MULLA
ZEKË BËRDYNA
Një
Jetë Për Besimin Islam, Arsimim Në Gjuhën Amtare Dhe
Kombin Shqiptar
Mulla
Zekë Bërdyna u lind rreth vitit 1918 në fshatin Novosellë
të Pejës, në një mjedis prapanikërie kulturore,
ku nuk kishte as mejtep e shkollë, ku analfebitizmi ishte në
shtrirje absolute.
Në
vitin 1926 e fillon medresenë në Pejë, për ta vazhduar
më tej te mësuesi Fahri Efendiu, i njohur për dijenitë
e gjera. Kështu, Zeneli (Mulla Zeka i ardhshëm) u përgatit
që edhe ai t’u japë mësim të tjerëve. Ishte koha
kur shkollat laike shqipe qenë mbyllur nga ligjet e rrepta të
pushtuesit, për asimilimin e brezërive të reja. Por, pati
edhe prej mësuesve të njohur për fusha të tjera të
shkencave, si gjuha e letërsia shqipe, historia, matematika, gjeografia
etj.
Një
nga mësuesit që e kreu shkëlqyeshëm këtë
detyrë, qe Mulla Zeka, i cili ngriti një mejtep në fshatin
Radavc, pikërisht në vitin 1938, i cili, përveç lëndëve
të besimit dhe të gjuhës amtare e shkencave shoqërore
me karakter kombëtar, u mësonte nxënësve edhe lëndë
nga psikologjia.
Prej
vitit 1941 e deri në vitin 1944 Mulla Zeka qe në frontin e Rozhajës
dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike
me çetat vullnetare. Në njërën prej këtyre betejave,
në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë
edhe Mulla Zeka, i cili ishte në detyrën e Komandantit të
Përgjithshëm të çetave vullnetare.
Në
vitin 1948 burgoset dhe kalon nëpër burgjet e rënda të
ish -Jugosllavisë të "Bella Kuça-s" në Nish, ku kaloi
katër vite, dhe në Goli Otok nga vitet 1952-1960, i dënuar
me motivacion të shpifur e fals tërësisht, si prostalinian.
Atje Mulla Zeka i qëndroi burrërisht torturave më të
egra, duke mbetur i papërlyer dhe i nderuar. Në një rastë
duke kujtuar momente nga burgu i Goli Otokut ai pat thënë "më
e vështira për mua ishte të bart gurë..!? Po të
ishte për të ndërtuar diçka do ta bëja me dëshir..!
Por ne ishim të detyruar t’i bartnim gurët sa në një
anë sa në anën tjetër".
Mulla
Zeka pasi doli nga burgu përveç si imam i fshatit Novosell,
ku organizonte edhe mësim besimin me nxënësit e fshatit,
ai u aktivizua sidomos në pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve mes njerëzve.
Prandaj me të drejtë e quajtën edhe pioner i pajtimit të
popullit në Podgor. Ato probleme që nuk i zgjidhte ligji i shtetit
të instaluar i zgjidhte Mulla Zeka. Vdiq po në robëri, me
12 janar 1987. Në varrimin dhe ngushëllimin e familjes së
tij mori pjesë e pothujse tërë Kosova.