SHERIF
AHMETI
Përkthyesi
në Shqipe i Kur’anit
Sherif
Ahmeti, përkthyesi në shqip i Kur’anit, jetoi e punoi kur Kosova
me të gjitha trevat e saj me shqipe të kulluar, për vetë
rrethanat e veçanta të krijuara që pas dekadës së
parë të këtij shekulli, në përpjekje për
të mbijetuar nga sundimi kompleks serb, pati shumë raste, kur
hoxhallarë të niveleve të ndryshme, u bashkuan në një
çështje të madhe. Përveç veprimtarisë
fetare, ata angazhohen edhe në zhvillimin e arsimit në gjuhën
shqipe, madje shumë herë edhe duke i zhvilluar paralelisht të
dy detyrat. Fillimisht kjo e ka burimin në moslejimin e mësimit
në gjuhën amtare nga organet pushtuese dhe, në periudhën
e mëvonshme, edhe në frenimin e ushtrimit të fesë për
arsye indoktrinuese, ateiste.
Sherif
B. Ahmeti, arsimin fillor dhe atë të mesmin (medresenë)
i bëri në Prishtinë. Duke pasur edhe formim në gjuhën
amtare, ai punoi si mësues në fshatrat Banullë, Gadime,
Sllovijë, duke vazhduar paralelisht edhe shkollën normale, të
cilën e përfundon me sukses. Veprimtaria e tij arsimore la mbresa
në nxënësit e atyre fshatrave dhe në prindërit
e tyre.
Në
vitin 1965 e ngarkojnë si mësimdhënës në medresenë
"Alauddin" të Prishtinës, ndërsa në vitin 1970 e deri
në vitin 1984 ishte drejtor i saj. Më 1985 u ngarkua me detyrën
e Myftiut të Prishtinës, të cilën e kreu deri në
vitin 1990, kur kishte mbushur moshën 70 vjeç dhe e nxjerrin
në pension. Por, që me hapjen e Fakultetit Teologjik në
Prishtinë, Sherif Ahmeti angazhohet edhe si mësimdhënës
i "Akaidit"...
Veprimtaria
e tij shumë me vlerë është edhe në fushën
e studimeve dhe të botimeve që bëri. Që në vitin
1968 ai ishte kryeredaktor i revistës fetare "Buletini", që i
para priu "Edukatës Islame", në të cilën qe njëkohësisht
si drejtues deri në vitin 1983.
Ai
bëri emër të nderuar edhe në fushën e përkthimeve.
Në vitin 1987, pasi kishte përkthyer më parë nga arabishtja
suren "Jasin", dorëzoi në shtyp përkthimin e Kur’anit me
komentim, i cili u ribotua në Tripoli në 50 mijë kopje,
në Kairo në 30 mijë dhe në Medinë në një
milion kopje.
Sherif
Ahmeti është edhe autor i veprës dinjitoze "Komente dhe
mendime islame", prej afër 400 faqesh, botuar në Prishtinë,
më 1995, e cila është një ndihmesë e çmuar
për ngritjen e vetëdijes islame të popullit shqiptar, ku
përmblidhen punime, një pjesë e të cilave të shkruara
në kohën e censurës ateiste.