KUR'ANI i SHENJTË  


Rreth këtij përkthimi

Interpretimi i domethënieve  është nga Sherif Ahmeti (me disa përmirësime). Për përmirësimet që janë bërë në interpretimin e Sherif Ahmetit, së pari është shqyrtuar origjinali në gjuhën arabe, si dhe janë marrë parasysh interpretimet nga: 

1. Dr. Muhammed Tekiud-din El-Hilali, Dr. Muhammed Muhsin Han (anglisht) - Rijad, 1995; 
2. Jusuf Ali (anglisht) - (tekst kompjuterik); 
3. E. H. Palmer (anglisht) - (tekst kompjuterik, pronë e korporatës World Library); 
4. Hasan Nahi (shqip) - Prishtinë, 1988; 
5. Feti Mehdiu (shqip) - Prishtinë, 1985; 
6. Besim Korkut (boshnjakisht) - Sarajevë, 1989; 
7. Ali Riza Karabeg (boshnjakisht) - Zagreb, 1991; 
8. Muhamed Panxha, Xhemaludin Çausheviq (boshnjakisht) - Zagreb 1974; 
9. Miqo Ljubibratiq (sërbisht) - Beograd, 1895.  

Komenti është përpiluar nga Dr. Muhammed Takiud-din El-Hilali dhe Dr. Muhammed Muhsin Hani - Universiteti Islamik i Medines (në gjuhën angleze), dhe paraqet verzion të shkurtuar të komenteve të Taberiut, Kurtubiut dhe Ibn Kethirit me komente nga Sahihul-Buhari.  
Komentin nga anglishtja e përktheu Gazmend Hoxha, me ca shtesa të imta.  
Ky është vetëm versioni i parë i përkthimit në gjuhën shqipe i këtij komenti, prandaj çdo sugjerim do të hasë në mirëseardhje. 

 

 

[Faqja Kryesore] [Index i Sureve] - [Index Alfabetik] - [Versioni i vjetër] [Rreth përkthimit] - [Vështrim rreth Kur'anit] - [e-mail] [Faqet Islamike Shqiptare]-[download-versionin në Microsoft Word]