ashtu që
gradualisht u bë udhëheqës i ushtrisë shqiptare që
gjendej në Egjipt. Këtë fuqi filloi ta përdorte ashtu
si dëshironte. Husrev Pasha, duke mos mundur të fitojë në
këtë mosmarrëveshje (zënkë), u dobësua. Kur
udhëheqja e Egjiptit ishte në një gjendje të çrregulluar
dhe me shumë ngatërresa, Mehmed Aliu e mori ushtrinë në
dorë, kurse Husrev Pashën e detyroi të tërhiqet nga
punët kryesore. Pasi që mori në dorë udhëheqjen
e vendit dhe pasi që me lehtësi ktheu qetësinë e plotë
në vend, cilësia e tij u paraqit te Porta e Lartë. Për
kthyerjen dhe vendosjen e rregullit, disiplinës dhe qetësisë
në vendet e Egjiptit, Porta e Lartë nuk mundi të gjejë
rrugë dhe zgjidhje më të mirë se të emërojë
Mehmed Aliun vali të Egjiptit. Kështu, kur Mehmed Aliu në
vitin 1215/1800 u emërua zyrtarisht vezir i vilajetit të Egjiptit,
pikësëpari në rivendosjen e besimit dhe të qetësisë
e kuptoi se është e domosdoshme t'i qetësojë
memalikët që u thonin jeniçerë të Egjiptit.
Pasi pati sukses në këtë çështje, si hap të
parë mori nisiativën që në të gjitha territoret
islame të konsolidojë ushtrinë. Kështu nga njëra
anë, me fuqinë që e arriti si dhe me ndihmën e fëmijëve
të tij Ibrahim Pashës dhe Ismail Pashës, i zgjeroi territoret
nga ana jugore e Egjiptit, në drejtim të Nubes dhe Sudanit,
e nga ana tjetër, përmes shkollave që i themeloi për
shkencat ushtarake dhe mjekësore si dhe përmes asociacioneve
të përkthimeve u botuan dhe u përhapën njohuri të
reja. Njerëzit e aftë dhe dijetarët me njohuri shkencore
dhe industriale që i mori nga Evropa,dhanë mund të jashtëzakonshëm
në zhvillimin e industrisë dhe bujqësisë, gjë
që për një kohë shumë të shkurtër e
gjallëroi Luginën e Nilit dhe vendet më të pazhvilluara
të Egjiptit dhe shtoi mbjelljen e llojllojshme të prodhimeve
bujqësore: oriz, pambuk, panxharsheqer dhe njëkohësisht
hapi shumë fabrika. Disa mija njerëz i rritën të ardhurat
e tyre në një shkallë që nuk do të mund të
shpresohej, pagat e të cilëve deri në atë kohë
nuk do të mjaftonin vetëm për të paguar ushtarët
dhe eprorët e tyre. Kështu, shtetin e Egjiptit e solli në
gjendjen e një shteti të madh me tokë të punueshme,
pjellore. Në atë kohë vehabitët ishin shtrirë
në shumë vende të Gadishullit arabik. Meqë prej tyre
ishin rrezikuar edhe vendet e Hixhazit, pas urdhrit që e mori nga
Porta e Lartë, e drejtoi ushtrinë nga ato anë, ku pastaj
vetë u kthye, por aty si zëvendës e la djalin e vet Ibrahimin,
i cili, duke u përpjekur gjashtë vjet rresht, e theu forcën
dhe e shkatërroi organizatën e tyre, mirëpo, gjithnjë
frigohej nga ata. Edhe në revolucionin e Greqisë, Ibrahim Pashën
e dërgoi me ushtrinë egjiptiane në More. Aty u detyrua të
qëndrojë tre vjet me qëllim që të kthejë
qetësinë dhe të shuajë kryengritjen. Me rastin e një
havarie iu pat djegur flota.
MEHMED PASHA Është nga vezirët që kaloi në pozita të
larta shtetërore (kryeministër) në kohën e Sulltan
Murat Hanit IV. Është me origjinë shqiptare. Duke qenë
në shërbim të Haxhi Mustafa agës, aga i Stambollit,
fitoi simpatinë e tij. Meqë u dëshmua shumë i sjellshëm
u bë mirahor, e pastaj vali. Më vonë mori pozita të
larta, u bë vezir i madh (sadriazem) në vend të Rexhep Pashës.
Duke qenë një personaltiet i mençur, i matur dhe shumë
aktiv dhe, meqë i mposhti dhe i nënshtroi shkatërruesit,
plaçkitësit e ushtrisë që shkaktonin dëme në
rregu-llimin shtetëror dhe në çështjen e pasurisë,
vuri sistem dhe rregull në shtet. Kështu pati sukses në
vendosjen e paqes dhe sigurisë në çdo anë. Më
1043/1633 vendosi të ndërmarrë një ekspeditë ushtarake
në Lindje me ç'rast, me ushtrinë osmane shkoi e u vendos
në kazermat e Halepit.Aty, meqë u përgatit mirë për
ekspedita më të rëndësishme, ia mësyu Erzurumit.
Për sukseset që i arriti, fitoi grada të larta te padishahu
i tij i përmendur më lart, i cili personalisht mori pjesë
në luftë. Kështu, duke parë sukseset dhe shërbimet
e mira gjatë pushtimeve që ndodhën, vazhdoi si nëpunës
edhe në shumë ejalete të Rumelisë. Para se të
kthehej te padishahu, së pari deshi të sigurojë çështjen
e kufijve, prandaj mbeti në kazermat e Amidit. Më 1045/1635 shahu
i Iranit përsëri tentoi në prishjen dhe ndërrimin e
kufijve. Këtë herë, meqë Irani kishte numër të
madh ushtarësh, Mehmet Pasha nuk mundi të ngadhnjejë, prandaj
i dëshpruar pa masë, u detyrua të kthehet në kazermat
e Amidit. për këtë dështim, më 1046/1636 qe larguar
nga puna dhe qe kthyer në Stamboll. Pas qëndrimit të tij
në burg nja dy muaj e gjysmë, padishahu e fali dhe e caktoi me
detyrë në mbrojtjen e kufirit të Bodinit, kurse më
1049/1639 u kthye në Stamboll me detyrë të kajmekamit. Po
në këtë vit, me dredhinë e silahdarit të pashait,
u fajësua se gjoja ka marrë pjesë në korrupcionin e
vojvodallëkut të Vllahisë , me ç'rast burgoset në
Jedikule dhe dënohet me vdekje.
MEMISH PASHA Është nga vezirët i cili kaloi në pozita të
larta shtetërore në kohën e Sulltan Mahmud Hanit II. Është
shqiptar. Duke qenë në shërbim të disa vezirëve,
u aftësua deri diku edhe në të shkruar. Iu pat bashkuar
Jusuf Zija Pashës i cili e ngriti në rangun e muderrizëve(haxhegjan).
Pastaj qe bërë çaush-bashë. Në vitin 1223/1808,
për shkak të rastit (mosmarrëveshjes) të Alemdar Mustafa
Pashës, e kishte parë të domosdoshme t'i gjejë një
njeri me aftësi mesatare në ministri. Sado që atij iu besua
myhyri (vula) i ministrisë, pasi qëndroi në këtë
vend pune vetëm 50 ditë, për shkak të paaftësisë
u largua nga detyra dhe u degradua. Në vitin 1224/1809 aty vdiq .
MERRE HYSEJN PASHA Është nga vezirët i cili dy herë zuri pozita të
larta në ministri (sadriazem) në kohën e Sulltan Mustafa
Hanit I. Është me origjinë shqiptare . Me të ardhur
në Stamboll, u gjend në shërbime të ulëta (të
parëndësishme), si p.sh. gjellëbërës. Qe bërë
akshi-bashë i Saturxhi Mehmed Pashës, pastaj, spahi e çaush
si dhe silahdar i rrugëve. Një kohë qe bërë agnam
emini (njeri i besueshëm që vihet në krye të shërbimit
tatimor të bagtive); kapuxhi-bashë, kapuxhiler-i ket-huda dhe
mirahor i dytë. Më 1029/1619 u bë vali i Egjiptit; më
1030/1620, pas Daut Pashës, iu dha pëlqimi të bëhet
sadriazem. Ishte i aftë për të kontribuar, por, pas 24 ditësh
në krye të ministrisë (sadriazem), u largua, iku dhe u fsheh.
Më 1032/1622 për të dytën herë zgjedhet sadriazem.
Pasi qëndroi 7 muaj në këtë pozitë, përsëri
u largua. Sado që prapë u fsheh, u gjet kur hypi në fron
Sulltan Murati IV në vitin 1033/1623. U dënua me vdekje.
MIMAR SINANI Ishte njëri nga më të talentuarit dhe më të
njohurit të mimarëve (arkitektëve që jetoi në
Perandorinë Osmane . Xhamia Sulejmanije, e cila sot është
vepër e përkryer dhe e jashtëzakonshme, është
argument i mjaftueshëm që tregon aftësinë dhe talentin
e tij në artin e arkitekturës. Në kohën e Sulltan Sulejman
Ligjdhënësit u zgjodh sermimar (kryearkitekt). Përveç
xhamisë së përmendur ka projektuar edhe rreth 400 (katërqind)
xhami dhe ujësjellësa dhe shumë e shumë objekte të
tjera. Në afërsi të Aga Kapisë me emrin e tij u pagëzua
një xhami, një mekteb dhe një rrugë. Edhe mahalla (lagja)
është e njohur me emrin e tij. Vdiq në vitin 996/1587, në
moshën mbi njëqind vjeçare. Është varrosur në
tyrben (mauzoleun) e posaçëm në oborrin e xhamisë
.
MIRAHOR ILIAZ BEU Është nga njerëzit e Ebu-l-Fet'h Sulltan Mehmed Hanit
II dhe Sulltan Bajazitit. Është stërgjyshi i autorit të
ngratë nga nëna dhe themelues i qytetit të Korçës
që gjendet në vilajetin e Manastirit. Iliaz beu ishte një
trim i fshatit Petarjet të kazasë së Permetit të vilajetit
të Janinës. Në ekspeditën e Sulltan Murat Hanit II,
që ndodhi në territoret e Shqipërisë, u muar t'u shërbejë
sulltanëve. Pranoi fenë e ndershme islame. Duke u stërvitur
dhe, duke marrë gradë pas grade si në kohën e padishahut
të lartpërmendur, si në kohën e Sulltan Mehmedit II,
u përgatit për pushtimin e Stambollit. Në rrethinën
e Jedi Kulës, me lejen e padishahut të tij, një kishë
e pat kthyer në xhami, e cila tani është e njohur me emrin
Xhamia e Mirahorit ose Xhamia e Kishës. Pranë saj gjendet edhe
një teqe dervishësh. Ishte bërë edhe lala (këshilltar,
edukator) i Sulltan Bajazit Hanit II. Kur erdhi në fron Sulltani i
posapërmendur, qe bërë mirahor i parë. Pas një
kohe u pensionua dhe iu dha pasuri (çiflik) në fshatin Pitarjet
(që ishte vendlindje e tij) dhe në disa fshatra përreth.
Kur u kthye në atdhe, e bleu dhe menjëherë e prishi një
manastir të bukur i cili gjendej në brendi të çiflikut
të tij dhe në vend të këtij manastiri e ndërtoi
një xhami një imaret-han (kuzhinë publike humanitare) një
medrese dhe disa ndërtesa të tjera. Kështu i vuri bazat
e qytetit të Korçës. Pastaj, u gjend në vilajetin
e Janinës dhe në detyra të tjera. Çifliqet i la vakuf,
dhe i autorizoi fëmijët e vet meshkuj të udhëheqin
në to. Vakufi i përmendur tash udhëhiqet nga bejlerët
e Korçës, të cilët janë trashëgimtarë
të tij. Nga dy fëmijët e tij, i madhi Ine beu (ka një
xhami në rrethinën e Jeni Kapisë që lidhet me emrin
e tij) u vra në frontin e Bagdadit, kurse tjetri u bë mytevelli
i vakufit në Korçë. Mirahor Iliaz Beu konsiderohej si
njeri i shenjtë. Ç'është e vërteta, për
të tregohen gjëra të çuditshme. Gjoja se Sulltan
Bajaziti kur e pensionoi atë, e urdhëroi të marrë një
kafshë nga Has-ahuri, t'i hipë asaj dhe i premtoi se do t'i japë
pasuri aq tokë sa do të mundet të sillet me të një
kohë të caktuar. Ky e zgjodhi dhe e mori një mushkë
të shpejtë. Kjo mushkë posa përfundoi të sjellurit
nëpër vendet që dëshiroi mirahori, plasi dhe u shndërrua
në gur, ndërsa nga brenda filloi t'i rrjedh shkumë. Edhe
në rrethin e Korçës haset një gur si mushkë
e shtrirë dhe rrjedh uji i bardhë si shkuma nga kërthiza.
Legjenda që u përmend duhet të ketë lindur nga kjo
ngjashmëri. Iliaz beu vdiq në vitin 917/1511 dhe tyrbja e tij
gjendet pranë xhamisë në Korçë .
MUHTAR PASHA Ishte nga vezirët (ministrat) në kohë e qeverisjes së
Sulltan Mehmed Hanit II. Është i biri i Ali Pashë Tepelenës.
Ishte mytesarrif në Athinë e cila gjendej nën qeverisjen
e babait të tij. Babai i tij u shpall fermanli. Kur u rrethua në
Janinë, bashkë me Veli Pashën i cili ishte mytesarrif në
Terhallë dhe vëllezërit e tjerë, sado që kërkuan
strehim nga shteti, pas vdekjes së Ali Pashës, edhe këtyre
ua prenë kokat dhe i dërguan në Stamboll. Është
varrosur jashtë Topkapisë .
MUIDI Nga poetët e shekullit të dhjetë sipas hixhretit janë
dy personalitete me këtë pseudonim:
MURAT PASHA Është nga vezirët i cili në kohën e Sulltan
Mehmed Hanit IV dy herë kaloi në postin e kryeministrit. Është
me origjinë shqiptare. E lëshoi vendlindjen dhe me të ardhur
në Stamboll hyri në ushtrinë e jeniçerëve (Yeniçeri
oca¤i), ku më pastaj duke marrë gradë pas grade,
u bë çorbaxhi. Në ekspeditën ushtarake të Bagdadit
u bë kul-kethuda (lexo: ket-huda) e pastaj sekban-bashë. Duke
i parë sukseset dhe shërbimin e mirë të tij në
pushtimin e Kretës, Sulltani i lartpërmendur e emëroi aga
të jeniçerëve. Në vitin 1058/1649 u avancua në
gradën e kryeministrit (sadriazem). U përpoq të përmirësojë
korpusin e jeniçerëve të cilit i takonte, të nënshtrojë
me forcë disa grupe të ushtarëve; të largojë disa
kryekomandantë (ser-amidan) të grupeve të përmendura,
pastaj tentoi të kalojë në vend të Kara Çaushit
i cili ishte aga i jeniçerëve. Mirëpo, pas të gjitha
këtyre, duke kuptuar se nuk do të ketë forcë të
rezistojë në këto që u përmendën, pas pesëmbëdhjetë
muajsh si kryeministër (sadriazem), më 1060/1650, duke kërkuar
falje, kërkoi të shkojë në ejaletin e Bodinit. Kërkesa
e paraqitur e tij u pranua. Pasi qëndroi si vali i Bodinit tre vjet,
pra, më 1063/1652 u largua nga puna dhe erdhi në Stamboll. Më
pastaj, d.m.th. më 1064/1653 përsëri vjen në pozitë
dhe emërohet kapedan i marinës (kapudan-i derya). Kur del në
Detin e Bardhë me flotën ushtarake të shtetit Osman dhe,
duke shpartalluar ushtrinë e Venedikut që e mbante gjirin e Bosforit,
duke ngritur lart famën dhe fuqinë e shtetit, fitoi simpati dhe
dashuri te sulltani i tij. Mirëpo, meqë organizoi grupe të
jeniçerëve dhe ushtarë që të çohen kundër
Ibshir Pashës i cili ishte kryeministër, mu për këtë
shkak dënohet me burg. Më vonë, pra më 1065/1654, për
të dytën herë kaloi në pozitën e kryeministrit.
Pas tre muajsh në këto pozita të larta, përsëri,
duke kërkuar falje, emërohet nëpunës në ejaletin
e Damaskut. Duke shkuar në vendin e punës, vdes në Hamma.
Ishte një vezir i mençur dhe i aftë .
MUSA QAZIM PASHA Është njëri nga poetët më të famshëm
të periudhës së fundit osmane.Sidomos u shqua me elegjitë
dhe satirat etj. Lindi në vitin 1237/1821 në kasabanë
e Konicës në Shqipëri. Së bashku me babain e
vet, Hysejn beun, shkoi në Stamboll. Pasi mbaroi shkollën dhe
pasi u aftësua bukur mirë, vazhdoi të punojë në
zyrën e Divan-i Hymajun-it (Këshill i lartë në Perandorinë
Osmane që vepronte në pallatin e Sulltanit), pastaj në një
zyrë të veçantë të tij dhe në zyrën
e Sekretariatit financiar. Më pastaj me veprimtarinë e tij filloi
karierë të veçantë ushtarake. Me talentin e tij të
lindur për një kohë të shkur-tër arriti të
punësohet në Sekretariatin që kishte të bëjë
me livatë (kra-hinat), e pastaj në Sekretariatin ushtarak dhe
kështu, gradualisht fitoi gradën e lartë ferikli (gjeneral).
Oratoria e madhe e tij arriti efekte dhe ndikime të mëdha. Dashuria
e madhe ndaj familjes së Hazreti Muhammedit e futi në tarikat
(mbase në sektin shiit - M.P.), Një pjesë e rëndësishme
e poezive të tij janë poezi panegjirike, elegji, ndërsa
disa poezi të tij përmbajnë lutje, dua e të ngjashme.
Ja disa vargje nga poezia e tij(të cilat po i japim në gjuhën
shqipe me një përkthim të lirë):
MUSTAFA PASHA Në kohën e sulltanatit të Sulltan Javuz Selim Hanit dhe
të Sulltan Sulejman Hanit arriti gradën vezir i dytë. Është
shqiptar. U martua me motrën e Sulltan Sulejmanit. Kjo lidhje familjare
me anë martese bëri që ky edhe më tepër të
respektohet nga ana e Sulltanit. Ishte një vezir i mençur,
i shkathët dhe shumë i guximshëm. Në luftërat
me Hungarinë dhe në rrethimin e Rodosit bëri shërbime
të mira. Më 928/1521 qe bërë vali i Egjiptit (Misirit).
Kur mbërrini atje, mori pjesë në një kryengritje kundër
ushtrisë së mbetur çerkeze. Luftoi kundër tyre. Përsëri
e pushtoi territorin e Egjiptit. Pasi vendosi paqë dhe qetësi,
pasi qëndroi si vali aty tetë muaj e gjysmë, erdhi në
Stamboll. Në 935/1528, kur bëhet vezir i dytë, vdes. U varros
në oborrin e xhamisë që e kishte ndërtuar në Gekboza
.
MUSTAFA PASHA Ishte nga kryeministrat (sadrazemët) e kohës së Sulltan
Mustafa Hanit III. Ishte nga Manastiri. Në fillim ishte iç-mehter.
Arriti pozita të larta shtetërore; u bë kapuxhi-bashë
dhe më 1103/1691 aga i jeniçerëve, e më pastaj u
emërua muhafiz në Baba-Dagi. Pa kaluar shumë kohë u
avancua në gradë të vezirit. Së pari në Anadoll,
e pastaj, më 1108/1696 u emërua serdar dhe vali në Dijarbekir.
Për shkak të sjelljeve dhe qëndrimeve të tij të
çuditshme e hidhëroi padishahun e tij, por me ndërmjetësimin
e shejhul-islamit (myfti), Fejzullah efendiut, u dërgua në kufirin
e Bosnjës dhe u përqëndrua në kalanë e Boçillit,
ku do t'i mjaftonte grada e vezirit. Më 1109/1697 u fal dhe u kthye
përsëri në detyrë të vezirit. Kështu qe caktuar
vezir në ejaletin e Bosnjës, pas një viti në ejaletin
e Rekka-së, e pastaj në atë të Bagdadit. Në vitin
1112/1700, duke qenë në gradën e serdarit, u çmua
lart në punën që bëri në përmirësimin
e shtratit të lumit Dijale në kohën e nënshtrimit të
Basrës. Më 1113/1701 transferohet në ejaletin e Anadollit,
ndërkaq në vitin 1114/1702 avancohet edhe në gradën
e kryeministrit. Ishte i padijshëm (lexo: i pashkolluar - M.P.), këmbëngulës
dhe në një mënyrë i çuditshëm. Duke e mërzitur
popullin me qëndrimet dhe sjelljet e çuditshme, si p.sh. duke
ua ndryshuar veshjen grave ose duke urdhëruar të rrihen me një
mijë shkopinj për një gabim, katër muaj pas një
veprimi të këtillë, në moshën pesëdhjetëvjeçare
dënohet me vdekje. E merr dënimin e merituar .
NAMI Nga poetët e Perandorisë Osmane të shekullit të
dhjetë janë pesë personalitete me këtë pseudonim:
NASUH-ZADE ALI PASHA Është nga kapedanët e kohës së sulltanatit
të Sulltan Mahmut Hanit II. Është ulqinak172a. Edhe pse
ishte kapedan i Galeonit, u bë kapedan i Perandorisë Osmane.
Ndonëse ishte muhafiz në muhafezllëkun e Ujrave të
Ulqinit, me një pjesë të anijeve të marinës së
Perandorisë Osmane, më 1237/1821 u bë kapedan-i derja (admiral)
në vend të Deli Abdullah Pashës, dhe atëherë grekët
që ishin në kryengritje, meqë e kishin rrethuar Sakëzin
nga rruga detare nën komandën e Kanariut të famshëm,
me flotën shkoi në ato anë. Në luftën që
u zhvillua ndërmjet tyre, i detyroi grekët të tërhiqen.
Sado që e çau rrethimin dhe barrikadën, këta gjatë
natës u afruan fshehtas dhe ia dhanë zjarrin flotës së
tij. Ky, biografia e të cilit po shkruhet këtu, u hodh në
det dhe, pas një përpjekje, u mbyt në ujë. Sipas një
varianti tjetër doli në breg, por e vranë disa gjakpirës
dhe ia kishin hedhur trupin në det.Të nesërmen ia kishin
gjetur kokën të prerë dhe ashtu e kishin varrosur. Në
funksionin kryekapedan qëndroi 8 (tetë) muaj172b .
NEHARI Është nga poetët e periudhës osmane të shekullit
të dhjetë sipas hixhretit. Ishte nga Prizreni .
NESIRI
Është poet dhe baba i tarikatit (sektit) të bektashizmit.
Është nga fshati Frashër në Shqipëri që është
vendlindja e autorit të ngratë (Sami Frashërit - M.P.).
Pasi shëtiti një kohë të gjatë nëpër
vendet e Perandorisë dhe pasi i vizitoi vendet e shenjta (shkoi në
haxhillëk) u kthye në katundin e lartpërmendur (në
Frashër - M.P.) dhe themeloi një teqe të madhe dhe përparimtare
. Vdiq në vitin 1250/1834. U varros në tyrben pranë teqes
së tij. Përveç shumë poezive në gjuhën
shqipe, Nesibi shkroi edhe shumë gazele (vjersha lirike) në gjuhën
turke dhe në gjuhën persiane. Kur po kthehej në mëmëdhe,
u ndal në kasabanë e Leskovikut. Kur shejhat e atyshëm i
shtronin pyetje, ky aty për aty u përgjigjej me vjersha .
NUHI Është nga poetët e periudhës osmane të shekullit
të dhjetë sipas hixhretit. Është prishtinas. Ishte
në kabinetin e Sulltan Mehmedit, njëri nga shehzadet (princat,
pasardhësit) e Sulltan Sulejman Ligjëdhënësit. Kur
vdiq shehzadeja i lartëpërmendur, iu bashkua sekretarëve
të Divan-i Hymajunit (Oborri i Sulltanit). Në ekspeditën
e Vanit ishte në funksion të lartë në Oborrin e Sulltanit,
mirëpo, vdiq .
OMER PASHE VRIONI Ishte nga fshati Vrion i kazasë dhe sanxhakut të Beratit në
Shqipëri. Shkoi në Egjipt si ushtar dhe atje duke marrë
grada njërën pas tjetrës, u gjend edhe në vilajetin
e Egjiptit të Mehmed Ali Pashës, me gradën e mirmiranit.
Mirëpo, pastaj, duke rënë në mosmarrveshje me pashën
e sipërpërmendur, u kthye në Janinë dhe vihet në
shërbim të Ali Pashë Tepelenës. Meqë Ali Pasha
u shpall fermanli, e la edhe këtë dhe u bashkua me Hurshid Pashën
i cili ishte dërguar mbi Ali Pashën. Më 1236/1821, pas Ali
Pashës, bëhet vali i Janinës me gradë të vezirit.
Në këtë detyrë qëndroi katër vjet. Fëmijët
e tij, Hysejni dhe Karamani u bënë mytesarrif në Berat dhe
në liva (krahina) të tjera. Bejlerët e Beratit të tashëm
(lexo në kohën e Samiut - M.P.) janë nipërit dhe stërnipërit
e këtij, biografia e të cilit po shkruhet këtu .
OHËRLI HASAN PASHA Është nga vezirët që arriti në funksione të
larta në ministri në kohën e Sulltan Osman Hanit II. Është
djali i një spahiu nga Ohri . U rrit dhe u kalit në kopshtin
e pallatit të Sulltanit. U bë bostanxhi-bashë, kurse në
ekspeditën e Revanit aga i jeniçerëve e pastaj bejlerbe
i Rumelisë. Kur u kthye në Stamboll, u shpërblye me gradën
vezir i katërt. Në vitin 1030/1620 kaloi në postin e sadriazemit.
Pas pesë muajsh në këtë post, u akuzua se nuk i doli
në ndihmë Karakash Mehmed Pashës i cili u vra në luftën
e Hotinit , prandaj u largua nga detyra. U vra në mosmarrëveshjen
që u paraqit po në këtë vit. U varros në Beshiktash,
afër tyrbes së Jahja efendiut. Në Ohër ka lënë
pasuri materiale për qëllime bamirëse (hajrate) .
PATRONA HALIL Është shqiptar. Ishte nga eprorët e jeniçerëve
të kohës së Sulltan Ahmet Hanit III. Në një lëvizje
(kryengritje) që e organizoi , së bashku me disa bashkëmendimtarë
të tij, u vra nga Halil Pehlivani, aga i jeniçerëve, dhe
nga shokët e tij .
PLASALI ISMAIL PASHA Është një nga vezirët e një familje të
lashtë vezirësh të fshatit Plasa që ndodhet në
periferi të kasabasë së Korçës në Shqipëri.
Gjatë kohës së sulltanatit të Sulltan Abdylmexhidit
shumë herë ka qenë vali nëpër vilajete të
ndryshme. Vdiq në fund të periudhës së Sulltan Abdylmexhidit.
Familja e katundit Plasa është një familje shumë e
vjetër derebejësh. Emri Plasa është fjalë shqipe
që do të thotë “saraj” (pallat), prandaj, fshati, për
shkak të sarajit (pallatit) të veçantë të kësaj
familjeje është quajtur me këtë emër. Nga kjo
familje rrjedhin një varg vezirësh. Gërmadhat e këtij
saraji-pallati shihen edhe sot . (lexo: në kohën e Sami Frashërit
- M.P.).
PRISHTINASI MESIHI Është nga poetët e periudhës osmane të shekullit
të dhjetë sipas hixhretit. Është nga Prishtina. Ishte
sekretar i oborrit mbretëror i vezirit Ali Pasha. Pas vdekjes së
tij ishte i shtërnguar të kënaqet me një timar të
vogël. Vdiq në vitin 918/1510 .
QEMAL BEU Është nga letrarët e famshëm të Perandorisë
Osmane. Në të vërtetë, mund të konsiderohet reformator
i letërsisë turke dhe themelues i të shkruarit sipas metodës
së re. Sado që Shinasiu është ai që para Qemalit
e nisi këtë mënyrë të të shkruarit, Qemal
beu më tepër e ka gjallëruar dhe ndriçuar këtë
metodë të re. Shkrimet letrare sipas metodës së re
që i kishte shkruar ishin arsye të çmohen dhe të
botohen shpejt. Në këtë mënyrë Qemal Beu shërbeu
shumë në përmirësimin e letërsisë turke dhe
në përhapjen e një stili natyror dhe të lehtë
të të shkruarit.
QYPRILI MEHMED PASHA Është nga vezirët (ministrat) më të shquar
të Perandorisë Osmane që arriti në pozitën e kryeministrit
(sadriazem). Është me origjinë shqiptare. Lindi në
njërin nga fshatrat e kazasë së Timuricës të
sanxhakut të Beratit. Pasi erdhi në Stamboll dhe pasi hyri në
oborrin mbretëror, iu bashkua grupit të posaçëm të
gjellëbërësve (Tabahin Hassa Zumresi). Pastaj qe larguar
nga kjo organizatë. Duke iu bashkuar Husrev Pashës, dalëngadalë
qe bërë haznedar (arkatar) i tij. Në kohën e sadriazemit,
Kara Mustafa Pashës, arriti në gradën e mirahorit, e pastaj
me dy tuga u emërua vali në ejaletin e Sirisë (Shamit),
Kudsit dhe Tripolit. Në vitin 1061/1650 u bë anëtar i kubbe-i
vezirit (Këshill i veçantë në pallatin e sulltanit
në Perandorinë (Osmane), e pastaj u emërua sanxhak-be i
sanxhakut të Qystendilit. Më vonë qe tërhequr në
kasabanë e Qyprisë të cilën e kishte zgjedhur për
vendbanim të tij. Ibshir Pasha, i cili kishte kaluar në postin
e kryeministrit kur u kthye nga Halepi për në Stamboll bëri
një lutje - peticion (arzuahal) dhe ia dorëzoi atij sipas të
cilit ky (Qyprili Mehmed Pasha - M.P.) për të dytën herë
u emërua vezir në ejaletin e Tripolit, mirëpo, para se të
arrijë në vendin e punës, ndryshoi disponimi i Ibshir Pashës;
e përzuri dhe e ktheu në Qypri. Megjithatë, sipas një
lutje me shkrim (arzuhal) që rrodhi nga ai vend e që iu dorëzua
Mehmed Pashës të dëgjueshëm (të qetë), më
1066/1655 kaloi në pozita të larta shtetërore dhe përsëri
u caktua në ejaletin e Tripolit. Gjersa po përgatitte dhe po
rregullonte radhët ushtarake, me rekomandimin e disa qëllimmirëve
dhe njerëzve me autoritet të shtetit, iu besua detyra e lartë
(sadriazem) . Me fillimin dhe nisjen e reformave themelore, vend të
rëndësishëm i dha çështjes ekonomike, rregullimit
ushtarak dhe drejtësisë. Kështu shtetit (Osman) ia pat kthyer
fuqinë dhe forcën që e gëzonte më parë. Në
vitin 1067/1656 i mori përsëri nga duart e armiqve Limnin dhe
Bozxha Ada-në , dhe pas një viti e drejtoi ushtrinë për
ta nënshtruar popullin e Erdelit i cili ishte bërë i padëgjueshëm.
E pushtoi Janovën dhe më 1070/1659 e parë pushtuar kalanë
e Varad-it. Më 1072/1661 u sëmur dhe pasi lëngoi nja dy
tri muaj, duke i kaluar të tetëdhjetat, vdiq. Është
varrosur në oborrin e bibliotekës së tij afër Çemberlitashit.
Si sadriazem (kryeministër), në kohën e Sulltan Mehmed Hanit,
shërbeu pesë vjet e tre muaj e dhjetë ditë. Rezultatet
që i arriti në përforcimin dhe më ngritjen e çështjeve
shtetërore në një shkallë më të lartë,
janë argumente të qarta që tregojnë për fuqinë
dhe mundësinë e tij të jashtëzakonshme. Disa historianë
e kritikojnë rigorozitetin e tij që e tregoi gjatë dënimeve,
ndonëse edhe ky, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat politike
të asaj kohe, mund të falet . Sido që të jetë,
për shkak të rezultateve dhe shërbimeve që i bëri
në shtet, nuk lejohet të merret nëpër gojë. Në
Stamboll, në afërsi të Çemberlitashit ka themeluar
medresenë dhe bibliotekën. Edhe në Qypri ka lënë
shumë monumente (hajrate) për qëllime bamirëse. Duke
u bazuar në shërbimet e shkëlqyeshme të tij, posti
i sadriazemit iu besua dhe iu dorëzua djalit të tij Fazil Ahmed
Pashës. Në këtë pozitë të lartë
erdhën edhe disa personalitete nga fëmijët dhe nipërit
e tij .
QYPRILI-ZADE
Është nga vezirët i cili në kohën e Sulltan
Mehmed Hanit IV kaloi në postin e sadriazemit (kryeministër)
.
QYPRILI-ZADE
Është nga kryeministrat (sadriazemët) e kohës së
Sulltan Sulejmanit të Dytë dhe Sulltan Ahmet Hanit të
QYPRILI-ZADE
Është nga vezirët (ministrat) që kaloi në pozitën
e sadriazemit në kohën e Sulltan Ahmed Hanit III. Ishte d
QYPRILI-ZADE
Është djali i Qyprili-zade Mustafa Pashës, biografia
e të cilit u shkrua pak më parë. Ishte një personalitet
i
SA'JI Nga poetët e periudhës së hershme të Perandorisë
Osmane janë dy personalitete me këtë pseudonim:
SEID PASHA Ishte nga valitë e dalluar të vilajetit të Egjiptit.
Është djali i të ndjerit Mehmed Ali Pashës. Lindi në
vitin 1238/1822. Në vitin 1271/1854, pas Abaz Pashës, u bë
vali i Egjiptit. Pasi që 9 vjet në mënyrë të mrekullueshme
i udhëhoqi vendet e Egjiptit, në vitin 1280/1863 vdiq. Ishte
njohës i mirë i gjuhëve evropiane. Kishte një edukatë
të lartë. Pati sukses në shumë reforma dhe në
zhvillimin e Egjiptit. Kontribuoi shumë në hapjen e Kanalit të
Suezit. Në hyrje të Kanalit që gjendet në anën
e Detit të Bardhë themeloi kasabanë që, sipas emrit
të tij personal, quhet Port Seid .
SEXHVEDI Është nga poetët e Perandorisë Osmane të kohës
së Sulltan Selim Hanit. Ishte nga Tetova (turq. Kallkandelen). Me
përkrahjen e Piri Pashës ishte bërë sekretar i Oborrit
të Sulltanit. Ja një pjesë nga poezitë e tij:
SINANI
Është nga poetët e periudhës osmane të shekullit
të dhjetë sipas hixhretit. Ishte manastirli (nga Manastiri).
Shërbeu si kadi në Rumeli. Ka shkruar një poemë me
titull “Jusufi dhe Zylejhaja” .
SINAN PASHA Është nga vezirët i cili në kohën e Sulltan
Murat Hanit III dhe të Sulltan Mehmet Hanit III pesë herë
kaloi në postin e kryeministrit (sadriazem). Është me origjinë
shqiptare . Në kohën e Sulltan Sulejman Hanit doli nga oborri
i sulltanit me gradën çashnegir. Më vonë u emërua
sanxhak-be në Malata, Kostamuni, Gaza dhe në Tripoli, e pastaj
vali në ejaletin e Erzurumit dhe të Halepit, kurse më 977/1569
në ejaletin e Egjiptit. E pushtoi Jemenin të cilin e futi nën
perandorinë Osmane. Kur u kthye me këto rezultate të mëdha,
u quajt gazi (pushtues, hero). Më 982/1574 në Detin e Bardhë
u bë sipehsallar dhe i sulmoi Kalabrinë dhe Mesinen, pastaj e
pushtoi kalanë Hallk al-Vadi, d.m.th. kalanë Golta. Më 988/1580
shkoi në Lindje me gradën ushtake serdar. Pas vdekjes së
Ahmed Pashës , sado që u dërgua sadriazem në vend të
tij, këtë herë meqë nuk pati sukses, më 990/1582
u degradua, por punoi si nëpunës në Malkara. Më 994/1585
u emërua vali i Shamit, kurse më 997/1588 pas largimit të
Sijavush Pashës, për të dytën herë emërohet
kryeministër (sadriazem). Mirëpo, pasi veproi në mënyrë
të ashpër dy vjet, pra, më 999/1590 përjashtohet dhe
dëbohet për Malkara. Për shkak të ngjarjeve që
ndodhën më 1001/1592 ai përsëri, pra, për të
tretën herë ftohet për sadriazem. Këtë herë
i turret Hungarisë; e pushtoi dhe e nënshtroi Poletin. Gjatë
këtij viti dimrin e kaloi në Beograd. Më 1002/1593 e pushtoi
edhe kalanë e Janikut. Më 1003/1594, kur në fron vjen Sulltan
Mehmed Hani III, SInan Pasha përsëri përjashtohet dhe prap
shkon në Malkara, por, pas disa muajsh përsëri bëhet
sadriazem në vend të Ferhad Pashës , pra, për të
katërtën herë. Megjithëse ndërmori një ekspeditë
ushtarake kundër Vllahisë (turq. Eflak) nuk hyri në luftë
duke u frikësuar nga një lloj epidemie, prandaj u arratis. Mosuksesi
dhe humbja këtu ishin shkak që Sinan Pasha, pas pesë muajsh
si sadriazem të ndërrohet përsëri. Në vend të
tij u emërua Lala Mehmet Pasha. Dhjetë ditë pas vdekjes
së tij, Sinan Pasha përsëri, pra për herë të
pestë bëhet sadriazem. Duke qenë në këtë
pozitë Sinan Pasha, më 1004/1595, në moshën 90 vjeçare
vdiq dhe u varros në tyrben në lagjen Sedefçeler të
Stambollit. Pesë herë ka qenë sadriazem dhe pesë herë
serdar, d.m.th. dhjetë herë ka qenë në pozita të
larta shtetërore .
SIRRI SELIM PASHA Është nipi i Ali Pashë Tepelenës, pra djalë
i Vali Pashës. Lindi në Janinë në vitin 1215/1800.
Pas vdekjes së t'et erdhi në Stamboll. Pas një kohe të
nëpunësisë si mytesarrif (mëkëmbës) dhe si
vojvodë në Rumeli dhe në Anadoll, u emërua defterdar
në Erzurum, e pastaj anëtar i Këshillit financiar (Mexhlis-i
Muhasebe) dhe një kohë u emërua kajmekam i Ajvallëkut.
Ndërkaq, në vitin 1263/1846 me gradën e vezirit u emërua
në muhafezllëkun e Beogradit, ku pas një kohe të shkurtër
vdiq . Kishte talent për të thurur poezi. Ja një bejt (dyvargësh)
nga poezia e tij:
SKENDERBEU
SUN'ULLAH EFENDIU
SUZI
SHEM'I
TALIB FAIK EFENDIU
TARHONXHI AHMED PASHA
TEUTA
VALIHI
VASIF
Në Perandorinë Osmane është përdorur me kuptimet: 1. epror, kryetar, komandant, 2. titull nderi për njerëzit me autoritet për nëpunësit administrativë, 3. titull nderi për të gjithë komandantët dhe eprorët e ushtrisë, nga eprorët e xhematit (sh.) deri te komandanti suprem i jeniçerëve, 4. pronar tokash. (turq. a¤a). Agallëk. - Titulli (thirrja) i agait; njësi ushtarake me të cilën udhëheqte një aga; territor i vogël në të cilin qeveriste agai. (turq. a¤al¢k, turq, a¤a + suf. turq. -l¢k). Ajakdivani. - Divani i sulltanit ose i vezirit në të cilin vendosen çështje të jashtëzakonshme, të rëndësishme dhe të shpejta. Në ato divane të gjithë të pranishmit qëndrojnë në këmbë përveç kryesuesit (turq. ayak divan¢, izafet turk nga turq. ayak “këmbë” dhe ar., pers. diwân). Ajan. - Njeri me autoritet dhe me ndikim i një vendi, i një krahine ose i një shtrese, klase (turq, ayan me kuptimet e sipërshënuara, < shum. ar. a'jân, njëjës. 'ajn “udhëheqës, i parë”, “sy”) Përdoret me kuptimin e njëjësit. Për ajanët shih më gjërësisht: Avdo Su}eska, Ajani. Prilog prou~avanje lokalne vlasti u na{im zemljama za vreme Turaka, Sarajevo, 1965, fq. 15-23. Ajan-i Devlet. - Burrë shteti, udhëheqës shtetëror (turq. ayan-i devlet, izafet pers. nga ayan (sh.) dhe devlet (sh.). Akçe. - Monedhë e vogël e argjendtë e nxjerrë nga viti 1328 gjatë sundimit të Orhanit (1326-1359) deri në fund të shek. XVII. Cilësia dhe vlera e akçes ka ndryshuar gjatë kohëve. Në shek. XVII bie tërësisht edhe cilësia edhe vlera e saj. Për shembull në vitin 1431 një dukat i Venedikut vlente 35 akçe, më 1510 vlente 54 akçe, më 1590 vlente 120 akçe. Në kohën e Sulltan Ibrahimit (1640-1648) akçe-s edhe më tepër bie vlera, kështu një grosh vlente 125, kurse një dukat 250 akçe. Në Evropë akçe-ja njihet me emrin aspra ose asper nga gr. asprom. (turq. akçe nga turq. ak “i bardhë' dhe suf. i turq. -çe). Akshi. - Ai që përgatit ushqim, gjellëbërës. Akshi-bashë. - Epror i drejtpërdrejtë i gjellëbërësve të oborrit, epror i kuzhinës. Ky titull ekzistonte në divanet e të gjithë funksionarëve të lartë të Perandorisë Osmane, prej Sulltanit deri te sanxhak-beu. Përdoret edhe bash-akshi. (turq. a½ç¢ba½¢ ahç¢ba½i, izaf. turk nga pers. a½ “gjallë” + suf. i turq. -çi dhe turq. ba½. Alem. - Shenjë, simbol; flamur. Sinonim për fjalët bajrak dhe sanxhak (sh.). (turq. alem < ar. < alem). Alemdar. - Ai që mban flamurin, flamurtar, sinonim për bajraktar. Këtë titull e mbante sadriazemi (kryeministri) shqiptar Mustafa Pasha (turq. alemdar < ar. 'alem + pers. dar nga folja e prezentit dashten “mbaj”). Arabaxhi. - Ai që bën dhe punon me qerre (araba), qerrexhi; si term historik; pjesëtar i gjinisë së posaçme të fuqive ushtarake qendrore në Perandorinë osmane që bartte armë të rënda dhe material tjetër. (turq. arabac¢ nga araba+ci). Arzuhal. - Lutje, ankesë, peticion. Të drejtë peticioni kishin të gjithë qytetarët në Perandorinë Osmane dhe ata shpesh e shfrytëzonin këtë të drejtë (turq. arzuhal, izaf. pers.vjen nga ar. 'ard “paraqitje, të treguarit” dhe ar. hal “gjendje” d.m.th. paraqitje e gjendjes, situatës). Asitane. - shih teqe. Asqer. - ushtar; ushtri (turq. asker < ar. 'asker) Ashçi. - Shih akshi. Ashçi-bashë. - shih akshi-bashë. Avxhi. - Gjuetar, gjahtar' në Perandorinë Osmane quhej bylyku i tridhjetë e tretë i sekbanëve (sh.) i cili në korpusin e jeniçerëve kishte pozitë të privilegjuar. (turq. avc¢ nga turq. av ”gjueti” dhe suf. -c¢.). Azap. - Në perandorinë Osmane azapët përbënin një njësi të posaçme ushtarake, e cila në radhë të parë shërbente në marinën luftarake, e pastaj si këmbësori e lehtë në fortifikata. Azapët bënin edhe roje. Komandanti i azapëve quhej azap-aga. Azapët paguheshin me pagë (rrogë), por posedonin edhe timar. Kuptimi themelor i fjalës azap është “i pamartuar”. Nga kjo del se azapët derisa kanë shërbyer në këtë detyrë kanë qenë të pamartuar, sepse e kanë pasur të ndaluar. Sa i përket etimologjisë së kësaj fjale, mendimet janë të ndryshme. Sipas H. Shabanoviqit (Evlija Çelebi, Putopisi, Sarajevo 1979, f. 595), etimologjia e kësaj fjale është e paidentifikuar, sepse del me të njëjtin kuptim në gjuhën arabe dhe persiane, në njërën anë, dhe në gjuhën greke dhe latine, në anën tjetër. Ndërkaq, Sami Frashëri (Kamus-i Türki, Stamboll, 1317/1899, f. 935) e nxjerr nga arabishtja. kështu mendon edhe A. Shkaliqi, Turcizmi... F. 106). Baba. - 1. Babë, atë 2. I pari i një teqe-je bektashiane (turq. baba < pers. baba < pers. e vjetër papa.). Bajrak. - Përgjithësisht do të thotë flamur; flamur ushtarak, çdo gjë e jeniçerëve e kishte bajrakun (flamurin) e vet; njësi e vogël ushtarake prej 50-60 vetash ishte nën një bajrak. Komandanti i kësaj njësie në ushtrinë e sekbanëve quhej bajrak-sahibi. (turq. bayrak). Bajraktar. - Shih alemdar. Balltaxhi. - Njësi ushtarake me pagë e oborrit e cila kryente detyrën e rojës së jashtme dhe ishte mbrojtëse e oborrit të sulltanit dhe të haremit. Këta ishin të obliguar ta ruajnë Sulltanin gjatë ekspeditave dhe në kohën e manifestimeve. Balltaxhinjtë ishin të shpërndarë, me të njëjtin funksion, te të gjithë funksionarët e lartë të oborrit. Shpesh u jepej detyrë e telallit. Në kohën e sundimit të Sulltan Muratit II (1421-1451) i cili e formoi njësinë e balltaxhinjëve, numri i tyre nuk e kalonte njëqindëshin, por në gjysmën e dytë të shek. XVII ishin më shumë se tetëqind vetë. Mirëpo, vetëm njëqind prej tyre të privilegjuar (zylyfly) merrnin pagë në atë kohë nga 18-19 akçe në ditë. Të tjerët punonin për paga më të ulëta; kryenin punë të rënda, bartnin dru, ujë etj. (turq. baltaci nga turq. balta “sopatë, sakicë + -ci). Bashë. - Tekstualisht do të thotë krye, kokë; fillim; por ka kuptimin edhe “i parë, epror, kryetar”. Me këtë fjalë formohen fjalë të përbëra: si emër përdoret në pjesën e dytë të komponentës: bylykbashë (sh.), bostanxhibashë (sh.), çaushbashë (sh.) etj. Në të vërtetë këtu kemi të bëjmë me një togfjalësh të tipit të turqishtes (izafet - bölük ba½i), kurse si mbiemër siaps natyrës së turqishtës prëdoret në pjesën e parë të komponentës: Bashbylykbashë (sh.), bashqatip ((sh.), bashusta etj. Ekuivalent i fjalës bashë (turq. ba[) është fjala persiane ser. Bashbylykbashë. - Një nga eprorët e lartë të ushtrisë së jeniçerëve. Më i vjetër si bylykbyshi. Bashqatip. - Kryesekretar (turq. ba[ katip nga turq. ba[ + ar. katib) Beg. - (dhe trajta e re e turqishtes bey). - Titull i lashtë turk, “zotri”. Është vërtetuar në mbishkrimet e Orhonit (shek. VIII). Si shumë tituj, edhe beg është marrë nga të tjerët; mund të vijë nga iranishtja beg, që ka qenë titull i mbretërve sasanid. Në mbishkrimet e Orhonit beg-ler d.m.th. “të ndershmit, fisnikët” përkundër fjalës bodun “popull, masë”. Fjala beg poashtu paraqitet në ato tekste edhe si element i dytë i titullit të oficerëve të lartë. nga kjo shihet se fjala beg dhe bej gjithnjë e më tepër ka filluar të marrë karakter nderi, respekti, kështu., p.sh. te një numër i madh i fiseve turke, për respekt, u bë e natyrshme t'i jepet fjalës aga “vëllai i madh” (aga beg = a¤a bey). Disa fise të tjera e kanë rezervuar për personalitete të rangut të lartë, kurse të tjerët e kanë zgjeruar në kuptimin e përgjithshëm “udhëheqës”, “qeveritar”, p.sh. sanxhak-beg (turq. sancak beyi). Në periudhën islame, te Karahanidët, beg përdorej si titull për funk-sionarët e lartë; te selxhukët, beg përdorej si ekuivalent për fjalën arabe emir. Te osmanlijtë përdoret si titull nderi, titull për funksionarët e lartë (civil dhe ushtarak) etj. (turq. beg, bey). Beglerbeg (bejlerbe). - Tekstualisht do të thotë “komandant i komandantëve”, “beg mbi beglerët”, kurse si term administrativ në Perandorinë Osmane më së shpeshti tregonte mëkëmbësin, guver-natorin e Sulltanit i cili qeveriste me njësinë më të madhe ushtarake-administrative. Beglerbegu emërohej nga divani i Sulltanit, sipas propozimit të sadriazemit. Është emërur me berat dhe ferman që i janë dorëzuar atij. Në berat janë cekur të ardhurat e tij, kurse në ferman kompetencat e tij. Historikisht edhe ky term ka pësuar ndryshime: në fillim beglerbeu ishte komandant kryesor i ushtrisë, pastaj “qeveritar i një krahine” e në fund vetëm titull nderi. Me kuptimin e parë e kanë përdorur selxhukët. Me këtë kuptim e morën turqit osmanlinj, pra me kuptimin “kryekomandant”. Në fillim ishte vetëm një beglerbe, kurse kah fundi i sundimit të Mehmedit I ishin dy beglerbej: i Rumelisë dhe i Anadollit. Me zgjërimin territorial të Perandorisë, krijoheshin territore të reja, prandaj në fund të shek XVI numri i beglerbegëve arriti në dyzet. Kështu, gradualisht beglerbegët e humbin rëndësinë e tyre dhe në vend të tyre vijnë vezirët. Veziri mbante tri tuga, kurse beglerbegu dy. Në shek. XVIII termi beglerbeg u bë edhe më i zbehtë sepse në njërën anë, valiu ishte ai që qeveriste një territor të caktuar, kurse termi beglerbeg u hoq nga përdorimi (përveç beglerbeg i Rumelisë dhe i Anadollit), kurse në anën tejtër termi mirmiran që përdorej krahas termit bejlerbe bëhej gjithnjë më i fuqishëm. Në vitin 1864 termi vali u bë titull zyrtar për qeverisjen e një krahine. (turq. beylerbeyi). Bektashian. - Që lidhet me bektashizmin ose me bektashinjtë. Bektashizëm. - Sekt dervishësh që e ka themeluar Haxhi Bektash Veliu (ka vdekur në vitin 738/1337). Sipas këtij personi e ka marrë emrin ky sekt. Këtij sekti i përkisnin pjesa dërrmuese e jeniçerëve. Berat. - Dekret me të cilin emërohet ndonjë nëpunës, ndahet pasuri, pagë ose dekoratë. Beratin e jepte Sulltani, kurse për timare të vogla edhe beglerbegu. Në berat theksoeht emri i detyrës së besuar, vendi i saj, fitimi ose shpërblimi për të, emri i personit të cilit i lëshohet berati, me çfarë qëllimi është dhënë, detyra e atij që i drejtohet berati, eventualisht pozita e tij si epror ushtarak dhe grada e tij. Në berat vihet tugra e Sulltanit. Me kuptim të njëjtë, sikurse berat, janë përdorur edhe shumë shprehje të tjera si turke ashtu edhe të huazuara: turq. yarlig, buyuruldu; ar. berat, emr, hykym, tevki, menshur etj. Disa prej tyre janë përdorur gjatë tërë kohës Osmane, e disa vetëm në periudha të caktuara; disa kanë pasur kuptim të përgjithshëm e disa më të veçantë. Kanë ekzistuar disa lloje të berateve, varësisht nga lënda për çka jepej berati: vezirlik berati, timar berati etj. (turq. berat < ar. berât.). Bostanxhi. - Kuptimi themelor i kësaj fjale është “ai që kultivon dhe shet bostan”. Në terminologji ushtarake paraqet një kategori të ushtrisë së oborrit e cila bënte shërbim të mbrojtjes së jashtme të oborrit mbretëror. Në shek XVII numri i bostanxhinjve sillej rreth 2000-2500 persona. Tre deri në katërqind prej tyre kishin pozita privilegjuese në shërbimet e oborrit dhe kishin ndikim të madh në oborr. Bostanxhinjtë, para së gjithash, kishin për detyrë mbrojtjen e personalitetit të sulltanit; polemizonin, me fjalë të tjera, i kundërshtonin të gjithë ata të cilët flitshin kundër Sulltanit dhe kryeministrit (sadriazemit). Këta avancoheshin në grada saqë kishte raste të arrinë edhe gradën e kryeministrit (p.sh. Ohërli Hasan Pasha). shtresa themelore e bostanxhinjëve shfrytëzohej për punë të ndryshme; për furnizimin me mallra, për përgatitjen e materialit për ndërtimin e kështjellave, për shuarjen e zjarrit etj. (turq. bostanci < nga pers. bûstan dhe -ci.). Bostanxhibashë. - Epror, komandant i njësisë së bostanxhinjëve (sh.). (turq. bostanci ba½i, shih bostanxhi dhe bashë). Bylyk. - Njësi e vogël ushtarake në Perandorinë Osmane, që përbëhej nga njëqind deri në dyqind e pesëdhjetë ushtarë me pagë. Komandanti i çdo bylyku quhej bylykbashë ose serbylyk. Varësisht nga periudha dhe lloji i ushtrisë, bylykët ishin të llojllojshëm për nga numri dhe organizimi i tyre. Bylykun e ushtrisë së jeniçerëve, për shembull, e përbënin njëqind persona. Komandanti i këtij bylyku quhej jajabashë, kurse ndihmësi i tij çorbaxhi (sh.). Sa u përket spahive të oborrit, ata ndaheshin në gjashtë bylykë; në çdonjërin kishte nga 20-30 kalorës. në garnizonet e qytetit, bylyku, rregullisht, përbëhej prej 10 personave. (turq. bölük). Bylykbashë. - Komandant i një bylyku (sh.); oficer i ushtrisë osmane i cili mbante rregullin publik. (turq. bölük ba½¢). Çashnegir. - Oborrtar i cili merrej me ushqimin e Sulltanit dhe funksionarëve të tjerë të lartë. me fjalë të tjera, nga vetë kuptimi i fjalës çashnegir (rrjedh nga persishtja), çashnegirët kanë pasur për detyrë të shijojnë dhe të provojnë ushqimin e Sulltanit, por edhe të anëtarëve të tjerë të divanit shtetëror gjatë ditëve të mbledhjeve të tyre dhe në manifestime të ndryshme. Kah mesi i shek. XVII në oborrin mbretëror kishte mbi njëqind çashnegir dhe merrnin 40 akçe në ditë. Mirëpo, divani një ose dy herë në vit u ndante edhe shpërblime të tjera. Eprori i tyre quhej çashnegir-bashë (sh.). (turq. çe[negir <pers. çashni “shije” dhe gir nga giriften). Çashnegirbashë. - Komandant, epror i çashnegirëve (sh.). Ky ishte i obliguar që para se t'i dërgohej ushqimi Sulltanit, së pari vetë ta shijojë (provojë) në të kundërtën, po të helmohej (ose diçka të ngjashme), e paguante me kokë. Ishte nga njerëzit e besueshëm të Sulltanit. E përcillte atë në të gjitha udhëtimet dhe ekspeditat. (turq. çe[negir ba[í shih çashnegir dhe bashë.). Çaush. - Gradë e ulët në ushtrinë Osmane ose shërbetor i oborrit të cilit i besoheshin punë të ndryshme në oborr ose jashtë tij. (turq. çavu[). Çaushbashë. - Epror i çaushëve. Çelebi. - Shkrimtar, poet, dijetar,intelegjent'; princ. Fjala çelebi është përdorur në Turqi në periudhën prej shek. XIII deri në fillim të shek. XVIII, për të shprehur anëtarët e klasës së lartë.Ata ishin shkritmarët, poetët, dijetarët, por edhe princat (çelebi është quajtur Sulltan Mehmeti, djali i Sulltan Bajazitit I). Natyrisht, është përdorur edhe me kuptime të tjera. Në gjuhën turke përdoret me formën çelebi. Mirëpo, etimologjia e kësaj fjale nuk është e vërtetuar, mendimet janë të ndryshme (shih Nerkez Smailagiç, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, f. 107). Çohadar. - Funksionar i Oborrit të Sulltanit, vezirit dhe mëkëmbësit të një territori, detyra kryesore e të cilit ishte të kujdesej për garderobën e zotëriut të vet. Në raste manifestimi shkonte në përcjellje menjëherë pas tij. Çohadarët bënin edhe punë të tjera. Merrnin rrogë dhe shpërblime të tjera. (turq. çuhadar < pers. çuhadar < nga pers. çuha “stof” dhe dar nga dashten “mbaj”) Çorbaxhi. - Kuptimi themelor i kësaj fjale është” ai që përgatit çorbë”. Si term ushtarak në Perandorinë Osmane paraqet titull të përbashkët për funksionarët e Xhematit, të ortës dhe të bylykut në oxhakun e jeniçerëve. Eprorët e vetë xhematit, të ortës quheshin jajabashë, kurse ata të bylykut, bylykbyshë, pra çorbaxhiu është titull i përbashkët për të gjithë këta që u përmendën këtu. (turq. çorbaci, nga pers. shurba “lëngu i mishit kur zihet” dhe suf. -ci) Darulhadisi. - Shkollë ku mësohet dhe studiohet tradita fetare islame, hadithi. (turq. darulhadisi nga ar. dâr “vend, shtëpi” dhe al-hadith.). Darulharbi. - Akademi, shkollë ushtarake; fushëbetejë. (turq. darulharbi nga ar. dâr “shtëpi, vend” dhe al-harbi “luftë”). Darulkurra. - Shkollë ku studiohet mënyra e leximit të Kur'anit, në shtatë, respektivisht në dhjetë dialekte arabe. (turq. darulkurra < ar. dâr “shtëpi, vend” dhe al-kurra njëjës. ar. el-kâariu “ai që lexon Kur'an”). Dede. - Titull nderi për dervishët, sidomos për shehlerët dhe dervishët e sektit mevlevit. (turq. dede). Defter. - Regjistër, fletore. Në terminologjinë e administratës turke-osmane, përveç librave zyrtare të administratës dhe të kontabilitetit, të protokollave dhe procesverbaleve, janë quajtur edhe aktet individuale të cilat kanë pasur karakter të ndonjë regjistri. Vetëm protokollet gjyqësore janë quajtur sixhil-e. (turq. defter, tefter <gr. diftira.), Për defterin dhe llojet e tij shih më gjërë, N. Smailagiq, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, fq. 115-118) Defterdar. - Në fillim të Perandorisë Osmane ishte ministër i financave, kurse më vonë shef i financave të një vilajeti. Në kanunnamen e Sulltan Mehmedit II, defterdari ishte funksionar i lartë i divanit, respektivisht, shtylla e tretë e divanit, pas kryeministrit dhe dy kadiaskerëve (kazasakerëve). Në kohën e Sulltan Bajazitit II ishin dy defterdarë kryesorë, ai i Rumelisë (Rumeli defterdari), i cili merrej vetëm me çështjet e Rumelisë, dhe defterdari i Anadollit (Anadolu defterdari), që merrej vetëm me çështjet e Anadollit. Më vonë shërbimi i defterdarëve pëson ndryshime, siç u tha më lart, prandaj kemi defterdarë të territoreve më të vogla, p.sh. defterdar i Dijarbekrit, Damaskut, Halepit etj. Në vitin 1838, shërbimi i defterdarëve emërtohet me emrin Maliyye (Ministria e finanacave). (turq. defterdar nga defter (sh.) dhe dar nga pers. dashten “mbaj”.). Derebend. - Grykë, qafë mali; vend i rrezikshëm. Si të tilla, këta vende janë shpallur zyrtarisht vende të rrezikshme, prandaj në to janë vendosur roje. Ai që i ruante dhe i mbronte këto vende quhej derebenxhi (sh.) derebeg (derebej - Ali Pashë Tepelena ishte derebeg). (turq. derbent, derbend, dervent < pers. derbend. komp. nga pers. der “derë” dhe bend “lidhje”.). Derbenxhi. - Ai që ruante dhe siguronte vendet e rrezikshme, vendkalimet e ngushta (sidomos në vendet kufitare). Derbendxhinjtë ishin të liruar nga tatimi. Po të mos e kryenin detyrën si duhet, i humbnin përparësitë dhe trajtoheshin si qytetarë të rëndomtë. (turq. derbentçi, derbendci nga derbend (sh.) dhe suf. -ci). Derbeg (derebej). - Shih derbenxhi. Dervish. - Pjestar i një sekti dervishësh; mistik. (pers. dervish). Devlet. - Mbretëri, shtet; vend; lumturi. (turq. devlet kjo nga arabishtja dewle, me kuptimet e sipërshënuara.). Divan. - Këshill. Në Perandorinë Osmane ekzistonte divani i Sulltanit, i kryeministrit (sadriazemit), i bejlerbeut të provincës për shqyrtimin e punëve kryesore të shtetit. Divani i sadriazemit kishte edhe funksion të gjyqit suprem, kurse divani i beglerbegut kishte funksion të gjyqit më të lartë në provincë. Të njëjtin funksion kishte edhe divani i sanxhakbeut për territorin e sanxhakut, për këtë shkak, kadilerët e vendit ishin anëtarë të rregullt të divanit gjegjës, 2. Përmbledhje poezish me lidhje të fortë. (turq. divan < ar. dhe pers. diwaân.). Për institucionin e divanit gjërësisht shih: Nerkez Smailagiq, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, fq. 126-132). Divan-i Hymajun. - Oborri mbretëror; shih divan dhe hymajun. Divan-i Muhasebat. - Komisioni për kontrollin shtetëror. Divanhane. - Lokal që shërbente për mbledhje të divanit (këshillit), gjyqit ose për pritje të zyrtarëve; pavilion me një anë të hapur që shërbente për pushim në kohë të verës; paradhomë e hapur dhe e gjërë te shtëpitë e dikurshme (turq. divanhane nga divan (sh.) dhe pers. hâne “lokal, vend, shtëpi”). Dizdar. - Komandant i kështjellës; epror i mustahfizëve (sh.). Ai ishte i obliguar të banojë në kështjellë dhe nuk ka guxuar ta lëshojë këtë pa leje të posaçme të Portës, e as që ka guxuar të lëshojë dikë të huaj e të panjohur. Çdo dizdar ka pasur qehanë e vet. Dizdarët kanë poseduar timare (turq. dizdar < pers. dizdâr komp. nga pers. diz “kështjellë” dhe dar nga prezenti dashten “mbaj”). Ejalet. - Njësia më e madhe administrative në kohën e Perandorisë Osmane deri në formimin e vilajeteve në vitin 1864. Ejaletet ishin nën qeverisjen e bejlerbeut i cili e mbante titullin, së pari pasha, pashë, e më vonë vezir. Në shek. XVII në Turqinë Osmane kishte mbi 20 ejalete. (turq. eylet < ar. “ejale(t)). Emanet. - Zotim, ruajtje, besim. Thesari shtetëror në Perandorinë Osmane që ishte nën udhëheqjen dhe mbrojtjen e një emin-i (sh.). Emin. - I besueshëm; mbikqyrës, udhëheqës. Si term administrativ në Perandorinë Osmane i thuhej nëpunësit të cilit i besohej administrata; mbledhja, regjistrimi dhe ruajtja e të ardhurave të caktuara shtetërore. Varësisht nga natyra e punës, kishte disa lloj eminish: tahrir emini - ruajtësi i inventarit të përgjithshëm të kadastrës dhe arkivave shtetërore; mahkeme emini - ruajtës i protokolleve gjyqësore etj. (turq. emin < ar. emin). Ferik. - Gjeneral divizioni në Ushtrinë Osmane (turq. ferik < ar. ferik “ndarje; parti”). Ferman. - Dekret me shkrim i Sulltanit për një avancim, për një shpërblim e dënim i cili është i vërtetuar me tugrën. Fermanin pra e lëshon Sulltani. Fermanët mbretërorë (Fermani Humayun, ferman-i sherif) janë të shkruar sipas skemës së caktuar dhe përmbajnë këto pika: 1. shënim që është lëshuar dokumenti - fermani, 2. emri i personait të cilit i drejtohet, me urata falënderuese përkatëse, 3. shkaku i lëshuarjes së fermenit, 4. përmbajtja e urdhëresës atij në emër të të cilit është lëshuar fermani, 5. shpjegime të ngjarjeve a të rezultateve të dëshiruara, 6. lutje për zbatim të fatshëm të punëve dhe 7. data dhe vendi prej ku lëshohet fermani. (turq. ferman nga pers. fermân e kjo nga infinitivi i fjalës fermuden “për të urdhëruar”). Fermanli. - Tekstualisht do të thotë “me ferman, që ka ferman”. Sulltani e shpallte fermanli atë që e avanconte në një punë, por edhe atë që e dënonte, kur punonte jasht interesave të Sulltanit. Ali Pashë Tepelena u shpall fermanli, sepse punonte “jashtë ligjit”. Fetfa. - Mendim juridik ose përgjigje në ndonjë çështje të sheriatit që e jepte myftiu në kërkesë të palëve. Për të dhënë fetfa ishte i autorizuar myftiu shejhulislami. (turq. fetva < ar. fetwa). Fetihname. - Letër zyrtare me të cilën sunduesi (mbreti) i lajmëron sunduesit e tjerë ose komandantët e vet dhe kadijtë për pushtimin e një qyteti e vendi. Gazel. - Poezi lirike në letërsinë orientale; përbëhet prej 7-12 bejte (distih, dyvargësh); dy bejtet e para rimohen, e pastaj çdo i dyti (aa/ba/ca/da/fa). Tematika e gazelit është tematikë dashurie, u këndohet gëzimeve të jetës dhe bukurisë së natyrës. Përmes gazelit poeti shpreh ndjenjat e brendshme të tij. (turq. gazel ar. gazel). Gazi. - hero, fitimtar. ngadhnjyes; luftëtar për përhapjen e fesë islame. (turq. gazi ar. gâzi). Hafiz. - Në turqishten, po edhe në gjuhën tonë shqipe, kryesisht përdoret për ata që e dinë Kur'anin përmendësh. Kjo fjalë rrjedh nga arabishtja: hâfidh, particip i foljes hafedha “mbaj mend. ruaj në mend”). Halife. - Trashëgimtar, zëvendës. (turq. halife < ar. halife.). Në literaturën evropiane kjo fjalë përdoret në trajtën kalif (nga transkriptimi anglez khalif). Në literaturën fetare islame shqiptare gjithnjë përdoret trajta halife, trajtë më e drejtë. Han. - Bujtinë, vendstrehim për të kaluar natën, han; princ, titull i sulltanëve turq dhe kryetarëve të tjerë tatarë (turq. han pers. hân). Hane. - Shtëpi, vend. Shërben për të formuar kompozita dhe gjithnjë vjen në pjesën e dytë të kompozitës (turq. hane < pers. hâne). Has. - Tekstualisht do të thotë “i veçantë, i posaçëm”, kurse në terminologjinë juridike Osmane do të thotë pasuri e madhe feudale që sillte fitim njëqind mijë akçe. Has-e kanë poseduar, para së gjithash, sulltanët dhe anëtarët e familjes së tyre, pastaj, funksionarët e lartë shtetërorë të pushtetit qendror, pastaj bejlerbejt dhe sanxhakbejt, kurse deri në pjesën e dytë të shek. XV edhe subashët (sh.). Fitimet p.sh. të minierave, doganave, skeleve etj. rregullisht binin në haset e Sulltanit. përfaqësuesit e shtresave ushtarake-feudale që posedonin has-e ishin të obliguar, sipas ligjit, të marrin pjesë në luftë së bashku me ushtarët të cilët quheshin xhebeli. (turq. has < ar. hâss). Hatib. - Orator, ligjërues, këshilltar; në fenë islame hatib është ai që mban hytben para namazit të xhumasë si dhe hytben pas namazit të dy bajrameve. Çdo xhami e ka hatibin e vet, por këtë detyrë te ne e bën imami i xhamisë (turq. hatib < ar. hâtib). (shih më gjerë në Leksikon Islama, Sarajevë, 1990, f. 244). Haxhegjan. - Titull i posaçëm që e arrinte një person i dijshëm në Perandorinë Osmane; Titull shkencor në Perandorinë Osmane (rrjedh prej fjalës persiane hoca (shih hoxhë). Hazine, hazne. - Depo, magacinë; thesar (turq. hazine, hazne < ar. hazine). Hazinedar, haznedar. - Ruajtës i thesarit në oborrin e Sulltanit, të vezirit, të beglerbegut ose të sanxhakbegut. Haznederët ruanin paratë, arkën dhe gjërat e tjera të çmueshme. Të tillë kishte shumë; eprori i tyre quhej hazinedrraga ose hazinedarbashë. Pranë Hazinedarit rregullisht ishte një sekretar që quhej hazine-qatip (turq. hazinedar, haznadar, prej hazine (sh.) dhe pers. der nga inf. dashten “mbaj, kam”. Hidiv. - Ministër, vezir; titull që i është dhënë valiut të Egjiptit në kohën e Mehmet Ali Pashës. Është fjalë arabe në trajtën hidiw me kuptimin “qeveritar, udhëheqës”, kurse në literaturën evropiane përdoret me trajtën kediv, kështu, përmes gjuhëve evropiane e ka marrë edhe gjuha shqipe. Hidivllëk. - Territor në të cilin udhëheq Hidivi (sh.). Hixhret. - Shpërngulje, lënie e vendit dhe shkuarje në një vend tjetër. Shpërngulja e Muhammedit a.s. prej Mekkes në Medine. Mendimet e dijetarëve lidhur me datën e saktë të hixhretit nuk janë identike. Megjithatë, pjesa dërrmuese e tyre mendojnë se hixhreti ka ndodhur në 20 shtator të vitit 622. Ky është viti i hixhretit, kurse muaji i parë i këtij viti është muaji muharrem. Halifi Umer e futi hixhretin si fillim të kalendarit musliman që fillon më 16 korrik të vitit 622 (1 muharremi i këtij viti është dita e parë e kalendarit sipas vitit të hixhretit. Dita e parë e këtij muaji ishte ditë e premte. Fjala hixhre(t) është arabe dhe nuk mund të përkthehet me nocionin “ikje”, sepse folja ar. haxhere nga e cila rrjedh fjala hixhret do të thotë “të ndërpresh marrëdhëniet, të shpërngulesh”) (turq. hicret, me të njëjtin kuptim.). Hizmeqar. - Shërbetor, ai që shërben (turq. hizmetkâr ar. hidmat dhe suf. pes. -kâr që shërben për formimin e emrave me kuptim profesioni sikurse prapashtesa. turq. -ci). Hizmet. - Shërbim; kujdes (turq. hizmet, ar. hidme(t)). Hoxhë. - Njeri i arsimuar, profesor. Në turqishten përdoret trajtën hoca dhe hace, e kjo nga persishtja huvaxhe. Në gjuhën shqipe e ka ndërruar deridiku kuptimin, përdoret me kuptim më të ngushtë. Huxhet. - Vendim gjyqësor, vërtetim zyrtar që e jepte kadiu (turq. hucet < ar. huxhxhe) Hydavendigjar, hydavendgjar. - Titull i sulltanëve turq: Murati I, Bajaziti I dhe Murati II. (turq. hudavendgar pers. hydavendigar). Hymajun. - i fatshëm, me fat; mbretëror, i sulltanit (turq. humayun pers. hymajun). Hyqym. - Vendim gjyqësor; urdhër mbretëror, vendim i Sulltanit; sinonim për berat (sh.) dhe ferman (sh.) (turq. hukum < ar. hukm). Imam. - Kryetar suprem në disa shtete islame; kryetar suprem i shiitëve; titull të cilin e mbanin themeluesit e katër shkollave juridike islame (Imam Hanefiu, Imam Hambeliu, Imam Maliku dhe Imam Shafiu); nëpunës kryesor i çdo xhamie, hoxha (turq. imam < ar. 'imam) Imamet. - Detyrë e imamit (sh.). Iman. - Besim, të besuarit në gjashtë shtyllat e islamit (turq. iman < ar. 'iman). Imaret, imaret-hane. - Kuzhinë publike humanitare në të cilën pa të holla (gratis) ushqeheshin të varfërit, udhëtarët, nxënësit e medresesë, punëtorët e vakufit. Sipas të dhënave vetë Sinani ka ngritur shtatëmbëdhjetë imarete në tërë territorin e Perandorisë Osmane, kurse në shek. XVII vetëm në Stamboll kishte nëntëmbëdhjetë sish. Sulltanët kur pushtonin ose themelonin ndonjë qytet, ngritnin këso institucionesh dhe ushqimin e parë e ndanin me dorën e vet. Në këto institucione ndahej ushqim modest. Në imaretet e mëdha të Sulltanit në ditë ndaheshin nga 1000 deri në 3000 shujta. Në vendin tonë imarete më të njohura ishin ajo e Gazi Is'hak beut në Shkup (e ngritur në vitin 1438) dhe ajo e Gazi Husrev beut në Sarajevë (e ngritur në vitin 1531). Kjo e dyta ka funksionuar deri në Luftën e Dytë Botërore (turq. imaret ar. imare “godina, ndërtesë”.). Jaja. - Pjesëtar i gjinisë ushtarake të këmbësorisë në Perandorinë Osmane, e formuar që nga koha e Orhanit. Për shërbimet e tyre në fillim merrnin rrogë në para, kurse më vonë merrnin çifliqe të lira, të cilat vetë i punonin dhe i shfrytëzonin, por nuk kishin të drejtë, t'i shitnin. Komandanti i tyre quhej jajabashë (turq. yaya “shkuarje, ecje në këmbë”). Javer-i Ekrem. - Gjeneral-agjutant. Jeniçer. - Trajta e kësaj fjale në gjuhën turke është yeni-çeri që do të thotë “ushtri e re”, d.m.th. është kompozitë e formuar nga mbiemri i turqishtes yeni “i ri, e re” dhe emrit turq. çeri “ushtri”. Ishte ushtri speciale e këmbësorisë të cilën e formoi pushteti Osman në shek. XIV. Korpusi i jeniçerëve (turq. Yeniçeri oca¤i) paraqitte fuqinë kryesore ushtarake të Perandorisë Osmane, sepse jeniçerët ishin shumë të guximshëm dhe shumë të shkathtë për luftë, prandaj, siç është vërtetuar nga historianët, sukseset e shumta të Perandorisë Osmane u dedikohen pikërisht këtyre. Korpusi i jeniçerëve në fillim përbëhej nga robërit, kurse më vonë plotësohej kryesisht me blerjen e fëmijëve dhe të rinjve të shëndoshë, të aftë, të shkathët dhe të zhvilluar fizikisht e psikikisht të popujve të krishterë të vendeve të pushtuara nga ana e Turqisë Osmane, e pastaj edhe nga shqiptarët edhe boshnjakët që kishin pranuar fenë islame. Ata që ishin më të zhvilluar i regjistronin në axhemi-oxhak (për jeniçerë) në Stamboll, ku u nënshtroheshin përgatitjeve të rrepta ushtarake dhe fetare. Më të mirët shërbenin në Oborrin e Sulltanit, kurse të tjerët mbeteshin jeniçerë. Si pjesë e ushtrisë qendrore, jeniçerët pranonin rrogë nga arka shtetërore. Në shek. XV dhe XVI ishin ushtarë më besnik të Sulltanit, e shumë prej tyre u bënë edhe funksionarë të lartë të Perandorisë. Komandanti suprem i jeniçerëve ishte agai i jeniçerëve (turq. yeniçeri a¤as¢) i cili kishte zëvendësit e tij dhe shtabin. Korpusi i jeniçerëve formohej nga shumë njësi (turq. orta), numri i të cilëve më vonë arriti deri në 196 orta, duke mos i llogaritur 34 orta-t që i përbënin axhemi-ogllan-ët. Ortat ndaheshin në tri klasë: në xhemat, që përfshinte 101 ortë: në bylyk, që përfshinte 61 ortë; në segban, që përfshinte 34 ortë. Të gjithë kishin eprorët e tyre. Jeniçerët i takonin sektit bektashian, sepse që nga themelimi ishin vënë nën mbrojtjen e Haxhi Bektashit. Sipas funksionit që kishin në kuzhinë i merrnin edhe titujt, si p.sh. çorbaxhibashë (kryetar i çorbaxhinjve (sh.), akshibashë (kryetar i kuzhinës) sakabashë (kryetar i atyre që sjellin ujë) etj. Respekt të madh i bënin kazanit të madh të kuzhinës, rreth të cilit tuboheshin jo vetëm për të ngrënë, por edhe për konsultim. Përmbysja e kazanit ishte shenjë për kryengritje. Jeniçerët avancoheshin sipas viteve të shërbimit; dënoheshin me burgim, me rrahje madje edhe me likuidim. Deri në paraqitjen e armëve të zjarrta, ishin të armatosur me hobe, harqe dhe shigjeta që i përdornin me shumë shkathtësi. Me dobësimin e Perandorisë Osmane në gjysmën e dytë të shek. XVI, ra edhe disiplina e jeniçerëve. Jeniçerët filluan të martohen, kurse Oxhaku i tyre filloi të plotësohet me njerëz pa ndonjë përgatitje përkatëse ushtarake, madje-madje edhe me ryshfet. Kështu filloi të dobësohet korpusi i jeniçerëve. Megjithatë, filluan të kenë ndikime të tjera. Derisa në fillim nuk përziheshin në zgjedhjen e Sulltanit dhe vezirëve të tij, tani, në fillim të shekullit XVIII, kishin ndikim vendimtar në zgjedhjen e tyre, duke u përgatitur dhe duke u çuar në kryengritje kundër tyre. Kjo tollovi e brendshme u reflektua edhe në luftën kundër Rusisë, në fund të shek. XVIII, u Turqia nuk pati sukses. Prandaj, pushteti qëndror në krye me Sulltan Selimin III, vendosi të bëjë reformat ushtarake (Nizam-i Cedid), por pa sukses, sepse Sulltanin e detyruan të largohet dhe në fund e vranë. Këto reforma i vazhdoi Sulltan Mahmuti II (kryeministër në këtë kohë ishte shqiptari, Alemdar Mustafa Pasha), i cili pas shumë përpjekjeve arriti që t'i zhdukë forcat e jeniçerëve dhe kryengritësit dhe në vend të tyre vuri trupa të reja të rregullta ushtarake të quajtura eshkinxhi (turq. E½kinci). Heqjen (suprimimin) e jeniçerëve pastaj e vërtetoi me ferman. Kadi. - Gjykatës; zyrtar shtetëror në Perandorinë Osmane që ishte i autorizuar të kryejë detyra gjyqësore në territorin e një kadillëku (sh.). Krahas gjykatës, e cila në rregullimin (sistemin) Osmano-turko binte ekskluzivisht në kompetencën e tij, kadiu kishte autorizime dhe detyra të gjera në territorin e administratës ushtarake dhe civile. Kadiu ishte edhe mbikqyrës i pasurisë së vakufeve dhe vërtetonte punën dhe llogarinë e muteveliut. Me një fjalë, kadiu ishte personalitet kryesor politik, gjyqësor dhe mbikqyrës në kadillëkun e vet. Të ardhurat e kadive ishin të ndryshme, varësisht nga rangu i tyre. Kadiu në radhë të parë duhej të ishte njeri i arsimuar dhe i drejtë, njohës i shkëlqyeshëm i burimeve islame (Kur'anit, Hadithit, ixhami ymmetit dhe kijasi fukahasë) të cilat do t'i zbatonte në rast nevoje (turq. kadi < ar. kadi). Kadiasqer. - Gjykatës suprem. Me këtë titull në tërë territorin e Perandorisë ishte një person, e më vonë ishin dy persona, ai i Rumelisë dhe i Anadollit. Sipas Kanunnames së Fatih Sulltan Mehmedit II, kadiasqerët ishin shtylla e dytë e Perandorisë, pas kryeministrit (sadriazemit). Kishin kompetenca të gjera. Bënin ndarjen e pozitave të kadive dhe muderrizëve, ai i Rumelisë kujdesej për Evropë, kurse ai i Anadollit për Azi (turq. kazasker “gjykatës ushtarak” shih kadi dhe asker). Kadillëk. - Si term administrativ në Perandorinë Osmane do të thotë territor në të cilin shtrihen kompetencat e një kadiu (sh.). Çdo kadillëk (= kaza) ka përfshirë numër të madh ose të vogël të nahijeve, varësisht nga numri i muslimanëve. Nëse në një sanxhak numri i muslimanëve ishte i vogël, kadillëku ka përfshirë tërë territorin e sanxhakut. Kështu, kishte sanxhaqe në të cilat ka ekzistuar vetëm një kadillëk, mirëpo territori i një kadillëku, përkatësisht kompetenca e një kadiu nuk ka qenë e domosdoshme të kufizohet vetëm brenda kufijve të sanxhakut përkatës, por ka mundur të kalojë jashtë atyre kufijve dhe të përfshijë nahije të sanxhakut tjetër. Tani nuk dimë nëse ka ndonjë njësi territoriale-administrative që do t'i përgjigjet kadillëkut ose kazasë (turq. kadilik). Kahvexhibashë. - Oborrtar që shërbente në kafene. Kajmekam. - Zëvendës, mëkëmbës, guvernator, përfaqësues. Në admi-nistratën turke do të thoshte: titull i personalitetit i cili në mungesë përfaqësonte funksionarët më të lartë të Perandorisë, nga sulltani deri te sanxhakbeu. Kur shkonte Sulltani në luftë, me të shkonte edhe kryeministri, ndërsa në pallat e lenin kajmekamin. Po kjo vlente edhe kur bejlerbeu ose sanxhakbeu nuk ishin prezent në vendet e tyre të punës, këta e autorizonin kajmekamin për të gjitha detyrat; gradë nënkoloneli në ushtrinë turke pas tanzimatit (turq. kaymekam < ar. ka'im “ai që rri, që qëndron” dhe ar. makam “vend”.). Kajmekamllëk. - Titull i kajmekamit; tërësia territoriale në të cilin udhëhiqte ose qeveriste kajmekami (turq. kaymekamlik shih kajmekam dhe suf. turq. - lik). Kala. - Kështjellë, fortifikatë, vend i rrethuar me mure të larta e të trasha, i përgatitur për mbrojtje nga armiku për një kohë të gjatë, i pajisur me mjete luftarake. Kalaja në kuptimin e gjërë të fjalës paraqet një qytezë. Ata që e ruanin dhe e mbronin kalanë quheshin mustahfiza ose muhafiza. Për shërbimet e tyre mustahfizët merrnin timar, nganjëherë rrogë, e nganjëherë edhe njërën edhe tjetrën. (turq. kale < ar. kal'a). Kallkandelen. - Tetova. Kapudan, kapetan. - Komandant i një eskadreje ose anije luftarake. Kapudan-i derja ose Kapudan-pasha. - Kryekomandant i marinës në Perandorinë Osmane. Kapuxhi - (Forma e re e turqishtes është kap¢c¢) Kuptimi themelor i saj është rojtar i oborrit, portier. Si term historik do të thotë shërbetor i eprorëve të lartë të Oborrit mbretëror, nga sanxhakbeu deri te Sulltani. Të tillë kishte shumë; bënin edhe detyra të tjera. Eprori i tyre ishte kapuxhibasha (sh.). Kapuxhibashë. - Epror i rojes së Oborrit. Sipas rangut ishte më i ulët se miralemi (sh.) dhe më i lartë se mirahori (sh.). Në Oborrin e Sulltan Mehmedit II ishte vetëm një kapuxhibashë. Në shek. XVII numri i tyre sillej nga 12 deri në 21. Atyre në atë kohë u nënshtroheshin dyqind deri në pesëqind kapuxhi (sh.). Në shek XVIII numri i tyre u rrit në 60, por tani 3-4 prej tyre konsideroheshin kryesorë. Më i vjetri nga ata quhej bashkapuxhibashë. kapuxhaibashët u prinin delegatëve të huaj deri në rezidencën e zotërinjve të tyre dhe kryenin funksione të tjera të rëndësishme. Ndikimi i tyre në Oborrin mbretëror ishte i madh. Ata i dërgonin letrat dhe porositë e fshehta të Portës. Kapuxhibashë kishte edhe nëpër provinca. Avancohej sipas meritave. (turq. kap¢c¢bas¢ shih kapuxhi dhe bashë). Kasaba, kasabë. - Qytetth, qytet i vogël. Që një vendbanim të merrte statusin e kasabasë në Perandorinë Osmane duhej të kishte territorin e vet, pastaj së paku xhami, mektep, hamam (banjë publike) han, disa dyqane dhe institucione të tjera të rëndësishme. Kasabatë zakonisht ishin qendra administrative të kadillëkut ose të nahijes. (turq. kasaba < ar. kasaba). Kazasqer. - shih kadiasqer. Ket-huda. - shih qeha. Kaza. - shih kadillëk. Koll. - 1. Krah, 2. Divizion i jeniçerëve, komandanti i kësaj pjese të ushtrisë quhej kollaga (truq. kol a¤as¢) Koll-qeha. - ndihmës i koll-agës. Kubbe. - Kupollë, kube e xhamisë. Kubbe-i vezir. - Titull i funksionarëve më të lartë në Perandorinë Osmane të cilët formonin Këshillin e veçantë shtetëtor. Në krye të këtij Këshilli ishte kryeministri (sadriazemi). Këtë këshill e përbënin tre deri në tetë persona. Në kohën e kryeministrave Qyprili (në gjysmën e dytë të shek. XVII) kubbe-i vezirët filluan ta humbin rëndësinë dhe ndikimin e tyre në punët shtetërore. Kulket-hida. - shih qeha. Kuttab. - shih qatip. Lala. - Edukator, mësues i princave, i pasardhësve të Sulltanit. Kjo fjalë shpeshherë vihej para emrit personal të vezirit dhe të pashës kur u drejtohej Sulltani me gojë ose me shkrim. Në këtë rast nuk ishte e domosdoshme që ata të jenë edukator (turq. lala pers. lala). Liva. - sinonim për sanxhak (sh.) Mahallë. - Lagje; njësia më e vogël administrative - territoriale, (turq. mahalle < ar. mahalla) Mahkeme, mahqeme. - Gjykatë, gjyq (turq. mahkeme < ar. mahkama) Matba qatibi. - Sekretar i kuzhinës (turq. matba katibi < ar. Matbah “kuzhinë” dhe ar. katib (shih qatip). Medrese. - Emërtim i përgjithshëm për të gjitha llojet e shkollave në botën islame. Te ne e ka ngushtuar kuptimin (turq. medrese < ar. medrese). Mehter. - Muzikant; anëtar i orkestrës ushtarake. Përdoret edhe termi iç-mehter (turq. mehter < pers. mihter, komparativ i fjalë pers. mih “i madh”.). Mehterbashë. - Epror i mehterëve (sh.). Përdoret edhe iç-mehterbashë. Mektep, mejtep. - Shkollë fillore (turq. mektep < ar. mekteb). Memalik. - Robër, jesirë, memalikë (ar. mamalik nga sing. mamluk). Mesxhid. - Në fillim mesxhid quhej çdo faltore islame, mirëpo më vonë bëhet dallimi në mes të fjalës mesxhid dhe xhami. Dallimi në mes këtyre dy objekteve fetare islame qëndron në atë se, përkundër mesxhidit, xhamia e ka edhe minberin dhe minaren. Prandaj, namazi i xhumasë edhe namazi i dy bajrameve falet në xhami (turq. mescit ar. mesxhid). Mexhidije. - Para e argjendtë e kohës së Sulltan Abdulmexhidit (1838-1861), sipas të cilit edhe quhet mexhidije; lloj dekorate, medaljon, që jepej në kohën e Sulltan Abdulmexhidit. Mexhlis. - Kuvend, tubim; përdoret edhe me kuptim Këshilli: Mexhlisi Alije “Këshilli i lartë shtetëror”; Mexhlis-i Hass-i Vukela Këshilli i posaçëm i ministrave”; Mexhlis-i Vala-i Ahkam-i Adlije “Këshilli suprem për të drejta gjyqësore” (turq. meclis < ar. mexhlis. Mevlana. - 1. Zotëri, 2. titull nderi që u jepej njerëzve shumë të ditur, e më vonë përdorej edhe për imamët, madje edhe për muezinët (turq. mevlana ar. meulana “zotriu ynë”.). Mimar. - Arkitekt. Çdo sanxhak kishte së paku një mimar që kujdesej për mirëmbajtjen e objekteve të ndryshme. Ky në të vërtetë ishte kontrollues i punës që e bënin mjeshtrit dhe punëtorët e tjerë. Kishte të drejtë të shfrytëzojë timar (turq. mimar < ar. mi'mar). Minber. - Vend i ngritur me shkallë në xhami në anën e djathtë të mihrabit (sh.) i ndërtuar me gurë ose me material druri. Prej këtij vendi hatibi (ose imami) mban këshillim fetar islam të bazuar në Kur'an dhe Hadith ditën e xhuma, në kohën e namazit të drekës, dhe në dy bajramet (turq. minber, mimber < ar. minber). Mir. - Komandant (sinonim për beg). (pers. mir < ar. emir). Mirahor - (përdoren edhe variantet: mirahur, emirahor, imrahor). - Komandant i shtallës së kuajve në Oborrin e Sulltanit, të bejlerbeut ose të sanxhakbeut. Kjo gradë, të cilën turqit osmanlinj e trashëguan nga shtetet e vjetra turke, përmendet në Perandorinë Osmane që nga koha e Sulltan Muratit I. Në kohën e Fatih Sulltan Mehmetit II kishte funksion të lartë, kishte zyrën e vet, kishte qatipin, zëvendësin dhe nëpunës të tjerë. Më vonë është vënë edhe titulli mirahor i dytë ose mirahori i vogël. Titulli mirahor është hequr nga përdorimi në vitin 1837 (turq. mirahor < pers. mirahor). Miralem. - Tekstualisht do të thotë komandant i flamurit, por si term në organizimin e Shtetit Osman do të thotë funksionar në Oborrin mbretëror të Sulltanit ose të bejlerbeut që kujdesej për flamujt dhe për simbolet e tjera të pushtetit: flamujt, tugat, mehterhanet (vend i orkestrës ushtarake) etj. Pas komandantit të jeniçerëve (Yeniçeri agasi) miralemi i Oborrit të Sulltanit ishte funksionari më i lartë. Në luftë mbante flamurin kryesor të Oborrit. Miralemi i Oborrit ua ndante simbolet e shtetit (flamujt dhe tugat) vazierëve, bejlerbejve dhe sanxhakbejve. Pas vdekjes së vezirëve, bejlerbejëve etj. miralemi i Oborrit i merrte tugat dhe flamujt dhe i kthente në thesarin e Oborrit. Miralemët paguheshin mjaft mirë. Herë-herë, edhe pse në kundërshtim me ligjin, miralemët bëheshin vali me gradë të vezirit. Ky titull është hequr nga përdorimi në vitn 1828 (turq. miralem < nga pers. mir (sh.) dhe ar. 'alem flamur). Miriliva, mirliva. - shih sanxhakbeg. Mirimiran, mirmiran. - Deri në shek. XV ishte sinonim për beglerbeg (sh.). Në shek. XVII dhe XVIII ky titull u jepej pashallarëve me dy tuga. (turq. mir-i miran) Mirza. - Princ; trashëgimtar në dinastinë e dikurshme të Iranit. vjen nga fjala persiane “mirzade” princ (pers. mir (sh,) < dhe pers. zade “fëmijë, bir”) Muhafiz. - Komandant i një fortifikate, i një qyteti të fortifikuar (turq. muhafiz < ar. muhâfidh). Muhafizllëk. - Gradë, titull i muhafizit (sh.); tërësia territoriale ku qeveriste muhafizi (turq. muhafizlik < nga ar. muhâfidh + suf. i turqishtes - lik). Muharrem. - Muaji i parë i vitit sipas kalendarit hixhrij. Muhtesib. - Mbikqyrës. Si mbikqyrës kishte autorizim të zbatojë ligjin e sheriatit, përafërsisht si kadiu. Në qytete të mëdha kujdesej për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë, mbikqyrte zanatet, tregtinë, ndërtimtarinë, çështjet e moralit dhe higjienën. Këtë institucion turqit osmanlinj e huazuan nga shtetet më të vjetra islame, ku kompetencat e muhtesibit ishin edhe më të mëdha. Shërbimi i muhtesibit quhej ihtisab. (turq. muhtesip < ar. muhtesib). Muid. - Ndihmës i muderrisit, asistent (turq. muid < ar. mu'id). Mukabele. - Lexim, këndim me zë nga Kur'ani, me rregulla të caktuar të leximit; këndim fetar në grup te dervishët (turq. mukabele < ar. mukabele). Mulla. - Titull nderi për njerëzit me arsimim të lartë; titull për kaditë (kadilerët) e rangut më të lartë. Këtë titull e merrnin kaditë e kryeqendrës së Perandorisë si dhe kaditë e qendrave kryesore të provincave; këtë titull më vonë filluan ta marrin edhe imamët që nuk kanë ndonjë përgatitje të lartë (turq. mula, munla < ar. mevla “mbrojtës, ndihmës”, “zotëri” etj.) Mushaf (lexo: Mus-haf). - Kur'an, sipas definicionit të leksikografëve arabë “fletë” (ar. suhuf nga sing. sahife, të lidhura në mes dy kapakëve). Muderriz. - Profesor i shkencave islame, që jep mësim në medrese. Kuptimi i kësaj fjale në gjuhën dhënëse (në gjuhën arabe) është më i gjerë (shih medrese). Myhyr. - Vulë, myhyr; unazë (turq. muhur < pers. mühür, muhr). Myfti. - Jurist islam që ishte i autorizuar të jepte fetfa, mendime juridike të bazuara në burimet islame. Ishte përfaqësuesi më i lartë për çështje fetare islame në një regjion të caktuar. Çdo vend i madh në Perandorinë Osmane e kishte myftiun e vet. Evlija Çelebiu çdo myfti e quante shejhulislam. Kështu në të vërtetë quhej vetëm kryemyftiu i Perandorisë në Oborrin e Sulltanit. Ai konsultohej para çdo vendimi të rëndësishëm, bile dhe për çështje të luftës dhe paqjes (ndërprerjes së luftës) (turq. müftü < ar. mufti). Muselim. - Shpesh përdoret si sinonim për kajmekam (sh). Zëvendës i sanxhakut ose i beglerbegut. Mustahfizë. - Quheshin ata që e ruanin dhe e mbronin kalanë, qytetin e fortifikuar. Rekrutoheshin kryesisht nga radhët e vullentarëve të luftës dhe nga jeniçerët më të dalluar; gëzonin timare; kryetar i administratës së një sanxhaku në Perandorinë Osmane (pra sinonim për sanxhakbeg dhe beglerbeg). Muteselim. - shih muselim. Muteveli. - Udhëheqës, drejtues, epror i vakufit. Muteveliun e parë rregullisht e emëronte themeluesi i vakufit, i cili në testament hollësisht përshkruan se si duhet të udhëheq me pasurinë e tij Punën e muteveliut e mbikqyrte një mbikqyrës (nazir), por këtë shpesh e bënte edhe kadiu, i cili edhe ashtu, sipas ligjit, kishte të drejtë të kontrollojë punët financiare të tij. Nëse muteveliu nuk i përmbahej testamentit ose normave të sheriatit, kadiu ka mundur ta ndërrojë nga detyra. (turq. mutevel-li < ar. mutevel-li) Nahije. - Krahinë, anë, regjion; njësi administrative - territoriale që përfshinte disa fshatra në kohën e Perandorisë Osmane. Nahija ishte më e vogël se kaza-ja ose kadillëku (shq.) (turq. nahiye < ar. nahije). Nishan. - Shenjë, simbol; tugra e Sulltanit (turq. ni½an < pers. nishan.) Odabashë. - Kryetar i odës (sh.) (turq. oda “dhomë” + ba½ = odaba½i shih: bashë). Odë. - Dhomë, odë; kazermë e jeniçerëve; çdo bylyk dhe ortë kishte kazermat e tyre; njësia më e vogël në të gjitha gjinitë e ushtrisë me pagë në Perandorinë Osmane. Një odë rregullisht përbëhej prej 5-10 ushtarësh; më shumë oda përbënin një bylyk ose xhemat (turq. oda). Ortë, orta. - Regjiment i ushtrisë së jeniçerëve; një ortë numëronte deri në katërqind ushtarë. Shumë orta e përbënin ushtrinë e jeniçerëve (sh.) (turq. orta “i mesëm, i mesmi”). Oxhak. - Shtëpi bujare që gjithnjë është e hapur për udhëtarë dhe musafirë; emërtim i prëgjithshëm për korpusin e jeniçerëve dhe disa shtresave të tjera: oxhaku i jeniçerëve, oxhaku i bostanxhinjve. (turq. ocak “vatër”). Padisha. - Sulltan, mbret; sundimtar (turq. padi½ah < pers. padishah). Pasvanxhi. - Roje nate (turq. pasvançi, pasbançi < pers. pasban). Pasvanxhibashë. - Komandant i pasvanxhinjve (sh.). Pasha, pashë. - Titull i oficerëve të lartë të Perandorisë Osmane. Fjala pasha, pashë mund të jetë me origjinë persiane, sipas të gjitha gjasave, trajtë e shkurtër e fjalës padishah (sh.). Deri në gjysmën e dytë të shek XVI ka qenë në rangun e fjalës vezir. Pastaj ka pasur më pak vlerë, ka vazhduar të jetë titull i qeveritarit të vilajetit (pra në rangun e beglerbegut). Pashallarët në Perandorinë Osmane kanë pasur dy tuga, për dallim nga sanxhakbeu që kishte një, respektivisht vezirët të cilët kishin tri tuga. Pas modernizimit të Perandorisë Osmane në vitin 1839, gradën pasha e merrnin edhe oficerët e lartë ushtarkë edhe ata civilë. Titulli pasha mbeti si gradë zyrtare ushtarake dhe në kohën e Republikës së Turqisë deri në vitin 1934. Qatip. - Sekretar. Çdo zyrë në Perandorinë Osmane kishte nga një sekretar (shih Divan-i qatip). Qeha. - (turq. kahaya, pers. kethuda prej ked shtëpi + huda “pronar”). Sikurse shihet, kuptimi themelor i saj është pronar shtëpie, kujdestar i familjes, kurse si term historik në Perandorinë Osmane do të thotë: ndihmës, bashkëpunëtor dhe përfaqësues i parë i organeve dhe funksionarëve të lartë, të vezirit të madh, bejlerbeut, sanxhak-beut, kadiut, komandantit të jeniçerëve (yeniçeri a¤asi) etj. Qehaja i vezirit të madh zakonisht quhej qehaja-beg (turq. ket-hudabeg). Zëvendësi i agait të jeniçerëve quhej kulqeha (turq. kulkethudasi). Ai kishte ndikim të madh, nganjëherë hiç më pak se agai i jeniçerëve. Çdo bejlerbe e kishte qehanë e vet. Qehaja i bejlerbeut ishte fytyra më e besueshme në Oborrin e tij. Për punët më të rëndësishme, bejlerbeu së pari konsultohej me qehanë e vet. Po kjo vlen edhe për qehanë e sanxhakbeut, pra në mungesë të sanxhakbeut, qehaja i tij i kryente të gjitha punët. Ramazan. - Muaji i nëntë sipas kalendarit hixhrij. Rebi-ul-ahir. - Muaji i katërt sipas kalendarit hixhrij. Rebi-ul-evel. - Muaji i tretë sipas kalendarit hixhrij. Reis. - Kryetar; komandant (turq. reis ar. reîs). Reis-ul-kuttap. - shih bashqatip. Rexhep. - Muaji i shtatë sipas kalendarit hixhrij. Rijaset. - Kryesia supreme islame; rezidenca e reis-ul-ulemasë. Sadriazem. - vezir i madh, kryeministër; shih: vezir. Safer. - Muaji i dytë sipas kalendarit hixhrij. Sanxhak. - 1. Flamur, bajrak. 2. Njësi administrative që përbëhej prej disa kazave. Disa sanxhaqe kanë formuar një ejalet, beglerbejllëk ose pashallëk. Sanxhakun e udhëheqte sanxhakbeu (sh.). Sanxhakbeg. - Udhëheqës i sanxhakut. Quhej edhe mir-i liva dhe mytesarrif. Ishte udhëheqës i të gjitha forcave të armatosura të sanxhakut. Eprori i drejtpërdrejtë i tij ishte bejlerbeu. Sanxhak-i Sherif. - Flamur i shenjtë i Muhammedit a.s. Thuhet se ruhet në një muzeum të Stambollit. Seiz. - Shërbetor i oborrit i cili i ushqente kuajt (turq. seyis < ar. sejis). Kishte shumë të tillë, kurse eprori i tyre quhej seizbashë. Ishin nën komandën e mirahorit. Saraç. Zejtar që merret me përpunimin e gjërave të lëkurës, lëkurëpunues. Saraçët e Oborrit dhe puntoritë e tyre ishin nën kontrollin e mirahorit (shq.). Eprori i tyre ishte saraçbasha (turq. saraç < ar. sarraxh). Saraj. - Pallat, saraj (turq. saray < pers. seraj). Segban, sekban. - shih sejmen. Sejmen (semen). - Tekstualisht do të thotë “ruajtës i qenve”. Ndërsa si term historik, sejmenët paraqitnin divizionin e tretë të korpusit të jeniçerëve, i cili përbëhej prej 34 ortave. Ishte një nga tri divizionet kryesore. Ky divizion është organizuar gjatë kohës së Sulltan Bajazitit I në të njëjtën kohë kur edhe ai i zagarxhinjëve (ruajtës i zagarëve-qenve të gjuetisë). Komandanti i sejmenëve (sekbanëve) quhej sekbanbashë (turq. segbanba½i ose seymenba½i). Në fillim sejmenët ishin gjini e pavarur e ushtrisë, por Sulltan Fatih Mehmedi II më 1471 i bashkoi sejmenët me korpusin e jeniçerëve. Sejmenët në thelb ishin këmbësorë. Prej tyre më shumë paguheshin sejmenët e bylykut të tridhjetë e tretë, të cilët ishin të privilegjuar, sepse me këta Sulltani shkonte në gjueti. Sejmenët kryenin edhe detyra të tjera (turq. segmen, seymen). Sekban. - shih sejmen. Sekbanbashë. - Komandant i sejmenëve (sh.). Ser-amedan. - Komandant kryesor, kryekomandant (nga pers. sing. ser-amed - ser “krye” + amed “ka ardhur”). Sarasqer. - Kryekomendant i një ekspedite ushtarake të madhe (turq. serasker < pers. ser “krye” < dhe ar. asker “ushtri, ushtar”). Serdar. - Kuptimi themelor është “kryetar”, e prej saj “Komandant ushtarak”. Me këtë kuptim e kanë marrë turqit. Nga turqit ka kaluar te arabët. Te persianët deri vonë është përdorur fjala serdar për të formuar titull nderi. Sidoqoftë Osmanlinjtë e kanë përdorur me kuptimin “komandant suprem i ushtrisë”, sikurse fjalën serasqer. Këtë detyrë në fillim e kryente vetë Sulltani (XIV-XV); më pastaj kubbe-i vezirët (sh.). Kur për serdar është emëruar veziri i madh, e fitonte titullin serdar-i ekrem. Është përdorur edhe si titull për komandantin e jeniçerëve të një kasabeje (turq. serdar < pers. serdâr). Serkerde. - Kryetar, komandant, që është në ballë të një grupi ushtarësh; komandant ushtarak (turq. serkerde < pers. serkerde) Ser-mimar. - Kryearkitekt (shih mimar). Silahdar. - Kuptimi themelor i kësaj fjale është “bartës i armëve, ai që mban armë”, kurse si term historik do të thotë titulluar në Oborrin e Sulltanit ose të mëkëmbësit të provincës. Silahdari kishte për detyrë të mbante të gjitha armët e zotriut të vet dhe të ia jepte sipas nevojës. Kishte shumë silahdarë. Komandanti i tyre quhej silahdar-aga. Ky ishte shumë i respektuar te Sulltani. Gjatë kohës së parakalimit solemn qëndronte në krahun e djathtë të zotriut të tij, të cilit ia mbante shpatën. Ky titull për herë të parë, në Perandorinë Osmane është vënë në kohën e Jëlldërëm Bajazitit I (1389-1402). Në kohën e Fatih Sulltan Mehmedit II ishin 8000, kurse në kohën e Sulltan Ahmetit III 12000. (turq. silhtar, silihdar < pers. silahdar < nga ar. silah “armë” dhe suf. pers. -dar nga dashten “mbaj”.) Sipesallar. - Kryekomandant ushtarak (sinonim i serasker) (turq. sipesalar < pers. sipesallar < nga pers. sipe “ushtar, ushtri” dhe pers. sallar “kryetar, komandant”). Spahi. - Turqit e huazuan këtë fjalë nga persianët (pers. sipahi turq. sipahi, spahi) me kuptimin ashtu si në persishten “ushtar”, “kalorës”. Spahive u ndaheshin timare me kusht që të shkonin në luftë si kalorës me një numër të caktuar ushtarësh. (Për spahinjtë në vendin tonë shih Skender Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV, XVI, XVII, Prishtinë 1982, f. 366.). Subashë. - Mbikqyrës i pronës bujqësore; ai që mblidhte ushurin e agait dhe të beut nga çifliku; mbikqyrës i qytetit në Perandorinë Osmane. (turq. suba½i). Subashllëk. - Titull i subashës (sh.); territor në të cilin udhëheqte subasha si organ i drejtëpërdrejtë ushtarako-administrativ. Sufi. - Mistik, dervish. Sulltan. - Mbret, sundimtar në Perandorinë Osmane. Shah. - Titull që e mbanin mbretërit në disa vende të Lindjes si p.sh. në Iran; mbret, perandor (turq. ½ah < pers. shah). Shehzade. - Fëmijë i sulltanit, mbretit (turq. ½ehzade < pers. shahzade nga shah (sh.) dhe zade “fëmijë”). Shejh. - Plak, kryeplak; kryetar fisi. Në civilizimin turk-Osman ky titull përdorej kryesisht për të parin e një sekti të muslimanëve, të një teqeje të tyre. (turq. ½eyh < ar. shejh.). Shejhulislam. - shih myfti. Sheval. - Muaji i dhjetë sipas kalendarit hixhrij. Shura-i Devlet. - Këshilli i lartë shtetëror. Tarikat. - Rrugë, drejtim; sekt i dervishëve (turq. tarikat < ar. tarika). Tefter. - shih defter. Teqe. - Ndërtesë e veçantë për dervishët ose për shejhun, si dhe për ceremonitë fetare të këtij sekti (turq. tekke < ar. tekke) Tesavuf. - Misticizëm, rrjedh nga arabishtja tasawwuf) Timar. - Në fillim quhej çdo lloj e tokës që u jepej shtresave ushtarake - feudale. Më vonë, timar filloi të quhet vetëm ajo tokë që sillte të ardhura a fitim vjetor deri në njëzet mijë akçe. Toka që jepte fitim prej njëzet deri në njëqind mijë akçe në vit quhej zeamet, kurse toka që jepte fitim mbi njëqind mijë akçe në vit quhej has (sh.). (turq. timar < ar. timar me kuptim “kujdesje për të sëmurë”). Tugë. - Simbol; shenjë shtetërore e komandantëve më të lartë ushtarakë turq nga sulltani e deri te sanxhakbeu. Tugat ishin të punuara nga qimet e bishtit të kalit. Me këtë simbol dalloheshin gradat e oficerëve në Perandorinë Osmane. Sanxhakbeu kishte një, bejlerbeu dy, veziri tri, kurse veziri i madh (sadriaziemi) i kishte më tepër tuga (turq. tug < pers. tug). Tugra. - Monogram (inicialet) i Sulltanit që vihej (në formë të stolisur) në fermane, në berate dhe në dokumente të tjera të ngjashme (turq. tugra). Tyrbe. - Ndërtesë e vogël si përmendore mbi varrin e një personi të njohur, mauzole e tipit oriental (turq. turba < ar. turba). Ulema. - Dijetarë, shkencëtarë. Është shumësi i fjalës arabe 'âlim. Vakëf, vakuf. - Institucion fetar islam në të cilin lehet pasuria e tundshme ose e patundshme me testament. Nga fitimi, respektivisht nga të ardhurat e asaj pasurie ndahen mjete për mbajtjen dhe funksionimin e institucioneve të ndryshme fetare-arsimore ose për qëllime të tjera mirëbërëse dhe humanitare. Vakufet janë formuar pasi që pushteti ose personat privatë hoqën dorë nga kujdesi dhe mbajtja e institucioneve fetare dhe të tjera. Shpeshherë vakufet kanë qenë të liruar nga taksat (tatimet) shtetërore dhe kanë qenë të mbrojtur nga pushteti. Në shek. XVI dhe XVII shpesh janë formuar të ashtuquajtura evladijet-vakufe, ku pjesa e caktuar nga pasuria e lënë me testament, sipas ligjit, i shkonte atij ose trashëgimtarit të tij. Për këtë arsye ky lloj i lënies së pasurisë në vakuf ishte shumë i përhapur. (turq. vak¢f < ar. wakf). Vakufname. - Dokument për formimin e vakufit dhe për udhëheqjen e tij. (turq. vakufname < shih vakif dhe nam). Vali. - Qeveritari më i lartë i emëruar nga sulltani në një vilajet (sh.) të Perandorisë Osmane. Shpeshherë përdoret si sinonim për sanxhakbe dhe bejlerbe. (turq. vali < ar. wâli). Vezir. - Titull i ministrit shtetëror dhe i funksionarëve më të lartë, sidomos në Perandorinë Osmane. Sipas Nerkez Smailagiqit, Leksikon Islame, Sarajevë, 1990, f. 663, fjala vezir rrjedh nga persianët. Në Avestë, vicir do të thotë “ai që merr vendime”, “gjyqtar”, kurse në pehlevi v(i)çir do të thotë “gjyqtar”, “vendim”. Në kohën e sasanidëve, arabët e huazuan prej persianëve në formën vezir (wezir), e cila më vonë kaloi në persishten e re, gjoja si fjalë arabe. Në kohën e Emevitëve (Omejadëve) për thirrjen sekretar është përdorur fjala katib, e më vonë është zëvendësuar me vezir (wezir). Te selxhukët është përdorur titulli pervane, që është përdorur edhe në periudhën e parë Osmane. Në Perandorinë Osmane, veziri i parë ishte vëllai i Sulltanit të dytë, Orhanit. Numri i vezirëve gjithnjë ndryshonte. Në fillim ishte vetëm një vezir, pastaj, te sulltanët e parë, u rrit në dy dhe tre, kurse Fatih Sulltan Mehmedi II (Sulltan i gjashtë me radhë), numrin e tyre e ngriti në katër, prej të cilëve veziri i madh (sadrizemi) kishte kompetenca të pakufizuara, ishte udhëheqës suprem i administratës së përgjithshme shtetërore dhe komandant suprem i ushtrisë. Sipas kanunnames së Sulltan Fatih Mehmedit II, vezirët ishin shtylla e parë e shtetit. Në fillim titullin (gradën) vezir e kishin pashallarët e rangut më të lartë, pashallarët me tri tuga. Mirëpo, meqë më vonë këtë thirrje filluan ta marrin edhe sanxhakbejt (kishin një tugë) dhe bejlerbejt (dy tuga) u formua Këshilli i vezirëve kubbe-i vezir (ose, sipas strukturës së gjuhës turke kubbe vezirleri - vezirët e kubesë (divanit) të Sulltanit, që, varësisht, përbëhej prej 3-8 vezirë. Në ballë të tyre ishte kryeministri, (sadriazemi), i cili kishte më shumë se tri tuga. Vezirët e Kubbe-i vezir-ëve thirreshin sipas rangut: veziri i dytë (i pari ishte veziri i madh); veziri i tretë etj. Kubbe-i vezirët në kohë lufte ishin komandantë ushtarakë dhe quheshin serdar ose serasker. Në mungesë të Sulltanit, kishin të drejtë të lëshonin-fermane, duke vënë tugrën (sh.) në emër të Sulltanit. Kah fundi i shek. XVII, pra në kohën e Sulltan Ahmedit III, u hoq plotësisht institucioni i kubbei vezirëve. Me heqjen e tij, pozita e sadriazemit u forcua edhe më tepër. Por edhe ky filloi të humb rëndësinë në kohën e Sulltan Selimit III. Veziri i madh. - vezir, kryeministri (sadriazem). Vilajet. - Krahinë, territor me kufij të caktuar; njësi më e madhe administrative në Perandorinë Osmane që përfshinte disa sanxhaqe. Në vilajet qeveriste valiu. Perandoria Osmane ishte e ndarë në 55 vilajete. (turq. viljaet < ar. wilâje). Xhelep. - Tufë bagëtish; tatim që paguhej për bagëtinë në Perandorinë Osmane. Xhelepçi. - Tregtar i bagëtive me shumicë; ai që mblidhte xhelepin (sh). Xhemat. - Grup njerëzish; besimtarët muslimanë që luten së bashku në xhami etj.; në organizimin e ushtrisë turke, xhemati është njësia më e madhe ushtarake e përbërë prej disa gjinive. Xhemati formohet nga shumë njësi të vogla që quhen bylyk (sh.), respektivisht odë (sh.). (turq. cemaat < ar. xhema'a). Xhenaze. - Kufomë, trupi i të vdekurit i përgatitur për varrim. Xhumad-ul-ahire. - Muaji i gjashtë sipas kalendarit hixhrij. Xhumad-ul-ula. - Muaji i pestë sipas kalendarit hixhrij. Zade. - fëmijë, bir, bijë. Zavije. - Skaj, qoshe e një ndërtese e caktuar për dervishët; teqe dervishësh. Zeamet. - timar i madh (shih timar). Zemin. - Kompleks i madh i tokës së punuar, që nuk ka status të çiflikut. Ziqër. - Të përmendurit e Zotit xh.sh. në grup në mënyrë të vazhdueshme, ose në mënyrë individuale; këndim fetar (islam) i përbashkët te dervishët. Zulhixhxhe (ar. Dhulhixhxhe). - Muaji i dymbëdhjetë sipas kalen-darit hixhrij. Zulkade (ar. Dhul-l-ka'de). - Muaji i njëmbëdhjetë sipas kalendarit hixhretij. Zylyflyballtaxhi. - Balltaxhi të privilegjuar (shih balltaxhi). Lektor:
Korrektor:
Redaktor teknik dhe përpunimi
Faqja e parë e vëllimit të gjashtë të Kâmûs
al-a'lâmit
|